Fotografimi i kafshëve dhe i shpendëve në habitatin e tyre natyror mund të jetë edhe sfidues, edhe shpërblyes. Zogjtë janë veçanërisht të paparashikueshëm dhe mund të ikin sapo të ndjejnë lëvizjen më të vogël, por janë subjekte mahnitëse për t'u fotografuar.
Pra, si t'ia dilni mbanë me fotografimin e shpendëve? Të qenit i duruar, këmbëngulës dhe me kuptimin themelor të sjelljes së shpendëve janë të gjitha të rëndësishme, siç është dhe pasja e kompletit të duhur për shkrepjen e këtyre gjallesave relativisht të vogla e me shpejtësi të lartë.
Fotografi i faunës së egër, Aaron Sterling, ka parë dhe fotografuar zogjtë për aq kohë sa mund ta mbajë mend. Këtu, ai ndan këshillat e tij për fotografimin e shpendëve pa i shqetësuar, dhe funksionet që duhet të keni kujdes kur zgjidhni kamerat dhe objektivat, për të filluar udhëtimin tuaj në fotografinë e shpendëve.