Inspection EOS R6

Objektivat RF

Canon RF 100-500MM F4.5-7.1 L IS USM

Sillini skenat e largëta më pranë dhe subjektin në planë të parë falë fuqisë së shkëlqyer tërheqëse të 100-500 mm dhe fleksibilitetit të jashtëzakonshëm nga një zmadhues që sjell detajin, qartësinë dhe performancën e jashtëzakonshme telefotografike.

Zmadhuesi telefoto me esktra fuqi

CANON RF 100-500MM F4.5-7.1 L IS USM

Përjetoni një performancë mahnitëse me deri në 500 mm

Me një rreze zmadhimi prej 100–500 mm në një trup kompakt e portativ, objektivi është ideal për udhëtim dhe natyrë, si dhe shkon edhe më tej falë zgjatuesve opsionalë 1,4-fish dhe 2-fish.

  • 100 mm gjatësi fokale

  • Gjatësia fokale 400mm

  • 500mm gjatësi fokale

Arrini kontrast e qartësi të shkëlqyer

Shikoni dallimin në fotot tuaja në diapazonin e zmadhimit falë cilësisë së figurës së serisë "L" me një objektiv "Super UD" dhe gjashtë objektiva "UD", plus fotostabilizim 5-nivelësh për rezultate pa dridhje figure.

RF 100-500mm F4.5-7.1L IS USM_RML_SAMPLE_19_HERO.tif

Vetëfokusim i shpejtë, i shtruar dhe thuajse i heshtur

Motorët "Dual Nano USM" mundësojnë vetëfokusim të shpejtë, të shtruar e thuajse të heshtur ndërsa një grup lëvizës objektivi përmirëson fleksibilitetin me një distancë fokusimi minimal në afërsi prej 0,9 m.

Canon Camera

Merreni objektivin kudo

Me peshë prej 1530g me mbërthyesen për stativ, dhe 207 mm kur mblidhet, "RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM" është një zmadhues telefoto që mund ta merrni kudo. Gominat kundër pluhurit dhe ujit, plus veshja termoizoluese i sigurojnë rezistencën.

Mos i hiqni kurrë sytë nga subjekti

Ruani përqendrimin te shkrepja e momentit falë unazës së komandimit të objektivit që ju mundëson ndryshimin e cilësimeve të ndryshme të kamerës, si p.sh. aperturën apo shpejtësinë e shkrehjes.

Canon Camera

Objektiv fantastik për...

  • ZHANRI

    Fauna e egër

    Pajisuni me fleksibilitet të lartë e rreze të gjatë (se sa objektivat më tradicionalë 100-400 mm) me një diapazon fokal prej 100-500 mm. Besojini performancës falës veshjeve ASC të objektivave dhe izolimit atmosferik, duke e bërë këtë objektiv ideal për prova ambienti.

  • ZHANRI

    Sporte

    Një fotostabilizues mbresëlënës optik me 5 nivele (standardi CIPA) - deri në 6 nivele me fotostabilizues të integruar e të kombinuar dhe fotostabilizues optik me "EOS R5" dhe "EOS R6" - si dhe motorë dyshë "nano USM AF", kombinuar me elemente objektivi "super UD" dhe "UD", duke bërë që RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM të nxjerrë foto të qarta, pa dridhje në kapje të aksionit të shpejtësisë së lartë.

Specifikimet

  • Gjatësi fokale 100–500 mm

    Për fuqi e fleksibilitet superior telefoto

  • Fotostabilizues 5-nivelësh

    Për komandim optimal dore edhe në ndriçim të ulët

  • Elemente "Super UD" dhe "UD"

    Për figura jashtëzakonisht të qarta

  • Motor "Dual Nano USM"

    Për funksionim të shtruar, të shpejtë dhe thuajse të heshtur

  • Veshje termoizoluese

    Për funksionim koherent edhe në temperatura të larta

  • ASC (veshje "Air Sphere")

    Për të parandaluar vezullimin dhe hijezimin

  • Unazë komandimi të objektivit

    Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shpejtësisë së shkrehësit

Çfarë ka në kuti

  • RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM

  • Qafore objektivi ET-83F (WIII)

  • Kapaku i lentes E-77 II

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Çanta e objektivit LZ1328

  • Unazë montimi në stativ, F (WII)

Comparison with the EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM

RF 100-500MM F4.5-7.1 L IS USM

RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM

EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM

EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM

Mount

RF
EF

Focal length

100-500 mm
100-400 mm

Maximum aperture

f/4.5-7.1
f/4.5-5.6

Minimum aperture

f/32-51
f/32-40

Minimum focusing distance

0.9 m -1.2 m
0.98 m

Maximum magnification

0.33 x
0.31 x

Lens construction

20 elements in 14 groups
21 elements in 16 groups

Special low dispersion glass

One Super UD, six UD
One Fluorite, one Super UD

Special coating

ASC, fluorine coating
ASC, fluorine coating

Water/dust-resistance

Supported
Supported

Aperture blades

9 (circular)
9 (circular)

IS (CIPA standard correction effect)

Yes, 5-stops (6-stops combined with IBIS with EOS R5 & EOS R6)
Yes (4-stops)

Filter diameter

Φ77 mm
Φ77 mm

Maximum diameter and length

Approx. 93.8 mm x 207.6 mm
Approx. 94 mm x 193 mm

Weight

Approx. 1,370 g
(tripod mount separate)
Approx. 1,570 g
(tripod mount separate)

Aksesorët e lenteve

  • Extender RF 1.4x

    Extender RF 1.4x ofron mprehtësi RF dhe fleksibilitet me zmadhim të mëtejshëm 1,4-fish për të përforcuar rrezen e objektivave të pajtueshëm RF telefoto dhe zmadhues.

  • Extender RF 2x

    Extender RF 2x ofron mprehtësi RF dhe fleksibilitet me zmadhim të mëtejshëm 2-fish për të dyfishuar rrezen e objektivave të pajtueshëm RF telefoto dhe zmadhues.

  • Qafore objektivi ET-83F (WIII)

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.

  • Çanta e objektivit LZ1328

    Çantë e butë mbrojtëse për objektiva të zgjedhur.

Produktet e lidhura

Mund të jeni të interesuar në...

  • Objektivat RF

    Lentet RF ofrojnë cilësi dhe shpejtësi më të lartë me një rendiment të optimizuar për kamerën EOS R. Ato janë të shpejta dhe të ndritshme me cilësi unike që ofrojnë nivele të reja të kontrollit intuitiv.

  • Zgjedhësi i objektivave

    Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

  • Adaptorët EOS R

    Adaptorët e sistemit "EOS R" janë unikë dhe ofrojnë një kontroll më të madh krijues, duke bërë të mundur që fotografët dhe regjisorët të përdorin objektivat e tyre ekzistues EF dhe EF-S me pajtueshmëri të plotë dhe pa rënie në performancë.

  • Sistemi EOS R

    Nga fotografia dhe filmat e përparuar e deri te një shoqëruese e përsosur dhe e lehtë për udhëtime, gama EOS R ofron një zgjidhje me kuadër të plotë për çdo fazë të udhëtimit tuaj krijues.