Nga vendvrojtimi, Dani dhe Jonty patën mundësi ta shkrepnin këtë familje sokolash që grindeshin me njëri-tjetrin. Këtu, një nga të vegjlit kërkon ushqim nga e ëma. Shkrepur në Canon EOS R7 me objektiv Canon RF-S 18-150mm F3.5-6.3 IS STM në 150mm, 1/6400 sek, f/6,3 dhe ISO2500. © Jonty Clark
Fotografja e re britanike, Dani Connor, krijoi një emër profesional për veten gjatë pandemisë COVID-19, pasi iu desh të qëndronte në Laplandën suedeze. Dani-a ishte vullnetare në një rezervat të kafshëve të egra në krahinën në fjalë kur pjesa më e madhe e botës u izolua, kështu që përdori kohën në avantazhin e saj duke krijuar një lidhje të ngushtë me faunën e egër të vendit - veçanërisht me një grup të vogël ketrash të kuq.
“E pashë si një mundësi shumë të mirë për të nisur karrierën time”, - thotë ajo. "Mendova me vete ta provoja për gjashtë muaj dhe nëse nuk do të arrija askund, do të kthehesha në punën time në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër." Pas vetëm gjysmë viti përpjekjesh të përkushtuara, Dani-a kishte krijuar një audiencë prej 60,000 vetësh në Instagram, YouTube dhe Twitter dhe po mbështetej financiarisht nga abonentët në Patreon, të cilët kishin interes në punën e saj.
Ne i kërkuam Dani-ës të ndajë disa nga këshillat e saj kryesore me studentin e fotografisë, Jonty Clark, i cili ishte i etur të mësonte më shumë rreth fotografimit të kafshëve në natyrë. Ne i dhamë Jonty-t një Canon EOS R7, të cilin Dani e kishte përdorur në një fotoseancë të faunës së egër në Spanjë dhe i sistemuam në një vendvrojtim fotografimi ku do ta kishin të sigurt pikasjen e shpendëve të shpejtë grabitqarë.
Ja këshilla që Dani-a zbuloi atë ditë, shoqëruar me një përzgjedhje të fotove më të mira të saj dhe Jonty-t.