A snail travels through the reflection of a big wheel in Vienna.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Si të shkrepni poza të natyrës me impakt: ndërgjegjësimi për mbrojtjen e natyrës

Fotografët austriakë pro mbrojtjes së natyrës, Christine Sonvilla dhe Marc Graf, kanë fotografuar natyrën anembanë rruzullit. Nga rrëqebulli alpin austriak deri te tigri i pakapshëm i Bengalit, ata kanë realizuar qindra foto që kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Dyshja u takua në Universitetin e Vjenës, ku studiojnë që të dy për mbrojtjen e natyrës. Ata zbuluan interesin e tyre të përbashkët te fotografia dhe kuptuan se kjo ishte një mënyrë për t'i dhënë zërin e saj natyrës.

Marc-u jep një shembull se si diçka e tillë mund të nxisë zhvillime: "Nga fundi i 2016 ne botuam foton e parë me rezolucion të lartë të një rrëqebulli alpin të shkrepur në malet austriake, çka ishte vërtet emocionuese për ne pasi ka vetëm 10 deri 15 të tillë në të gjithë Austrinë, dhe ka pasur dhe dy raste gjuetie pa leje mbi rrëqebujt asokohe. Ne u përpoqëm të përçojmë mesazhin e mbrojtjes së rrëqebujve anembanë Austrisë nëpërmjet formave të ndryshme mediatike. Na morën në intervistë kanalet e radiove dhe të televizioneve dhe patëm disa kryeartikuj në gazetat dhe revistat austriake."

Rrëfimin e vazhdon Christine: "Përllogarisim që rreth 1,5 deri në 2 milionë njerëz janë ekspozuar ndaj kësaj çështjeje konkrete. Plus, ne kryejmë dhe shumë prezantime në vend me anë të fotografisë dhe të filmit, si dhe u flasim drejtpërdrejt audiencave. Puna jonë në të vërtetë është për zvogëlimin e hendekut mes publikut dhe organizatave pro natyrës, OJF-ve, shkencëtarëve e të gjithë atyre njerëzve që veprojnë në terren."

Christine dhe Marc besojnë se nuk ju duhet të udhëtoni dhe larg për të realizuar poza fantastike të natyrës. Çifti beson se nëse i kushton kohë njohjes së natyrës së egër në pragun e shtëpisë suaj, do të krijoni një lidhje më të fortë me botën e natyrës.

Teksa çifti ka udhëtuar në vende të përhumbura dhe ekzotike, për një projekt të tyrin ata u përqendruan mbi natyrën urbane të Vjenës, duke fotografuar lepujt, iriqët dhe ketrat për të ngritur profilin e kafshëve të egra që jetojnë në pragun e shtëpive të banorëve të qyteteve.

"Natyra vërtet që është aty sapo merr kthesën, dhe aty është dhe ku fillon lidhja jonë me mjedisin," shprehet Christine. "Unë kam bindje se me ta krijuar këtë lidhje, do të doni edhe ju vetë të kontribuoni në mbrojtjen e natyrës."

Marc dhe Christine eksperimentuan me Canon EOS M200, një kamerë peshëlehtë e praktike, ideale për fillestarët që duan të eksplorojnë anën e tyre krijuese, si dhe me Canon EOS 250D, modelin më peshëlehtë DSLR në botë me ekran lëvizës,* i cili mundëson dhe filmime në 4K.

"Nëse jeni sapo duke filluar me rrugëtimin tuaj në fotografinë e natyrës, nuk ju duhet kamerë niveli profesional me tërë ato specifikime të larta teknike," pohon Marc. "Aparati dhe ambiciet tuaja mund të rriten së bashku." Me një larmi mundësish në objektivash dhe komanda shkrepjeje, të dyja kamerat që përdorën do t'ju shoqërojnë gjatë në këtë rrugëtim.

Këtu, Christine dhe Marc ndajnë këshillat e tyre për shkrepjen e fotove të natyrës që krijojnë impakt.

1. Mos i shqetësoni kafshët

Artikujt e lidhur
A man standing among the trees using the PowerShot ZOOM.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Përfshihuni nga natyra

Fotografi i natyrës, Tolga Aktas, flet për mënyrën si mund t'ju ndihmojë PowerShot ZOOM të fokusoheni te momenti.

Young Wildlife Photographer of the Year to pro

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Nga çmimfituesit te profesionistët

Dy fitues të çmimit Young Wildlife Photographer of the Year rrëfejnë se çfarë kuptimi ka pasur për ta suksesi i hershëm.

Water droplets catching the light on a spiderweb.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Natyra në bardhezi me Powershot G7 X Mark III

Përfaqësuesja e nderit e Canon, Helen Bartlett, tregon këshillat e saj për krijimin e fotove të frymëzuara bardhezi të natyrës me kamerën tuaj kompakte kudo që të ndodheni.

Një nga sfidat më të mëdha që hasen në fotografinë e natyrës është mostrembja e subjektit. Përdorimi i një kamere me modalitet të heshtur si p.sh. Canon EOS 250D është zgjidhje ideale.

Bërja një me mjedisin e subjektit tuaj dhe qëndrimi sa më të qetë të jetë e mundur do t'ju sjellë më shumë foto të kafshës që shpalos sjelljen e vet natyrore, një tipar ky i fuqishëm i fotografisë së natyrës. "Është thelbësore të jeni të heshtur," pohon Christine. "Një nga karakteristikat më të rëndësishme të kamerës të cilës duhet t'i kushtojë vëmendje fotografi i natyrës është shkrehja e heshtur."

Marc shton: "Një sistem i shpejtë vetëfokusimi dhe modaliteti "Burst" [ku disa foto shkrepen me shpejtësi njëra pas tjetrës] janë po ashtu të rëndësishme, për të rritur shanset e nxjerrjes së fotove të mira."

Së bashku me shkrepjen më të qetë në modalitetin "Silent Drive", Canon EOS 250D ofron 5 fps, plus dy sisteme vetëfokusimi, duke i shtuar shanset e realizimit të pozave të qarta kristal. Kamerën mund ta personalizoni duke e çaktivizuar rrezen ndihmëse të vetëfokusimit, çka do të thotë që drita e kuqe nuk do të ndizet për të ndihmuar me vetëfokusimin, duke e bërë këtë ideale për rastet kur nuk dëshironi ta shqetësoni subjektin. Inkuadruesi optik ofron mundësi zgjedhjeje me 9 pikë të njësuara vetëfokusimi apo modaliteti "Live View". Modaliteti "Live View" ju mundëson shkrepjen me ekran me prekje dhe e gjurmon vetiu subjektin përmes 143 pikave të vetëfokusimit - për kontroll më të lartë mund të shfrytëzoni pikat 3975 pikat me zgjedhje manuale.

Për shanse më të mira në mosshqetësimin e kafshëve, mund ta ulni ndriçimin e LCD për të qëndruar në fshehtësi. Shkrepja pa blic ju siguron mostrembjen e subjektit, thjesht sigurohuni ta rrisni ISO për të marrë sa më shumë dritë të jetë e mundur. ISO maksimale në Canon EOS 250D mund të zgjerohet deri në 51200. Përdorimi i ISO të lartë mund të krijojë zhurmë në figurë, por Canon EOS 250D vjen me një cilësim për reduktimin e zhurmës së shpejtësisë në ISO të larta, që mund ta përdorni kur procesoni fotot.

2. Rrisni shpejtësinë e shkrehësit për të shmangur turbullimin

Rritja e ISO për shpejtësi më të larta të shkrehësit është ide e mirë kur shkrepni kafshë që tremben, si p.sh. ky ketër i shkrepur në Vjenë.

Shpejtësia është gjithë thelbi në fotografinë e natyrës dhe Marc sugjeron ta rrisni ISO për të kompensuar për faktin që në kamerë hyn më pak dritë kur ngrini shpejtësinë e shkrehjes për të kapur lëvizjet dhe për të reduktuar turbullimin nga lëvizjet. "Ciladoqoftë kafsha, punoni gjithnjë me ISO të lartë. Shumë njerëz duket se ia kanë frikën ISO së lartë, por është diçka që ju duhet."

Christine shton: "Nëse nuk shtoni ISO, rrezikoni të nxirrni foto të turbullt, pasi kafsha lëviz më shpejtë se shkrehësi." Për të evituar turbullimin është e rëndësishme të ngrini ISO që të mund të ngrini dhe shpejtësinë e shkrehësit, duke realizuar kështu cilësi të lartë, foto të qartë, duke zgjedhur cilësimin e duhur në përputhje me lëvizjen.

Siç vunë re fotografët, zgjedhja e ISO më e lartë për të arritur shpejtësi më të larta të shkrehësit nuk e cenon cilësinë e figurës në kamerë. Si Canon EOS M200, ashtu edhe Canon EOS 250D mund të arrijnë ISO25600, me të fundit që mund të zgjerohet dhe deri në ISO51200.

3. Zgjidhini me kujdes aparaturat minimale

Zgjedhja paraprake e aksesorëve të duhur përpara se të dilni jashtë, do të thotë t'i kufizoni vetes mundësitë, duke ju bërë kështu të merrni vendime më të shpejta gjatë shkrepjes. Do të thotë gjithashtu që mund të udhëtoni më lehtë, duke iu zvogëluar rrezikun nga lodhja.

"Nuk ju duhen të gjithë aksesorët që në fillim," këshillon Christine. "Filloni me një objektiv këndgjerë dhe një telefoto, pastaj shtoni të tjera më vonë."

Për të kompozuar një pozë të një kafshe në kontekstin e mjedisit të vet, mund të provoni ta shoqëroni Canon EOS M200 me një objektiv këndgjerë, si p.sh. Canon EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM. Përndryshe, për ta inkuadruar pamjen më shumë duke shkrepur nga më larg në terren, objektivi telefoto Canon EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM është një partner ideal. Për Canon EOS 250D, objektivi Canon EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM është një model kompakt telefoto që hidhet në zemër të aksionit, ndërsa objektivi Canon EF-S 18-55mm f/3.5-5.6 IS STM ju mundëson shkrepje të gjerë, duke i nxjerrë kafshët brenda një peizazhi natyror apo urban.

4. Afrohuni dhe tregoni detajet e fshehura

Nëse i afroheni subjektit është një mënyrë e mirë për të nxjerrë në pah bukurinë e ndërlikuar të natyrës që shpesh mund të anashkalohet në mjediset urbane.

Mbrojtja e natyrës qëndron te "pamja e plotë", por fotografia në këtë zhanër përqendrohet tek të gjitha gjallesat, të mëdha e të vogla. "Ajo që më pëlqen shumë në makrofotografi është mundësia të shfaq gjëra që përndryshe kalojnë pa u dalluar," thotë Christine. "Ka kaq shumë bukuri brenda një bote kaq të vogël."

Entuziastët e makrofotografisë që përdorin Canon EOS M200 mund të vendosin objektivin Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM, që jo vetëm ofron zmadhim 1,2-fish, por dhe si objektivi i parë në botë me vetëfokusim e me dy llamba të integruara e të komandueshme LED (Macro Lite), ofron ndriçim të mëtejshëm dhe eliminon hijet e panevojshme.

"Shumë njerëz mendojnë se makrofotografia nuk është tipike për fotografinë në mbrojtje të natyrës," thotë Christine. "Por për ne, ajo që ka vërtet rëndësi është të kemi një katalog që mbulon të gjitha aspektet e ndryshme të natyrës. Nëse ka diçka që është e vogël dhe e bukur, dhe duhet nxjerrë në pah, makrofotografia është mjeti ideal për rastin."

5. Njiheni kamerën

Të qenit komod me aksesorët ju lë më shumë kohë të përqendroheni në kompozimin e një figure krijuese që ngjall kërshëri.

Christine dhe Marc e dinë se mënyra më e suksesshme për të shkrepur mirë natyrën është përmes durimit dhe përgatitjes. "Parashikimi i asaj që do të bëjë subjekti në vijim të jep një avantazh, ndaj duhet të jesh i mirë në vrojtimin dhe njohjen e mënyrave se si ka gjasë të veprojë subjekti," thotë Christine.

Është gjithashtu e rëndësishme të jesh i familjarizuar me kamerën, t'ia njohësh të gjitha funksionet kryesore dhe se deri në çfarë limitesh mund të shkojë. "Përdorimi i një kamere që e njeh është shumë më mirë se të kesh një më të ndërlikuar që do të të japë dy foto më shumë në sekondë. Kur të shfaqet një specie përpara, duhet ta njohësh kamerën me dhëmbë e dhëmballë që të mund ta përdorësh siç duhet, që të reagosh shpejt dhe të mos i shkosh kot sekondat e çmuara duke kërkuar për gjëra si komandat e fokusimit."

Një nga gjërat e para që i pëlqyen Marc nga Canon EOS M200 ishin modelimi i thjeshtë e praktik me ekranin me prekje 180-gradësh. "Është aq i goditur. Sepse mund të gjesh çdo gjë që të duhet në pak sekonda, është shumë i shpejtë dhe super i lehtë në përdorim."

Christine shton: "Shumë njerëz mendojnë se thelbi është të kesh një kamerë që duket se i bën të gjitha, por në fakt thelbi qëndron te personi pas kamerës dhe se çfarë mund të bëjë ky me të."



Shkruar nga Natalie Denton



* "Canon EOS 250D" (e zezë/argjendtë) është modeli më peshëlehtë në botë mes kamerave elektronike njëobjektivëshe me refleks, me sensor madhësie APS-C, me monitor lëvizës LCD, me bateri dhe kartë sipas direktivave të CIPA, deri më 9 prill 2019 (sipas kërkimeve të "Canon").

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat