Kompakt Dixhital

Canon PowerShot ZOOM

PowerShot ZOOM është një kamerë-monokël zmadhuese në madhësi në përmasa xhepi që shkrep foto dhe video në Full HD me prekjen e një butoni.

ZBULONI

Prezantimi i PowerShot ZOOM

Zbuloni se si PowerShot ZOOM në përmasa xhepi mund t'jua sjellë botën më pranë
Canon Camera
Canon Camera

Canon PowerShot ZOOM krahasuar me…

… celularë, kamera kompakte dhe dylbi.

I vogël, i fuqishëm, mbahet në xhep

PowerShot ZOOM i vogël e peshëlehtë është disenjuar për përdorim të shpejtë drejto-shkrep, me një rrip të dobishëm kyçi për ta siguruar rreth dorës.

Një "PowerShot" në madhësi xhepi që ju sjell më pranë

Arrini më pranë në aventurat e familjes ose kur shkrepni natyrën e egër. Zmadhuesi 3-nivelësh me zmadhimin e arrirë optik2 ju mundëson kapjen e atyre çasteve nga distanca.
PowerShot ZOOM

Një pamje e sigurt dhe e qëndrueshme. Gjithnjë

Regjistroni në Full HD ose shkrepni foto fantastike në 12 megapikselë me thuajse pa asnjë turbullim, falë fotostabilizuesit optik të integruar që redukton lodhjen e syve me inkuadruesin e shndritshëm 2.36 MP.
PowerShot ZOOM

Tejet portativ. Tejet me takt

Me përmasat e vogla, karikimin me USB-C3 dhe kohën e bollshme të punës, është ideal për ta vënë në xhep apo në dorë për ato momente që s'duhen humbur me familjen apo në natyrë.
PowerShot ZOOM

Komandim instinktiv

Me modalitet të plotë automatik për komoditet, kamera jua zgjeron pamjen me thjeshtësi të bukur. Shikoni qartë përmes një inkuadruesi të shndritshëm dhe ndryshojini me lehtësi cilësimet bazë në menynë e thjeshtë.
PowerShot ZOOM

Lidhni e ndani përvojat tuaja

Ndani pamjen e drejtpërdrejtë nga kamera dhe ruani kujtimet përmes aplikacionit "Canon Camera Connect". Për më tej, lidhuni me Wi-Fi dhe gjeoetiketojini fotot përmes lidhjes Bluetooth®4 me celularin.

ZBULONI

Afrohuni. Pastaj afrohuni edhe më.

Nga 100mm në 400mm, e madje edhe më tej.
Canon Camera

Galeri model

Specifikimet

  • Notification Imagee

    Sensor 12-megapikselësh

    Shkrepni imazhe të pasura, të detajuara plot qartësi për të mbajtur kujtime që zgjasin për shumë kohë

  • Notification Imagee

    Zmadhim 3-nivelësh

    Ndërroni shpejt mes gjatësive fokale 100mm, 400mm, 800mm1

  • Notification Imagee

    Fotostabilizim optik me 4 akse

    Shkrepni e shikoni në përdorim dore me më pak lodhje

  • Notification Imagee

    Video në Full HD

    Shkrepni filmime të cilësisë së lartë që mund të modifikohen dhe ndahen me lehtësi

  • Notification Imagee

    USB-C

    Për karikim të shpejtë e praktik

  • Notification Imagee

    Wi-Fi dhe Bluetooth®4

    Lidhuni dhe ndani me lehtësi me të tjerët

Notification Imagee
PowerShot ZOOM

Çfarë ka në kuti

  • Canon PowerShot ZOOM

  • Kabllo ndërfaqeje IFC-100U

  • Rrip kyçi WS-800

  • Paketa e manualit të përdoruesit

  • Karikues Hama

  • Kartë MicroSD

Artikuj të ngjashëm

  • PowerShot ZOOM

    KAMERA PORTATIVE

    Përjetojeni botën nga afër me anë të Canon PowerShot ZOOM

    E vogël, peshëlehtë dhe me zmadhim të fuqishëm - mësoni përse kjo kamerë me madhësi xhepi mund t'ju ndihmojë të shikoni më larg.

  • PowerShot ZOOM

    CANON POWERSHOT ZOOM

    Canon PowerShot ZOOM krahasuar me…

    … celularë, kamera kompakte dhe dylbi.

  • PowerShot ZOOM

    FOTOGRAFI SPORTIVE

    Drejtoni, shkrepni e shënoni: shkrepja e momenteve fituese me një kamerë kompakte

    Fotografja profesioniste e sporteve, Molly Darlington, tregon këshillat e saj kryesore për shkrepjen e momenteve sportive amatore me një komplet drejtim-shkrepjeje.

  • PowerShot ZOOM

    FAUNËN E EGËR

    Përfshihuni nga natyra

    Fotografi i natyrës, Tolga Aktas, flet për mënyrën si mund t'ju ndihmojë PowerShot ZOOM të fokusoheni te momenti.

  • Aksesorët

  • Canon Camera

    PD-E1

    Karikojeni PowerShot ZOOM me këtë ushqyes të pajtueshëm me USB.

  • Produktet e lidhura

    Klikoni lidhjet më poshtë për të zbuluar më shumë për gamën e dylbive të Canon që ofrojnë cilësi mahnitëse optike, si dhe fotostabilizim për një pamje super të qëndrueshme.

  • Canon Camera

    ME STABILIZIM IMAZHI

    DYLBI PËR VROJTIMIN E ZOGJVE

    Të gjitha dylbitë tona për shikimin e zogjve ofrojnë optikë precizoni të Canon dhe një stabilizues optik imazhi për të siguruar një eksperiencë shikimi zogjësh të rehatshme dhe të relaksuar për periudha kohe të gjata.

    • Zgjidhni nga zmadhim 8x deri në 14x
    • Fotostabilizim optik për pamje të qëndrueshme
    • Me izolim ndaj kushteve të motit dhe rezistent

  • Canon Camera

    ME STABILIZIM IMAZHI

    DYLBI GARASH

    Një stabilizues optik i imazhit siguron shikime shumë të qëndrueshme gjatë mbajtjes në dorë ndërsa një fushëpamje e gjerë e bën më të lehtë të skanoni pistën ose qiejt dhe të ndiqni objektivët që lëvizin shpejt.

    • Zgjidhni nga zmadhim 8x deri në 12x
    • Fotostabilizim optik për pamje të qëndrueshme
    • Mbahen me komoditet

  • Canon Camera

    ME STABILIZIM IMAZHI

    DYLBI PËR UDHËTIME

    Dylbitë tona të balancuara mirë dhe të lehta për t'u mbajtur me vete ofrojnë stabilitet dhe qartësi me një mundësi zgjedhjesh zmadhimesh. Përdorini me komoditet për periudha të gjata apo vrojtime të rastit.

    • Zgjidhni nga zmadhim 8x deri në 12x
    • Fotostabilizim optik për pamje të qëndrueshme
    • Kompakte dhe e lehtë

    1. Gjatësitë e përmendura fokale janë ekuivalente të 35mm, 800mm është zmadhimi digjital 2x i gjatësisë fokale optike 400mm.
    2. Zmadhimi është përkatësisht 1.2x / 4.8x / 9.6x në 100/400/800mm, gjatësitë fokale të përmendura këtu janë ekuivalente të 35mm dhe 800mm është zmadhim digjital 2x prej 400mm gjatësie fokale optike
    3. Kamera nuk vjen me karikues. Kërkesa minimale për karikim është një burim elektrik që përputhet me USB PD duke ofruar minimumi 5V, 1.5A me dalje USB Type-C dhe duke përdorur kabllon e dhënë USB Type-C nga të dy anët.
    4. E pajisur me teknologjinë Bluetooth® me energji të ulët. Fjala markë dhe stemat e "Bluetooth®" janë marka të regjistruara tregtare pronë e "Bluetooth SIG, Inc." dhe çdo përdorim i këtyre markave nga "Canon Europe Ltd." bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës. "Wi-Fi®" është markë e regjistruar tregtare e "Wi-Fi Alliance".
      Stemat, marka dhe fjala "Bluetooth®" janë marka të regjistruara tregtare në pronësi të "Bluetooth SIG, Inc." dhe çdo përdorim i këtyre markave nga "Canon Inc." kryhet nën licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës.