Përfshihuni në natyrë me Canon PowerShot ZOOM

Kompakte, e fuqishme dhe praktike: mësoni përse kjo kamerë portative është ideale për fotografin e faunës që nuk do të humbasë asnjë detaj.
Një burrë duke qëndruar mes pemëve duke përdorur PowerShot ZOOM.

Çdo i apasionuar pas faunës së egër e di që thelbi qëndron te largësia. Nëse je shumë larg do të humbasësh aksionin; nëse je shumë afër, ka rrezik të trembësh kafshën e fokusuar. Por, përveç nëse je profesionist me një objektiv të bëshëm telefotoje, e ke të vështirë të nxjerrësh pamje marramendësve për t'i marrë me vete në shtëpi. Dhe këtu është ku shkëlqen më mirë Canon PowerShot ZOOM. Kjo kamerë monokulare ka gjithçka që ju duhet; e qetë dhe diskrete, me kapacitet të jashtëzakonshëm në zmadhim, ju mundëson të shikoni më shumë si dhe të fotografoni dhe filmoni faunën e egër. Mjaftueshëm e vogël për ta mbajtur me një dorë dhe plotësisht automatike, ia del mbanë me fotografinë, duke ju lënë të përfshiheni në përvojën e momentit.

Konservacionisti i ri, bloger dhe fotoreporter, Tolga Aktas, i bëri një xhiro Canon PowerShot ZOOM rreth Lumit Severn pranë shtëpisë së tij në Gloucestershire, MB. Me prejardhje nga Londra jugore dhe tani duke studiuar për master shkencor në Ekologjinë e Aplikuar në Universitetin e Gloucestershire, Tolga, 28, ai ka kryer projekte kërkimore me grupe konservimi, mes të cilave dhe Wildlife ACT, si dhe The Mammal Society. Ai e ndan pasionin e vet për natyrën me botën përmes shkrimit dhe fotografisë nga blogu i tij, "Ways of the Natural World". "Bota natyrore më ka frymëzuar në më shumë mënyra se ç'mund t'ju them," - thotë ai. "Ne jemi të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me natyrën dhe kjo është diçka që e harrojmë ndonjëherë."

Bazat e fotografisë së faunës: udhëtoni lehtë

Një burrë duke qëndruar ndanë një kanali duke mbajtur një Canon PowerShot ZOOM.

Peshëlehtë dhe kompakt, PowerShot ZOOM mund të mbahet në një dorë ose dhe nga rripi i dorës. Kjo e bën super të shpejtë në përdorim dhe ju mundëson ta mbani numrin e aksesorëve në minimum.

Një grerëz ulur mbi një Canon PowerShot ZOOM mbi një cung.

Canon PowerShot ZOOM është plotësisht automatik, ndaj kur vëreni diçka magjike, mund thjesht ta drejtoni e shkrepni. "Më pëlqen të kap kujtime kur jam me kamerën me vete," - thotë Tolga. "Sidomos kur kam fatin të shikoj faunën e rrallë apo kur rrethohem nga peizazhe që të lënë pa fjalë."

Në terren, Tolga preferon të udhëtojë lehtë. "Zakonisht mbaj një komplet minimal që më lejon të fokusohem tek ambienti përreth dhe jo te çfarë kam në çantë," - thotë ai. Elementet bazë të tij janë këpucët rezistente, veshjet ujëduruese, një bllok e stilolaps, ushqimi për rrugë, ujë, kafe dhe një multivegël. Natyrisht ai mban dhe një palë dylbi, si dhe pajisjet e fotografimit.

Në eksplorimin e kanaleve, fushave dhe rezervateve natyrore të Gloucestershire me Canon PowerShot ZOOM, Tolga mundi ta reduktojë çantën e kompletit, falë fleksibilitetit të kompletit të tij. "PowerShot ZOOM shërbeu dhe si kamerë dhe si dylbi, çka më kurseu tërë ato kile peshë."

Pas karikimit me kabllon USB, PowerShot ZOOM mund të shkrepë e ruajë deri në 150 poza apo 60 minuta filmime (shkrepur 10 minuta për rast) përpara karikimit të radhës. Mund të shkrepni dhe ruani më shumë foto në varësi të faktit nëse përdorni kartë microSD, microSDHC apo microSDXCon.

Mund dhe ta karikoni PowerShot ZOOM me një bateri të jashtme dhe mund edhe ta karikoni në lëvizje, në makinën tuaj me kabllo USB*. Mund t'i transferoni imazhet në smartfon duke përdorur Canon Camera Connect App.

Rastisje vigjilente të faunës

Një burrë duke ecur mes pemëve në bar të gjatë, duke mbajtur një PowerShot ZOOM në njërën dorë.

Në punën e tij të konservimit, Tolga ka mësuar nga përvoja e vet se është e rëndësishme të përfshihesh në ambientin ku ndodhesh dhe jo të nxitosh duke fotografuar gjithçka që të zënë sytë. "Thjesht nuk është se e di se kur mund t'i rikthehesh një vendi, kështu që si fillim duhet të ambientohesh përpara," - thotë ai.

Një plan nga afër i një rose të egër.

Tolga e pikasi këtë rosë të egër duke pushuar pranë një kanali. "Rosat janë disa nga shumë speciet e shpendëve të ujit që ose vizitojnë shkurtimisht ose banojnë në zonë gjatë gjithë vitit," - thotë ai. Me fotostabilizim e brendshëm Canon PowerShot ZOOM nxjerr imazhe të qarta kur shkrepni në lëvizje dhe ju përfshin në moment. Shkrepur në Canon PowerShot ZOOM në 800mm, 1/500 sek, f/6.3 dhe ISO100. © Tolga Aktas

Për Tolga-n, vrojtimi i faunës përshkohet nga ngadalësimi i veprimeve dhe vigjilenca. "Mendoj se është e rëndësishme ta kalosh shumicën e kohës thjesht duke vrojtuar botën natyrore përreth vetes," - shpjegon Tolga, - "duke dëgjuar tingujt, duke ndjerë aromat e ndryshme nga mjedisi ose duke prekur strukturat e ndryshme biologjike që kanë një ndjesi të veçantë."

Kjo qëlloi në shenjë sidomos në udhëtimin në Afrikë të Jugut në vitin 2018 për të studiuar speciet në rrezik. "Isha shumë i emocionuar që ndodhesha atje; po fotografoja praktikisht gjithçka! Nëse bën kështu, mund të humbasësh shumë momente të tjera të bukura," - thotë ai.

Kur Tolga u rikthye në Afrikë të Jugut një vit më vonë, për një projekt mbi konservimin e një qeni të egër dhe luani, ai ishte më i pranishëm. "Nuk isha duke mbajtur shumë pajisje me vete dhe mund të lidhesha thjesht me botën natyrore dhe të vija re të gjithë bukurinë që mund të më ofronte Afrika e Jugut."

PowerShot ZOOM është i lehtë në përdorim dhe mundëson një përvojë më përfshirëse për vrojtimin e faunës.

Vrojtoni nga larg

Zambakë uji duke pluskuar në sipërfaqen e një pellgu.

PowerShot ZOOM ju mundëson të fokusoheni në detaje të imëta pa u afruar shumë, çka e bën ideale për shkrepjen e kafshëve dredharake dhe të paparashikueshme. Shkrepur në Canon PowerShot ZOOM në 100mm, 1/640 sek, f/5.6 dhe ISO100. © Tolga Aktas

Një pilivesë e gjelbër duke pushuar mbi një shkop pluskues, në një pellg të ndenjur mbuluar nga zambakë.

Kjo pilivesë në ujë është shkepur me zmadhim 400mm, por PowerShot ZOOM mund të shkojë edhe më pranë. Shkrepur në Canon PowerShot ZOOM në 400mm, 1/500 sek, f/6.3 dhe ISO125. © Tolga Aktas

Qoftë në vendndodhje të largëta apo pranë shtëpisë së tij, Tolga i trajton krijesat e egra me të njëjtin dinjitet. Kjo do të thotë shmangien e zërave apo lëvizjeve të befta që mund t'i trembin, mostrazimin e habitateve të tyre dhe duke u lënë gjithnjë hapësirën e nevojshme. "Nuk është kurrë e nevojshme të prekni kafshët apo të cenoni sigurinë e ndonjë specieje thjesht për përfitimin tuaj," - thekson ai. "Më e mira është t'i admironi gjërat nga larg se sa t'u shkoni afër."

Një plan nga afër i një pilivese me krahët e ngritura në ajër, duke pushuar mbi një shkop pluskues në një pellg.

Në kapacitet maksimal zmadhimi, PowerShot ZOOM mund të shkrepë në 800mm, duke e bërë këtë pilivesë që qartë dhe të detajuar në krahasim me një imazh të shkrepur në 100mm. Shkrepur në Canon PowerShot ZOOM në 800mm, 1/500 sek, f/6.3 dhe ISO160. © Tolga Aktas

Një burrë duke mbajtur një Canon PowerShot ZOOM në njërën dorë.

PowerShot ZOOM vjen me korrigjim dioptri për inkuadruesin që rregullohet për t'iu përshtatur syve tuaja dhe kompleti kompakt mund të përdoret ose me dorën ose me syrin, duke e bërë më praktik për më shumë njerëz.

Tolga u impresionua nga fakti që Canon PowerShot ZOOM, pavarësisht madhësisë së vet kompakte, vjen me kapacitete të fuqishme zmadhimi, të barasvlershme me objektiv telefoto 400mm, me opsionin për të përdorur zmadhim digjital deri në 800mm. "Ishte peshëlehtë dhe gati për përdorim me t'u ndezur, pa shqetësuar asnjë gjallesë. Dhe me mundësinë e zmadhimit midis 100mm, 400mm dhe 800mm, tek të cilat mund të kalosh duke shtypur thjesht një buton, liria që ke është e pabesueshme!"

Regjistroni çdo detaj

Një plan nga afër i dy pulëbardhave që pushojnë në një çati.

Siç thotë Tolga, - "Gjithçka rreth nesh brenda botës natyrore ka po aq të drejtë të jetë këtu sa dhe ne." Nëse subjektin e keni shumë lart dhe larg, qoftë në pemë apo mbi ndonjë çati, mund ende të nxirrni poza të detajuara falë kapacitetit të zmadhimit të këtij kompleti kompakt. Shkrepur në Canon PowerShot ZOOM në 800mm, 1/640 sek, f/6.3 dhe ISO100. © Tolga Aktas

Madhësia për përdorim dore dhe funksionet intuitive të PowerShot ZOOM i japin potencial të madh për shikimin dhe shkrepjen e imazheve me një inkuadrues elektronik që përkon me të kamerave pa pasqyrë të Canon. Kjo bëri që Tolga të mund të nxirrte imazhe me rezolucion të lartë të krijesave që qëndronin në lartësi, apo të motiveve komplekse të pemëve. "Nëse doja të kapja ndonjë pulëbardhë në çati me zmadhim 400 apo 800mm – pa problem. Ose nëse doja të kapja detajet e një boçeje në pishë, kjo kamera e vogël ia arrinte pa problem," - thotë ai. "Ajo që më pëlqeu më shumë ishte fotostabilizimi optik, që më mundësoi kapjen e fotove dhe filmimeve super të mprehta. Zakonisht kam dridhje të duarve, ndaj ndihesha mirë që Canon e kishte menduar këtë anë."

Qëndroni në moment

Një burrë i ulur në natyrë, duke parë foto të faunës në telefon, duke mbajtur një Canon PowerShot ZOOM

Lidhja e smartfonit me aplikacionin Canon Camera Connect ju mundëson të shikoni, shkarkoni dhe ndani fotot ndërsa jeni ende në terren.

Një burrë në pyll duke futur Canon PowerShot ZOOM në xhepin e këmishës.

Kamera kompakte Canon PowerShot ZOOM është ideale për shëtitjen krah faunës dhe mund ta merrni lehtësisht në çantë apo edhe në xhep.

Mund ta mbani Canon PowerShot ZOOM në formë monokulari pa përdorur duart falë rripit praktik të dorës dhe në vetëm 145g, peshon më pak se shumica e smartfonëve. Krijuar për lehtësi përdorimi, është plotësisht automatik, me një gjurmim vetëfokusimi që do t'ju ndihmojë të nxirrni poza të pastra dhe të qarta edhe të faunës më dredharake.

Ndryshe nga smartfonët, Canon PowerShot ZOOM nuk ka ndonjë aplikacion shpërqendrues që mund t'ju largojë nga momenti. Por, nëse zgjidhni ta merrni dhe telefonin me vete, mund të përdorni pamjen direkte të aplikacionit Canon Camera Connect për ta ndarë përvojën tuaj me një vrojtues tjetër, ndërsa personi që përdor kamerën shikon gjithçka përmes inkuadruesit.

Mund dhe t'i shikoni imazhet në inkuadruesin elektronik të PowerShot ZOOM dhe, falë lidhjeve të integruara me Bluetooth dhe WiFi, kur jeni gati për t'u rilidhur, mund t'i ndani këto momente me botën përmes rrjeteve sociale sa hap e mbyll sytë.

Diçka për këdo

Një burrë duke ecur në natyrë dhe duke parë përmes një Canon PowerShot ZOOM.

Tolga-s i pëlqeu përdorimi i PowerShot ZOOM që e kishte me vete në shëtitjen e tij në natyrë, pasi i shtoi edhe më përvojë së tij dhe i mundësoi ta shikojë natyrën nga afër pa qenë nevoja të trembë kafshët. "Mund thjesht ta ndezësh dhe të shikosh ku të shpie, duke shkrepur momentet që kanë më shumë domethënie për ty," - thotë ai.

Nuk është nevoja të jeni konservacionist profesionist apo fotograf i regjur për t'i parë dobinë Canon PowerShot ZOOM. "Nga perspektiva e një të apasionuari të natyrës dhe vrojtuesi shpendësh, ky është një mjet fantastik për t'jua përmirësuar përvojën, së bashku me aksesorët e tjerë që merrni zakonisht me vete," - thotë Tolga. "Por nuk është dhe ekskluziv, aspak: është një komplet fleksibël që do t'ia rekomandoja gjithkujt që i pëlqen të dalë në natyrë."


Shkruar nga Rachel Segal Hamilton


* Mund të karikohet/ushqehet me USB Type-C. Kamera nuk vjen me karikues. Kërkesa minimale për karikim është një burim elektrik që përputhet me USB PD duke ofruar minimumi 5V, 1.5A me dalje USB Type-C dhe duke përdorur kabllon e dhënë USB Type-C nga të dy anët.

Produktet e lidhura

  • PowerShot ZOOM

    Një "PowerShot" në përmasa pëllëmbe për shkrepjen e atyre momenteve magjike të familjes apo të natyrës në 100mm, 400mm2 ose me zgjatim digjital në 800mm.
  • Man holding a binocular for birdwatching
    Të gjitha dylbitë tona për shikimin e zogjve ofrojnë optikë precizoni të Canon dhe një stabilizues optik imazhi për të siguruar një eksperiencë shikimi zogjësh të rehatshme dhe të relaksuar për periudha kohe të gjata.

    • Zgjidhni nga zmadhim 8x deri në 14x
    • Fotostabilizim optik për pamje të qëndrueshme
    • Me izolim ndaj kushteve të motit dhe rezistent
  • A PowerShot SX740 to capture every detail
    Kapni çdo detaj me zmadhimin optik 40x dhe Përkufizimin ultra të lartë 4K nga një kamerë kompakte në madhësinë e xhepit.

Artikujt e lidhur

Shikoni më tej: PowerShot ZOOM

Mësoni përse kjo kamerë kompakte në madhësi xhepi është ideale për aventurat e familjes.

Monokulare apo dylbi - cila është më e mira për vrojtimin e shpendëve?

Canon PowerShot ZOOM është një kamerë monokulare në madhësi xhepi, ideale për vrojtimin e shpendëve – por si krahasohet me dylbitë Canon?

Natyra në bardhezi

Krijoni foto mahnitëse të natyrës në bardhezi me PowerShot G7 X Mark III.

Si të fotografoni zogjtë

Këshilla dhe kompleti më i mirë fillestar për fotografinë e shpendëve.