KAMERA PORTATIVE

Përjetojeni botën nga afër me anë të Canon PowerShot ZOOM

E vogël, peshëlehtë dhe me zmadhim të fuqishëm - mësoni përse kjo kamerë me madhësi xhepi mund t'ju ndihmojë të shikoni më larg.
Një vajzë e re me kapelë leshi rri me prindërit e saj në pyll, të tre duke parë diçka nga një pozë teksa babai i saj përdor një Canon PowerShot ZOOM.

Adhuruesit e natyrës, vizitorët e atraksioneve dhe tifozët mund të hyjnë në zemër të aksionit me anë të Canon PowerShot ZOOM. Një kamerë kompakte, me formë njëtytëshe, me madhësi xhepi, që ofron zmadhim optik me ekuivalencën e 100mm, 400mm dhe një zmadhim digjital deri në 800mm - kjo kamerë ju mundëson t'i shkrepni subjektet nga një distancë e konsiderueshme - gjithçka teksa mbeteni pjesë e momentit.

Canon PowerShot ZOOM është një kamerë emocionuese, praktike për këdo që kërkon funksione zmadhimi me rreze të gjatë që nuk i marrin dot nga smartfonët dhe pajisjet portative. Është ideale si për fotografët amatorë, ashtu edhe për familjet. Katy Stern, blogerja pas faqes së udhëtimeve të familjes, "Otis and Us", që dokumenton aventurat e saj në natyrë, e provoi Canon PowerShot ZOOM gjatë një ecjeje në pyje me të shoqin dhe tre fëmijët e tyre të vegjël. Këtu ajo tregon se çfarë mendon për kompletin e ri.

Një familje me dy të rritur dhe tre fëmijë ecin përdore mes pemëve në një ditë të freskët vjeshte.

Katy dhe burri i saj kalojnë sa më shumë kohë të munden në aventurat me familjen. Modeli peshëlehtë e kompakt Canon PowerShot ZOOM u ka mundësuar t'i afrohen natyrës më shumë se kurrë më parë teksa regjistrojnë përjetimet e tyre.

Mund ta merrni lehtë me vete

Një person mban një kamerë Canon PowerShot ZOOM.

Canon PowerShot ZOOM me stilin njëtytësh është një kamerë e vogël me superzmadhim që shkrep foto të cilësisë së lartë dhe video në Full HD, ideale për familjet që u pëlqejnë aktivitetet në natyrë.

Një grua vendos një kamerë PowerShot ZOOM në xhepin e xhaketës së saj prej lëkure.

Dizajni elegant e kompakt i Canon PowerShot ZOOM e bën mjaftueshëm të vogël për ta mbajtur në xhepin tuaj.

Me vetëm 145g, kjo kamerë madhësie xhepi nuk ju rëndon, duke e bërë ideale për ta marrë me vete ditëve kur e dini se ju duhet një zmadhues praktik përveç kamerës së smartfonit. "Më pëlqen fakti që është kaq e vogël e kompakte," - thotë Katy. "Është kaq e lehtë të lëvizësh me të, thjesht e merr me vete sa herë të duhet. Largimi nga shtëpia mund të jetë i vështirë kur ke fëmijë, pasi duhet të marrësh shumë gjëra – çanta, xhupa, ushqime, ujë – sa ndonjëherë nuk ka më vend për kamerat dhe objektivat e mëdhenj. Kjo është zgjidhja ideale."

Për lehtësi përdorimi Canon PowerShot ZOOM është projektuar duke synuar një karikim më fleksibël. Pajisjen mund ta karikoni në shtëpi me fishën USB-C përmes një karikuesi kompatibël ose bateri portative kompatibël kur jeni në lëvizje.1 Pasi të karikohet mund të shkrepë deri në 150 foto ose deri në 60 minuta video gjithsej (10 minuta për pjesë).2

Mund të përdoret lehtë në çdo moment

Një flutur pikaloshe qëndron mbi një trung, pas fijeve të gjata të barit.

Canon PowerShot ZOOM është ideale për fotografimin e faunës pa jua trembur subjektin3.

Një grua me xhaketë lëkure shikon përmes inkuadruesit të një kamere Canon PowerShot ZOOM.

Canon PowerShot ZOOM është disenjuar për t'u përdorur me njërën dorë, duke e bërë zgjidhje të menjëhershme për shkrepësit e rinj.

Duke qenë se është projektuar për shkrepje me një dorë, Katy vëren se kamera ishte shumë e thjeshtë dhe praktike në përdorim. "Është një kamerë fantastike niveli fillestar pasi nuk ka një tufë me butona apo udhëzime të ndërlikuara. Thjesht shkrep dhe vazhdon rrugën," - thotë ajo.

Inkuadruesi elektronik (EVF) ka të njëjtat specifikime që gjeni në kamerat pa pasqyrë si p.sh. Canon EOS M50 (2,36 milionë pika, shpejtësi freskimi 60fps), që thjesht t'ia drejtoni subjektit, të kompozoni skenën, të zmadhoni sipas distancës së kërkuar dhe të shkrepni. Kjo e bënë PowerShot ZOOM ideal për fotografë të të gjitha moshave dhe aftësive. "E madhja na ka kërkuar nëse mund t'i bëjmë dhuratë një kamerë si kjo për ditëlindje," - thotë Katy. "I është ngjallur vërtet interesi për fotografinë, gjë që më pëlqen t'ia nxis dhe më tej."

Ndërsa janë futur thellë në një pyll përplot me ngjyra vjeshte, Katy vuri re se sensori 1/3-inçësh i kamerës me rezolucion 12MP i mundësoi asaj dhe fëmijëve të shkrepni kafshë që lëvizin shpejt, duke shkrepur foto me deri në 10 kuadro në sekondë. "As që mund të them se jam fotografe profesioniste," - pranon ajo. "Por më pëlqen të shkrep foto – kjo më bëri ta nis dhe blogun tim. Më pëlqen të shkrep foto të fëmijëve dhe të jetës sonë në natyrë dhe shpresoj të përmirësohem me kalimin e viteve. Kjo kamerë është e mirë për të gjitha nivelet e aftësive, ndaj shpresoj të më ndihmojë t'ia arrij kësaj."

Mund t'i shkrepësh detajet nga larg

Një trishtil i kaltër mbi një degë, i fshehur mes gjetheve.

Mundësitë e vetëfokusimit të Canon PowerShot ZOOM e bëjnë të lehtë gjurmimin e zogjve mes pemëve. Pozat që u kapën ishin të qarta e të mprehta.

Një djalë shikon përmes inkuadruesit të një kamere Canon PowerShot ZOOM.

Dizajni i thjeshtë e bën Canon PowerShot ZOOM tejet të lehtë në përdorim.

Ndonëse kjo kamerë kompakte është peshëlehtë dhe portative si smartfonët, këtu dhe i mbarojnë ngjashmëritë. "Kjo kamerë mund të mbahet po aq lehtë me vete sa smartfoni im, po ka të mirën se të jep një zmadhim vërtet mbresëlënës" - thotë Katy. Kamerat e smartfonëve zakonisht kanë zmadhim të kufizuar optik, që d.m.th. nuk kanë rreze të gjatë fokale me fotostabilizim efikas. Canon PowerShot ZOOM vjen me ekuivalenten e një objektivi telefoto 400mm në formën e vet kompakte, me mundësinë për të përdorur zmadhim digjital deri në 800mm, që të shpie më pranë se më parë me ndonjë smartfon të zakonshëm.

Rrezja e arrirë ndihmon të apasionuarit e natyrës, të atraksioneve dhe të sportit të inkuadrojnë nga afër momentet e veçanta që ndodhin në distancë, si p.sh. zogjtë vjedharakë në oborr, luanët që enden mes pemësh në pyjet e Serengetit, detaje të imëta të atraksioneve emblematike apo shprehjen triumfuese të një sportisti që arrin synimin e tij.

Rrezja mbresëlënëse kërkon fotostabilizim po aq mbresëlënës dhe fotostabilizuesi optik i Canon PowerShot ZOOM ia del më së mirë t'i mbajë pamjet të palëvizshme dhe subjektet të mprehta, edhe për këto gjatësi të mëdha fokale. "Fotot dhe filmimet nga aventura jonë në pyll dolën shumë të bukura dhe shumë të qarta!" - thotë Katy, e cila ndodhet shpesh e rrethuar nga natyra. "Ishte shumë e bukur të shkrepje foto si të natyrës ashtu edhe të fëmijëve, që të dilnin aq të qarta."

Shkrepni foto dhe video me prekjen e një butoni

Një vazjë e re me kapelë leshi shikon përmes inkuadruesit të një kamere Canon PowerShot ZOOM.

Thjeshtësia e Canon PowerShot ZOOM bën që të mund ta inkuadroni e shkrepni pamjen në pak sekonda.

Teksa ecnin mes pyllit, Katy dhe familja e saj vunë re një larmi kafshësh që mund të shkrepnin, shpesh duke ndërruar mes fotove në 12MP dhe filmimeve në Full HD. "Shpesh më duket se nuk e kuptojmë jetën në të gjitha përmasat e saj pasi smartfonët mund të ta shkëpusin shumë vëmendjen," - thotë Katy. "Canon PowerShot ZOOM është një pajisje shumë e thjeshtë që ta përmirëson edhe më tej atë përjetimin e të qenit mes natyrës. Zmadhuesi të shpie shumë më pranë, që të jesh pjesë e momentit deri në maksimum."

Vetëfokusimi i kamerës (AF) është ideal për fokusimin e shpejtë në subjektet kryesore në kushte ndriçimi të mirë. Çfarë funksionesh të tjera iu dukën më të dobishme? "Vetëfokusimi me njohje të fytyrës ishte një befasi për mua," - thotë Katy. "Bënte që t'i ndiqja fëmijët teksa vraponin drejt pemëve e jashtë tyre, po aq lehtë sa mund të shkrepja dhe një lepur që kërcente mes pellgishtes atje tej."

Punon më së miri me smartfonin tuaj

Një grua mban një Canon PowerShot ZOOM dhe e lidh me valë me smartfonin e saj.

Wi-Fi i integruar i Canon PowerShot ZOOM i mundësoi Katy-t ta lidhë kamerën me aplikacionin falas Canon Camera Connect në smartfonin e saj, duke e ndihmuar t'i riinkuadronte fotot në telefon dhe madje edhe të shkrepte nga distanca.

Përveç sjelljes së natyrës në pëllëmbë të dorës përmes EVF të kamerës, Katy vuri re se kamera mund dhe ta transmetonte pamjen drejtpërdrejt te smartfoni përmes Wi-Fi të integruar të Canon PowerShot ZOOM dhe lidhjes me aplikacione përmes aplikacionit falas Canon Camera Connect. Kjo i mundësoi të gjithë familjes ta shikonte pozën, të përfshihej në inkuadrim apo deri dhe ta shkrepte pozën në distancë.2

"Ishte shumë e lehtë të lidheshe me aplikacionin – as na u desh që të prisnim derisa të shkonim në shtëpi," - thotë Katy. "Na pëlqeu të gjithëve funksioni i pamjes së drejtpërdrejtë. Mundësia e përdorimit të shkrepjes në distancë e solli të gjithë familjen edhe më pranë. Të gjithë mund të bëheni pjesë e momentit për të parë se çfarë ndodh në ekran në çastin e shkrepjes. Ishte ideale për rastet kur fëmijët nuk e shikonin dot vetë se çfarë po shikoja unë. Kështu mund t'u tregoja se çfarë vura re tek fshihej mes pemëve, thjesht duke përdorur pamjen e drejtpërdrejtë në aplikacionin Canon Camera Connect të telefonit – kjo ishte brilante."

Përveç ruajtjes së fotove dhe të videove në një kartë microSD që mbani në Canon PowerShot ZOOM4, mund të shfrytëzoni edhe mundësitë e lidhjes së kamerës për ruajtjen e përmbajtjeve përmes valëve me smartfonin tuaj dhe prej aty t'i ndani pamjet me shoqërinë dhe ndjekësit tuaj në rrjetet sociale.

Shkruar nga Natalie Denton

  1. Kamera nuk vjen me karikues. Kërkesa minimale për karikim është një burim elektrik që përputhet me USB PD duke ofruar minimumi 5V, 1.5A me dalje USB Type-C dhe duke përdorur kabllon e dhënë USB Type-C nga të dy anët. Kur shkrepni video ose foto korrenti i kalon vetëm kamerës pa karikuar baterinë e brendshme. Koha e karikimit me Canon PD-E1 është afro 1 orë 50 min.
  2. Koha maksimale e regjistrimit është 9 min 59 sek për rast. Nuk mund të kryhen filmime gjatë lidhjes me Wi-Fi.
  3. Të gjitha pamjet e nxjerra në këtë artikull janë krijuar me një model para qarkullimit zyrtar.
  4. Karta e memories nuk jepet bashkë me kamerën.

Artikujt e lidhur

  • FOTOGRAFIA E NATYRËS

    Përfshihuni nga natyra

    Fotografi i natyrës, Tolga Aktas, flet për mënyrën si mund t'ju ndihmojë PowerShot ZOOM të fokusoheni te momenti.

  • FAUNËN E EGËR

    Monokulare apo dylbi - cila është më e mira për vrojtimin e shpendëve?

    Canon PowerShot ZOOM është një kamerë monokulare në madhësi xhepi, ideale për vrojtimin e shpendëve – por si krahasohet me dylbitë Canon?

  • FOTOGRAFI SPORTIVE

    Fotografia sportive me shkrepje çasti

    Fotografja profesioniste, Molly Darlington, eksploron se si mund të shkrepni momentet e mëdha sportive me një kamerë xhepi.

  • FOTOGRAFIA E NATYRËS

    Me zemër të lirë

    Pesë arsyet përse PowerShot SX740 HS është ideal për fotografinë e natyrës.