Canon PowerShot SX740 HS dhe Canon PowerShot ZOOM janë dëshmia se gjërat e mira vijnë në paketime të vogla – peshëlehta, në madhësi xhepi dhe ekonomike, ato përbëjnë një shtim fantastik në kompletin e fotografëve sportive ose të prindërve që kërkojnë të shkrepin kujtime.
Shkrepja e aksionit të dëlirë të një ndeshjeje futbolli fëmijësh kërkon reflekse të shpejta dhe një zmadhim edhe më të mirë, siç ka kuptuar mirë dhe ish-përfaqësuesja e nderit e Canon dhe fotografe profesioniste e sporteve, Molly Darlington. Molly ka nisur të shkrepë sportet në vitin 2015 ndërsa ishte ende në universitet. Ajo në vijim u mor me shkrepjen e ndeshjeve të futbollit të Premier League dhe Championship, drejt e nga universiteti.
Përvoja e saj e fortë me sportet bënte që t’i njihte saktësisht momentet e shkrepjes gjatë një ndeshjeje futbolli. Pajisur me një Canon PowerShot SX740 HS në madhësi xhepi, që vjen me një zmadhim të fuqishëm optik prej 40x në trupin e vet kompakt, së bashku me kamerën me formë monokulari Canon PowerShot ZOOM, ajo i shndërroi aftësitë e saj të narracionit profesional në fushë në nivel amator. Këto dy kamera praktike janë gjithashtu ideale për shkrepjen e aktiviteteve familjare në natyrë ose rastisjen e kafshëve të egra, dhe do t’ju sjellin më pranë aksionit.
Duke shpjeguar se çfarë përpiqet të krijojë zakonisht në imazhet e saj, Molly thotë: "Shpresoj të tregoj historinë e lojës, çfarë ka ndodhur gjatë saj dhe të shfaq uIjet e ngritjet në mënyrë që kur dikush ta shikojë imazhin të kujtohet me saktësi se kur ndodhi ai moment.
"Synoj gjithnjë të kap çastet e paharrueshme në sport. Zakonisht në një lojë futbolli nxjerr golat, festimet dhe çastet e rëndësishme, si p.sh. marrjen e ndonjë kartoni të kuq. Gjithashtu kërkoj për emocion në imazhet e mia – qoftë emocion, zemërim, acarim apo shfryrje – nga lojtarët apo turma.”
Këtu Molly shpjegon se si mund të bëni të njëjtën gjë me një konfigurim të thjeshtë e kompakt.