Nga dixhitale në analoge: printimi i ngjitëseve dhe minifotografive për skejtbord në parkun e skejtbordit

Si mundësia për të marrë me vete një printer Canon Zoemini 2 me madhësi xhepi në parkun e skejtbordit i mundësoi skejtbordistes Helena Long të ruante kujtimet, të ndante momente të veçanta me miqtë dhe të personalizonte skejtbordin e saj.
Një pamje e skejtbordistes Helena Long duke kryer një manovër në një park skejtbordi, parë përmes një objektivi sypeshk, me ngjitëset e personalizuara të krijuara me printerin portativ Canon Zoemini 2 të dukshme në pjesën e poshtme të skejtbordit të saj. © Rafal Wojnowski

Ka një energji të veçantë në parqet e skejtbordit. Zakonisht janë të mbushura me grafiti mjaft kreativë, ndërsa skejtbordet gjithmonë bien në sy për dizajnet dhe ngjitëset e tyre shumëngjyrëshe. Skejtbordistëve u pëlqen t’i dekorojnë dërrasat e tyre me grafika unike dhe të personalizuara. “Kjo kulturë ka kaq shumë pika të përbashkëta me muzikën, modën, dizajnin dhe njerëzit krijues të të gjitha llojeve”, thotë skejtbordistja profesioniste Helena Long. Çfarë mund të përshtatej më natyrshëm në këtë botë kreative sesa Canon Zoemini 2? Është një printer portativ me valë, që mund ta fusni në xhep dhe ta merrni me vete në parkun e skejtbordit, ku mund të printoni miniprintime me ngjitje, rezistente ndaj ujit dhe gërvishtjeve, të gatshme për t’u përdorur menjëherë.

Këtë bëri edhe Helena.

“Gjithmonë kam bërë fotografi dhe kam mbajtur albume e ditarë, duke dokumentuar udhëtimet e mia”, thotë ajo. “Si edhe ngjitëse. Çdo skejtbordist i pëlqen shumë ngjitëset. Prandaj më pëlqeu shumë të krijoja ngjitëset e mia dhe t’i printoja.”

Skejtbordistja Helena Long është ulur mbi skejtbordin e saj në një mur të parkut të skejtbordit, nën një pemë, duke u përgatitur të përdorë një printer portativ Canon Zoemini 2 për të printuar ngjitëset dhe fotografitë e saj.

Helena Long është marrë profesionalisht me skejtbord që nga viti 2018. Ajo merr pjesë në videot e sponsorëve të saj, udhëton për në aktivitete dhe takime skejtbordi, si dhe kontribuon në projekte të tilla si ndërtimi i parqeve në vende që nuk kanë hapësira të përshtatshme. Duke pasqyruar kreativitetin që ajo sheh në kulturën e skejtbordit, ajo gjithashtu luan në një grup muzikor dhe ka studiuar ilustrim në universitet. © Rafal Wojnowski

Skejtbordistja Helena Long fut një printer portativ Canon Zoemini 2 në xhepin e xhinseve, ndërsa në dorën tjetër mban një skejtbord.

Printeri Canon Zoemini 2 funksionon me bateri (me karikim të shpejtë nëpërmjet USB-C), është i lehtë dhe në madhësi xhepi, çka e bën të lehtë marrjen e tij kudo për të krijuar ngjitëse, një ditar apo printime çasti pa qenë i lidhur me rrjetin, madje edhe në një stol parku skejtbordi, pa pasur nevojë për një tavolinë, laptop apo prizë elektrike. © Rafal Wojnowski

Canon Zoemini 2: krijimi i kujtimeve, ndarja e tyre me miqtë

Për Helenën, mundësia për të printuar fotografi në vend nuk kishte të bënte thjesht me dokumentimin e një manovre të caktuar, por më shumë me përjetimin e emocionit të suksesit të një miku. Ajo përpiqej të zgjidhte fotografi ku të dallohej personi dhe të kuptohej saktësisht se çfarë manovre po kryente, të paktën nëse e njihje sadopak botën e skejtbordit.

Përveç fotografive në aksion, Helena printoi po aq fotografi të njerëzve, vendeve dhe momenteve që ndodhën. Ajo ua dhuroi fotografitë e printuara miqve si kujtim të një dite të veçantë dhe pranon se zakonisht printonte edhe një kopje për vete, në mënyrë që edhe ajo ta ruante atë moment.

Zgjedhja e kompozimit të duhur nuk ishte gjithmonë e lehtë. “Dëshiron të kapësh gjithçka: personin, mundësisht fytyrën e tij, si dhe gjithashtu skejtbordin e tij”, thotë ajo. “Nuk dëshiron t’i presësh këmbët, krahët apo lëvizjet. Edhe kjo kërkon mjeshtëri.”

Skejtbordistja Helena Long mban një smartfon me aplikacionin Canon Mini Print të hapur në ekran, ndërsa modifikon një foto të saj me skejtbord dhe i shton efekte.

“Kam kaluar një fazë kur përdorja kamera çasti,” thotë Helena, “por letrat e tyre mbaronin shumë shpejt, ishin mjaft të ngadalta dhe fotot nuk dilnin ekzaktësisht siç i kisha imagjinuar. Me aplikacionin Canon Mini Print, është vërtet bukur të kesh mundësinë të modifikosh foton përpara se ta printosh, ta presësh, si dhe t’i shtosh tekst, korniza dhe efekte filtrash, në mënyrë që të jesh i sigurt se fotoja e printuar do të jetë pikërisht ajo që dëshiron.” © Rafal Wojnowski

Skejtbordistja Helena Long mban në dorë një printer portativ Canon Zoemini 2, ndërsa një person tjetër mban miniprintimin e një fotografie të një skejtbordi, të cilën printeri sapo e ka printuar.

Helenës i pëlqente mundësia për t’u dhuruar printime miqve në çast, të dekoruara me grafika të shtuara në aplikacionin Canon Mini Print. Ajo kujton gjithashtu një rast të veçantë. “Në parkun e skejtbordit ishte një vajzë e vogël me skuterin e saj dhe asaj i pëlqen shumë ky qen që i përket një banori të zonës, i cili vjen gjithmonë këtu. Kështu, i bëra një fotografi qenit dhe i printova një ngjitëse asaj. Ajo e ngjiti në timonin e skuterit të saj. Është kaq e menjëhershme. Është thjesht një grimcë gëzimi.” © Rafal Wojnowski

Si të modifikoni fotografitë dhe t’i printoni në lëvizje

Sigurisht, me aplikacionin Canon Zoemini 2 dhe Canon Mini Print, nuk është e nevojshme të realizoni paraprakisht fotografinë perfekte për të marrë printime të bukura.

“Është gjëja më e lehtë për t’u përdorur”, shpjegon Helena. “Thjesht instalon aplikacionin në telefon dhe ai lidhet me printerin me Bluetooth. Mund t’i modifikoni fotografitë tuaja, t’i prisni dhe t’u shtoni vija të çrregullta, stampa dhe vizatime zbavitëse, si dhe korniza, filtra dhe efekte, përpara se t’i printoni. Është gjithashtu argëtuese të shikosh në aplikacion ecurinë e printimit, ndërsa fotografia del fizikisht nga printeri.

“Printimi zgjat më pak se një minutë dhe mund t’i përdorni menjëherë ngjitëset, duke i vendosur kudo që dëshironi. I ngjita në skejtbordin tim, në biçikletë, në fletoren time dhe në pjesën e pasme të kapakut të telefonit.”

Canon Zoemini 2 funksionon me bateri, kështu që mund ta përdorni kudo dhe nuk ka nevojë për fishekë boje, pasi përdor letër pa bojë ZINK1 dhe mund të printojë minifotografi me përmasa 2 x 3 inç ose rrathë 1,3 inç të prerë paraprakisht, të dyja me pjesë të pasme me ngjitje. Fotografitë e printuara janë plotësisht të thata sapo dalin nga printeri dhe janë rezistente ndaj ujit dhe gjurmëve të gishtave.

“Në fillim, kisha pak frikë se mos i njollosja fotografitë e printuara, sidomos nëse i kisha duart pak të pista nga skejtbordi”, rrëfen Helena. “Por nuk pati asnjë problem. Dhe mund të vizatosh menjëherë mbi to.”

Skejtbordistja Helena Long vendos një ngjitëse të personalizuar, të krijuar duke përdorur një printer portativ Canon Zoemini 2, në pjesën e poshtme të skejtbordit të saj.

Falë pjesës së pasme me ngjitje, printimet janë gati për t’u përdorur, pa pasur nevojë për ngjitës ose shirit ngjitës. Kjo i bën ato ideale për një ditar, si dhe për të personalizuar me lehtësi dërrasën e skejtbordit me një ngjitëse të përshtatshme në madhësi dhe të printuar në çast. © Rafal Wojnowski

Skejtbordistja Helena Long vizaton në një faqe fletoreje në të cilën ka ngjitur një foto të saj me skejtbord të printuar me një printer portativ Canon Zoemini 2, të vendosur aty pranë.

Në vend të bojës, Canon Zoemini 2 përdor letër të veçantë të integruar me mikrokristale që reagojnë ndaj nxehtësisë. Si rezultat, printimet dalin plotësisht të thata, rezistente ndaj njollave dhe ujit. Kjo do të thotë se mund të shkruani dhe të vizatoni mbi to, përveçse t’i shtoni tekst, efekte dhe lloje të ndryshme elementesh grafike në aplikacion - opsionet krijuese janë praktikisht të panumërta. © Rafal Wojnowski

Ide për punime artizanale, kolazhe dhe albume me printer çasti

Helena zbuloi se fotografitë e printuara me Canon Zoemini 2 ishin perfekte për ditarë dhe albume krijuese. Ajo përdori lapostila me majë me fibra ose me bojë për të vizatuar modele në faqe përpara se të ngjiste printimet dhe më pas skicoi dhe vizatoi edhe mbi to. Stilolapsat dhe, madje edhe bojërat nuk përhapen dhe nuk e dëmtojnë fotografinë.

Me formimin e saj në ilustrim, Helena sheh shumë mundësi për përdorimin e fotografive të printuara. Mund të vendosësh dy imazhe në një printim, si në një kolazh. Asaj i pëlqente ta përdorte këtë mundësi për të lidhur së bashku gjëra që kishin ndodhur në të njëjtën ditë ose që kishin lidhje me njëra-tjetrën, si për shembull një pikë referimi ose monument që i kujtonte një vend që kishte vizituar, së bashku me diçka që kishte ndodhur atje. “Kështu, bashkova disa kujtime nga një ditë e veçantë që kisha kaluar.”

Përveç letrës rrethore të prerë paraprakisht, “mund të kesh forma të ndryshme, të cilat, besoj, mund t’i presësh më pas dhe po mendoja t’i përdorja për kartolina dhe gjëra të ngjashme. Aplikacioni është vërtetë i lehtë në përdorim dhe ka shumë opsione për të krijuar gjëra të ndryshme.

“Pata një ditëlindje në fundjavë dhe bëra një ngjitëse të personalizuar dhe e ngjita në brendësi të letrës. Është e lehtë t’i personalizosh për miqtë, sepse mund të shkruash mesazhe si “Gëzuar ditëlindjen!” mbi to, kështu që mund të shërbejnë edhe si kartolina më vete.

Mund të printosh edhe etiketa, kështu që mund t’i etiketoj të gjitha. Partneri im u zhvendos në një shtëpi të re dhe duhej të vendoste emrin në kutinë postare, ndaj i bëra një ngjitëse të personalizuar me emrin e tij. Mendoj se është etiketa ngjitëse më e bukur për kuti postare nga të gjitha.”

Dy faqe të albumit të skejtbordistes Helena Long, me fotografi të printuara me printerin portativ Canon Zoemini 2, si dhe grafika të vizatuara me dorë dhe një degëz të vogël me lule të ngjitur në një cep.

“Më pëlqeu të ngjisja fotografi në albumin tim”, tregon Helena. “Para se ta printoja fotografinë, i shtoja emoji dhe ikona të vogla, si për shembull akullore, sepse ishte një ditë e nxehtë. Më pas, në faqe shtoja vizatime dhe gjëra që kisha gjetur gjatë rrugës, të cilat shoqëronin fotografinë dhe i jepnin historisë pak më shumë thellësi. Gjithçka ishte një kujtim i ditës që kisha kaluar me mikun tim”. © Rafal Wojnowski

Një printer portativ Canon Zoemini 2 i vendosur në pjesën e poshtme të një skejtbordi të zbukuruar me foto ngjitëse të personalizuara të krijuara me anë të printerit.

“Zakonisht, në fotografitë me skejtbord ka shumë lëvizje,” vëren Helena, “por printimet janë vërtet të qarta; mund të më shohësh mua mbi skejtbord duke bërë manovrën, si dhe çdo detaj tjetër. Detajet më pëlqejnë vërtet shumë. Canon Zoemini 2 është kaq i lehtë për t’u përdorur dhe është një pajisje e vogël kaq argëtuese për ta pasur në xhep!” © Rafal Wojnowski

Canon Zoemini 2: printeri portativ i fotografive për ta marrë kudo me vete

“Udhëtoj shumë dhe gjithmonë përpiqem të marr me vete sa më pak gjëra”, thotë Helena. “Por, në të njëjtën kohë, më pëlqen të mbledh gjëra dhe të sjell me vete kujtime nga vendet që vizitoj. Ky është një printer vërtet i vogël dhe kompakt. Thjesht futet në xhep. Është afërsisht sa një karikues portativ ose pothuajse sa telefoni im, kështu që mund ta marr me vete me shumë lehtësi kudo.

“Mezi pres ta marr me vete në udhëtimet për skejtbord dhe t’u dhuroj ngjitëse miqve, si dhe të mbaj një album të vogël me kujtime nga udhëtimet, të cilin mund ta shfletoj përsëri një ditë në të ardhmen.”

Helena sheh një vlerë të veçantë në sjelljen e imazheve dixhitale përsëri në botën analoge. “Si në skejtbord, ashtu edhe në fotografi, është e rëndësishme të kesh një objekt fizik. Mendoj se sot shumë njerëz janë të përfshirë vetëm në botën e internetit dhe po humbasin kontaktin me gjërat fizike, si të mbash në duar një libër, një revistë ose një fotografi të printuar, madje edhe të kesh diçka të kornizuar në mur. Mendoj se është shumë e rëndësishme t’i ruajmë gjërat edhe në formë të printuar.

“Fakti që ekziston një pajisje e vogël teknologjike që e bën kaq të lehtë këtë gjë do të thotë, shpresoj, se edhe brezat e ardhshëm do të duan të vazhdojnë të mbledhin e të krijojnë gjëra dhe të mbajnë gjallë një album të vogël”. Gjëra të tilla, që të mos jenë gjithmonë në ekran.”

Në parkun e saj lokal të skejtbordit, Helena u tregoi miqve të saj se çfarë po bënte me Canon Zoemini 2. “Disa prej tyre që kanë fëmijë thanë: ‘Oh, vajzës sime do t’i pëlqente shumë!’ Dhe unë u thashë: “E di, mendoj se të gjithë e duam!” Është padyshim diçka për të gjithë. Por mendoj se skejtbordi, në veçanti, ka këtë energji të jashtëzakonshme fëmijërore, mund të jemi rritur, por thjesht duam vazhdimisht të luajmë. Dhe kjo ishte vërtet argëtuese!”

Jeni gati të krijoni një album ose të personalizoni skejtbordin tuaj? Zbuloni Canon Zoemini 2 me madhësi xhepi, që funksionon pa bojë dhe filloni t’i sillni fotografitë tuaja dixhitale në botën reale, kudo që të shkoni.



Shkruar nga Alex Summersby

  1. 1 ZINK, Zero Ink dhe logoja ZINK janë marka tregtare të ZINK Holdings, LLC, të regjistruara në SHBA dhe në vende të tjera.

Produkte të ngjashme

    Canon Zoemini 2 [E artë e trëndafiltë]

    Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2.

    SELPHY CP1500 [E bardhë]

    Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.

    SELPHY QX20 [Gri e errët]

    Bëhuni krijues për sa u përket momenteve speciale të jetës, me printime të këndshme që mund t'i prodhoni në lëvizje në dy madhësi nga pajisja juaj inteligjente

    EOS R50 [E zezë]

    Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.

Artikuj të ngjashëm

Kthimi i momenteve në kujtime me printerin Canon Zoemini 2

Si mbajtja e një ditari kujtimesh sjell qetësi dhe përqendrim në jetën e ngarkuar të një studenteje dhe si printeri Canon Zoemini 2 ka çliruar krijimtarinë e saj.

Printimi në lëvizje i fotografive nga dritarja e trenit

Mënyra se si Katie Edwards solli në jetë fotografitë e saj të pazakonta të udhëtimit duke marrë me vete në tren një printer kompakt fotografik Canon.

Printoni etiketat tuaja

Etiketat e printuara dhe të punuara me dorë mund t'ju ndihmojnë të organizoni jetën, shtëpinë dhe hobit tuaja.

Personalizoni gjërat tuaja

Printoni ngjitëse të personalizuara për sendet tuaja personale me një printer portativ Canon.