"Desha të riorganizoj dhe etiketoj një mobilie me dizajnet e mia," - thotë Caroline. "Organizimi mund të jetë i mërzitshëm, ndaj krijimi i etiketave me ngjyra mund të jetë një mënyrë e mirë për t'i dhënë hare e personalitet gjithë procesit." © Caroline Prudhon
Qoftë nëse organizoni gardërobën, dollapët e ushqimeve apo artikujt e blerjeve, apo përgatitje të stilizuara për tryezën e shtëpisë, marka ngjitëse të biznesit tuaj apo etiketa dhuratash të bëra vetë, etiketat e punuara me dorë nuk janë vetëm tejet të dobishme, por dhe një mënyrë për të shprehur krijimtarinë tuaj.
Ne kemi pyetur dy punëdoriste dhe krijuese me prani në internet se si i sistemojnë gjërat me stil dhe bukuri përmes etiketave. Caroline Prudhon drejton një blog punëdoreje, Linea's Papers (@lineaspapers), ndërsa Laetitia Lazerges (@Vert_Cerise) është një blogere e vetëpunimeve, punëdoriste profesionale dhe autore e 19 librave mbi punëdoren dhe vetëpunimet.
"Besoj fort te sistemimi i gjithçkaje, nga dokumentacioni deri te veshmbathjet, pasi ma bën jetën më të lehtë dhe më kursen kohë," - thotë Laetitia, e cila e ka nisur blogun e saj të punëdores që në vitin 2007. "Etiketimi është mënyra më e mirë për të kombinuar organizimin me krijimtarinë."