Mini Print app
alt text goes here

Canon

Aplikacioni "Mini Print"

Jepuni stilin tuaj fotove me "Canon Zoemini" dhe "Canon Zoemini S"

Shkarkoni në iOS

Shkarkoni në Android

Jepuni jetë momenteve tuaja

Me akses ekskluziv në opsione të këndshme e krijuese dhe lidhje direkte drejt të gjitha pozave tuaja të rrjeteve sociale, aplikacioni "Mini Print" është partneri ideal për printime unike, të shpërndashme dhe të personalizuara nga "Canon Zoemini" dhe "Canon Zoemini S".

Shkrepni e krijoni

Qeshni, inkuadroni e shkrepni momentet ideale me aplikacionin "Mini Print" ose hapni skedarët e fotove dhe llogaritë tuaja në "Facebook", "Instagram", "Google Photo", "Dropbox" apo "iCloud" për t'i transformuar pozat në foto të këndshme çasti. Çdo foto me shpinë ngjitëse e përmasave 2×3 inçë printohet me teknologjinë ZINK™ për t'u rezistuar njollave, grisjes dhe ujit, gati për t'u ndarë në çast me të tjerët.

Capture and create

Foto të përkryera

Jepuni karakter fotove tuaja me anë të opsioneve të këndshme të ristilizimit të aplikacionit "Mini Print". Provoni një kornizë, vendosni ndonjë filtër ose shtoni vizatimet e shkrimet tuaja për një frymë më të veçantë. Për autoportrete që bien në sy, provoni efektet direkte të kamerës dhe AR për printime të shpërndashme me të papritura të këndshme.

Picture-perfect

Koleksione krijuese

Ushtroni aftësinë tuaja krijuese dhe kombinojini pozat e preferuara në kolazh me funksionin e kolazhit inteligjent, ose përdorni funksionin e kudratimit për të nxjerrë posterë ngjitës që bien në sy nga katër apo nëntë poza më të vogla.

Creative collections

Konfigurimi

Bëhuni edhe më krijues me aplikacionin "Mini Print" për modelin tuaj të "Canon Zoemini S". Për një autoportret me pozë ideale apo shkrepje të fotove të grupit, përdorni cilësimin e vetëkohëmatësit dhe të shkrehësit në distancë. Vendosni një vonesë prej 3 sekondash me kohëmatësin dhe përdorni shkrehësin në distancë për të pasur kohën e mjaftueshme për kompozimin e pozës për veten dhe shokët.

Tailor-made

Pajtueshmëria me aplikacionin "Mini Print"

Ky aplikacion është tërësisht i pajtueshëm me "Canon Zoemini" dhe "Canon Zoemini S" dhe ofrohet falas për pajisjet me "iOS" dhe "Android".

Duhet që pajisja portative të lidhet me "Canon Zoemini" ose "Canon Zoemini S" nëpërmjet "Bluetooth®" dhe aplikacionit "Canon Mini Print", i cili ofrohet falas në "App Store" dhe "Google Play". Kompatibil me pajisjet celulare që funksionojnë me iOS 9.0 ose më vonë, dhe pajisjet Android me Android 4.4 ose më të vonshëm.

Shkrepni, printoni dhe vazhdoni

Kthejini kujtimet në printime me printerin e xhepit – shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje