Nga formati dixhital në atë analog: mënyra se si printimi u shtoi një dimension tjetër fotografive të pazakonta të udhëtimit të Katie Edwards

Katie Edwards ka shkrepur qindra e mijëra fotografi gjatë udhëtimeve me tren dhe kësaj radhe ajo mori me vete një printer kompakt Canon për ta bërë printimin pjesë të vetë udhëtimit.
Fotografja e udhëtimeve, Katie Edwards, rregullon katër printime fotografike në madhësi kartoline në parvazin e dritares së trenit dhe në tavolinën më poshtë mund të shihet printeri fotografik portativ Canon SELPHY CP1500 që ajo përdori për t'i printuar ato.

Fotografja dhe influencerja Katie Edwards ka një metodë të pazakontë të fotografimit gjatë udhëtimeve: ajo është e specializuar në shkrepjen e pamjeve nëpër botë përmes dritareve të trenave. Ajo ka udhëtuar me mijëra kilometra përgjatë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, ka bërë qindra e mijëra fotografi dhe ka ndarë imazhet e përzgjedhura në internet te llogaritë sociale të saj dhe në formë të printuar nëpër ekspozita.

Megjithatë, së fundi ajo ka marrë me vete një printer kompakt fotografik Canon në një udhëtim me tren në mënyrë që të mund të printojë dhe të ndajë në çast imazhet e saj. Me aplikacionin SELPHY Photo Layout në smartfonin e saj, i cili i mundësoi asaj që t'i transferonte fotografitë nga kamera dhe t'i printonte ato me valë në printerin portativ, ajo mund të marrë me vete kudo një mini studio kompakte fotografie. Ideja ishte që, edhe pse fotografitë e saj kapin momente kalimtare, printimet do t’i ruanin ato dhe do t’i rikthenin në botën fizike, si fragmente të vogla dhe të prekshme të një përvoje të përbashkët. Si rezultat, ky projekt krijoi lidhje që Katie nuk i kishte parashikuar. Ja se çfarë ndodhi.

Fotografja e udhëtimeve, Katie Edwards, qëndron në korridorin e trenit duke bërë fotografi nga dritarja me kamerën Canon.

Katie ka përdorur vetëm kamera Canon qëkur ajo ishte 16 vjeç dhe kamera e saj e parë ishte një Canon EOS 5D Mark II. Aktualisht, ajo fotografon me një kamerë EOS R5. "Doja një kamerë me një sensor me kuadër të plotë, duke qenë se sa më shumë detaje të kap, aq më mirë del rezultati." Ajo fotografon me shpejtësi të lartë shkrepjeje për të marrë një imazh sa më të mprehtë të jetë e mundur pavarësisht shpejtësisë me të cilën lëviz treni. "Nuk dua që imazhet të japin përshtypjen e lëvizjes", - thotë ajo. "Mua më interesojnë detajet." Për këtë projekt, asaj i duhej një printer fotografik portativ dhe i aftë të riprodhonte detajet që ajo kërkonte. © Katie Edwards

Një printer fotografik portativ Canon SELPHY CP1500 është vendosur në një tavolinë të vogël poshtë dritares së trenit, me një printim fotografik në sirtarin e daljes dhe disa printime të tjera të ndryshme të shpërndara përreth.

"Dritaret e trenave janë shpesh shumë të pista, me gërvishtje e shenja të çuditshme. Kjo nuk vihet re kur fotografon përmes tyre, por ato mund të krijojnë ndonjëherë një filtër shtesë të këndshëm, ndonëse ende nuk e di se çfarë rezultati do të marrësh". Katie shpesh përdor ISO të lartë dhe këta dy faktorë mund të kombinohen për t'u dhënë fotografive të saj një efekt dallues kokrrizimi. Printeri Canon SELPHY CP1500 jo vetëm që i mundësoi Katie të printojë në lëvizje, por prodhoi gjithashtu printime me cilësi laboratori të afta për të pasqyruar karakterin individual të fotografive të saj. © Katie Edwards

Fotografi udhëtimesh nga një këndvështrim ndryshe

Gjithçka filloi disa vite më parë. Sa herë që Katie, një fotografe profesioniste, merrte trenin për të bërë fotografi përreth Mbretërisë së Bashkuar, ajo natyrshëm që kishte me vete kamerën e saj dhe kështu lindi pasioni i saj i pazakontë. “Pas rreth gjashtë muajsh apo diçka të tillë,” kujton ajo, “fillova të bëja ekspedita të dedikuara për fotografi nga dritarja e trenit. Fillova me një udhëtim të shkurtër në Holandë sepse doja të fotografoja tulipanët nga dritarja e trenit. Nga ky moment e tutje, pasioni sa vinte e rritej.

"Fillova të bëja udhëtime të gjata me tren në Evropë kur bashkëshorti im aktual dhe unë ishim në një marrëdhënie në distancë; ai ishte në Gjermani, ndërsa unë në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë synojmë pjesën tjetër të Evropës dhe udhëtojmë së bashku."

Jo shumë kohë më parë, Katie përfundoi një udhëtim prej 10 000 miljesh përreth SHBA-së me trenat e Amtrak, i cili rezultoi në një ekspozitë printimesh në një galeri në Londër. Në prill të vitit 2026, Interrail sponsorizoi një ekspozitë të fotografive të saj nga dritarja e trenit, që paraqisnin Holandën gjatë sezonit të lulëzimit, e cila u mbajt në stacionin Utrecht Centraal.

“Në fillim, për mua ishte kryesisht thjesht për të shkrepur një fotografi të veçantë dhe për kapjen e një momenti të pazakontë,” shpjegon Katie. "Ndonjëherë fotografoj një peizazh, por në të vërtetë ka të bëjë më shumë me detajet e pazakonta që mund të kapësh në shpejtësi.

"Gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit nga Beogradi në Sarajevë, fotografova një vajzë në mes të kërcimit mbi një trampolinë – ajo ishte në ajër me plot kuptimin e fjalës, duke përshëndetur me dorë në skaj të kornizës së fotografisë. Kam kaluar pranë qindra oborreve dhe trampolinave, dhe kjo ishte një nga ato gjërat që kisha në listën e dëshirave dhe që doja vërtet të ndodhte. Ndjeva një gëzim të pamasë. Disa nga gëzimet e mia më të mëdha ndodhin kur arrij të kap diçka të pazakontë nga dritarja e trenit. Dhe është pothuajse edhe më kënaqësi kur diçka shfaqet vetëm në skajin e kornizës së fotografisë, sepse rrezikonte të mos kapej aspak."

Një dorë zgjatet për të kapur një nga tre printimet fotografike në madhësi kartoline të mbështetura mbi sediljen e trenit, të printuara me një printer fotografik portativ Canon SELPHY CP1500.

"Përfshirja e skajeve të dritares për të inkuadruar pamjen është e rëndësishme", - thotë Katie. Së pari, kjo teknikë për të është më interesante sesa thjesht koleksionimi i fotografive të peizazheve. "Gjithashtu, kur mbulon distanca shumë të mëdha, kjo të jep ndjesinë e vazhdimësisë përgjatë peizazheve shumë të ndryshme. Kjo bën që diçka aq masive sa një kontinent të jetë më gjithëpërfshirëse." Printimet me madhësi kartoline 100x148mm (4x6 inç) që Katie prodhoi me printerin e saj Canon SELPHY CP1500 u përshtateshin kompozimeve të saj dhe krijuan një lidhje më të fortë me imazhet. © Katie Edwards

Fotografja e udhëtimeve, Katie Edwards, qëndron si siluetë në dritaren e derës së trenit duke mbajtur kamerën e saj Canon.

Kur Katie kombinon së bashku në një sekuencë fotografitë e saj në tren, si p.sh. për një ekspozitë, ajo thotë se e fillon gjithmonë punën me një siluetë të vetes në dritaren prej nga ku fotografohet. Kjo teknikë krijon kontekst, duke e filluar udhëtimin "me një lloj sinjali që tregon se ndodhemi në tren dhe silueta është e imja". Njëkohësisht, ajo shton: "Mendoj se silueta është e rëndësishme sepse ajo krijon një atmosferë misterioze dhe shikuesit mund ta imagjinojnë realisht shumë veten e tyre në të". © Katie Edwards

Nga ditar udhëtimesh në rrëfim udhëtimesh

Megjithatë, nuk mbaron me kaq. "Zbulova se treni funksionon si një platformë e përsosur me rrota – kur shkrep në seri dhe më pas i radhit fotografitë nga dritarja së bashku, t'i nxjerr panorama masive lineare. Kjo nuk ishte pjesë e planit, por më pëlqeu shumë."

Më pas, vazhdon ajo, filloi të bashkonte në sekuenca një sërë fotografish, duke krijuar praktikisht filma me animacion kornizë pas kornize (stop-motion). "Në fillim, këtë e bëra thjesht sepse doja të gjeja një mënyrë për t’i ndarë ato në internet dhe për t’i bërë të arrinin te një audiencë më e gjerë. Por mendoj se, me kalimin e kohës, kjo u shndërrua pothuajse po aq në filmim, sa edhe në fotografi."

Katie zbulon se shpërndarja e punës së saj ka nxjerrë një rezultat befasues. "Ndonjëherë, njerëzit që fotografoja përmes dritares i zbulonin imazhet ku ishin fotografuar dhe më pas kontaktonin me mua. Është surreale të kesh këtë lidhje thjesht për faktin se i fotografova një herë ata rastësisht nga një tren në lëvizje."

Me apo pa qëllim, Katie thotë se kjo lidhje me njerëzit është kthyer në diçka të rëndësishme për të. Kjo ishte një ndër arsyet përse ajo dëshironte të hapte ekspozitën e saj në stacionin Utrecht Centraal – "Mendova se do të ishte emocionuese të takoja njerëzit që sapo ishin kthyer nga udhëtimi prej nga ku i fotografova." Duke zgjeruar këtë aspekt të komunitetit, ajo ka krijuar gjithashtu klubin e saj të postës hekurudhore: çdo muaj, ajo i dërgon abonentëve të saj printime kartoline të fotografive nga dritarja e trenit, me një letër shoqëruese që tregon historinë pas fotografive.

Fotografja e udhëtimeve, Katie Edwards, qëndron ulur në një tren së bashku me printerin fotografik portativ Canon SELPHY CP1500 në tavolinën poshtë dritares.

"Ndonjëherë, - tregon Katie, - kur fotografoj gjatë një udhëtimi të tërë me tren, ndihem se nuk jam në të vërtetë një fotografe, por një makineri. Bëj kaq shumë fotografi. Vetëm pas këtij momenti mund t'i shoh detajet ndërsa përshkoj udhëtimin sipas ritmit tim." Kësaj radhe, printimi gjatë udhëtimit me tren i dha asaj mundësinë për t'u tërhequr dhe për të rishikuar shumë më shpejt se zakonisht. © Katie Edwards

Një person duke shtuar një koment me shkrim dore në pjesën e pasme të printimit fotografik në madhësi kartoline të prodhuar në një printer Canon SELPHY CP1500. Disa printime të tjera janë të vendosura me anën e fotografisë lart, ndërsa disa kanë komente të shkruara me shkrime dore të ndryshme.

Qëllimi i Katie është që printimi në çast i fotografive në dritaren e trenit të transformojë imazhet e saj dixhitale sërish në diçka të prekshme, personale dhe të përbashkët. Printimet me sublimim boje të prodhuara nga Canon SELPHY CP1500 janë të qëndrueshme, rezistente ndaj gjurmëve të gishtave dhe të përshtatura mirë për të shkruar mesazhe dhe përgjigje personale mbi to. © Katie Edwards

Shndërrimi i dixhitales në diçka të prekshme

Prekshmëria e printimeve është thelbësore për Katie. "Interneti është gjenial në shumë mënyra, por është pjesë e natyrës sime që të kërkoj edhe ndërveprimin fizik. Edhe nëse nuk e takon aspak personin, sërish është një lloj shkëmbimi fizik."

Ky ishte qëllimi i Katie për këtë projekt printimi. Ajo planifikoi t'i printonte fotografitë e saj ndërsa ishte në tren dhe t'i linte pas printimet në vagonin ku ato ishin shkrepur. Në pjesën e prapme të çdo printimi, ajo ftonte këdo që i gjente që të shkruanin diçka rreth udhëtimit të tyre ose thjesht se çfarë ndienin në atë moment. Në këtë mënyrë, printimet do të bëheshin një shkëmbim mes udhëtarëve anonimë, ku njëra palë kapte momentin kalimtar në formë të prekshme, ndërsa pala tjetër i kthente përgjigje. Në ndryshim nga imazhet thjesht dixhitale ku dikush komenton rreth tyre në internet, printimi fizik në një vendndodhje reale ndryshon mënyrën se si njerëzit lidhen me të.

"E adhuroj këtë gjë – pra, të fsheh gjërat në një vend dhe të ndërveproj me njerëzit," - rrëfen Katie. Ajo zbulon se, në stacionin qendror të trenit në çdo kryeqytet që ka vizituar, ka fshehur një vulë të vogël gome me një kod unik mbi të. Ndjekësit e saj në rrjetet sociale ftohen të sjellin bojë për vula dhe letër dhe të marrin një gjurmë të vulës; nëse mbledhin dhjetë të tilla, ajo u dërgon një poster falas. Ajo raporton se gjuetia e thesarit ka ngjallur reagime "kudo", nga Ankaraja e deri në Stokholm".

Duke ndjekur të njëjtën ide për këtë projekt printimi, Katie mori me vete në tren printerin kompakt Canon SELPHY CP1500. Ky printer fotografik portativ ishte ideal për këtë detyrë – ai përdor teknologjinë e printimit me sublimim boje, që do të thotë se prodhon printime me ngjyra të gjalla, me cilësi laboratorike, pa pasur nevojë për fishekë boje të veçantë. Printimet dalin plotësisht të thata dhe të gatshme për t’u përdorur menjëherë nga printeri, si dhe janë rezistente ndaj ujit, gërvishtjeve dhe gjurmëve të gishtërinjve.

Një përdorues duke mbajtur një smartfon me aplikacionin Canon SELPHY Photo Layout në ekran. Në sfond duket një printer fotografik portativ Canon SELPHY dhe një derë treni më tutje.

Katie printoi me valë duke përdorur aplikacionin SELPHY Photo Layout në smartfonin e saj. Ajo arriti t'i transferonte fotografitë e saj drejtpërdrejt nga kamera, t'i modifikonte ato në mënyrë opsionale dhe të shtonte bordura dhe efekte të tjera në aplikacion dhe më pas t'i printonte ato menjëherë në printerin SELPHY CP1500. © Katie Edwards

Një printim fotografik në proces e sipër në printerin Canon SELPHY CP1500. Disa printime të tjera në madhësi kartoline janë vendosur në tavolinën poshtë sirtarit të daljes.

Me anë të kasetës opsionale PCC-CP400, printeri SELPHY CP1500 mund të printojë në një larmi madhësish, duke përfshirë madhësinë e një karte krediti (54x86 mm), ngjitëset me madhësi karte krediti, ngjitëset katrore (54x54 mm) dhe miningjitëset (22x17,3 mm). Këto janë të shkëlqyera për punëdore dhe projekte të shumëllojshme, por Katie dëshironte diçka sa më të ngjashme të jetë e mundur me printimet standarde fotografike, ndaj zgjodhi madhësinë e kartolinës 100x148 mm (disponohet me ose pa shenjat e kartolinës në pjesën e pasme). © Katie Edwards

Krijimi i lidhjeve

Printimi ishte shumë i drejtpërdrejtë. Printeri SELPHY CP1500 ofron një gamë opsionesh lidhjeje, duke përfshirë kabllot USB-C për t'u lidhur me kompjuterë, kamera dhe njësi USB, si dhe një lexues karte të integruar, në mënyrë që ju ta nxirrni menjëherë kartën SD nga kamera direkt e te printeri. Katie zgjodhi të printojë me valë duke përdorur aplikacionin SELPHY Photo Layout në smartfonin e saj.

Aplikacioni ju jep mundësinë të personalizoni fotografitë tuaja përpara se t'i printoni ato, duke shtuar tekst, bordura dhe efekte krijuese, si vulat. Gjithashtu, mund të zgjidhni nga një sërë shabllonesh për një fotografi të vetme ose për disa fotografi në një printim. Katie zgjodhi t'i printonte imazhet e saj pa i përmirësuar ato në madhësinë më të madhe të kartolinës. "Vendosa të mos shtoj efekte, diçitura apo etiketa, - shpjegon ajo, - por dëshiroja t'i bëja ato më personale dhe të merrja reagimet me shkrim dore nga njerëzit në pjesën e prapme të tyre."

Një opsion në aplikacion i tërhoqi vëmendjen Katie: shtimi i një kodi QR, që krijon një lidhje ku shikuesit mund ta skanojnë për t'u transferuar në një faqe rrjeti apo faqe mediash sociale. "Është zbavitëse të lësh një printim me një kod QR mbi të dhe të shohësh se çfarë ndodh kur dikush e gjen atë. Në fakt, kjo ishte ideja ime fillestare – Që t'i lija printimet dhe thjesht do të shihja se çfarë lidhjeje krijojnë njerëzit me to."

Katie la disa printime në madhësi kartoline te sediljet e trenit dhe njerëzit lanë reagime me shkrim dore në pjesën e pasme të tyre. Megjithatë, filloi të ndodhte edhe diçka tjetër: ajo që Katie po bënte në vetvete theu akullin dhe nxiti biseda me bashkudhëtarët e saj. "Është e çuditshme të qëndrosh në tren dhe të bësh fotografi. Por kur nxjerr printerin në tren dhe fillon të printosh... epo, ky është momenti kur njerëzve u lind interesi.

"Çdokush ka arsye të ndryshme që merr trenin, qoftë për të shkuar diku apo për udhëtime të gjata dhe ky ishte pikërisht shkaku për nisjen e bisedave."

Disa printime fotografike në madhësi kartoline të prodhuara nga printeri Canon SELPHY CP1500, ku disa fotografi janë me pozicion për nga lart dhe disa përmbys me komente të dukshme me shkrim dore.

"Kur printoj për ekspozita, unë i printoj fotografitë e mia në përmasa reale – dritaret janë në përmasa reale. Trenat përgjatë gjithë Evropës kanë dritare shumë të ndryshme, gjë që u jep atyre personalitete të ndryshme. Megjithatë, këtu ideja ishte që t'i bënim printimet më intime dhe të aksesueshme, në mënyrë që ju të mund ta mbani botën e jashtme në pëllëmbën tuaj.” © Katie Edwards

Një printim fotografik i vetëm në madhësi kartoline, i prodhuar nga një printer Canon SELPHY CP1500, qëndron i mbështetur në sediljen e trenit, duke shfaqur një skenë të fotografuar përmes dritares së ternit nga fotografja e udhëtimeve, Katie Edwards.

Thelbi i projektit të Katie ka të bëjë me idenë se kthimi i gjërave sërish në format analog ndryshon mënyrën me të cilën njerëzit lidhen me to. Ajo la pas printime në mënyrë që udhëtarët e tjerë t'i zbulojnë dhe t'i përjetojnë edhe një herë nga e para. © Katie Edwards

Ndarja e përvojës së udhëtimit

Elementi i përbashkët i punës së Katie është krijimi i lidhjeve personale përmes ndarjes së përvojave. Cilado qoftë mënyra me të cilën ajo ndan fotografitë e saj në dritaren e trenit, ajo thotë se "ka kaq shumë njerëz që më shkruajnë dhe thonë se "kjo është rruga që përshkoja çdo ditë për në shkollë", ose "ajo është ferma e babait tim". Është mahnitëse t'i ndash këto fotografi dhe më pas të dëgjosh historitë e të tjerëve se çfarë domethënie kanë për ta ato hapësira shumë të vogla në kornizë."

Megjithatë, ky projekt shtoi një dimension të ri. Ajo vëren se printimi i imazheve të saj në tavolinën e trenit me printerin SELPHY CP1500, që ka kapacitetin të nxjerrë printime kaq shpejt dhe me lehtësi, e bëri procesin të duket "befasisht i menjëhershëm". “Është diçka fantastike të jesh në gjendje të mbash fizikisht në dorë pamjen nga një dritare, ndërsa je ende në trenin që po përshkon me shpejtësi peizazhin.” Bashkëudhëtarët e saj përfunduan duke reaguar me shumë entuziazëm ndaj kësaj përvoje të menjëhershme.

Printimet e printerit SELPHY CP1500 janë të qëndrueshme dhe ju japin mundësinë që të shkruani mbi to, duke i bërë ato kujtimet ideale", - thotë Katie. Megjithatë, sipas saj, "ndërveprimet kanë rëndësi më të madhe". Në këtë drejtim, nuk ka shumë rëndësi krijimi i albumeve apo i ditarëve të udhëtimit."

Duke qenë se printimet janë të prekshme dhe kaq të menjëhershme, "në disa mënyra ato duket se sjellin botën e jashtme menjëherë brenda në tren, ku në të kundërt kjo nuk do të ishte e mundur. Ndaj, fokusi kaloi nga printimet apo momentet kalimtare jashtë trenit te lidhjet brenda tij. Jam e lumtur për këtë rezultat."


Shkruar nga Alex Summersby

Produkte të ngjashme

    SELPHY CP1500 [E bardhë]

    Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.

    SELPHY QX20 [Gri e errët]

    Bëhuni krijues për sa u përket momenteve speciale të jetës, me printime të këndshme që mund t'i prodhoni në lëvizje në dy madhësi nga pajisja juaj inteligjente
  • EOS R10

    Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.
  • EOS R50 V

    Shfaqni krijimtarinë me një kamera me objektiva të ndërrueshëm që i jep përparësi videos, me shumë veçori të përparuara të filmimit, për të përmirësuar përmbajtjen tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Kthimi i momenteve në kujtime me printerin Canon Zoemini 2

Si mbajtja e një ditari kujtimesh sjell qetësi dhe përqendrim në jetën e ngarkuar të një studenteje dhe si printeri Canon Zoemini 2 ka çliruar krijimtarinë e saj.

Viti im i parë në printim

Fotografja e portreteve, Jemella Ukaegbu, tregon këshillat e saj më të mira për të shkrepur dhe ruajtur vitin e parë të fëmijës suaj.

Bashkudhëtari i përsosur në udhëtim

Fotografi profesionist, Martin Bissig, bën një udhëtim në Sri-Lankë me EOS R10.

Nga blogjet me video të stilit të jetesës deri te krijimi i përmbajtjeve me cilësi profesionale

Ja se si ylli i mediave sociale Niamh Mackinnon e çoi blogun e saj me video në një nivel tjetër me EOS R50 V.