PRINTIM KRIJUES

'Viti im i parë' në printim: festoni momentet e çmuara të foshnjës tuaj me Canon SELPHY CP1500

Vitet e para ndodhin vetëm një herë, por albumet e printuara të fotografive mund të zgjasin gjithë jetën. Fotografja e portreteve, Jemella Ukaegbu, tregon këshillat e saj më të mira për ta shkrepur dhe ruajtur këtë periudhë të veçantë.
Një person ngjit fotot e printuara në një fletore, dërsa printime të tjera ndodhen pranë një Canon SELPHY CP1500.

Viti i parë i çdo marrëdhënieje të veçantë është i mbushur me momente të paharrueshme, si p.sh. hera e parë që fëmija juaj buzëqesh ose shëtitja e parë me qenushin tuaj të ri. Edhe ndjesia nervoze që keni në takimin e parë me personin me të cilin do të kaloni pjesën tjetër të jetës. Ngjarje të tilla me të vërtetë ia vlen të kujtohen dhe festohen.

Fotografja e portreteve, Jemella Ukaegbu, e njohur si Mellz, di ta shkrepë më së miri çastin. Në jetën e saj profesionale, ajo fotografon dasma, pagëzime dhe ditëlindje për klientët, krahas portreteve të çiftit dhe të porsalindurve. Ajo ra në dashuri me fotografinë si fëmijë, duke parë nëpër albume fotografike dhe pirgje fotografish të printuara të bëra nga prindërit e saj. Këto i treguan se si ishte jeta para se ajo vetë të kishte mundësi ta mbante mend.

“I dua albumet fotografike sepse mund të tregojnë një histori si me fjalë ashtu edhe pa fjalë, që çdokush mund ta ndjekë teksa zhytet gjithnjë e më thellë në faqe”, - thotë Mellz. Pasi pa fotot e vitit të parë të vajzës së saj, Mellz e dinte se donte ta mbante mend atë përmes më shumë sesa thjesht imazheve digjitale, kështu që krijoi një album fotografik me ndihmën e Canon SELPHY CP1500. Këtu, ajo ndan këshillat e saj se si mund të bëni të njëjtën gjë.

Fillimi: procesi i përzgjedhjes

Një fëmijë i vogël shikon përmes fotografive familjare me nënën e saj.

Zgjedhja e fotografive për albumin tuaj është kënaqësi e madhe dhe diçka me të cilën fëmijët tuaj mund të përfshihen lehtësisht. Programi Canon SELPHY Photo Layout mund të ndihmojë në thjeshtimin e procesit, pasi ju mundëson të printoni imazhet tuaja të preferuara drejtpërdrejt nga smartfoni .

Një person përdor programin Canon SELPHY Photo Layout në smartfonin e tij për të krijuar një kolazh prej katër fotosh.

Programi Canon SELPHY Photo Layout ka shabllone të integruara që ju mundësojnë të sistemoni imazhe të shumta në një printim, në mënyrë që të mund të vendosni më shumë në albumin tuaj familjar.

Të pakta janë gjasat të gjeni kohë për të parë çdo foto digjitale më vete që keni shkrepur gjatë vitit të parë të fëmijës suaj. Ndërsa përpiqeni të dokumentoni çdo moment të çmuar, albumet digjitale në telefonin tuaj dhe kartat e memories së kamerës do të mbushen në mënyrë të pashmangshme me mijëra imazhe. Sakaq, albumi fotografik ose libri i shënimeve është ndryshe. Zgjedhja e fotove më të mira nga mijëra që keni bërë dhe printimi i tyre do të thotë që ka shumë më tepër gjasa t'i rishikoni ato momente. Dhe procesi i përzgjedhjes mund të jetë gjithashtu shpërblyes.

“Më pëlqen të organizoj në seksione”, - thotë Mellz. Muajt ​​janë më të lehtë se momentet kyçe, sepse galeritë [në smartfona dhe laptopë] mund të kërkohen sipas muajve, gjë që e bën më të lehtë përzgjedhjen e fotografive tuaja. Zgjedhja e disa fotove që përmbledhin më mirë çdo muaj është një vend i mirë për të filluar.

Nëse e keni shumë të vështirë të zgjidhni, programi Canon SELPHY Photo Layout ju jep mundësinë të organizoni deri në tetë imazhe së bashku në një printim, kështu që edhe nëse keni blerë vetëm 50 fletë letre, nuk jeni të kufizuar në vetëm 50 foto. Gjithashtu ju mundëson të shtoni tekst, ngjitëse dhe bordura në paraqitjet tuaja për t'i sjellë ato në jetë. Pasi të keni krijuar një dosje me të preferuarat tuaja, është koha të lidhni printerin.

Konfigurimi i SELPHY CP1500

Një palë duar vendos një fishek në Canon SELPHY CP1500.

Canon SELPHY CP1500 vjen me një kasetë standarde letre (PCP-CP400) për printime në madhësinë e kartolinës. Një kasetë letre PCC-CP400 për printime dhe ngjitëse me madhësi karte krediti dhe në formë katrore, si dhe miningjitëse, mund të blihen shtesë.

Konfigurimi i Canon SELPHY CP1500 është i lehtë. Së pari, shkarkoni programin SELPHY Photo Layout në smartfon. Pasi të instalohet, përdoreni programin për të skanuar kodin QR të printerit. Kjo do ta lidhë telefonin me valë me printerin, duke ju lënë vetëm një punë tjetër: futjen e letrës dhe të bojës.

SELPHY CP1500 mbështet lloje të shumta letre, duke filluar nga letra me madhësi kartoline (RP-108 dhe KP-36IP) deri te miningjitëset (KC-18IL), me kartë krediti (KC-36IP dhe KC-18IF) dhe madhësitë ndërmjetëse të letrës në formë katrore ( KC-18IS). Çdo pako letre vjen me fishek boje të mbushur me sasinë e saktë të bojës që nevojitet.

Pasi të keni futur letrën dhe bojën, mund të zgjidhni një foto nga smartfoni juaj nëpërmjet programit SELPHY Photo Layout. Nëse preferoni të printoni përmes kompjuterit ose kamerave Canon1,, mund ta bëni këtë duke u lidhur nëpërmjet Wi-Fi ose duke përdorur kabllo USB-C. Printeri ka gjithashtu një lexues të integruar që mbështet kartat SD, SDHC dhe SDXC.

Pasi të jeni gati, duhen vetëm 41 sekonda për të printuar një foto. Dhe SELPHY CP1500 i vogël e peshëlehtë krijon printime cme cilësi të lartë në të njëjtin nivel si një laborator printimi nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

"SELPHY CP1500 më jep më shumë emocione në printimin e fotove. Është mjaft kompakt sa mund ta mbajmë në kuzhinë dhe kur e shikoj më bën që të dua të printoj edhe më tej. Mundësia e lidhjes me telefonin dhe e komandimint të gjithçkaje nga programi është shumë e thjeshtë”, - thotë Mellz.

Vendosja e fotove tuaja

Një palë duar mbajnë një foto të printuar nga Canon SELPHY CP1500, ndërsa printeri qëndron mbi një tavolinë, i rrethuar nga printime të shumta.

Është gjithmonë një ide e mirë t'i hapni fotot për të gjetur një vendosje me të cilën jeni të kënaqur, përpara se të vendosni t'i ngjisni. Nëse përfundoni duke printuar më shumë seç duhet, vendosini në korniza, dërgojuani anëtarëve të familjes ose – nëse printoni me letër ngjitëse – hiquni pjesën e pasme dhe ngjitini në sipërfaqet e sheshta rreth shtëpisë tuaj.

Një person ngjit në libër shënimesh një foto të printuar të një nëne që mban një fëmijë.

Printimi në letër ngjitëse do të thotë që ju mund t'i ngjitni fotot në albumin ose librin tuaj të shënimeve pa pasur nevojë për ngjitës apo shirit shtesë. Me të vërtetë nuk mund të ishte më e lehtë.

“Unë do të këshilloja këdo që punon me albumin fotografik për vitin e parë të fëmijës, ta bënte këtë sipas rendit kohor. Kështu i bëj të gjitha albumet e mia fotografike, sepse dua ta ripërjetoj udhëtimin ashtu siç ndodhi”, - thotë Mellz.

Mellz e filloi albumin me fotot e shtatzënisë dhe përfshiu fotografi të skanerit të bëra para se vajza e saj të lindte për të kapur të gjithë përvojën. Nëse do të ndiqni këshillat e saj dhe do të printoni të gjithë udhëtimin, mund të jetë një ide e mirë që fillimisht t'i printoni fotot dhe t'i sistemoni në rend kronologjik përpara se të vendosni përfundimisht për t'i ngjitur në album.

Provoni radhitje të ndryshme dhe jini krijues me gamën e plotë të llojeve të letrës, duke përshtatur paraqitjen për çdo faqe të re. Nëse dëshironi të përfshini dokumente, si p.sh. certifikatën e lindjes së fëmijës ose kartolinat e dërguara për të festuar lindjen, thjesht bëni një fotografi të dokumentit dhe printojeni nga Canon SELPHY CP1500 për të kujtuar çdo moment dhe për t'i shtuar larmi librit tuaj fotografik.

Më tej: albumi i vitit të ardhshëm dhe më tej

Një person përdor një palë gërshërë për të prerë imazhet e printuara, duke u përgatitur për t'i ngjitur në librin e tij të shënimeve.

Pasi të keni sistemuar disa foto në një copë letre ngjitëse, mund t'i prisni për ta kthyer një printim në ngjitëse të shumta, më të vogla. Provoni madhësi të ndryshme letre në kombinim me njëra-tjetrën për t'u dhënë jetë albumeve tuaja.

Një person e ndihmon fëmijën e vet të vendosë fotot në një fletore duke i drejtuar duart fëmijës.

Të shikosh albume fotografike me familjen tënde është argëtuese, por të bësh albume fotografike me ta është edhe më mirë. Dhe mos u shqetësoni për gishtat e ashpër: Printimet e Canon SELPHY CP1500 janë të veshura me një membranë të veçantë, ndaj mund të ruhen deri në 100 vjet 2 .

Pasi të keni bërë albumin tuaj të parë fotografik, mund t'i qaseni pak më ndryshe atij të radhës. Kur ke më shumë kohë për të kapur momente që e di se do të jenë në një album fotografik, zakonisht përdoren dhe rekuizita të përshtatshme, si p.sh. torta ditëlindjesh ose tullumbace, për të theksuar momentet e veçanta, ose kushtohet më shumë kohë për të menduar për ndriçimin dhe kompozimin në fotot e ditës së parë të shkollës ose portretet familjare. Një këshillë fotografike nga Mellz është të mbani mend se "fotografia është thjesht vizatim me dritë, ndaj mendoni të kapni momente të rëndësishme në momentet më të mira të ditës ose në hapësira të ndriçuara mirë".

Pasi të shkrepni imazhet, nuk ka pse ndaleni në printimet vetëm për albume fotografike. Fotografitë mund të priten e ngjiten në libra shënimesh për një kujtim më artistik. Printimet në madhësi kartoline ju lejojnë t'i bëni ato personale dhe t'u ndriçoni ditën njerëzve tuaj. Printimet në madhësi karte krediti mund të mbahen në çantën tuaj si një kujtesë e vogël e një momenti veçanërisht të lumtur. Printimet me ngjitëse mund të përdoren për të dekoruar artikujt e shkrimit, mobilet e dhomës së gjumit ose pajisjet e kuzhinës.

Ka shumë mënyra për ta përmirësuar jetën tuaj me foto të printuara dhe Canon SELPHY CP1500 e bën të lehtë printimin çdo ditë.

Shkruar nga Matthew Bowen

  1. Kamerat e pajtueshme me PictBridge.
  2. Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23°C / 73.4°F dhe lagështirë 50%.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Optimizoni atmosferën me printime

    Printojini momentet tuaja të preferuara dhe dekorojeni shtëpinë me kujtime.

  • Tre fëmijë të vegjël qëndrojnë në një shtrat së bashku duke parë fotot e printuara të familjes.

    PRINTIM KRIJUES

    Printoni historikun e familjes suaj

    Printoni dhe krijoni punëdore me foto të çasteve të hareshme të familjes.

  • get-inspired-selphy-photo-layout-app-1-hub

    PRINTIM KRIJUES

    Planifikoni, luani dhe printoni

    Mësoni se si mund t’ju ndihmojë aplikacioni SELPHY Photo Layout që të gjeni ide emocionuese në projekte punëdoreje.

  • Një printer Canon PIXMA në një tryezë me gërshërë, shirit të argjendtë dhe foto përreth.

    PRINTIMI KRIJUES DHE BLLOQET

    Krijoni një bllok me foto

    Krijoni një fotoalbum të familjes të punuar me dorë me udhëzuesin tonë hap pas hapi.