Për Tea Selinë Grunstadin, me emër përdoruesi “@theacceline” në kanalet e saj të mediave sociale, mbajtja e një ditari është më shumë se thjesht hobi. "Është bërë një pjesë e rëndësishme e rutinës sime ditore," thotë ajo.
Tea është një studente norvegjeze që studion në Mançester, në MB. Asaj i pëlqen të udhëtojë dhe nisi të mbajë ditar kujtimesh kur vizitoi Japoninë disa vite më parë, ku kultura çmon edhe mënyrën e paraqitjes së përditshmërisë. Ajo e filloi me hapa të vegjël, kur mori një biletë të bukur treni dhe nuk dinte ku ta vendoste.
Sipas Teas, thelbi i mbajtjes së ditarit të kujtimeve është i thjeshtë: “Thjesht përfshin gjithçka. Nëse merr një tren, ruan biletën e trenit. Nëse merr avionin, ruan biletën e hipjes në bord. Nëse shkon në muze, zgjedh hartën e muzeut ose diçka të ngjashme.” Ndryshe nga disa të tjerë, asaj i pëlqen t'i organizojë kujtimet. “Nëse shkoj në një qytet të ri, i vendos të gjitha në një faqe me emrin e qytetit, që më pas të mund t’i rikthehem dhe është një kujtim i përsosur.”
Në fillim, Tea mbante ditar kryesisht për udhëtime, ku mblidhte e emocionuar gjëra të reja në vende të reja, por tashmë është pjesë e jetës së përditshme. “Teksa lëviz në Mançester, mbledh çfarëdo gjëje. Nëse shkoj në muze, restorant ose darkoj me miqtë e mi, vendos çdo gjë në ditarin tim,” thotë ajo.
Këtu, Tea flet për praktikën e saj të mbajtjes së ditarit dhe se si sjell qetësi dhe përqendrim në jetën e saj të ngarkuar. Ajo tregon se si mbajtja e ditarit mundëson kujtime të prekshme dhe nxitje për reflektim. Së fundmi, ajo tregon se si printeri portativ Canon Zoemini 2 dhe aplikacioni Canon Mini Print kanë zgjeruar krijimtarinë e saj dhe e ndihmojnë të ruajë përvojat dhe ndjesitë në një formë jetëgjatë.
Kthimi i momenteve në kujtime: mbajtja e një ditari imazhesh me printerin portativ Canon
Tea gjen kohë për qetësi dhe krijimtari në jetën e saj aktive. © Adam Pester
Fotografitë janë një pjesë thelbësore e mbajtjes së ditarit për Tean, të stiluara me aplikacionin Canon Mini Print dhe të printuara me printerin portativ Canon Zoemini 2. © Adam Pester
Mbajtja e ditarit dhe përqendrimi
Ajo çka e bën mbajtjen e ditarit tërheqës është se krijon kujtime jetëgjata: “Më pëlqen që mund t'i kesh kujtimet përpara syve, fizikisht në letër.” Vetë Tea pëlqen cilësinë fizike, prekshmërinë dhe ndjesinë e letrës: “E adhuroj ndjesinë e teksturave të ndryshme dhe të përdor stilolapsa të ndryshëm.” Megjithatë, për Tean procesi është më i rëndësishëm se rezultati.
“Truri im fiket dhe nuk mendoj shumë, thjesht veproj. Mendoj që kjo është shumë e rëndësishme në botën e sotme, ku të gjithë ngulitemi përpara telefonit dhe jemi vazhdimisht në media sociale.
“Mbajtja e ditarit është zakonisht pjesë e rutinës sime të darkës. Më pëlqen të shkëputem nga ekrani për një ose dy orë dhe thjesht të reflektoj për ditën. Më ndihmon të jem e pranishme në moment dhe të qëndroj larg telefonit. Më lejon të shfaq krijimtarinë time dhe është një mënyrë e këndshme për të mbyllur ditën. Është edhe shumë terapeutike për ata që kanë jetë të ngarkuar.”
Mund të vendosni pothuajse çdo gjë në ditarin e kujtimeve, sepse ruan kujtimet e një momenti të shkurtër, ose thjesht sepse duket bukur. © Adam Pester
Printoni nga Canon Zoemini 2 në ngjitëse të gatshme rrethore për të shtuar edhe më shumë ngjyra dhe shumëllojshmëri në ditarin tuaj. © Adam Pester
Të kapësh momentin
Tea ka mbajtur ditar që e vogël, tregon ajo, por asnjëherë nuk i ka pëlqyer çfarë ka krijuar, sepse dëshironte që gjithçka të ishte e përsosur. Zbulimi i madh ndodhi kur kuptoi se thelbi nuk ishte estetika e rezultatit të përfunduar.
“Nuk ka rregulla, thjesht çfarë të duket e drejtë në atë moment. Nuk është ideja të ruash çfarë është e bukur dhe e mirë, por të ruash momentin dhe ndjesinë e atij momenti, duke e bërë atë të vërtetë. Më duket e mërzitshme të shkruaj, prandaj mund të shtoj vetëm një paragraf për mënyrën si jam ndjerë ose çfarë po bëja, por kryesisht imazhet flasin vetë.
“Më pas mund t’i rikthehem mënyrës si jam ndjerë, dhe është gjë e mirë të kthehesh pas dhe të reflektosh qoftë edhe për ditët e këqija. Të ndihmon të kujtosh çdo aspekt tëndin, edhe nëse ke ndryshuar. Dhe rezultati e tregon vetë historinë. Nëse një faqe është shumë e gjallë, me siguri ka qenë ditë e mirë; nëse është e zymtë dhe me pak ngjyra, ndoshta nuk ka qenë edhe aq ditë e mirë. Edhe pa menduar fare për të, vizualizimi reflekton mënyrën si jam ndjerë.”
"Kam një çantë ku vendos çdo gjë që e konsideroj të rëndësishme dhe aty nxë edhe printerin kompakt Canon Zoemini 2!" Printeri funksionon me bateri dhe lidhet me smartfonin tuaj me valë, kështu që nuk keni pse mbani kabllo me vete. © Adam Pester
Printeri Canon Zoemini 2 printon duke përdorur teknologji pa bojë ZINK™, kështu që nuk ka fishekë të mëdhenj boje dhe letra ndodhet brenda, me pjesën e pasme me ngjitëse, në mënyrë që ta hiqni lehtësisht dhe ta ngjisni menjëherë në ditar. © Adam Pester
Mbajtja e ditarit me fotografi
Fotografitë janë bërë një pjesë thelbësore e ditarëve të Teas, por nuk kanë qenë gjithmonë të tillë. “Asnjëherë nuk kam pasur një printer të aksesueshëm,” shpjegon ajo. “Megjithatë, gjithmonë i kam adhuruar fotokabinat. Më pëlqen të vendos fotografi në ditarët e mi, pasi ato të mundësojnë të kthehesh pas e të shohësh si dukeshe atëherë ose të përjetosh sërish një kujtim të peizazhit. Gjithmonë shton diçka më shumë dhe e ke më të thjeshtë të kthehesh pas dhe të reflektosh për kohën e atëhershme. Nëse ka qenë një ditë domethënëse, fotografitë zgjojnë shumë ndjesi.
“Unë bëj shumë fotografi me telefonin tim. Është bërë një pjesë e rëndësishme e jetëve tona, por në mënyrë të pashmangshme, ato thjesht qëndrojnë në telefonat tanë. Printimi e bën kujtimin diçka fizike dhe të prekshme.”
Tani që ka një printer Canon Zoemini 2, Tea mund të printojë ç’të dëshirojë. Është mjeti që ajo përdor për t’i vendosur menjëherë fotografitë nga telefoni në ditar, pa prishur praktikën e saj.
Printeri është kompakt dhe funksionon me bateri, dhe lidhet me smartfonin tuaj me valë, çka do të thotë se mund ta përdorni kudo. “Mund ta marr me vete në çantë kur udhëtoj dhe ndonjëherë, e plotësoj ditarin kudo ku jam, si p.sh. në kafene kur takohem me miqtë.” Printimi është i thjeshtë dhe i menjëhershëm. Canon Zoemini 2 printon pa bojë, prandaj nuk është nevoja ta rimbushni dhe printimet janë rezistente ndaj njollave dhe ujit, gati për t'u përdorur dhe për të bashkëndarë momentet që dalin nga printeri. Pjesa e pasme me ngjitës do të thotë se nuk kanë nevojë për ngjitës, kështu që mund t’i shtoni fotografitë në një ditar në pothuajse çdo situatë.
“Më pëlqen shumëllojshmëria e Canon Zoemini 2. Është kaq i vogël dhe bën çdo gjë që dëshironi të bëjë!”
Me printerin Canon Zoemini 2 dhe aplikacionin Canon Mini Print, Tea mund të printojë menjëherë fotografi të stiluara për t’u përshtatur me ndjesinë e momentit që po ruan. © Adam Pester
Procesi krijues nuk është diçka që mund të planifikohet ose të drejtohet, thotë Tea, dhe ekuilibri mes fjalëve dhe pamjeve vendoset natyrshëm. © Adam Pester
Mbajtja e ditarit për krijimtari
Teas i pëlqen të përdorë aplikacionin Canon Mini Print për të stiluar sërish fotografitë e saj dhe për të shtuar detaje krijuese. “Ka kaq shumë veçori fantastike në aplikacion. Më pëlqejnë ngjitëset që mund t’u shtosh fotografive, si p.sh. zemrat e vogla. Ka kaq shumë shabllonë faqosjeje dhe filtra argëtues, sa mund ta modifikosh një fotografi sikur të ishte bërë për Halloween ose sikur të ishte bërë në një fotokabinë. Ajo është e preferuara ime, e kam përdorur tej mase. Më pëlqen shumë opsioni i kolazhit, sepse mund ta përdorësh për të bërë imazhe edhe më të vogla dhe më pas t’i presësh, në mënyrë që të jenë aq të vogla sa dëshiron.
“Shpesh, e stiloj një fotografi që të përshtatet në faqe dhe shtoj një fotografi normale të diçkaje që më duket e bukur. Më pëlqen të përziej dhe të kombinoj veçori të ndryshme argëtuese, si p.sh. korniza, filtra dhe vizatime të thjeshta. Sa më shumë tekstura dhe efekte të ndryshme të ketë në faqe, aq më shumë më pëlqen ta shoh.”
Tea ndan entuziazmin e saj për mbajtjen e ditarit me “Motërinë e ditarit të udhëtimeve”, një komunitet joformal i të pasionuarave pas mbajtjes së ditarit në udhëtime, të cilat qarkullojnë mes tyre një ditar të ri udhëtimesh, çdo muaj. Çdo anëtare mund të shtojë çfarë të dëshirojë në të, në stilin e saj, përpara se t’ia kalojë dikujt tjetër. “Është bukur të kesh një komunitet me të cilin të bashkëndash ditarin,” thotë Tea. “Frymëzohem shumë nga vajzat e tjera. Është e thjeshtë të bësh atë që të pëlqen, por është vërtet argëtuese të bësh diçka jashtë natyrës tënde dhe të rikrijosh çfarë bëjnë vajzat e tjera!”
Aplikacioni Canon Mini Print i mundëson Teas që të aplikojë filtra, të shtojë forma si p.sh. zemra, dhe madje të bëjë vizatime të thjeshta për të stiluar secilin imazh. © Adam Pester
Për Tean, mbajtja e ditarit krijon diçka personale, të prekshme dhe jetëgjatë, të cilën ajo mund ta lexojë në të ardhmen për të përjetuar sërish kujtimet e çmuara. © Adam Pester
Përgatitja e ditarit të imazheve
Çfarë këshille do t’u jepte Tea fillestarëve të mbajtjes së ditarit? “Është e rëndësishme të mbash mend se nuk ka rregulla. Është argëtuese të bësh atë që të duket e drejtë.”
Ajo rekomandon përdorimin e fotografive. “Nëse po reflekton mbi diçka, përdorimi i fotografive mund ta bëjë më argëtuese. Nëse po shkruan për dëshirat që ke për jetën, shtimi i një imazhi të vogël mund ta manifestojë disi. Mund të zgjedhësh mënyrën tënde dhe të shtosh çdo imazh që të pëlqen, të krijosh tabela idesh ose të përfshish fotografi të kafshëve shtëpiake, të miqve dhe të familjarëve për t’i kujtuar.
“Procesi është më i rëndësishmi. Reflektoni, lëreni krijimtarinë tuaj të shpaloset dhe mos e lejoni pamjen estetike që t'ju ndalojë.”
Tea mendon se printeri Canon Zoemini 2 ia lehtëson mbajtjen e ditarit. “Është kaq i shumëllojshëm dhe portativ, mund të reflektosh mbi gjërat dhe t’i përdorësh menjëherë, kudo ku je. Nuk të pengon dhe as nuk t'i kufizon mundësitë.
“Është vërtet argëtuese ta kesh këtë printer. Të bën më krijues, sepse nuk ke asnjë kufizim.”
Shkruar nga Alex Summersby
Produkte të ngjashme
-
Canon Zoemini 2 [E artë e trëndafiltë]
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2. -
SELPHY QX20 [Gri e errët]
Bëhuni krijues për sa u përket momenteve speciale të jetës, me printime të këndshme që mund t'i prodhoni në lëvizje në dy madhësi nga pajisja juaj inteligjente -
SELPHY CP1500 [E bardhë]
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.