Bloguesja dhe influencuesja Niamh Mackinnon u rrit në Ishullin idilik të Skye por kur përfundoi shkollën, ajo mendonte se ishte "i mërzitshëm dhe jashtë mode." Megjithatë, pasi studioi jashtë, ajo filloi të vlerësonte se çfarë ky ishull ofronte. Ajo u rikthye në shtëpi dhe tani ka një pasion të thellë për të sjellë në vëmendje bukuritë natyrore, kulturën dhe traditat unike të Ishullit të Skye, veçanërisht për gjuhën gaelike, duke fituar më shumë se gjysmë milioni ndjekës në kanalet e saj sociale. Së fundmi ajo kishte mundësinë ta çonte përmbajtjen e saj video në nivelin tjetër duke përdorur Canon EOS R50 V. Këtu ajo flet rreth përvojës së saj me kamerën dhe se si e ka shndërruar tregimin e saj të historive.
"Gjithmonë më ka pëlqyer krijimi i përmbajtjeve," tregon Niamh. "Edhe kur isha fëmijë, bëja gjithmonë filma të vegjël në shtëpi të pushimeve tona me familjen." Megjithatë, ajo nuk e shihte krijimin e përmbajtjes si karrierë dhe u largua nga Skye për të studiuar për drejtësi. Rrjetet sociale mbetën thjesht një hobi derisa ajo u rikthye në shtëpi gjatë verës në vitin e tretë dhe bëri disa video ku shfaqej se si ishte jeta në ishull.
"Videoja ime e parë 'një ditë nga jeta në një ishull skocez' mori shumë shpejt mbi një milion shikime," kujton ajo. "Unë mendova, në rregull, ndoshta mund ta provoj këtë, kështu që bëra një tjetër dhe ajo mori tetë milion shikime. Kjo më dha vetëbesim që ta provoja dhe të ndiqja atë për të cilën kisha vërtet pasion. Në vitin e fundit në universitet isha e përqendruar më shumë në krijimin e përmbajtjeve sesa në studime por megjithatë ja dola të diplomohem, u riktheva në shtëpi dhe tani krijoj përmbajtje me kohë të plotë."
Niamh aktualisht ka 307 000 ndjekës në TikTok dhe 215 000 në Instagram dhe videot e saj në YouTube kanë marrë më shumë se 19 milion shikime.
Kapja e magjisë në një ishull skocez: një hap i guximshëm drejt përmbajtjes me cilësi profesionale
Canon EOS R50 V i vendos veçoritë e avancuara të krijimit të filmave në dispozicionin tuaj, si p.sh. Canon Log 3 dhe regjistrimi 4K 60 p. "Unë nuk jam personi më teknik," tregon Niamh. "Por ajo që më shtyn përpara është rrëfimi dhe mesazhet që mund të përcjell. Kam ende shumë për të mësuar, por EOS R50 V më ka bërë të ndjej se kjo gjë është e mundur."
Niamh nuk pati probleme për të kapur filmime të qarta dhe të qëndrueshme edhe gjatë filmimit në lëvizje me kamerën në dorë, falë stabilizimit optik të imazhit në objektivat RF-S 14-30 mm F4-6.3 IS STM PZ të cilët ofrojnë deri në 5 nivele stabilizimi, plus Movie Digital IS të integruar në kamerë.
Përtej blogjeve me video të stilit të jetesës
Skye është ishulli më i madh i Inner Hebrides, në bregun veriperëndimor të Skocisë, por është shumë pak i populluar. Blogjet me video dhe videot e Niamh përqendrohen në ritmin e ngadaltë të jetës në ishull dhe në jetesën afër natyrës – eksplorimin e fshatit, shijimin e veprimtarive të thjeshta të jetës së përditshme, si pjekja në furrë, ecja dhe noti në ujërat e natyrës. Në këtë mënyrë, ajo thotë se synon të "sjellë sikur edhe pak pozitivitet në platforma të cilat janë goxha intensive dhe ndonjëherë toksike." Përtej ndarjes së stilit të jetesës, Niamh është e motivuar nga pasioni i saj për kulturën dhe traditat e Skocisë, për të cilat ajo mendon se nuk kanë mjaftueshëm shfaqje në rrjetet sociale.
Projekti i saj i ëndrrave rreth folklorit të Skye thjesht nuk ishte i mundur në një smartfon, të cilin ajo zakonisht e përdor për të filmuar videot e saj. "Me një smartfon," shpjegon ajo, "nuk e kap dot atë ndikimin dramatik dhe kinematografik, kështu që historia zbehet dhe nuk duket më edhe aq mistike dhe magjike."
Por si e ndihmoi Canon EOS R50 V Niamh për të treguar historinë e saj? Mbi të gjitha, thotë ajo, "diferenca në cilësi është thjesht e paimagjinueshme. Nuk ka krahasim. Filmova në 4K duke përdorur Canon Log për një pamje më profesionale dhe për të kapur detajet e peizazhit. Folklori është i gërshetuar në peizazh, në detajet e shkëmbinjve dhe gjërave të vogla, jo në monumentet e mëdha, kështu që më nevojitet kamera për t'i kapur ato në mënyrë që të tregoj historitë."
Përdorimi i Canon Log e bëri të mundur filmimin e gamës maksimale dinamike dhe detajeve të ngjyrave dhe Niamh më pas mund të gradonte ngjyrat e filmimit të saj për të nxjerrë në pah thellësinë e peizazhit, të cilin ajo thotë se mungonte në filmimin me smartfon. "Thjesht nuk mund ta marrësh dot atë ndjesinë e tregimit të historisë si në kinema në një smartfon. Është një gjë krejtësisht e ndryshme."
Niamh e pati të thjeshtë të përdorte rrotullën e modaliteteve në EOS R50 V për të ndërruar modalitetet dhe për të provuar modalitete krijuese për skenat. "Nuk jam shumë e njohur me ndryshimin e cilësimeve," pranon ajo, "por ka qenë argëtuese dhe super e thjeshtë të eksperimentoje me cilësimet dhe veçoritë dhe të shikoja se çfarë mund të bëja me këtë kamerë."
Niamh përdori EOS R50 V me objektivin Canon RF-S 14-30 mm F4-6.3 IS STM PZ, një objektiv modern me zmadhim të fuqizuar të brendshëm, i cili është projektuar veçanërisht për krijuesit e përmbajtjeve duke përdorur një kamerë me sistem EOS R me një sensor APS-C dhe ajo e pëlqeu shumë zmadhimin e fuqizuar. "Unë e shmang zmadhimin në smartfon sepse është 'ngjitës' – thjesht kalon nga një gjë në tjetrën. Zmadhimi në këtë objektiv ishte kaq i qartë dhe i saktë, është krejtësisht ndryshe. Dhe ishte shumë e lehtë ta kontrolloje me unazën e zmadhimit në objektiv ose levën e zmadhimit në pjesën e sipërme të kamerës."
Nga një këndvështrim praktik, Niamh i bëri përshtypje se sa peshë të lehtë kishte kombinimi i kamerës dhe objektivit, edhe kur ajo po ecte me të për orë të tëra, si edhe sa i lehtë ishte kompleti për t’u përdorur. Gjatë filmimit në lëvizje, për shembull kur filmonte veten duke udhëtuar për te një vendndodhje në një rrugë me gunga të Skye, ajo zbuloi se stabilizimi i imazhit ishte shumë më mirë në krahasim me çdo gjë në një smartfon.
Asaj i pëlqeu shumë edhe fokusi automatik. Në të kaluarën, nëse ishte jashtë duke filmuar vetëm, ajo shpesh herë përgatiste telefonin dhe shpresonte të ishte në fokus, por ndonjëherë ajo zbulonte se kamera e telefonit vendoste të fokusohej në diçka tjetër në sfond dhe filmimi ishte i papërdorshëm. Ndryshe nga kjo, me fokusin e saj automatik inteligjent me gjurmim të subjektit, kamera EOS R50 V u përqendrua tek ajo pa gabime, duke ofruar filmim me fokus të përsosur dhe duke i hequr asaj barrën e fokusit në mënyrë që të përqendrohej në përmbajtjen e saj dhe jo të shqetësohej rreth aspekteve teknike.
Komandat me akses të thjeshtë të EOS R50 V mundësuan që Niamh t'i përshtatej me lehtësi kushteve shumë të ndryshueshme të shkrepjes gjatë seancës së saj të shkrepjeve.
Së pari rrjetet sociale, plus opsionet krijuese
Niamh filmonte kryesisht në mënyrë vertikale për platformat e saj sociale kryesore dhe e vlerësonte shumë një kamerë që ofronte veçorinë e filmimit në formatin e duhur. Kamerat e tjera, thotë ajo, edhe nëse ofrojnë udhëzime për inkuadrimin, kërkojnë hapin shtesë të prerjes, për të cilin nuk dëshiron të humbasë kohë kur ka diçka për të ndarë me ndjekësit e saj.
Asaj ju duk rrjedha e punës shumë e thjeshtë, falë aplikacionit Canon Camera Connect, i cili e shpejtoi dhe thjeshtoi transferimin e filmimit të saj në smartfon për modifikim dhe ndarje. "Në të kaluarën, me kamerat e tjera, kam pasur probleme me këtë por kjo ishte vërtet e përkryer dhe të kursen shumë kohë kur bëhet fjalë për modifikimin."
Kamera u vërtetua që është e thjeshtë për t’u përdorur edhe në terren. "Në Skye, me kushtet e motit dhe të ndriçimit që ndryshojnë me shpejtësi, nga një rrebesh shiu në diell i papritur, duhet t'i rregullosh cilësimet shpejt. Me EOS R50 V, ishte shumë e thjeshtë ta bëja atë gjë në çast – nuk kisha pse të shpenzoja orë të tëra në shi duke u përpjekur të ndryshoja cilësimet apo ndonjë gjë tjetër. Është argëtuese dhe shumë e thjeshtë të luash me cilësimet derisa të marrësh rezultatin që je duke kërkuar."
Niamh zakonisht filmon vetëm por motra e saj ndihmoi duke filmuar disa pamje prapa skenave të Niamh në veprim. Ato përdorën filtrat e ngjyrave të kamerës për të shtuar një tonalitet sepia dhe reduktuan ngopjen, gjë të cilën e menduan si ideale për të kapur gjendjen shpirtërore dhe mënyrën se si ndiheshin. "Është e përsosur për të treguar histori dhe për të shprehur emocionet."
Me EOS R50 V që peshon vetëm 370 g (duke përfshirë baterinë dhe kartën e memories) dhe objektivat RF-S 14-30 mm F4-6.3 IS STM PZ vetëm 181 g, Niamh nuk pati vështirësi në mbajtjen e kompletit të saj tërë ditën, edhe në kushte të vështira.
"Zakonisht nuk më pëlqen të eksperimentoj," shton Niamh, "por në EOS R50 V është kaq e thjeshtë të ndërrosh modalitetet e videos dhe të përdorësh cilësime të ndryshme, sa më është zhdukur çdo pasiguri.
"Në fakt, më bën të dëshiroj të jem më krijuese. Në një smartfon je thjesht duke shtypur butonin e regjistrimit dhe nuk ka opsione krijuese, por me këtë kamerë mund të eksplorosh dhe të jesh më krijues, gjë e cila mendoj bën ndryshimin më të madh. Më bën të ndihem më shumë sikur po krijoj një film sesa thjesht po filmoj diçka."
Fokusi i menjëhershëm i Niamh ka qenë rritja e standardit të përmbajtjes së saj. "Ndërkohë që rritem si krijuese dua që edhe cilësia e punës time të rritet gjithashtu," thotë ajo. "Kjo kamerë më ka mundësuar të kap atë cilësinë e lartë që më ka munguar, duke e çuar përmbajtjen time një nivel më lart në mënyrë që të duket më dramatike dhe skenike."
Megjithatë, potenciali që ofron e bën atë të synojë të tregojë histori më krijuese, duke përfshirë zëra vendas në Skye, veçanërisht të brezit të vjetër. "Kur flas për përmbajtje më kinematografike, nuk është thjesht pamja por edhe historitë që mund të tregoj dhe kuptimet e thella pas tyre. Me një smartfon, nuk mund t'i tregosh ato histori në të njëjtën mënyrë. Njerëzit këtu janë të apasionuar rreth kulturës – ka shumë përzemërsi dhe pasion në të, të cilin do të dëshiroja shumë ta ndaja dhe shpresoj të frymëzoj njerëzit që të rilidhen me trashëgiminë dhe traditat e tyre."
Shkruar nga Alex Summersby
Produkte të ngjashme
-
EOS R50 V
Shfaqni krijimtarinë me një kamera me objektiva të ndërrueshëm që i jep përparësi videos, me shumë veçori të përparuara të filmimit, për të përmirësuar përmbajtjen tuaj. -
RF-S 14-30mm F4-6.3 IS STM PZ
Një objektiv ultra i gjerë me zmadhim të brendshëm e të fuqishëm për tranzicione efikase zmadhimi, ideal për krijimin e përmbajtjeve dhe filmimin e videoblogimeve. -
Tripod Grip HG-100TBR
Shkrepni për më gjatë me më shumë stabilitet dhe fleksibilitet krijues falë morsës së këtij stativi unik me telekomandë të heqshme. -
PowerShot V1
Një kamerë kompakte që i jep përparësi videove me regjistrim 4K, fokus automatik preciz dhe tingull të qartë si kristali - ideale për krijuesit e përmbajtjes në lëvizje.