Në rrjetet sociale ku padiskutim video është e para, si ta bëni përmbajtjen të dalë në pah? Si fillim duhet të përdorni mjetet e duhura për këtë punë dhe kamera juaj është një faktor kyç në cilësinë e prodhimit. Nëse jeni duke shkrepur në një smartphone, kalimi në një aparat fotografik si Canon EOS R50 do të ishte një hap i madh përpara.
Krijuar për krijim përmbajtjesh, EOS R50 ju lejon të shpreheni në mënyra të reja. Mund të prodhoni video dhe audio me cilësi më të lartë 4K dhe të përdorni objektiva RF dhe RF-S për të formuar pamjen dhe ndjesinë e përmbajtjes suaj. Dhe mund të përdorni një sërë veçorish profesionale videoje, si p.sh. Dual Pixel CMOS AF novator i Canon, një modalitet i dedikuar për videoblog dhe lidhje të njësuara me smartfonin.
Aty e tutje, gjithçka varet nga krijimtaria dhe teknikat tuaja. Për të ndihmuar me këtë, katër krijues të rrjeteve sociale me audiencë të konsiderueshme ofrojnë këshillat e tyre për video. Nga Britania e Madhe, vjen influencuesi i ushqimit, Martyn Odell, dhe drejtuesja artistike, Zeena Shah; nga Franca, influencuesja e modës dhe e estetikës, Fatou N'Diaye; dhe nga Gjermania, influencuesja e fitnesit dhe e nutricionit, Elena Bulkowski. Të gjithë kujdesen në maksimum për praninë e tyre në rrjetet sociale. Këtu janë pesë këshillat e tyre për të përmirësuar përmbajtjen tuaj të videos.