FOTOGRAFIA E AKSIONIT

Ngrini cilësinë e fotografisë suaj të aksionit me blicet Speedlite

Një ndriçim i thjeshtë nga një Canon Speedlite mund t’ju hapë një botë të tërë teknikash novatore të fotografisë së aksionit. Mësoni si të nxirrni maksimumin nga ky komplet praktik.
Një skejtbordiste, fiksuar në ajër me blic Speedlite mbi stativ, me skejtbordin që i rrotullohet nga poshtë.
Fotografia me blic mund të duket e vështirë, por në thelb blici është një aksesor tepër i thjeshtë. Qëllimi i tij është të optimizojë pjesë të imazhit tuaj me një rritje të ndriçimit në çastin e duhur. Ndonjëherë kjo mund të jetë e nevojshme për shkak të kushteve të errëta, por në raste të tjera mund ta përdorni blicin në kombinim me dritën e ambientit për të arritur një pamje të veçantë. Një blic i vetëm Speedlite krijon mundësi nga më të ndryshmet, sidomos me fotografinë e aksionit dhe të sportit. Mund të zgjidhni të fiksoni aksionin, të shkrepni për turbullim të lëvizje ose t’i kapni të dyja në një kuadër të vetëm.

Nëse jeni i ri në përdorimin e blicit ose kërkoni për mënyra të reja për të zgjeruar teknikat tuaja krijuese të ndriçimit, këtu ka disa këshilla se si të përdorni një Speedlite për fotografi sportive aksioni që lë pa fjalë.

1. Fiksimi i aksionit me sinkronizimin e shpejtësisë së lartë

Një burrë që qëndron mbi rampën e skejtbordëve duke fotografuar një skejtbordist.

Për të shkrepur në modalitetin High Speed Sync (HSS), shtypni butonin e sinkronizimit në Speedlite tuaj derisa të shfaqë simbolin H, pastaj rrisni shpejtësinë e shkrehësit për të fiksuar subjektet me lëvizje të shpejtë.

Një burrë me rroba të errëta dhe një kapelë në mes të një teknike me skejtbord përkulet në kënd të plotë në krye të një rampe.

HSS ju lejon ta caktoni ekspozimin për sfond dramatik dhe të merrni ende një ekspozim të mirë në subjektin tuaj në plan të parë. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 24mm, 1/1600 sek, f/5 dhe ISO1000, me Canon Speedlite 600EX II-RT.

Shumë kamera janë të kufizuara në një shpejtësi maksimale shkrehësi prej 1/200 sek kur përdorin blic, çka mund të jetë shumë e ngadaltë për të fiksuar subjektet me lëvizje të shpejtë. Megjithatë, nëse kamera dhe blici juaj janë të pajtueshme, si Canon EOS RP dhe Canon Speedlite 600EX II-RT që përdoren këtu, mund të xhironi në modalitetin e sinkronizimit me shpejtësi të lartë (HSS). Kjo krijon mundësinë e përdorimit të shpejtësive më të larta të shkrehësit.

Për shkrepjen e njerëzve që ecin përreth, një shpejtësi shkrehjeje prej 1/250 sek është mjaftueshëm e shpejtë, ndërsa 1/1000 sek është më e mirë nëse subjekti juaj lëviz pak më shpejt, si p.sh. për vrapues apo skejtbordistët, për shkrepjen e aksionit pa turbullime. Kompromisi me modalitetin HSS është se blici duhet të shkrepë një sërë pusesh të shpejta të paperceptueshme nga njeriu për të përkuar me dy perdet e shkrehësit të kamerës sonë, d.m.th. fuqia maksimale e blicit bie kur rrisni shpejtësinë e shkrehësit. Megjithatë, kur doni ta ndriçoni subjektin gjatë shkrepjes së fotove me aksion, HSS mund të jetë i paçmueshme.

2. Shtimi i thellësisë me blicin jashtë kamerës

Një skejtbordist duke kryer një teknikë, ndriçuar nga një blic Speedlite në stativ, përpara një muri me grafiti.

Përdorni një blic për ta ndriçuar subjektin tuaj nga çdo kënd, si p.sh. nga krahët ose nga mbrapa, kjo mund t’u japë thellësi imazheve tuaja dhe mund të duket më interesante se drita e thjeshtë ballore që merrni nga blici i kamerës.

Një skejtbordiste kryen një teknikë përpara një muri me grafiti.

Canon Speedlite Transmitter ST-E3-RT (Ver.2) ka një skemë thuajse identike të butonave me 600EX II-RT dhe mund të përdoret për blic HSS jashtë kamere. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 46mm, 1/200 sek, f/8 dhe ISO320, me Canon Speedlite 600EX II-RT.

Për ta përdorur blicin jashtë kamerës, duhet të përdorni një shkrepës blici me valë si p.sh. Canon Speedlite Transmitter ST-E3-RT dhe Canon Speedlite Transmitter ST-E3-RT (Ver.2). Pas fiksimit të Speedlite në një mbajtëse apo stativ, ose caktojeni blicin në modalitetin E-TTL, ku blici cakton automatikisht një fuqi që të përkojë me ekspozimin tonë ose caktojeni në fuqi manuale, pastaj filloni të nxirrni poza prove për të gjetur fuqinë e duhur të blicit për subjektin tuaj.

3. Nënekspozojeni dritën e ambientit për ta bërë subjektin të dallojë

Një burrë që fotografon një grua që kryen një teknikë me skejtbord, me skejtbordin përmbys në pozë teksa ajo kërcen.

Nënekspozimi i dritës së ambientit krijon një atmosferë të errët dhe të zymtë duke e bërë subjektit të dalë më fort në pah kur ndizet nga një Speedlite.

Një skejtbordiste, fiksuar në ajër, me skejtbordin që i rrotullohet nga poshtë.

Me blic jashtë kamere në të majtë të subjektit dhe diellin që vjen nga prapa në të djathtë, ne mund të krijojmë ndriçim dramatik të kryqëzuar. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 48mm, 1/180 sek, f/13 dhe ISO100, me Canon Speedlite 600EX II-RT.

Kur kombinoni blicin me dritën e diellit, mund të eksperimentoni me raportin midis dy burimeve të dritës. Për shembull mund të nënekspozoni me dashje ambientin e ndriçuar nga drita e diellit dhe të përdorni blicin për të ekspozuar dhe izoluar subjektin tonë. Për t’ia arritur kësaj, lëreni blicin të fikur si fillim dhe gjeni një ekspozim manual që nënekspozon ndriçimin e ambientit që të jetë i errët dhe atmosferik. Pastaj ndizni blicin dhe caktojeni në fuqi manuale.

Kryeni disa poza prove për të gjetur fuqinë e duhur për skenën tuaj. Për të mbizotëruar mbi dritën e fortë të diellit na duhet fuqi e lartë, ndaj filloni me blicin në fuqi të plotë 1/1, pastaj uleni nëse ju duket shumë e fortë. Përveç ndryshimit të fuqisë mund të rregullojmë edhe forcën e ndriçimit edhe duke e lëvizur më pranë ose më lart subjektit. Kur përdoret kështu, blici ynë Speedlite na mundëson krijimin e një xhepi atmosferik drite përreth subjektit.

4. Caktojeni blicin në Rear Curtain Sync për të shtuar gjurmë

Një Speedlite duke u caktuar për ekspozim njësekondësh.

Blici Rear Curtain është një modalitet që do të thotë se blici ndizet në fund të ekspozimit, apo në “perden e pasme”. Këtu blici ndizet në fund të ekspozimit njësekondësh.

Kur shkrepni një blic gjatë një ekspozimi të gjatë, mund të krijoni një përzierje dinamike të turbullimit me mprehtësinë. Lëvizja nëpër kuadër krijon turbullimin, ndërsa ndezjet e shkurtra të blicit e fiksojnë subjektin sa hap e mbyll sytë brenda ekspozimit tuaj. Mund të zgjidhni nëse blici ndizet në fillim apo në fund të ekspozimit. Zakonisht është më mirë ta vendosni blicin në modalitetin Rear Curtain që të ndizet në fund. Në këtë mënyrë turbullimi krijon një gjurmë pas subjektit tuaj. Për të përdorur modalitetin Rear Curtain, shtypni butonin e sinkronizimit në Canon Speedlite derisa të shfaqë ikonën me tri shigjeta.

5. Përdorni një blic për shkrepjet me panoramim për të nxjerrë subjektin tuaj të mprehtë

Një imazh i një gruaje në skejtbord, ku muri me tulla me grafiti në sfond është turbulluar ndërsa skejtbordistja mbetet e qartë.

Për të krijuar turbullim lëvizjeje, gjurmoni lëvizjen e subjektit nga njëra anë e kuadrit në tjetrën, duke përputhur kamerën me shpejtësinë e tyre. Shkrepi në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM në 26mm, 1/30 sek, f/16 dhe ISO100, me Canon Speedlite 600EX II-RT.

Panoramimi i kamerës me subjektin mund të rezultojë në një kombinim mahnitës të turbullimit me mprehtësinë. Llogariteni saktë kohën dhe subjekti do të jetë i mprehtë ndërsa gjithçka tjetër mbetet në turbullim. Panoramimi mund të kryhet pa blic, por nëse shtoni një të tillë subjekti del më i mprehtë dhe më i definuar. Caktojeni blicin në modalitetin Rear Curtain Sync, pastaj përdorni modalitetin Shutter Priority dhe caktojeni shpejtësinë e shkrehësit në rreth 1/30 sek (ose më të shpejtë për subjektet me lëvizje të shpejtë, si p.sh. makinat). Kur të jeni gati, panoramojeni kamerën sipas aksionit. Mund të duhen disa përpjekje për ta nxjerrë subjektin të mprehtë, por ia vlen përpjekja për ndjesinë e shpejtësisë dhe të lëvizjes që mund të krijoni.

6. Pulsoni blicin për të krijuar një imazh të përzier

Një blic Speedlite që caktohet në modalitet MULTI.

Në modalitetin MULTI mund të caktojmë numrin e pulseve dhe frekuencën për sekondë (Hz). Pjesëtojeni numrin e pulseve me frekuencën për të gjetur një shpejtësi ideale të shkrehësit.

Një pozë me ekspozim të gjatë duke përdorur një blic pulsues të një skejtbordisti që bën një teknikë.

Përdorimi i modalitetit MULTI i hap derën një bote idesh krijuese për fotografinë tuaj të aksionit, duke krijuar imazhe të kombinuara abstrakte si ky.

Modaliteti MULTI është një cilësim krijues i Speedlite që ndez një vijimësi të shpejtë pulsesh. Kur përdoret në kombinim me një ekspozim të gjatë mund ta kapni subjektin në disa pozicione rreth kornizës. Sfida këtu është se - ashtu si me ekspozimin e dyfishtë - zonat më të ndriçuara u mbivendosen dhe përzihen me njëra-tjetrën. Pra, është më mirë ta shkrepni subjektin përkundër një sfondi të errët ose gjatë natës, dhe ta kapni duke lëvizur nga njëra anë në tjetrën.

Pasi t'i keni zotëruar këto teknika, përse të mos gjeni më shumë frymëzim nga fotografi profesionist i sporteve të adrenalinës dhe përfaqësues nderi i Canon, Lorenz Holder, teksa ai na tregon këshillat e tij kryesore1 për përdorimin e blicit në fotografinë e aksioni ose ndiqni fotografin profesionist, Dave Mackison, që shkrep me Speedlite EL-12.

Shkruar nga James Paterson
  1. Ofrohet vetëm në anglisht.
  2. Ofrohet vetëm në gjuhë të zgjedhura.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

  • Shtigje drite të pezulluara në lëvizje përkrah një autobusi në një rrugë të ngarkuar të Madridit, Spanjë.

    FOTOGRAFIA E LËVIZJES

    Shkrepja e lëvizjes në fotografi

    Zbuloni se si të shkrepni lëvizjen dhe shtoni një ndjesi lëvizjeje në fotot tuaja.

  • Një person me motokros në një pistë, duke anuar motorin përtokë, fotografuar me anë të panoramimit të kamerës. © Richard Walch

    PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

    Fotografia e panoramimit për fillestarët

    Zbuloni si ta përdorni panoramimin për foto më të mira aksioni me këto këshilla kryesore.

  • 5 kryekëshillat për shkrepjen e aksionit

    FOTOGRAFIA E TERRENIT

    5 këshillat kryesore për shkrepjen e aktiviteteve në natyrë

    Zbuloni si të shkrepni poza më krijuese aksioni në aventurat e përditshme me këshilla nga fotografi profesionist, Tom Bing.

  • Zotëroni shpejtësinë e shkrehësit

    SHPEJTËSIA E SHKREHËSIT

    Zotëroni shpejtësinë e shkrehësit

    Këto 5 këshilla bazë do t'ju ndihmojnë të zotëroni shpejtësinë e shkrehësit për të kapur subjektet në lëvizje dhe për të përmirësuar fotografinë tuaj të aksionit.