Blici Speedlite 600EX II-RT është projektuar për regjistrime me shpejtësi të larta të kuadrove dhe jep rezultate edhe në situatat me kërkesa mjaft të larta. Përdorimi i tij në mjaft situata të ndryshme, me përdorimin jashtë kamerës ose në kllapën e kontaktit të blicit, ju lejon të keni kontrollin e plotë mbi ndriçimin.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon Speedlite 600EX II-RT
Speedlite 600EX II-RT ju siguron një rendiment të padiskutueshëm,
duke e bërë atë një shoqërues ideal për kamerën EOS-1D X Mark II.
Realizoni deri në 50% më shumë aktivizime të blicit në vazhdimësi,
në krahasim me Speedlite 600EX-RT, dhe shtoni po ashtu pakon e
baterisë CP-E4N për të regjistruar edhe më shumë në seri.
Një algoritëm i përmirësuar për kontrollin e blicit parandalon
nxehjen e tepërt të tij dhe opsioni i Blicit të shpejtë lejon që
Speedlite 600EX II-RT të aktivizohet edhe nëse nuk është arritur
ende karikimi i plotë, kështu që nuk do ta humbni atë moment unik.
Një kokë për zmadhimin dhe përplasjen e dritës ju siguron se fusha
e mbulimit të blicit do të përputhet me lenten që po përdorni, si
dhe lejon që drita të pasqyrohet nga muret dhe tavanet për një
rezultat më natyral. Speedlite 600EX II-RT është i mbrojtur nga
kushtet e motit në të njëjtin nivel si kamera EOS-1D X Mark II,
kështu që mund të vazhdoni të regjistroni edhe kur kushtet bëhen më
të vështira.
Një Adaptor i përplasjes është i përfshirë për një ndriçim më të
butë kur fotografoni portrete dhe filtrat me ngjyra me kapëse ju
ndihmojnë kur e ekuilibroni blicin me dritën e ambientit.
Simuloni dritën që vjen nga çdo drejtim që dëshironi duke e
vendosur blicin Speedlite 600EX II-RT jashtë kamerës. Aktivizojeni
nga deri në 30 m largësi me anë të kontrollit të integruar me valë
optike ose radioje, dhe të një aktivizuesi opsional pa tela,
Speedlite Transmitter ST-E3-RT. Mund të përdorni shumë blice
Speedlite 600EX II-RT së bashku (individualisht ose në grupe) dhe
mund t'i kombinoni po ashtu me blice të tjera të Canon, si
p.sh. Speedlite 430EX III-RT.
Blici Speedlite 600EX II-RT ka një nivel të lartë fuqie, kështu që
nuk do të shqetësoheni kurrë. Ai është ideal për ndriçimin e
hapësirave të mëdha si dhe për përplasjen e dritës nga muret dhe
tavanet për një rezultat më të butë dhe më natyral. Një Adaptor i
përplasjes është i përfshirë po ashtu, i cili e zbut edhe më shumë
dritën e blicit. Njësia e kryen ciklin në heshtje për deri në 3,3
sek dhe pakoja opsionale e baterisë CP-E4N e shkurton këtë kohë
edhe më shumë.
Një buton i personalizueshëm i kontrollit ju lejon të bëni më
shpejtësi rregullime e duhura kur punoni nën presion, ndërkohë që
një ekran i madh i ndriçuar shfaq informacionet përkatëse të
regjistrimit në çast. Statusi i karikimit i të gjitha bliceve pa
tela në grup shfaqet në ekranin e njësisë kryesore Speedlite 600EX
II-RT.
Zbuloni më shumë për Canon Speedlite 600EX II-RT, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Click below to leave your review for the Speedlite 600EX II-RT