Marc-u shpesh shikon nga fotografët e tjerë në zë për të marrë ide dhe për të krijuar koncepte. "Unë marr shumë frymëzim nga konkurset dhe çmimet, duke kërkuar profilet e të gjithë artistëve që marrin pjesë," - thotë ai, - "veçanërisht te Wildlife Photographer of the Year në Londër, Angli."
Hapi i radhës është të gjej vendin e përshtatshëm. Përdorni njohurinë tuaj për zonën që të kërkoni pikat e mundshme për kafshën që keni zgjedhur dhe kthehuni atje rregullisht. "Shkoni çdo ditë me radhë, pasi herën e parë mund të mos vëreni asgjë që të kuptoni se kafshët janë vërtet aty," - shpjegon Marc-u. "Por zakonisht nëse shkon tri ditë rresht, do të vëresh diçka."
Pasi të keni gjetur vendin, duhet të merrni parasysh ndriçimin. "Nëse doni të ndriçoni vetëm kafshën atëherë do të shkrepni me shpejtësi shkrehësi prej rreth 1/100," - thotë Marc-u. "Por nëse doni të përfshini dhe pjesë nga habitati, atëherë duhet ta konfiguroni kamerën me ekspozim të gjatë."
Eksperimentimi me shpejtësi më të larta shkrehësi nuk ka pse të jetë vetëm zgjidhje praktike. Nëse rastisni në qytet me trafik apo edhe nëse keni ndonjë elektrik dore atypari – kjo mund të përbëjë mundësi të mirë të eksperimentoni me gjurmët e dritës.
"Nëse përdorni dritën natyrore apo ndonjë elektrik me dritë të pandërprerë, atëherë duhet të përdorni shpejtësi më të larta shkrehësi dhe të punoni në aperturën më të gjerë të mundshme që të ruani cilësinë," - thotë Marc-u. "Nëse përdorni një dritë artificiale, duhet ta caktoni kamerën në mbase 1/100. Minimumi duhet të jetë më poshtë se 1/250 që të punojë në sinkronizim me blicin."
Një objektiv si Canon RF 50mm F1.8 STM ka aperturë ideale për këtë lloj shkrepjeje.
Një aksesor që Marc-ut i pëlqen të përdorë është difuzori, sidomos kur vjen puna te punimet në makro. "Kur shkrep bretkosa apo thithlopa, apo pikëlore, lëkura e tyre mund të jetë e lagur nga ambienti," - shpjegon ai. "Kjo mund të krijojë një pasqyrim jonatyral, ndaj është mirë të mbani një difuzor për të zbutur dritën."
"Sa më i madh aq më mirë kur vjen puna te difuzorët, por duke qenë se kjo ishte makrofotografi dhe kafshët për të cilat flasim janë të vogla, nuk ju duhet dhe ndonjë difuzor shumë i madh," - thotë ai.
Nëse nuk keni të tillë mund dhe të improvizoni e të përdorni një send tjetër që vepron si difuzor, ose bëjeni një në shtëpi me letër. "Unë kam blerë një para ca vitesh nga interneti, por në disa raste kur nuk e kisha me vete, përdora këtë gjënë që vendos në xhamin e parmë të makinës për të evituar dritën e fortë të diellit në verë. E rëndësishmja është që ta bëni dritën e blicit më të butë, ndaj ju duhet diçka që të zgjerojë dritën," - shpjegon Marc-u.