"Gjëja më e rëndësishme është të keni respekt për natyrën që fotografoni. Është thelbësore. Jetesa në kontakt me kafshët e egra është fantastike, por duhet ta respektosh," - thotë përfaqësuesi i nderit i Canon, Michel d'Oultremont.
Kur Marc Albiac ishte ende adoleshent në eksplorimin e artit të fotografisë, ai dhe i ati kalonin me orë të tëra në një faqe interneti ku fotografët më në zë të natyrës spanjolle diskutonin për teknikat pas fotografive të tyre. Ai kujton Mario Cea-n tek shpjegonte se si kishte krijuar një dopjoekspozim të një bufi nën dritën e hënë me një kuadër të vetëm. Duke ecur disa vite përpara tanimë Marc-u ndodhej në një ekspozitë të madhe fotografie duke prezantuar punimet e tij përkrah atyre të Mario-s. Marc-u tanimë është përfaqësues nderi i Canon, me shumë lavde përbri emrit të tij, duke përfshirë dhe çmimin prestigjioz Young Wildlife Photographer of the Year që e ka fituar që në moshën 14-vjeçare.
Këtu, ai dhe kolegu i tij përfaqësues nderi i Canon Michel d'Oultremont, i cili jeton dhe punon në Belgjikë, dhe që ka mbi supe dy fitore të çmimit Wildlife Photographer of the Year Rising Star Portfolio, na tregojnë se si ky konkurs u dha udhë karrierave të tyre, si dhe ndajnë me ne këshilla për fotografët e rinj të natyrës që mezi presion të ndjekin hapat e tyre.