Printeri Canon Zoemini 2 vjen me tre ngjyra klasi dhe përmban një fole USB-C për karikim me shpejtësi të lartë – madje mund të printoni prej tij ndërsa është duke u ngarkuar, që do të thotë se nuk do të humbisni kurrë shansin për të krijuar kujtime në lëvizje.
Pozat që ia vlen t'i ndani me të tjerët nuk vlejnë vetëm për pëlqime. Me kamerën dhe printerin e çastit Canon Zoemini S2, mund të shkrepni fotografi të përsosura ose autoportrete pa mundim duke përdorur pasqyrën e integruar dhe unazën e dritës. Stiloni dhe printoni kudo që të jeni me programin Canon Mini Print1, më pas ndërrojini, shpërndajini dhe nxirrni në pah dellin tuaj krijues.
Me minifotoprinterin Canon Zoemini 2 mund të modifikoni fotot e nxjerra nga smartfoni duke përdorur Bluetooth dhe programin Canon Mini Print, më pas t'i sillni kujtimet në jetë duke i printuar përmes lidhjes me valë dhe duke i ndarë me shoqërinë.
Të dy printerët e çastit përdorin letra Canon ZINK, që vijnë me zero bojë për printim pa telashe, ultrarezistent dhe pa njolla.