"Krijimi i albumeve me printime që i bëni vetë mund të jetë shumë i këndshëm", - thotë fotografja e dasmave dhe e nderuar me çmime, Hannah Millard. "Keni edhe mundësinë e krijimit të albumeve të veçanta dhe të personalizuara si dhurata për familjen dhe shoqërinë".
Një album i arrirë dasme tregon historinë e një dite të veçantë të lidhjes së jetës së bashku të një çifti, duke ruajtur dhe shfaqur kujtime të çmuara për brezat që do të vijnë. Megjithatë, porositja e një albumi dasme të krijuar nga një profesionist mund t'jua rëndojë buxhetin e ndarë për këtë okazion dhe kështu rrezikon dhe ta shkëpusë çiftin nga çastet që duhet të jenë të paharrueshme për ditën e tyre të veçantë. Pra, pse të mos bëni vetë?
Hannah Millard, e njohur si Camera Hannah, ka qenë një fotografe dasmash me kohë të plotë, që prej vitit 2010 dhe ka pasion shkrepjen e emocioneve të momenteve magjike siç këto shpalosen. Me emër në të gjithë botën, ajo ka fituar një sërë çmimesh për punën e saj, çka e ka shpënë nga shtëpia e saj në Derbyshire, Angli, nëpër vende ekzotike në mbarë botën. Ajo është gjithashtu mësuese e fotografisë, që jep seminare të përditshme dhe seanca mentorimi në internet dhe në person, si dhe një entuziaste punëdoreje dhe "massive geek" e vetëshpallur. Këtu, Hannah ndan këshillat e saj për çiftet që kërkojnë të krijojnë albumin e tyre vërtet unik të dasmës.