Udhëzuesi optimal për letrën e printimit

Me apo pa shkëlqim? Lustër apo artistike? Zbuloni çfarë duhet të keni parasysh kur zgjidhni letrën e printerit dhe eksploroni çdo lloj letre që ju nevojitet për printimin e fotografive, dokumenteve, punëdoreve dhe projekteve krijuese.
Një dorë duke nxjerrë një printim të një imazhi të një tarti me patate të ëmbël nga sirtari i një printeri PIXMA, së bashku me një pako letre printeri dhe një libër të bërë vetë recetash.

Kur zgjidhni se çfarë letre printeri do të përdorni, ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh. Printerët portativë si printerët Canon Zoemini dhe SELPHY përdorin teknologji printimi që kërkojnë media specifike (shihni Letra më e mirë për printerët portativë më poshtë), por shumica e printerëve me bojë dhe me laser mund të përballojnë një gamë të ndryshme përmasash, peshash dhe finiturash.

Përmasat e letrës: shumica e printerëve pranojnë një diapazon përmasash letre deri në një përmasë maksimale si A3 ose A4, në varësi të printerit. Për printimet e fotografive, kartave dhe punëdoreve, mund të zgjidhni letër të gatshme në përmasën “kartolinë” ose në përmasa të njohura për printime fotografish si 4x6 inçë ose 5x7 inçë. Përdorni udhëzuesit e letrës në sirtarin e hyrjes së letrës për të siguruar që letra të futet drejt dhe specifikoni përmasën e letrës në menytë e printerit ose në softuerin e printimit, në mënyrë që printimi të bëhet në vendin e duhur.

Pesha: zakonisht matet në gramë për metër katror (gsm). Letra e zakonshme për dokumente zyre është mesatarisht rreth 80 gsm; letra për fotografi për përdorim të përgjithshëm si Glossy Photo Paper GP-501 e Canon është më e trashë, rreth 200 gsm; kartoni i lehtë për punëdore, si Canon Double-sided Matte Paper MP-101D mund të jetë 240 gsm ose më shumë. Letrat më të trasha zakonisht janë më rezistente, por janë tepër ekstravagante për printimin e dokumenteve të përditshme në shtëpi ose në zyrë. Në shumë printerë me laser, nuk mund të përdoret letër shumë e trashë, përveç rasteve kur ata kanë një mekanizëm të drejtë për kalimin e letrës.

Finitura: letra për printimin e fotografive vjen me një gamë të gjerë zgjedhjesh për finiturat e sipërfaqes, si me shkëlqim, mat, me supershkëlqim dhe me gjysmëshkëlqim (varietete të ndryshme, të cilat mund të quhen saten, mëndafsh, perlë ose lustër). Letra “Baryta” ka një veshje të posaçme pak me shkëlqim për të rikrijuar pamjen e printimeve tradicionale në dhomë të errët, me ngjyra të zeza të thella, detaje të mprehta dhe jetëgjatësi arkivimi. Letra e zyrës për përdorim të përditshëm ("bond") është e paveshur, por ka një finiturë të lëmuar. Letrat për printime artistike zakonisht janë të paveshura, kanë një teksturë më të spikatshme dhe mund të përmbajnë fibra si leckë, bambu dhe të tjera.

Një gamë përmasash letrash dhe figurash ngjitëse për printerët portativë Canon SELPHY dhe Zoemini 2.

Letra për printerët portativë Canon SELPHY vjen në një sërë përmasash, duke përfshirë përmasën për kartolinë, letër ngjitëse në formë katrore, printime dhe ngjitëse në përmasën e kartës së kreditit, si dhe miningjitëse. Kontrolloni setet e bojës dhe letrës për modelin tuaj. Printeri në madhësinë e xhepit Canon Zoemini 2 përdor letër ZINK™ pa bojë,1 duke e bërë të lehtë të krijoni printime çasti për shpërndarje me shqitje-ngjitje në ngjitëse me përmasa 5×7,6 cm, të cilat mund t’i prisni në çdo formë dhe përmasë ose në letër ngjitëse rrethore të gatshme me përmasa 3,3 cm.

Bardhësia: letra që zakonisht është e bardhë mund të duket më e verdhë, më blu, ose madje edhe gri krahasuar me letra të tjera, gjë që natyrisht do të ndikojë në mënyrën se si shfaqen ngjyrat. Kini parasysh se në shfaqjen e ngjyrave ndikojnë edhe kushtet e ndriçimit, ndaj një printim fotografik do të duket më i ftohtë (më blu) kur ngjitet në frigoriferin e një kuzhine me ndriçim të fortë, sesa kur ekspozohet mbi komodinën e një dhome gjumi me ndriçim të zbehtë. Nëse mundeni, zgjidhni një nuancë të letrës së printerit që thekson atmosferën që dëshironi të ketë printimi juaj në ambientin ku ai do të shfaqet.

Riprodhimi i ngjyrave: zgjedhja e finiturës së letrës (dhe në një shkallë më të vogël, edhe pesha) ndikon jo vetëm në përshtypjen vizuale të printimit, por, së bashku me llojin e bojës që përdor printeri juaj, edhe në riprodhimin e ngjyrave dhe në gjallërinë e printimit. Lloje të ndryshme letrash përshtaten me imazhe të ndryshme dhe do të nxjerrin në pah cilësi të ndryshme të tyre. Letrat me shkëlqim janë një zgjedhje e mirë për imazhe të gjalla, me ngjyra të zeza të thella, si dhe ngjyra të ndezura, por shkëlqimi dhe pasqyrimet mund të paraqesin problem kur ato ekspozohen. Letrat me gjysmëshkëlqim ose lustër janë ideale për imazhe me kontrast të lartë, detaje të qarta dhe ngjyra të ngopura, me rrezik më të ulët pasqyrimesh. Letrat mat mund të përshtaten me imazhe me një paletë ngjyrash më të lehta, si dhe me imazhe bardhezi ose të pangopura, por ngjyrat e zeza mund të mos jenë aq të thella. Letrat me teksturë të ashpër do të theksojnë thellësinë në printimet artistike me ngjyra delikate dhe do t’u japin një efekt të ngjashëm me pikturën me akuarel.

Jetëgjatësia: Letrat, bojërat dhe teknologjitë e printimit të Canon janë projektuar për të funksionuar së bashku dhe ky kombinim mund të ofrojë jo vetëm cilësi të qëndrueshme printimi, por edhe jetëgjatësi të jashtëzakonshme. Përdorni produkte origjinale Canon që mbartin shenjën ChromaLife 100 dhe mund të arrini 100 vjet rezistencë ndaj dritës për një printim të ruajtur në një album arkivimi, 30 vjet për imazhe të ekspozuara në korniza fotografish që përballojnë rreth 10 orë dritë në ditë (por jo në kontakt të drejtpërdrejtë me diellin) dhe 10 vjet për imazhe të vendosura në një tabelë ose në frigorifer.2

Printer me laser apo me bojë? Kini parasysh se printerët me laser përdorin nxehtësi të madhe për të ngjitur tonerin në letër dhe disa letra të veshura nuk do të jenë të përshtatshme. Në teori, veshjet që nuk janë rezistente ndaj nxehtësisë mund të dëmtojnë edhe tamburin e printerit. Nëse po përdorni printer me laser, kërkoni letër të lëmuar (jo me supershkëlqim), të shënuar si të përshtatshme për printim me laser. Letra e paveshur e zyrës ("bond") mund të përdoret përgjithësisht si në printerët me bojë, ashtu edhe në ata me laser. Printerët me bojë shpesh mund të printojnë edhe mbi materiale të ndryshme, si kanavacë, e cila mund të jetë ideale për printime artistike.

Pra, cila është letra më e mirë për printim për nevojat tuaja specifike ose për një projekt të veçantë?

Letra më e mirë për printimin e fotografive në shtëpi

Një printer Canon PIXMA mbi një tavolinë me printime fotografish në përmasa të ndryshme, pako letrash dhe boje. Një tabelë pineskash mbi murin e pasmë është e mbushur me printime të llojeve dhe përmasave të ndryshme.

Një printer Canon PIXMA ofron prakticitet dhe produktivitet për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja të printimit në shtëpi, por printimi në shtëpi shpesh përfshin shumë lloje të ndryshme materialesh, duke kërkuar një gamë të gjerë të llojeve të letrave, përmasave dhe finiturave.

Ruajtja e kujtimeve është shpesh në zemër të printimit të fotografive në shtëpi. Mund të bëni printime në përmasa më të vogla që janë ideale për t'u ngjitur në albume të krijuara vetë, për t'i vendosur në korniza fotografish apo për t'i fiksuar me pineska në tabela prej tape. Për këtë lloj printimi fotografish, një lloj letre e veshur mund të jetë opsioni më i mirë, pasi në përgjithësi është më rezistente.

Për shkak të veshjes, përthithet më pak bojë nga letra, që do të thotë se printimet duken më të qarta. Ato janë gjithashtu më rezistente ndaj papastërtive, lagështisë dhe konsumit nga përdorimi. Nga ana tjetër, letra e paveshur ka një ndjesi më teksturore, është më poroze dhe mund ta përthithë më lehtë bojën, duke bërë që imazhet e printuara në letër të paveshur të duken më të lehta.

Canon Everyday Use Glossy GP-501 është një letër për fotografi me cilësi studioje që përbën një zgjedhje ideale për fotografitë e përditshme me ngjyra, si dhe është e pajtueshme me printerët Canon PIXMA. Letrat me shkëlqim të Canon e fiksojnë bojën më thellë nën sipërfaqen e sipërme se letrat e tjera, të cilat pengojnë mbetjen e bojës së tepërt në sipërfaqen e letrës, duke ju dhënë printime me tharje çasti që gjithashtu do të thotë se finicioni me shkëlqim e ruan lustrën me kalimin e kohës.

Një dorë vendos një foto të printuar në një tabelë pineskash që ka të fiksuar edhe printime të tjera.

Ekziston një gamë e gjerë letrash me shkëlqim prej të cilave mund të zgjidhni, duke përfshirë Canon Plus Glossy II, Canon Pro Luster dhe Canon Plus Semi-gloss - të gjitha prej të cilave janë të pajtueshme me një gamë të gjerë printerësh Canon.3 Aplikacionet krijuese të Canon ju ofrojnë gjithashtu mundësinë të printoni në letër fotografish magnetike ose katrore.

Përndryshe, nëse preferoni një shkëlqim të reduktuar për një pamje më të lehtë, letra Canon Plus Semi-gloss SG-201 ka një finiturë sateni dhe teksturë letre fotografike. Kjo letër 260 gsm do të krijojë printime fotografish të shkëlqyera, që thahen menjëherë.

Për kujtime të dashura familjare ose peizazhe të bukura nga udhë që do të dukeshin mbresëlënëse të ekspozuara më dukshëm në shtëpinë tuaj, disponohen shumë letra fotografish Canon në përmasën A4 dhe shumë printerë nga gama Canon PIXMA që mund të prodhojnë printime fotografish të pasura pa bordura në format A4, ideale për ekspozim.

Instaloni aplikacionin Canon PRINT në smartfonin tuaj dhe mund të zgjidhni printimin pa bordura, të caktoni përmasat dhe llojin e letrës dhe të kontrolloni procesin e printimit në printerët e pajtueshëm Canon PIXMA, MAXIFY dhe SELPHY me valë, drejtpërdrejt nga pajisja juaj.

Letra më e mirë për printerët portativë të fotografive

Një përdorues mban një smartfon me aplikacionin SELPHY Photo Layout në ekran, mbi një tavolinë ku ndodhet një printer kompakt fotosh Canon SELPHY dhe disa printime fotografish në përmasa të ndryshme.

Printeri kompakt portativ SELPHY CP1500 i Canon është i përsosur për printime të shpejta, të thjeshta dhe me cilësi të lartë nga kamera, kompjuteri ose pajisja juaj inteligjente. Me aplikacionin SELPHY Photo Layout në pajisjen tuaj mund të krijoni kolazhe dhe të shtoni tekst, bordura dhe pulla për të personalizuar imazhet tuaja.

Një përdorues shqit shtresën e pasme nga një figurë ngjitëse e printuar me printerin Canon SELPHY QX20, gati për ta ngjitur në një album.

Canon SELPHY QX20 prodhon printime në formë katrore në dy përmasa. Zgjidhni letrën ngjitëse SELPHY për të krijuar etiketa të çastit ose elemente të gatshme për albume, me një bordurë ku mund të shkruani diçitura ose komente.

Canon Zoemini 2 përdor teknologjinë e printimit ZINK™ (Zero Ink),1 e cila kërkon letër të veçantë të integruar me mikrokristale që reagojnë ndaj nxehtësisë. Kjo krijon një printim rezistent ndaj njollosjes dhe ujit dhe fakti që nuk përdoren fishekë boje do të thotë më pak rrëmujë e telashe. Letra është e disponueshme në përmasa rrethore 33 mm dhe 50x76 mm, të dyja me pjesën e pasme të shqitshme, për t’i kthyer printimet tuaja në figura ngjitëse në çast.

Ju e kontrolloni procesin e printimit nga smartfoni juaj duke përdorur aplikacionin Canon Mini Print, të cilin mund ta përdorni gjithashtu për të stiluar imazhet tuaja me korniza, efekte filtrash, vizatime dhe shkrime, si dhe për të krijuar një kolazh fotografish, ose të përdorni veçorinë e mozaikut për të krijuar një poster të veçantë nga katër ose nëntë fotografi më të vogla.

Gama e printerëve kompaktë të fotove SELPHY nga Canon përdor teknologjinë e printimit “dye-sub”, që kërkon letër me një veshje të posaçme mbrojtëse që siguron që çdo printim të jetë rezistent ndaj ujit, shenjave të gishtave dhe gërvishtjeve, si dhe mund të zgjasë deri në 100 vjet kur ruhet në një album. Nga letrat e përmasave të kartolinave deri te printimet katrore, fotot me përmasa karte krediti dhe miningjitëset, ka një opsion për t'iu përshtatur një sërë mënyrash krijuese për të shfaqur fotot tuaja.

Duke përdorur aplikacionin SELPHY Photo Layout, mund të aplikoni një larmishmëri strukturash, pullash, mbivendosjesh dhe bordurash, duke përfshirë printimin pa bordura në Canon SELPHY QX20 për letrat XC-20L / XC-60L dhe XS-20L.

Për krijim fletoresh apo librash të personalizuar tregimesh, printimi në një larmi formash dhe madhësish mund të jetë një mënyrë e mirë për të shtuar ato notat argëtuese dhe të personalizuara. Miningjitëset dhe letrat ngjitëse në formë katrore që përdoren me printerët Canon SELPHY janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të krijuar printime që mund t’i ngjitni menjëherë dhe t’i shijoni.

Letra më e mirë e printerit për projekte krijuese dhe punëdoreje

Një gamë objektesh të printuara, lojërash dhe aktivitetesh në faza të ndryshme të ndërtimit mbi një tavolinë, së bashku me një pako Canon Matte Photo Paper.

Me gamën e letrave të Canon dhe shabllonet e burimet e shkarkueshme nga Creative Park, mund të shijoni projekte krijuese të panumërta, nga lojërat dhe enigmat argëtuese për familjen, te maskat e festave, dekorimet për shtëpinë, modelet e monumenteve të famshme dhe shumë më tepër.

Qofshin kartolina urimesh, dhurata të bëra vetë apo libër me tregime, kur jeni duke krijuar projekte punëdoreje me printerin tuaj ka disa elemente për t'u marrë parasysh. Ku do t'ju pëlqente ta shfaqnit krijimin tuaj? A ju duhet të printoni në të dy anët? Dhe a ju duhet një letër rezolucioni të lartë nëse ka foto në projektin tuaj?

Kemi përmendur opsionet e strukturave të ndryshme të printimit dhe efektet krijuese që mund të realizoni nëse printoni me Canon Zoemini 2 ose me një printer kompakt fotografish Canon SELPHY, duke përdorur përkatësisht aplikacionet Canon Mini Print dhe SELPHY Photo Layout. Këta printerë janë të shkëlqyer për kartolina urimi, etiketa, albume dhe aktivitete të tjera krijuese.

Ka shumë mënyra emocionuese për të krijuar aksesorë për shtëpinë tuaj ose për të bërë ekspozime interaktive fotografike nëse e printoni artin tuaj me Canon Magnetic Photo Paper MG-101 me printerin me bojë të shtëpisë. Mund ta përdorni për të krijuar një fotoekspozim interaktiv magnetik apo gjëegjëza, ose thjesht t'i ngjisni drejt e në frigorifer për të shfaqur kujtime të bukura - nuk ka nevojë për korniza.

Pjesët përbërëse për një model 3D të bilbilit të ujit, të printuara nga një shabllon i Canon Creative Park në letrën Canon dhe të prera me gërshërë, gati për ta formuar.

Janë qindra ide dhe shabllone punëdoreje nga të cilat mund të zgjedhësh në Canon Creative Park, që variojnë nga arkitektura deri te dekori sezonal. Thjesht zgjidhni shabllonin tuaj dhe ndiqni udhëzimet.

Një dorë mban një model 3D prej letre të një bilbili uji shumëngjyrësh, të krijuar duke përdorur letrën Canon dhe një shabllon të shkarkuar nga Canon Creative Park.

Artisti dhe ilustruesi Zack Mclaughlin e ka çuar projektin në një nivel tjetër me këtë model mahnitës prej letre të bilbilit të ujit duke përdorur një shabllon nga Creative Park, një printer Canon PIXMA dhe Canon Matte Photo Paper.

Nëse e keni hobi krijimin e printimeve dhe të punëdoreve me Canon Creative Park, Matte Photo Paper MP-101 do të krijojë printime me tonalitete të ndritshme e të gjalla, si dhe imazhe të qarta pa efektin e shkëlqimit. Është fantastike për dizajnet me foto, grafikë dhe tekst.

Për ata që u pëlqen të shtojnë diçka nga vetja në raste të veçanta duke krijuar kartolinat e tyre të urimeve apo ftesat për festa, Double-sided Matte Paper MP-101D 7x10 inç vjen me një vijë palosjeje dhe zarfe të gatshme për ta bërë procesin të shpejtë dhe të lehtë, si dhe për të ndihmuar që secila të paloset siç duhet.

Mund të përdorni aplikacionin Canon PRINT në smartfonin tuaj për të kontrolluar procesin e printimit në printerët Canon PIXMA, MAXIFY dhe SELPHY, e madje edhe për të aksesuar Creative Park përmes tij. Me modelet e printerëve të pajtueshëm, përdorni aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor për të modifikuar dhe stiluar fotografitë tuaja, për të shtuar efekte krijuese, për të krijuar kolazhe dhe kalendarë dhe më shumë.

Letra më e mirë për printime të fotografive artistike

Një palë duar mbajnë printimin e një molle të zhytur në bojë të bardhë, ndërsa një printer Canon PIXMA dhe dy printime të tjera të ngjashme qëndrojnë në tryezë.

Printimet më të mëdha deri në A3+ ose në format panoramik do të bien vërtet në sy. Një printer profesional fotosh si Canon PIXMA PRO-200S, që përdor sistemin me tetë ngjyra të bojës me bazë ngjyruesi të Canon, mund të ofrojë riprodhim të jashtëzakonshëm të ngjyrave, veçanërisht në letër me finiturë sateni ose në materiale artistike.

Nëse printoni për një projekt fotografie artistike, Canon Premium Fine Art Rough Paper është një letër profesionale pambuku A4 me cilësi të lartë, me një reliev të ashpër që ndihmon në krijimin e të zezave të dendura dhe të tonalitetit të saktë në zonat e errëta të një imazhi. Entuziastët e fotografisë dhe dashamirësit e artit do ta vlerësojnë këtë lloj letre për printime artistike për arkivim dhe mund të arrihen rezultate të këndshme si për printimet monokrom, ashtu edhe për printimet me ngjyra.

Canon Pro Luster LU-101 260 gsm është një letër fotografish profesionale artistike me një lustër të butë si saten. Kjo fotoletër e lëmuar printeri me bojë ofrohet deri në madhësi A2. U ngjan letrave të zakonshme me veshje rezine që përdoren në dhomën e errët, duke e bërë ideale për fotografët që kërkojnë finicionin e një laboratori fotografik për të paraqitur punën e tyre. Mendoni për ngjyrat vezulluese, detajet e mprehta dhe riprodhimin e jashtëzakonshëm të bardhezisë. Ajo është një zgjedhje e mirë për printimet që do të ekspozohen, për shembull një peizazh artistik i preferuar ose një skenë nga një udhëtim i paharrueshëm që dëshironi ta mbani në mur si kujtim për vitet që vijnë, si dhe i reziston degradimit të shkaktuar nga gazet atmosferike dhe drita kur përdoret me bojëra origjinale Canon, si bojërat ChromaLife 100, që përdoren në gamën e printerëve Canon PIXMA ose bojërat me pigment LUCIA PRO II me jetëgjatësi të lartë, të përdorura në gamën e printerëve profesionalë të fotografive Canon imagePROGRAF, si imagePROGRAF PRO-310.4

Një printer Canon imagePROGRAF PRO-310 duke nxjerrë një printim fotografik me ngjyra, ndërsa në murin pas tij shfaqen të tjera printime peizazhesh të vendosura në korniza.

Letrat me shkëlqim, mat dhe artistike do të prodhojnë tekstura dhe shkëlqim të ndryshëm tek imazhi juaj dhe përdorimi i tyre së bashku me një sistem të avancuar bojërash, si bojërat me pigment LUCIA PRO II me 10 ngjyra në imagePROGRAF PRO-310 të Canon, ofrojnë një gamë më të gjerë ngjyrash në tërësi. Printeri është gjithashtu në gjendje të printojë në kanavacë, duke krijuar opsione të mëtejshme për riprodhim dhe ekspozim.

Një opsion tjetër për ata që kërkojnë finiturë profesionale është letra me shkëlqim 300 gsm me peshë të rëndë Canon Pro Platinum PT-101. Kjo ka një konstruksion me gjashtë nivele, është rezistente dhe arrin riprodhim të jashtëzakonshëm të ngjyrave, sidomos me bojërat Canon LUCIA PRO dhe ChromaLife 100.

Mund dhe të zgjidhni një letër në bazë të tonaliteteve të ngjyrave në foto. Për fotografi të veçanta, si ato që kapin ngjarje të rëndësishme ose takime të rralla familjare, dhe për vepra arti me ngjyra të ngrohta dhe tone gri, letra Pro Premium Matte PM-101 210 gsm ofron një teksturë të lëmuar pa shkëlqim, pa pasur një shkëlqim pasqyrues. E krijuar për profesionistë që kërkojnë cilësi të lartë, kjo letër e trashë realizon printime me cilësi galerie kur përdoret me një printer me bojë si Canon PIXMA Pro-200S që është kompakt, profesional, për format A3+ ose Canon imagePROGRAF PRO-310, me sistemin e avancuar të bojës me 10 ngjyra LUCIA PRO II, për riprodhim të jashtëzakonshëm të ngjyrave dhe gamë të gjerë ngjyrash.

Lloje të tjera letrash që ofrojnë printim profesional me cilësi të jashtëzakonshme artistike janë të disponueshme nga furnitorë të specializuar të letrave, si Canson® Infinity. Për shembull, Canson® Infinity Platine Fibre Rag ka bazë 100% pambuk dhe një ton të bardhë të pastër. Letrat e pambukut kanë reliev të pasur, fibra më të forta, një ndjesi luksi dhe jetëgjatësi të lartë, duke u dhënë kështu cilësi për arkivim. Gama e letrave nga Hahnemühle ofron gjithashtu rezultate premium për printime fotografike, postera dhe libra me foto.

Letra më e mirë për biznesin e vogël ose zyrën e shtëpisë

Një printer Canon PIXMA po printon një fletë me një grafik kronologjik shumëngjyrësh, ndërsa në sfond shihet një tavolinë me dokumente pune.

Edhe dokumentet e përditshme të zyrës meritojnë tekst të zi të mprehtë dhe ngjyra të gjalla. Printeri Canon PIXMA dhe letra cilësore Canon do ndihmojnë biznesin tuaj të bëjë figurë të mirë.

Për printimin e përditshëm të dokumenteve në zyrë në shtëpi ose në bizneset e vogla, një letër me përdorim të përgjithshëm si Red Label Zero e Canon është ideale, pasi është një letër me bardhësi të lartë, me finiturë të lëmuar, e disponueshme në një sërë peshash dhe përmasash. Për prezantime ose raporte profesionale me një finiturë të lëmuar dhe riprodhim të gjallë dhe të fortë të ngjyrave, konsideroni një opsion më të trashë, si Canon High Resolution Paper HR-101N, një letër mat, e veshur, 106 gsm dhe me ndriçim të lartë, e përshtatshme për fotografi dhe imazhe grafike të gjalla, si dhe për dokumente dhe fletëllogaritëse të cilësisë së lartë, me ngjyra intensive dhe të qarta.

Një letër rezolucioni të lartë si kjo është gjithashtu një zgjedhje e mirë për ata që kërkojnë të krijojnë posterë apo materiale të tjera promocionale për punën e tyre. Me një gamë të gjerë shabllonesh, imazhesh dhe shkronjash, Canon PosterArtist ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një poster në internet falas. Është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të sjellë brenda kompanisë prodhimin e materialeve tuaja promocionale, duke përdorur një printer efikas për biznese të vogla, si Canon PIXMA TS7550i, i cili ofron shpejtësi të lartë printimi, cilësi superiore falë bojës së zezë me pigment të përmirësuar dhe një ADF me 35 fletë. Për printime voluminoze, një printer MegaTank me depozita boje me rimbushje, si Canon MAXIFY GX7140, do t’ju ofrojë një kosto jashtëzakonisht të ulët për faqe, rezultate të qëndrueshme dhe cilësore, si dhe printim automatik në të dyja anët e faqes.

Një printer Canon MAXIFY MegaTank mbi një tavolinë druri, me katër shishe boje në krah dhe me grumbuj dokumentesh të printuara me ngjyra pas tij.

Për printim të shpejtë dhe me volum të lartë, me një kosto jashtëzakonisht të ulët për kopje, një printer Canon MegaTank me depozita boje me rimbushje është një zgjidhje shumë ekonomike dhe efikase.

Kur zgjidhni një letër për printim, janë tre karakteristika kryesore të letrës që duhen marrë parasysh dhe tre rezultate kryesore tek të cilat zgjedhja juaj do të ketë ndikim. Nga gama e letrave të përputhshme me printerin tuaj, zgjidhni përmasën, peshën dhe finiturën e letrës që do t’ju mundësojë riprodhimin e ngjyrave, ndikimin vizual dhe rezistencën që dëshironi.

Gama e letrave dhe printerëve të Canon ofron zgjidhje të përshtatshme për të gjitha nevojat tuaja të printimit. Qoftë nëse jeni duke promovuar biznesin, duke krijuar një projekt artistik, duke shfaqur portrete familjare ose duke përdorur printime për t'u organizuar në shtëpi, do të jeni të sigurt për cilësi dhe standarde të larta deri në fund.

Shkruar nga Lorna Dockerill dhe Alex Summersby

  1. ZINK, Zero Ink dhe logoja ZINK janë marka tregtare të ZINK Holdings, LLC, të regjistruara në SHBA dhe në shtete të tjera.
  2. Shifrat e qëndrueshmërisë janë parashikime të bazuara në testet e kryera nga Canon në kushte ambienti të përshpejtuar dhe nuk janë të garantuara. Temperatura, lagështia dhe ekspozimi ndaj dritës së diellit dhe gazeve atmosferike mund të degradojnë cilësinë e printimit me kalimin e kohës.
  3. Kontrolloni faqen e produktit për një listë printerësh të pajtueshëm.
  4. Temperatura, lagështia dhe ekspozimi ndaj dritës së diellit dhe gazeve atmosferike mund të degradojnë cilësinë e printimit me kalimin e kohës.

Produkte të ngjashme

    Glossy Photo Paper "Everyday Use" (GP-501)

    Glossy Photo Paper 'Everyday Use'
  • Matte Photo Paper MP-101D

    Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".
  • Magnetic Photo Paper MG-101

    Vendosni më shumë krijimtari dhe ndërveprim në printimet e fotografive me Canon Magnetic Photo Paper MG-101.
  • Photo Paper Pro Luster (LU-101) [Seritë]

    Letër fotografik me cilësi superiore me një veshje me llustër
  • Premium Fine Art Rough (FA-RG1) [Seritë]

    Letër profesionale me cilësi të lartë e arteve të bukura për printerët profesionalë me bojë të Canon, që ofrojnë imazhe me dendësi të lartë të të zezave, tonalitet të saktë në zonat e errëta dhe një gamë të gjerë ngjyrash.
  • Letër me Rezolucion të Lartë (HR-101N) [Seritë]

    Letër me rezolucion të lartë

Artikuj të ngjashëm

Pyetje të shpeshta për printerin, bojën dhe letrën

Eksperti i Canon, Suhaib Hussain, u përgjigjet pyetjeve të zakonshme për teknologjinë, bojën dhe letrën e printerëve.

Cili është printeri që ju duhet?

Gjeni printerin më të mirë Canon për nevojat tuaja, nga familjet dhe studentët deri te punonjësit e zyrës në shtëpi.

Si të zgjidhni programin e duhur të printimit nga Canon për projektin tuaj

Çlironi potencialin tuaj krijues me gamën e programeve të printimit të Canon – nga printimi i fotografive deri te dizajni i posterit, ka një program që u përshtatet nevojave tuaja.

Bëhuni krijues me një fotoprinter kompakt

Pesë mënyra për t'u argëtuar me printimin, nga kartat me porosi deri te pozat e personalizuara për ndarje të menjëhershme.