Gama e shablloneve në Creative Park mundëson disa modele të përshtatshme për të vegjlit, si dhe modele më komplekse për të rriturit, çka do të thotë se mund të marrin pjesë të gjithë. "Ka kaq shumë projekte në dispozicion për raste dhe festime nga më të ndryshmet," - thotë Hannah. “Më pëlqen që disa janë mjaft të thjeshta dhe disa janë më komplekse. Nëse dëshironi, mund të kaloni ditë të tëra duke punuar, por ka edhe shabllone më të lehta, si p.sh. kurora, që janë vërtet të thjeshta."
Hannah zgjodhi të bënte lule 3D, lule më të mëdha nga një varg dekorativ, bletë dhe një set Pashke, si dhe një shportë dhe vezë. Ajo zgjodhi gjithashtu një shabllon lepuri për t'u përshtatur me temën sezonale.
Lulet e e punëdoroes mund të ndriçojnë shtëpinë tuaj pavarësisht nga stina. Një gonxhe e sapokëputur do t'i sjellë ngjyra shtëpisë për pak ditë, por një e sapoprintuar do të zgjasë shumë më shumë. Do të gjeni një lule të thjeshtë e të shndritshme punëdoreje gerbera në rubrikën Plants të Creative Park së bashku me shumë larmi të tjera florale si p.sh. tulipan, zambak dhe luledielli saqë madje mund të bëni dhe një buqetë me lule letre pranverore.
Mund gjithashtu t'i personalizoni shabllonet, duke u shtuar pika boje te vezët, për shembull, apo edhe duke rregulluar veshët në shabllonin e lepurit përpara se t'i ngjitni për të krijuar një sërë lepujsh unikë. Përdorini dizajnet si pikënisje dhe më pas lini imagjinatën të bëjë pjesën tjetër.
Pasi të keni zgjedhur shabllonet, mund të printoni direkt nga smartfoni duke përdorur programin Creative Park.