FOTOGRAFIA FAMILJARE

Brezat në profil: printoni një portret të arrirë të familjes

Mësoni si të shkrepni dhe printoni një portret të bukur bardhezi të njerëzve tuaj të dashur dhe të krijoni një vepër muri që do ta gëzoni për vite me radhë.
Një imazh bardhezi i tri brezave të një familjeje, të sistemuar në radhë, nga më i riu te më i vjetri, të gjithë në profil.

Gjatë pandemisë së Covid-19, shumë familje nuk patën mundësinë të takohen sipas dëshirës, ku vizitat me gjyshërit e gjyshet p.sh. u penguan nga masat. Ndarja e fotove të printuara të familjes u bë më e çmuar se kurrë më parë. Pozat spontane të çasteve të rëndësishme mund të sjellin shumë gëzim, por një seancë më e planifikuar fotografike do t'ia vlejë gjithnjë përpjekjes së bërë.

Këtu do të tregojmë një teknikë për shkrepjen e fotografisë së arrirë të brezave dhe përgatitjen e saj për printim, për të krijuar një vepër unike, rezistente, artistike për mur ose dhuratë. Duke fotografuar secilin person më vete dhe duke i përpiluar portretet në një imazh të vetëm, mund të krijoni një foto të stilizuar grupi, që mund të printohet – duke ekspozuar më së miri ngjashmëritë dhe dallimet mes fytyrave në familjen tuaj – si dhe mund të zgjerohet në të ardhmen për të shtuar breza të rinj, si p.sh. një thesar që rritet së bashku me familjen.

1. Seti që ju duhet

Duar duke mbajtur një kamerë Canon EOS R6.

Me funksionin revolucionar Eye-Detection AF dhe një sensor mahnitës 20MP, Canon EOS R6 është një zgjedhje fantastike për shkrepje portretesh si ky.

Një plan i afërt i një çadre të argjendtë dhe një Speedlite.

Një Speedlite dhe çadër e argjendtë janë ideale për ndriçimin e fytyrave të subjekteve tuaja.

Ju duhen vetëm pak artikuj të thjeshtë për këtë shkrepje: një Speedlite ose dritë tjetër e jashtme për ndriçimin, një stendë ndriçimi dhe një çadër e argjendtë ose kuti zbutëse. Një shkrehës me telekomandë për blicin mund të ishte gjithashtu praktik. Një kamerë si Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM do t'ju jepte kontroll fantastik të ekspozimit dhe të cilësimeve të tjera, si dhe do të realizonte detaje të mira, si në hije, ashtu edhe në pjesët e ndriçuara.

Kur vjen puna te printimi, një printer si Canon PIXMA TS7450a Series është ideal, me bojërat ekonomike FINE Cartridge dhe lidhjen praktike me valë, që e bën të lehtë printimin drejtpërdrejt nga kompjuteri ose celulari. Për printime edhe më rezistente në kohë, sistemi gjashtëbojësh në Canon PIXMA TS8350a Series, që përmban teknologjinë e jashtëzakonshme ChromaLife 100 të Canon, është ideal për krijimin e fotove të fuqishme, të mprehta me të zeza të pasura.

Canon Photo Paper e dedikuar do të garantojë printime të bukura dhe rezistente.

2. Pozimi individual

Një fëmijë i ulur në errësirë me një blic dhe çadër të argjendtë që i ndriçon fytyrën.

Eksperimentoni me pozicionin e burimit tuaj të dritës. Sa më mbrapa ta vendosni, aq më e fortë bëhet drita dhe më të thella hijet. Si rregull, provoni ta pengoni rënien e dritës mbi veshin që shikon kamera.

Një burrë i parë në profil, me ndriçimin vetëm në fytyrë. Pjesa e pasme e kokës së tij dhe pjesa tjetër e kuadrit janë në hije.

Shkrepeni secilin anëtar të familjes nga ana, me fytyrën në profil. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM dhe Canon Speedlite 430EX II në 1/200 sek, f/11 dhe ISO100.

Fotografimi i anëtarëve të familjes më vete ju mundëson jo vetëm të zgjidhni pozën e mirë të çdo personi, por dhe që t'i sistemoni njerëzit siç doni për printimin tuaj përfundimtar. Plus nuk është se ju duhen të gjithë bashkë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë.

Përgatisni një batanije të errët ose një tablo për sfond. Kërkojini secilit subjekt të ulet në profil, me supet drejt dhe fytyrën të ngritur pak për lart. Kur fotografoni fëmijët e vegjël, merrni dikë nga familja që të ndihmojë për t'u tërhequr vëmendjen nga ana ose edhe për t'i mbajtur në pozicion duke u siguruar që të qëndrojë vetë jashtë kuadrit.

Një blic do të ndihmonte për të siguruar konsistencën në ndriçim. Vendoseni blicin në një kuti zbutëse ose çadër të argjendtë. Kjo krijon ndriçim më të zbutur dhe të shpërhapur, që është më i këndshëm për portretet. Vendoseni blicin në një mbështetëse, nga njëra anë dhe disi pas vendit ku është ulur subjekti, që të kapë konturet e fytyrës së tij në profil.

Nëse nuk keni mundësi për blic, atëherë mund të përdorni dhe një abazhur të fortë shtëpie ose edhe një rreze të hollë drite nga dritarja në një dhomë të errët me subjektin të vendosur në mënyrë që drita të jetë pak pas fytyrës.

3. Cilësimet e kamerës dhe të blicit

Pjesa e pasme e një kamere Canon EOS R6 duke treguar cilësimet e ekspozimit, me një burrë të ulur përpara një blici në sfond.

Kur përdorni një blic jashtë kamere, është shpesh më mirë të vendosni përpara ekspozimin manual, pastaj rregulloni fuqinë e blicit për të punuar me cilësimet e zgjedhura.

Nëse keni mundësi, shkrepeni blicin me telekomandë duke përdorur një kamerë të përshtatshme me blic ose shkrepës me valë dhe marrës. Për sa u përket cilësimeve të kamerës, një pikënisje e mirë është ta caktoni kamerën në modalitet ekspozimi manual (M) me shpejtësi shkrehësi 1/200 sek, aperturë f/11 dhe ISO100, pastaj rregullojeni sipas nevojës. Nëse kamera juaj e ofron opsionin, caktojeni t'i ruajë shkrepjet në formate RAW+JPEG – kjo do t'ju japë një skedar të menaxhueshëm JPEG që mund ta ndani shpejt, plus një skedar RAW me informacion maksimal imazhi për fleksibilitet në editim.

Caktojeni Speedlite në modalitet fuqie manuale në fuqi të plotë 1/1. Shkrepni një pozë për provë, pastaj rregullojeni fuqinë e blicit sipas nevojës derisa ekspozimi i fytyrës të jetë siç duhet. Mund dhe ta rregulloni më në detaj ndriçimin duke e lëvizur dritën më pranë ose më larg fytyrës së subjektit.

4. Rregullimi dhe kombinimi i imazheve

Një foto e një burri në profil duke u edituar në Canon Digital Photo Professional me funksionet e rregullimit të ngjyrave.

Përdorni funksionet e Adjustment Area Panel në programin Digital Photo Professional (DPP) nga Canon për të errësuar në mënyrë selektive pjesët e ndriçuara të pozës tej fytyrës, dhe mandej konvertojeni imazhin në monokrom.

Pasi të keni nxjerrë pozat që kërkoni, është koha t'i përgatitni. Nëse nuk jeni konfidentë në editimin e imazheve, mund t'i ktheni në bardhezi, t'i prisni sipas dëshirës dhe t'i sistemoni fotot në një letër kur printoni me opsionet e qarta të Canon Easy-PhotoPrint Editor – shihni seksionin në vijim.

Nëse jeni komodë me editimin e imazheve, ama, mund t'i kontrolloni këta hapa manualisht. Hapni programin falas Canon Digital Photo Professional (DPP) dhe hapni imazhet e zgjedhura. Fillimisht duhet të siguroheni që të jenë të dukshme vetëm fytyrat dhe që pjesa tjetër e çdo imazhi të jetë plotësisht e zezë. Nëse drita bie diku tjetër, shkoni tek Adjustment Area Panel, fshini sipër zonave që dëshironi të hiqni, pastaj tërhiqni për poshtë niveluesit e Brightness për t'i errësuar zonat.

Për të theksuar stilin me kontrast të lartë të pozave, ne zgjedhim t'i konvertojmë në bardhezi. Për ta bërë këtë, shkoni te paneli Image Colours dhe klikoni butonin Monochrome. Përdorni niveluesit për të rregulluar në detaj konvertimet derisa të keni një set të plotë portretesh të goditura bardhezi. Nëse preferoni, mund ta shmangni këtë hap dhe t'i mbani me ngjyra.

Në vijim mund t'i ngjisni imazhet së bashku, në mënyrë që drita e njërit portret të duket në pjesët e errëta të tjetrit. Në DPP hapni një set imazhesh dhe zgjidhni portretin e parë. Pastaj shkoni tek Tools dhe zgjidhni funksionin Start Compositing.

Zgjidhni një portret tjetër nga lista Foreground Image, pastaj caktojeni Composite Method në Lighten. Përdorni shigjetat për të shkrirë fytyrën e dytë në anën e së parës. Shtypni Save, pastaj futni imazhin e ruajtur dhe përsëriteni procesin me një fytyrë tjetër derisa të kombinohen të gjitha.

5. Përgatituni për printim

Një imazh i dy portreteve bardhezi në profil, duke u edituar me funksionin Compositing në programin Digital Photo Professional nga Canon.

Përdorni funksionin Compositing në DPP për të shkrirë pjesët e ndriçuara të portreteve tuaja.

Një imazh i një radhe fytyrash bardhezi në profil duke u ripërmasuar dhe printuar në Canon DPP.

Pasi të jeni gati për të printuar portretin, shkoni te "File > Print with detailed settings".

Nëse përdorni DPP, klikoni ikonën e paralajmërimit Show Highlights/Shadows poshtë dritares dhe përdorni niveluesit tonalë për t'u siguruar që sfondi të jetë plotësisht i zi dhe fytyrat të mos kenë theksime të tepruara. Në vijim përdorni panelin Image Detail për ta mprehur foton. Së fundi shkoni te "File > Print with detailed settings". Përveç zgjedhjes së cilësimeve të printimit, këtu mund ta ripërmasoni imazhin për t'iu përshtatur madhësisë së printimit që preferoni.

Si alternativë e gjithë këtij editimi, mund të përdorni Easy-PhotoPrint Editor në celular, tabletë ose kompjuter. Në New screen, zgjidhni Photo Layouts, zgjidhni një shabllon me të cilin të filloni dhe përdorni editorin me shabllone falas për të sistemuar portretet e veçanta krah për krah. Përcaktoni madhësinë e letrës dhe zgjidhni pastaj fotot që dëshironi të përfshini.

Nga funksionet e Editing, zgjidhni Crop për të hequr pjesët e padëshiruara të secilit imazh, duke lënë vetëm fytyrën në secilin. Përdorni opsionet e Edit Item për të rregulluar pozicionin dhe madhësinë e secilës fytyrë dhe shtoni ose ndryshoni cilëndo sipas dëshirës. Nëse zgjidhni t'i konvertoni fotot në bardhezi, përdorni opsionet te Creative Filters për këtë ose shtoni një efekt tonal vjetrimi.

6. Printoni dhe ekspozoni

Një printer Canon PIXMA TS8350 Series duke nxjerrë një portret familjar në bardhezi, me një kamerë Canon dhe fotoletër në tryezë ndanë saj.

Krijoni printime fotosh familjare në cilësi studioje me printerin Canon PIXMA TS8350a Series së bashku me Canon Photo Paper Plus Glossy II. Bojërat dhe letrat nga Canon janë krijuar për të punuar së bashku me rezultate perfekte.

Një portret grupi familjar në bardhezi, me fytyra në profil, vendosur në kornizë dhe varur në një mur.

Falë zhvillimeve si teknologjia e bojës ChromaLife 100 nga Canon, fotot e familjes jo vetëm që do të duken fantastike në mur, por dhe do t'i bëjnë ballë sfidës së viteve.

Kur printoni foto bardhezi, zgjidhni presetin Black and White Print, zgjidhni llojin e saktë të letrës dhe caktojeni cilësinë në Best. Kjo ndihmon që printimet tuaja të nxjerrin dhe hijet e pasura në detaje, dhe ndriçimet delikate.

Portreti i montuar i familjes do të jetë i goditur për t'i mbajtur në mur ose si dhuratë e mrekullueshme për t'ua dërguar anëtarëve të familjes që jetojnë larg. Ky është vetëm fillimi ama. Mund të printoni dhe portrete individuale ose grupe të zgjedhura në një printer kompakt Canon SELPHY, ose të bëni kartolinat tuaja të personalizuara të urimeve për ditëlindje, përvjetorë apo okazione të tjera familjare. Easy-PhotoPrint Editor e bën të lehtë krijimin e artikujve edhe më personalë, si p.sh. kalendarë të personalizuar, të cilët mund t'i përdorë e gëzojë e gjithë familja gjatë gjithë vitit.


Shkruar nga James Paterson

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • PROJEKTE PËR SHTËPINË

    3 fotoaksesorë për t'i bërë vetë

    Krijoni kutinë tuaj të fotografimit, tubin e ndriçimit për dritë të fokusuar dhe një qeskë me fasule për stabilizimin e kamerës.

  • PRINTIM KRIJUES

    Këshilla të mira për paraqitjen e printimeve

    Zbuloni si ta transformoni shtëpinë me printime të bukura fotosh familjare në stil galerie.

  • RESTAURIMI I FOTOVE

    Restaurimi i kujtimeve të çmuara fotografike

    Zbuloni projektin në ndihmë të viktimave të përmbytjeve në Belgjikë për riparimin e fotove të tyre të dëmtuara nga uji.

  • PRINTIMI

    Printerët më të mirë të Canon për foto

    Pavarësisht nëse dëshironi t'i shfaqni fotot në kornizë, libër shënimesh apo si ngjitëse, gjeni printerin më të mirë që u përshtatet nevojave tuaja krijuese.