A young boy is lit from one side by a homemade softbox on a stand.

PROJEKTE PËR SHTËPINË

Teknika për t'i bërë vetë: si të bëni fotoaksesorët tuaj

A nuk do të ishte fantastike sikur të kishit një konfigurim studioje me drita profesionale si p.sh. kuti fotografimi për ndriçim të butë e të shpërhapur dhe një spot për ndriçim të përqendruar atje ku ju nevojitet. Dhe kur shkrepni natyrën e kopshtit, a nuk do të donit të kishit një mbajtëse praktike për ta mbajtur kamerën të fiksuar në çfarëdo sipërfaqeje? Përkundër investimit të shumë parave në aksesorë të tillë, provoni t'i krijoni vetë!
Në këtë artikull do t'ju tregojmë se si të përdorni artikujt e përditshëm për aksesorë që mund t'i përdorni me kamerën tuaj të "Canon" dhe pajisjet ekzistuese për shtimin e efekteve krijuese dhe shpënien e fotografisë suaj më tej.

1. Krijoni kutinë tuaj të fotografimit

Nëse shkrepni portrete, atëherë ju duhet patjetër një kuti fotografimi! Ajo shpërhap burimin tuaj të dritës, duke krijuar portrete më tërheqëse në pamje.

Do t'ju duhet:

  • Kuti kartoni
  • Karton i fortë
  • Laps
  • Gërshërë
  • Natribant
  • Llastiqe
  • Fletë alumini
  • Letër furre ose letër kalk (letra gjysmë e tejdukshme duket më mirë)
Kutia e fotografimit është ideale për zbutjen e burimit të dritës dhe për portrete më të zbukuruara. Por nuk ka pse shkoni e blini direkt një kuti të re fotografimi. Me një kuti kartoni, pak fletë alumini dhe një letër furre mund të krijoni tuajën në vetëm gjysmë ore. Duhen bërë pak prerje dhe do të përdorim një marifet të veçantë duke shfrytëzuar mbajtësen tuaj plastike të Speedlite. Ndiqni këto udhëzime dhe do të keni mundësinë të krijoni portrete më profesionale me kutinë tuaj të fotografimit në kohë zero.

Hapi 1 - Krijoni një tub drejtkëndor

Two hands bend a piece of cardboard around the sides of a Canon Speedlite flash.
Paloseni kutinë rreth kreut të Speedlite dhe fiksojeni mirë me natribant.
Prisni të katër cepat dhe pastaj palosni kanatet për jashtë.

Prisni një copë kartoni të fortë për ta përshtatur ngushtë rreth Speedlite. Duhet të jetë rreth dyfishi i gjatësisë së pjesës përkulëse të blicit. Ngjiteni mirë me natribant. Hiqeni Speedlite dhe prisni përgjatë katër cepave deri në gjysmën e gjatësisë, pastaj përkulini që të hapen për jashtë në fund.

Step 2 - Shtrëngoni një mbajtëse Speedlite

Two hands use black tape to secure a cardboard sheath around a Speedlite flash.
Ngjiteni mbajtësen plastike nga Speedlite me natribant në pjesën e jashtme të kutisë dhe shponi një vrimë mes natribantit që të mund ti vendosni një vidë me filetim. Do t'ju duhet kjo për ta montuar kutinë e fotografimit me stativin.
Kapini dy llastiqet mbi dy kanatat e kartonit.

Merrni mbajtësen plastike nga Speedlite dhe ngjiteni me natribant në tubin e kartonit (mbështilleni natribantin përreth disa herë, pastaj shponi një vrimë përmes natribantit te vijat e bashkimit që të mund të vendosni më pas mbajtësen plastike te stativi). Në vijim, kapni dy llastiqet mbi dy kanatat e hapura të kartonit që të mund t'i përdorni për të fiksuar Speedlite brenda tubit të kartonit.

Hapi 3 - Ngjiteni tubin me natribant me kutinë

The inside of a large cardboard box with the flaps of the cardboard sheath secured inside.
Shtyjeni Speedlite përmes vrimës në kutinë e kartonit dhe ngjitini me natribant katër kanatat e hapura.
Ngjiteni kanatin e mbetur me natribant jashtë kutisë me tubin.

Vendoseni fundin e tubit në mes të kutisë së madhe prej kartoni (sa më e madhe kutia aq më e shpërhapur do të jetë drita) dhe shënojeni përreth. Prisni rreth këtyre tri anëve të zonës së shënuar, paloseni anën e katërt për lart, për të krijuar një kanat të vetëm. Shtyjeni tubin e Speedlite në vrimë nga brenda (duke u siguruar të fusni dhe llastiqet). Ngjisni katër kanatat e hapur në tubin e Speedlite me natribant për brenda kutisë dhe ngjiteni kanatin e mbetur me natribant te pjesa e jashtme e tubit.

Hapi 4 - Mbulojeni kutinë

The inside of a large cardboard box being lined with reflective foil.
Përdorni fletë alumini për të krijuar veshjen e brendshme pasqyruese në kutinë e bërë vetë të fotografimit, si dhe një artikull tjetër thelbësor kuzhine – letra e furrës – për mbulimin e pjesës së parme të kutisë.

Visheni pjesën e brendshme të kutisë me fletë pasqyruese. Në fillim mbështilleni dhe ngjiteni fletën lart dhe poshtë kutisë, pastaj bëni dy kanata anësore me kënd duke cikur fundet e dy fletëve të aluminit pranë qendrës së kutisë në secilën anë. Tërhiqeni lehtas fletën e aluminit teksa del nga kutia dhe shtrëngojeni për poshtë, që të keni një zgavër me formë trekëndore mes fletës së aluminit dhe kutisë. Këndet ndihmojnë me drejtimin e dritës. Ngjiteni letrën e furrës apo kalk me natribant mbi pjesën e parme të kutisë. Kutinë e fotografimit të bërë vetë e keni tani gati për punë. Vidhoseni në një mbajtëse apo stativ përmes mbajtëses plastike të Speedlite dhe futeni Speedlite nëpër tub, duke kapur llastiqet mbi skajin fundor për ta mbajtur në vend.

Hapi 5 - Poziciononi dritën

Është koha ta provoni kutinë tuaj të fotografimit – pozicionojeni anash dhe lehtë mbi fytyrën e subjektit, pastaj ndizni Speedlite për të ndriçuar imazhin.
A portrait of a boy against a black background.
Përdorimi i kutisë së fotografimit zbut dritën në fytyrë dhe i shton atmosferë pozës përfundimtare.

Pozicionojeni kutinë e fotografimit nga njëra anë dhe lehtas mbi fytyrën e subjektit tuaj. Mund ta shkrehni Speedlite në kutinë e fotografimit ose duke përdorur një Canon Speedlite të dytë të lidhur me folezën e kamerës ose me shkrehës me valë (si p.sh. Canon ST-E3-RT), ose duke përdorur blic kërcyes (në kamerat përkatëse të "Canon"). Si pikënisje për ekspozimin tuaj, caktojeni kamerën në modalitet manual me ekspozim te 1/200 sek, ISO 100 dhe aperturë f/5.6. Caktojeni blicin në fuqi manuale me një të tetën e fuqisë dhe pastaj shkrepni një pozë prove. Nëse është shumë e shndritshme apo e errët rregulloni fuqinë e blicit ose aperturën derisa drita të duket siç duhet.

2. Krijoni një tub spoti

Drita e përqendruar është e dobishme për krijimin e lloj-lloj efekteve dramatike në fotografinë tuaj.

Do t'ju duhet:

  • Tub cilindrik patatinash, me veshje flete alumini
  • Thikë punëdoreje ose gërshërë
  • Izolant
Një tub i thjeshtë ushqimesh të gatshme mund të jetë shumë i dobishëm për komandimin e shpërhapjes së Speedlite. E mira është se këta tuba kanë diametër të njëjtë me shumicën e modeleve Speedlite, ndaj me pak përpjekje mund ta vendosni njërin përpara tuajit në pak sekonda. Kjo ju mundëson ta ngushtoni shpërhapjen e dritës për të krijuar dritë spoti apo dritë për flokët dhe, duke e vendosur blicin pas subjektit në njërën anë, mund të shtoni një dritë konturi për të dalluar konturet për një pamje më dramatike.

Hapi 1 - Prisni tubin

A man cutting the top off a snack food tube with a craft knife.
Veshja metalike në këtë tub ju ndihmon të pasqyroni dritën nga Speedlite drejt subjektit.

Do t'ju duhet një tub cilindrik me madhësi të mjaftueshme për ta përshtatur mbi fundin e Speedlite, si p.sh. tub patatinash apo në rastin tonë, mbajtëse buke. Në kushte ideale mbajtësja duhet të ketë veshje metalike brenda, pasi kjo ndihmon në pasqyrimin e dritës përgjatë tubit. Duke përdorur një thikë punëdoreje apo gërshërë, prisni fundin e tubit.

Hapi 2 - Vendoseni mbi Speedlite

Two hands fit a snack food tube on to a Speedlite flash. A Speedlite flash with a snack food tube on it being attached to a tripod.
Rrëshqiteni tubin mbi Speedlite. Duhet të puthitet mirë – nëse nuk puthitet, fiksojeni me izolant.
Tubi i spotit do të veprojë si elektrik dore, duke ndriçuar subjektin.

Vendoseni tubin mbi Speedlite. Nëse diametri nuk është fiks dhe nuk futet mirë sa të rrijë vetë në vend, përdorni izolant për ta fiksuar. Në vijim vendoseni Speedlite te bazamenti i vet plastik, pastaj vidhoseni këtë në një mbajtëse drite apo pllakë stativi.

Hapi 3 - Ndezja e blicit

A photographer takes a photo of a dog illuminated from the other side by a spotlight tube.
Sigurohuni ta provoni spotin e krijuar me disa poza prove për t'u siguruar që funksionon siç dëshironi.

Na duhet ta ndezim Speedlite në distancë, ose duke përdoru një Speedlite tjetër si ky të montuar në kamerë, ose duke përdorur shkrehës me valë. Përndryshe, shumë modele kamerash "Canon" ju mundësojnë komandimin e modeleve të caktuara të Speedlite duke përdorur blicin kërcyes – jo vetëm për ndezjen e Speedlite por edhe për të caktuar fuqinë. Shkrepni nja dy poza prove për t'u siguruar që blici ndizet.

Hapi 4 - Pozicionimi i dritës

A photographer, standing next to a spotlight tube on a tripod, attracts the attention of a dog.
Pozicionojeni spotin në anë të subjektit dhe shkrepni disa poza prove. Spoti është mjaft i ngushtë, ndaj mund t'ju duhet të bëni ca përshtatje derisa të gjeni pozicionin e duhur.
Varni një sfond – prej çarçafi apo perdeje – në ngjyrë kontrasti për të siguruar që të dalë në pah subjekti.

Për një pamje me ndriçim sfondi, pozicionojeni Speedlite pas subjektit nga njëra anë, me kënd drejt subjektit dhe kamerës. Duke qenë se rrezja e dritës sonë është shumë e përqendruar, është e rëndësishme ta caktoni saktë këndin. Mund të ndihmojë përdorimi i funksionit të modelimit të dritës në Speedlite (shtypni e mbani butonin e provës) ose përndryshe përdorni aplikacionin "Canon Camera Connect" për të shkrepur poza prove në distancë nga celulari teksa kalibroni pozicionimin e blicit. Shkrepeni subjektin përkundër një sfondi të thjeshtë – perdet apo çarçafët dalin mirë – dhe përdorni një ngjyrë kontrasti për t'u siguruar që të dalë në pah subjekti.

Hapi 5 - Konfiguroni ekspozimin

The settings display on the back of a Speedlite.
Shkrepni disa poza prove dhe rregulloni cilësimet e kamerës derisa të arrini rezultatin e dëshiruar.

Ja një pikënisje e mirë për ekspozimin tuaj: caktojeni kamerën në modalitet ekspozimi manual dhe caktojeni ISO në 100, shpejtësinë e shkrehësit në 1/200 sek dhe aperturën në f/8. Në vijim, caktojeni blicin në modalitet manual dhe uleni kapacitetin në 1/32. Kryeni një pozë prove. Nëse është shumë shndritshëm apo errët thjesht ulni ose ngrini fuqinë e blicit derisa të duket në rregull. Pozicionojeni subjektin anash për poza dramatike profili, pastaj filloni të shkrepni.

3. Krijoni qeskën tuaj me fasule

Mund të përdorni gjithnjë një stativ kur shkrepni në makro, sidomos për raste shumë ultas me tokën, por diçka praktike, si p.sh. një qeskë me fasule e bërë vetë mund t'jua stabilizojë kamerën dhe t'ju ndihmojë të arrini rezultate më të mira.

Do t'ju duhet:

  • Një palë pantallona të vjetra
  • Gjilpërë dhe pe, ose makinë qepëse
  • Qeskë thjerrëzash / orizi apo ushqimi të ngjashëm të tharë
Qeskat e fasuleve mund të jenë të dobishme në çfarëdo situate shkrepjeje. Mund të poziciononi mirë mbi to objektivin për poza më stabël, t'i përdorni për mbështetjen e kamerës kur jeni përtokë ose e vendosni në dritaren e automjetit për të krijuar një pozicion të çastit për shkrepjen e zogjve. Qeskën e fasuleve mund ta bëni me lehtësi me një palë pantallona të vjetra, një gjilpërë e pe (ose akoma më mirë, makinë qepëse) dhe një qese thjerrëzash apo ushqimi të ngjashëm të tharë.

Hapi 1 - Prisni njërën nga këmbët e pantallonave

A man using scissors to cut one leg off a pair of trousers. A man's hands using a sewing machine to sew up the opening of a trouser leg.
Prisni fundin e një palë pantallonave të vjetra me një palë gërshërë – ju duhet një gjatësi prej rreth 30 cm.
Qepeni vrimën në njërën anë me makinë qepëse apo gjilpërë e pe.

Merrni një palë pantallona të vjetra dhe prituni njërën nga këmbët. Do t'ju duhet një copë rreth 30 cm e gjatë. Në vijim merrni gjilpërën dhe perin (apo makinën qepëse) dhe qepni njërën anë të hapur. Qepni anën tjetër, por lini një vrimë të vogël prej pak centimetrash.

Hapi 2 - Hidhni ushqimin e tharë

Red lentils being poured into the opening at the top of a cut-off trouser leg.
Mbusheni qeskën me fasule apo oriz derisa të jetë thuajse plot.

Merrni një qese thjerrëzash apo ushqimesh të ngjashme të thata si p.sh. orizi, dhe hidheni në vrimën e vogël (mund të përdorni një hinkë për lehtësi – mund të bëni një me letër A4 nëse del nevoja). Mbusheni derisa qeska të duket thuajse plot, pastaj merrni gjilpërën e perin dhe qepeni vrimën për ta mbajtur ushqimin në qeskë. Qeskën e bërë vetë të fasuleve e keni tani gati për përdorim.

Hapi 3 - Stabilizoni objektivin

A photographer resting his lens on a beanbag on a garden chair, shooting purple flowers.
Qeskën e fasuleve të bërë vetë e keni ideale për stabilizimin e objektivëve të gjatë dhe parandalimin e dridhjes së kamerës.

Qeska e fasuleve mund të jetë një mënyrë fantastike për stabilizimin e objektivëve të gjatë. Jo vetëm që objektivët e gjatë janë të rëndë kur i mbani për njëfarë kohe, por dhe gjatësia e tyre fokale me këndin e ngushtë të pamjes bën që edhe lëvizja më e vogël të dalë e ekzagjeruar. Qeskën e fasuleve e përdorni kështu për të parandaluar dridhjet kur shkrepni me gjatësi më të mëdha fokale. Nëse, objektivi juaj, si në rastin e objektivit Canon EF 70-200mm f/2.8L IS III USM, ka fotostabilizim atëherë mirë është ta aktivizoni dhe këtë kur shkrepni dorazi.

Hapi 4 - Përdoreni ultas me tokën

A Canon EOS 250D with a Canon EF 70-200mm f/2.8L IS III USM lens rests on a homemade beanbag.
Gjetja e pozicionit për poza me kënd të ulët mund të jetë e vështirë, por qeskën e fasuleve e keni si një jastëk ideal që merr formën që dëshironi.

Vendosja e kamerës ultas me tokën mund të japë shpesh perspektiva të pazakonta, por mund të jetë e vështirë të shkrepni në kënde të tilla kaq të ulëta. Qeska e bërë vetë e fasuleve mund t'ju ndihmojë duke e pozicionuar objektivin kur inkuadroni pozën dhe mund dhe ta formësoni sipas këndit të kërkuar. Kamerat me ekran të kthyeshëm si p.sh. Canon EOS 250D që kemi këtu, janë gjithashtu të dobishme, pasi kompozimi i pozës duke përdorur inkuadruesin është i vështirë në kënde kaq të ulëta. Mund dhe të përdorni aplikacionin "Canon Camera Connect" për komandimin e kamerës në distancë nga telefoni.

Hapi 5 - Gjurmimi i subjekteve në lëvizje

Qeska e fasuleve ju mundëson edhe gjurmimin e lëvizjeve të bletëve…
…ndërsa ju ndihmon ta mbani dhe kamerën të stabilizuar.

Gjurmimi me objektiv të gjatë i subjekteve në lëvizje mund të jetë i vështirë, sidomos i kandrrave të vogla të kopshtit, si p.sh. bletët. Duke qenë se qeska e fasuleve jua mbështet kamerën por nuk jua kyç në vend, ajo ju ndihmon të ruani stabilizimin por edhe me lirinë që të ndiqni lëvizjen e subjektit. Është gjithashtu e rëndësishme të konfiguroni vetëfokusimin për subjektet në lëvizje. Gjurmimi i subjektit me pamje në kohë reale në Canon EOS 250D jua bënë të lehtë fokusimin e bletëve për rastin në fjalë.

Shkruar nga James Paterson

Artikujt e lidhur
Tulips in a garden framed by trails of light.

FOTOGRAFIA E KOPSHTEVE

Bëhuni krijues në kopshtin e shtëpisë: 3 teknika për t'i provuar

Projekte argëtuese për t'i provuar në shtëpi, nga veshja me dritë deri te shkrepja e yjeve.

A woman standing in front of shuttered windows touches a paper star hanging from the ceiling.

FOTOGRAFIA E AMBIENTEVE TË BRENDSHME

Tri ide për fotografinë e ambienteve të brendshme për të qenë krijues në shtëpi

Merrjani dorën kamerës dhe mësoni si të bëni kinoportrete, makrofoto dhe videointervale.

A woman using a EOS 850D to photograph a wooden vase on a table, lit by an LED light.

FOTOGRAFIMI I PRODUKTEVE

Si të përmirësoni fotografimin e produkteve

Zbuloni se si pronarja e një biznesi të vogël e nderuar me çmime, Sophie Sellu, ka përdorur fotografimin e produkteve në avantazhin e saj.

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat