A woman touches a paper star hanging from her ceiling, in front of shuttered windows.

FOTOGRAFIA E AMBIENTEVE TË BRENDSHME

Krijoni projekte ideale: tri ide për fotografime në shtëpi

Frymëzimi krijues vjen me bollëk në shtëpi, e shpesh fshihet mu përpara syve. Hidhini një sy më të afërt ambientit që njihni aq mirë dhe do të befasoheni - e frymëzoheni - nga sa subjekte e skenarë mund të eksploroni me krijimtari përmes kamerës suaj.

Një nga mënyrat optimale për të qenë krijues në shtëpi është të eksploroni veçoritë e kamerës suaj që mund të mos i keni përdorur më parë. Canon EOS 90D, për shembull, ka një intervalometër për fotointervale dhe shkallëzim të fokusit për t'ju ndihmuar të krijoni foto më të qarta se kurrë. Ja tri ide për foto në ambiente të brendshme për t'ju ndihmuar të frymëzoni krijimtarinë. Ato janë mënyra të mira për të mprehur aftësitë, për të mësuar stile të reja me kamerën tuaj dhe madje edhe për të zbuluar një fushë të re të preferuar të fotografisë.

Ecja shpejt përpara – shkrepni në videointerval argëtues

A Canon EOS 90D on a tripod filming ingredients laid out on a table.
Shkrepja nga lart, sidomos për video, krijon një pozë me plan interesant. Përdorimi i stativit ruan stabilitetin gjatë gjithë kohës.

Ne shohim shpesh videointervale të diellit të perëndon mbi një peizazh dramatik urban, por edhe ju mund të realizoni videointervale të tilla tërheqëse nga komoditeti i shtëpisë suaj! Kleçka për realizimin e një fotointervali të mirë është t'i tregoni shikuesit diçka nga një këndvështrim i ri. Mund të jetë diçka aq e thjeshtë sa pjekja e diçkaje dhe paraqitja e fryrjes graduale në furrë, siç kemi bërë këtu me filmimin e zënies, pjekjes dhe marrjes së biskotave të freskëta.

Fotointervalet i ngjeshim detyrat që hanë kohë në vetëm pak sekonda, duke i bërë ideale për përgatitjen e ushqimeve. Planifikoni gjithçka që ju duhet për procesin, pastaj vendosini të gjithë përbërësit dhe mjetet në një sipërfaqe të rrafshët, gati për të filluar.

Përdorimi i objektivave praktikë si Canon EF-S 18-55mm f/3.5-5.6 IS II ju mundëson të zmadhoni apo të çzmadhoni fokusin për t'iu përshtatur të gjithë skenës suaj dhe distanca e tij e fokusimit të ngadaltë prej 25 cm ju bën të qëndroni në krye të aksionit. Më poshtë ka tri këshilla të tjera që mund të përdorni për t'ju ndihmuar të planifikoni një videointerval të thjeshtë, por tërheqës në shtëpi.

1. Inkuadroni pozën nga stativi

A Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM lens. A woman with multi-coloured hair making cookies.
Përdorimi i stativit ju ndihmon të ruani koherencën kur shkrepni në sekuencë pozash apo video. Ofron stabilitet dhe krijon shanse krijimtarie për kompozim figure. Nëse dhoma është shumë e errët, shtoni një burim të vazhdueshëm drite – mund të jetë dritë studioje apo dhe thjesht abazhur tryeze.

Kamera duhet të qëndrojë fikse, që d.m.th. duhet ta vendosni në stativ. Pamjet me kënd të lartë e shkrepin aksionin teksa zhvillohet dhe duke e çzmadhuar objektivin në 18 mm gjithçka futet në kuadër. Nëse skena është disi e errët, përdorni ndriçim të vazhdueshëm – edhe abazhurët e tryezës bëjnë – për t'i ndriçuar disi gjërat.

2. Përshtateni fotointervalin

Artikujt e lidhur
A light painting image of a bed of flowers with multi-coloured lights behind.

FOTOGRAFIA E KOPSHTEVE

Zhvilloni krijimtarinë tuaj: tri projekte për t'i provuar në kopsht

Tri teknika për t'ju këndellur krijimtarinë, nga veshja e tulipanëve me dritë dhe shkrepja e yjeve, deri te fotografimi i zogjve të bukur të kopshtit.

A time stacked image of a flower blooming.

FOTOINTERVALET

Krijoni e printoni një seri fotosh në interval

Kthejeni një shkrepje fotointervali në një foto të vetme me këtë udhëzues se si të krijoni një seri fotosh në interval.

A macro shot of soap mixing with water.

MAKROFOTOGRAFIA

Makrofotografia abstrakte: shkrepja e flluskave të sapunit

Mësoni si të shkrepni pamje të arrira abstrakte makrofotografie shumëngjyrëshe të flluskave të sapunit me këtë udhëzues të thjeshtë hap pas hapi.

Zgjidhni modalitetin "Movie" të shkrepjes, nëse e ka kamera juaj. Tani shtypni "MENU" dhe shfletoni mes menyve të shkrepjes për të gjetur videointervalin. Zgjidhni "Custom" për komandim të plotë dhe vendosni nëse dëshironi të shkrepni në Full HD apo 4K. Fotointervalin do ta shpërndajmë në rrjetet sociale, ndaj Full HD është ideal – dhe përdor më pak hapësirë në kartën e memories.

Në nënmenynë "Interval/shots", intervali përcakton se sa shpesh nxjerr kuadro filmimi kamera. Në varësi të videosistemit tuaj, që mund të ndryshohet te cilësimet, kamerës i duhen 24, 25 ose 30 kuadro për një sekondë të vetme të filmimit të përfunduar. Si rregull i përgjithshëm, retë që lëvizin ngadalë kanë nevojë për interval prej 10 sekondash mes çdo kuadri, ndërsa aksioni më i shpejtë si p.sh. për nevojat e gatimit, interval prej dy sekondash.

Seksioni "No. of shots" cakton numrin gjithsej të kuadrove të shkrepura – dhe shërben edhe si llogaritës i mirë duke ju treguar se sa i gjatë do të jetë filmimi juaj përfundimtar. Me një interval prej 2 sekondash dhe 800 pozash, mund të shohim se filmimi për 26 minuta e 38 sekonda do të krijojë një fragment 32-sekondësh nëse shkrepet me 25 fps.

Caktojeni "Auto exposure" në "Fixed 1st frame" – përndryshe kamera juaj do të rregullojë ekspozimin për çdo figurë, çka mund të bëjë që ndriçimi të kërcejë lart e poshtë. Është gjithashtu ide e mirë ta kaloni objektivin në fokus manual dhe të fokusoheni te duart e subjektit apo në syprinë, për t'u siguruar që vetëfokusimi të mos ndryshojë gjatë regjistrimit.

3. Kamerën gati për shkrepje

A composite image: left, the back of the Canon EOS 90D showing the interval shooting settings; right, a cookie rising in an oven.
Sigurohuni të zgjidhni shkrepjen e kuadrove të mjaftueshme për ta regjistruar fotointervalin deri në fund të aksionit.

Kur të dilni nga menytë do t'ju kërkohet të kryeni një pozë provë për të kontrolluar ekspozimin. Nëse mbeteni të kënaqur, shtypni "START STOP" dhe pastaj lëshoni shkrehësin për të filluar regjistrimin. Kamera do të shkrepë nga një foto për intervalin që keni përcaktuar; nëse aksioni mbaron më herët se ç'pritej, shtypeni sërish shkrehësin për të ndaluar regjistrimin. Kuadrot tuaja do të përpilohen në vijim në një videointerval të gatshëm.

Shkoni më pranë – bëjeni të zakonshmen të jashtëzakonshme me anë të makros

Shkrepja e subjekteve të përditshme me makroobjektiv është një mënyrë e lehtë për të eksploruar lirinë krijuese dhe për të nxjerrë pamje interesante nga ana pamore.

Makrofotografia na mundëson t'i shohim sendet e përditshme nën perspektiva krejt të reja, dhe shtëpia juaj është tokë pjellore për gjetjen e subjekteve argëtuese për të shkrepur. Nuk ka rëndësi çfarë është - pirun, rende djathi, fije rrugice - afrimi përmes makroobjektivit na mundëson theksimin e motiveve, formave dhe të relieveve me efekte krijuese.

Makroobjektivi, si p.sh. Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM, është ideal për planet e afërta krijuese me raportin e riprodhimit 1:1 që shkrep pamje në përmasa natyrale. Përdorimi i stativit siguron gjithashtu stabilitetin e pozave, që është edhe më i rëndësishëm gjatë shkrepjes nga afër, pasi çfarëdo lëvizjeje e mundshme zmadhohet.

Planet e afërta me makro mund ta bëjnë të zakonshmen të duket e pazakontë, ndaj zgjidhni subjekte me tipare interesante – si p.sh. farat e domates apo fijet e një krehri-furçë. Apertura e shpejtë e objektivit Canon EF 100mm f/2.8 Macro USM ju mundëson punën me dritë natyrale, ndonëse shtimi i ndriçimi të jashtëm bën që të theksoni detaje dhe dritë dytësore për subjektin – ideale nëse shkrepni diçka të lëngët apo transparente.

Ja tri cilësime bazë që do të doni të përdorni për t'u siguruar që planet tuaja të afërta të jenë të qarta brisk.

1. Fokusim me prekje me "Live View" dhe "Canon Camera Connect"

A screenshot of the Canon Camera Connect App, showing focus selection.
Përdorni "Live View" ose lidhni aplikacionin "Canon Camera Connect" për shkrepje në distancë dhe aftësi fokusi me prekje.

Kur shkrepni subjekte të vogla mund të jetë e vështirë të arrihet fokus i saktë. Puna me "Live View" ju mundëson përdorimin e ekranit LCD dhe pamjen e saktë se çfarë ka në fokus – si dhe mund të gjykoni se si do të duket ekspozimi përfundimtar. Thjesht prekni ekranin për të caktuar pikën e fokusit kudo që e dëshironi. Përndryshe, kaloni në fokus manual dhe kthejeni unazën e fokusit në objektiv për komandim më të imët. Mund dhe ta zmadhoni pamjen me 5-fish ose 10-fish, duke shtypur butonin "Magnify", për t'u siguruar që edhe detajet më të imëta të duken të qarta brisk.

Përndryshe, bëjeni këtë në distancë, duke lidhur aplikacionin "Canon Camera Connect". Shtypni ekranin në pajisjen inteligjente për të zgjedhur një zonë konkrete fokusi. Mund dhe të përdorni aplikacionin për të korrigjuar cilësimet e kamerës, pa qenë nevoja ta prekni kamerën, duke zvogëluar kështu rrezikun e shfaqjes së tundjes së kamerës nëpër foto.

2. Kulminimi i fokusit manual

Kulminimi i fokusit identifikon të gjitha elementet e një skene që janë në fokus, duke përdorur një theksim me ngjyra të shndritshme, siç shihet në tehun e dhëmbëzuar të kësaj thike. Është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të verifikuar nëse fotoja është e qartë. Katrori i gjelbër është udhëzuesi ndihmës i fokusimit, i cili shfaqet kur përdorni fokusin manual.

Kulminimi i fokusit manual (MF peaking) është një funksion që mund të gjendet te Canon EOS RP, Canon EOS 90D dhe shumë kamera të tjera të "Canon", që ju ndihmon të arrini fokus ultra të qartë. Nëse keni kulminim fokusi, aktivizimi i këtij funksioni thekson pjesët e figurës që janë në fokus, duke përdorur mbivendosje me ngjyrë të shndritshme. Aktivizoni "Live View" dhe shtypni "MENU", pastaj lëvizni përmes menyve të shkrepjes derisa të gjeni cilësimet "MF peaking".

Aktivizoni "MF peaking", pastaj zgjidhni një ngjyrë e nivel, dhe mbivendosja do të shfaqet kur të kryeni fokusim manual. Zgjidhni një ngjyrë që bën kontrast të fortë me subjektin tuaj, për ta bërë më të lehtë shikimin se çfarë ka në fokus.

3. Përdorni kllapat e fokusimit për thellësi mahnitëse qartësie

Pamja në të majtë e një fete ananasi është shkrepur me f/8 – vlerat më të larta të f bëjnë që më shumë pjesë e figurës të jetë në fokus por duke sjellë kufizim të dritës. Pamja në të djathtë me ribatina metali është shkrepur me f/2.8, çka kufizon rrafshin e fokusit por lejon hyrjen e më shumë drite. Duke përdorur kllapat e fokusit për të përpiluar një sekuencë fotosh të shkrepura me këtë aperturë, figura në të djathtë është e qartë brisk.

Shkrepja me aperturë të hapur gjerësisht në f/2.8 do të krijojë thellësi tejet të hollë qartësie, duke izoluar kështu një pjesë të caktuar të subjektit tuaj. Por nëse dëshironi të gjithë pamjen në fokus, normalisht ju duhet ta ulni aperturën në objektiv – kundrejt humbjes së dritës. Funksioni i kllapave të fokusimit i Canon EOS 90D ju mundëson shkrepjen e njëpasnjëshme të fotove, në vijim bashkimin e tyre në Digital Photo Professional për të arritur thellësi më të madhe qartësie edhe në f/2.8.

Me "Live View" aktive, shtypni "MENU", lëvizni mes menyve të shkrepjes dhe aktivizoni kllapat e fokusimit. Fillimisht zgjidhni numrin gjithsej të pozave – filloni me 30, por rriteni numrin nëse jeni duke shkrepur diçka veçanërisht të detajuar; 100 duhet të jetë e mjaftueshme për makrot. Në vijim zgjidhni "Focus increment" (sasi e lëvizjes së fokusit mes pozave) – filloni me katër dhe eksperimentoni. Vini re se do t'ju duhet të përdorni "Auto Focus" për këtë që të funksionojë. Tani shtypni shkrehësin për të filluar sekuencën e pozave.

Kamerat më të reja të "Canon" e kanë këtë funksion praktik të kllapave të fokusimit. Nëse keni kamera më të vjetra të "Canon", mos i mërzitni - mund t'ia dilni gjithsesi të krijoni pamje të fokusuar njëpasnjëshëm. Hapni softuerin Digital Photo Professional dhe mund t'i mbivendosni aty pamjet në një foto të vetme me thellësi të gjerë qartësie duke përdorur funksionin e vetëdrejtuar të "Depth Compositing".

Figurë ideale – shkrepje kinematografike në shtëpi

Krijimi i portreteve të arrira në shtëpi është një nga mënyrat për të ushtruar fotografinë dhe për ta përfshirë familjen apo njerëzit e shtëpisë. Aktivizoni "Face and Eye Detect AF" për portrete ideale.

Fotografia e portreteve mund t'ia dalë më së miri në ambiente të mbyllura. Nuk ju duhen dritat e shtrenjta të studiove as vendet ekzotike për të krijuar portrete mahnitëse. Gjithçka që nevojitet është një subjekt i predispozuar dhe pak krijimtari. Thjesht gjetja e pozës së saktë dhe e një dritareje me dritë të mirë natyrale mund të bëjë dallimin mes një portreti të mirë apo fantastik.

Portretet mund të nxirren me çfarëdo objektivi, qoftë "nifty fifty", këndgjerë apo edhe sypeshk. Rëndom ama, portretet shkrepen me objektiva 135 mm ose 85 mm, si Canon EF 85mm f/1.8 USM. Ky objektiv është ideal për portrete pasi ngjesh perspektivën dhe apertura e shpejtë f/1.8 jua mbush figurën me dritë dhe krijon një veçim të pabesueshëm të subjektit duke turbulluar edhe sfondet e ngarkuara. Mbajeni aperturën të hapur gjerësisht në f/1.8, me ISO 100, me shpejtësi shkrehësi rreth 1/125 sek deri në 1/160 sek. Kini parasysh se 85 mm është i barasvlershëm me 136 mm në kamera me sensor APS-C, si p.sh. Canon EOS 90D.

Ja tri mënyra të thjeshta të mëtejshme për t'u dhënë portreteve tuaja ekstra impakt.

1. Një dhomë me pamje

Përdorimi i dritës natyrale nga një dritare apo derë jo vetëm që do të shndrisë figurën, por dhe do t'i shtojë thellësi.

Thjesht fakti që shkrepni nga shtëpia nuk do të thotë ta vendosni subjektin për muri apo me sfond të mërzitshëm. Nëse keni dritare apo ballkon që shikon drejt oborrit apo edhe thjesht duke hapur derën ndaj botës përjashta, mund t'i shtoni thellësi e dimension pozës suaj. Pozicionojeni subjektin përkundër sfondit dhe, me prerje të ngushtë prej 85 mm, pamja duhet t'ju mbushë kuadrin.

2. Përdorni pasqyrimet

Shfrytëzoni e manipuloni dritën natyrale, duke përdorur pasqyrues për pasqyrimin e dritës nga një dritare drejt subjektit tuaj.

Një nga sfidat me portretet në ambiente të brendshme përkundër dritares është se sfondi, i ndriçuar ditën, do të jetë më i shndritshëm se dhoma ku po shkrepni. Njëra mënyrë për ta balancuar dritën dhe për të ndriçuar subjektin është të përdorni blic të jashtëm, si p.sh. Canon Speedlite 470EX-AI, që dikton vetiu këndin optimal të përplasjes së dritës nëpër mure e tavane për rezultate që ngjajnë si natyrale.

Një mënyrë edhe më e thjeshtë, ose në rast se nuk keni blic të jashtëm, është të përdorni pasqyrues për të pasqyruar dritën nga jashtë brenda drejt subjektit tuaj. Pasqyruesi mund të jetë edhe një letër e madhe e bardhë apo letër alumini. Pasqyruesi krijon dritë të butë e natyrale, të cilën mund ta drejtoni me kënd sikur të ishit duke drejtuar blicin.

3. Përdorni "Picture Styles" për efekt krijues

Përdorni cilësimin "Picture Styles" për ta përshtatur në mënyrë krijuese foton tuaj gjatë procesimit dhe shtojini impakt.

Canon EOS 90D vjen me vetëfokusim me diktim për sytë dhe fytyrën, për portrete ideale çdo herë, por mund dhe të përdorni funksionin "Picture Styles" për të personalizuar procesimin e figurës. Stili i portretit e cakton mprehtësinë një gradë më poshtë për të përmirësuar lëkurën dhe rregulluar ngjyrat e fortësinë e tyre për të arritur tonalitete natyrale të lëkurës, ndërsa "Monochrome" krijon portrete të arrira bardhezi.

Jo të gjitha kamerat e "Canon" kanë "Picture Styles", por e kanë shumë prej modeleve të reja. Nëse nuk e keni "Picture Styles" si opsion, mund thjesht t'i bëni këto rregullime te Digital Photo Professional.

Shkruar nga Jeff Meyer

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat