KËSHILLA PRINTIMI

Pyetje të shpeshta për printerin, bojën dhe letrën

Pyetjet që keni bërë më shpesh marrin përgjigje nga specialisti i printimit i Canon Europe, Suhaib Hussain.
Nivelet e bojës që shfaqen në një shirit cilësimesh të një printeri Canon.

Ka shumë mënyra si mund të vendoset boja në letër dhe shumë lloje bojërash e letrash, saqë printimi ngre pyetje për këdo nga përdoruesit rastësorë shtëpiakë deri te fotografët profesionistë. Këtu specialisti i printimit i Canon Europe, Suhaib Hussain, u përgjigjet disa prej pyetjeve më të zakonshme për printimin, bojën dhe letrën.

Zgjedhja e një printeri, boje dhe letre:



Kuptimi i karakteristikave të printerit:

Kuptimi dhe menaxhimi i bojës:

Cilat janë dallimet mes llojeve të printerëve me bojë, laser dhe të tjera?

Printimi me laser bazohet në kontaktin fizik midis letrës dhe një cilindri fotoelektrik. Ky cilindër kap pluhurin e thatë të tonerit, i cili pastaj shkrihet në letër me anë të nxehtësisë. Procesi prodhon printime me rezistencë të mirë ndaj njollosjes dhe është i përshtatshëm për përdorim zyre ku kërkesa kryesore është printimi i dokumenteve në letër të thjeshtë.

Në printimin me bojë, pikat e bojës së lëngët nxirren në letër, pa kontakt fizik. Kjo mundëson përdorimin e një larmie të gjerë materialesh dhe trashësish letre, si dhe realizimin e një besnikërie shumë më të mirë dhe vibrance ngjyrash për printim fotosh.

Fotoprinterët portativë SELPHY nga Canon përdorin një proces sublimimi me ngjyrues, që realizon printime kohëgjata, të cilësisë së lartë me ngjyra të lëmuara dhe të vazhdueshme. Ky kërkon letër me veshje të posaçme dhe është ideal për printime çasti me cilësi të lartë.

Gama e fotoprinterëve formatvegjël Canon Zoemini përdor teknologjinë ZINK1 (emri vjen nga "Zero Ink"), që përdor letër të veçantë të ngulitur me mikrokristale që reagojnë kur nxehen. Kjo jep një imazh rezistent ndaj njollosjes, rezistent ndaj ujit, pa pasur nevojë për bojë, çka e bënë ideal për printerë të vegjël tejet portativë.

Një grua duke përdorur smartfonin e saj për të printuar përmes një Canon SELPHY CP1300 dhe një grup zarfesh atypari.

Fotoprinterët kompaktë Canon SELPHY si ky Canon SELPHY CP1300 bazohen në teknologjinë me sublimim ngjyruesi, të cilën tri bojëra me ngjyrë të ndryshme nga një shirit filmi shkrihen në letër me kalime të njëpasnjëshme përmes një veshjeje mbrojtëse gjatë kalimit të katërt dhe të fundit nga printeri.

Cili është printeri më i mirë për përdorim shtëpie?

Nëse po shikoni për një printer të vetëm që mund të realizojë edhe printime dokumentesh, edhe fotosh, teknologjia me bojë është rasti optimal. Gama e printerëve PIXMA nga Canon përfshin modele me fishekë njëbojësh ose edhe depozita me rimbushje boje, që mund të jenë më efikase në kosto për volumet e larta të printimit – shikoni Cila është diferenca midis bojërave njëshe dhe fishekëve FINE më poshtë.

Shpejtësia e printimit mund të jetë një faktor tjetër i rëndësishëm për t'u marrë parasysh, sidomos nëse do të bëni shumë printime – shikoni Çfarë do të thotë IPM më poshtë. Mes funksioneve të tjera që mund të kërkoni, Auto Duplex është praktik për printim efikas dyanësh, që mund dhe të reduktojë kostot e letrës. Printerët shumëfunksionalë me skaner të integruar janë të mirë nëse ju duhet të skanoni apo kopjoni dokumente apo foto. Opsionet e lidhjes me valë mund ta bëjnë dhe printimin më të lehtë.

Duke thjeshtuar procesin e vendimmarrjes, kategoritë kryesore të printerit të Canon përfshijnë PIXMA për printim në shtëpi dhe MAXIFY për studion e shtëpisë ose zyrat e vogla.

Sanjay Jogia duke mbajtur një printim nga një Canon imagePROGRAF PRO-300.

Si fotoprinter niveli profesional formati të madh A3+, Canon imagePROGRAF PRO-300 vjen me 10 bojëra me bazë pigmenti, duke përfshirë grinë, të zezën pa shkëlqim, të zezën fotografike dhe një optimizues krome, për të maksimizuar cilësinë e printimeve me ngjyra dhe në të zezë. Është i përshtatshëm për një larmi materialesh fotografike dhe të arteve të bukura. © Sanjay Jogia

Një gamë fotoletrash nga Canon

Për cilësi optimale fotografike, gama e materialeve të arteve të bukura të Canon përfshin një larmi të gjerë nivelesh të bardhe letre (duke barazuar me ndriçimin maksimal) dhe një larmi mbresëlënëse finicionesh, nga të lëmuara deri në relieve të pasura. Fotoprinterët Canon PIXMA PRO dhe Canon imagePROGRAF mbështesin gjithashtu letër për arte të bukura dhe materiale të tjera nga kompani letre të specializuar duke përfshirë Canson dhe Hahnemühle.

Cila është boja më e mirë për printimin e fotove dhe të dokumenteve?

Printerët me bojë përdorin përgjithësisht bojëra me bazë ngjyruesi, por Canon ka specializim të gjatë në sistemet hibride të bojës që kombinojnë një bojë të zezë me bazë pigmenti me bojërat me ngjyrë me bazë ngjyruesi. E zeza me pigment jep tekst të qartë me të zezë të pasur për dokumente, që i reziston njollosjes dhe siguron jetëgjatësi të shkëlqyer, edhe në letër të thjeshtë dhe zarfe, ndërsa bojërat me bazë ngjyruesi realizojnë paraqitje vibrante të ngjyrave për printim fotosh, sidomos në letër me shkëlqim dhe lustër.

Printerët hibridë me bojë të nivelit fillestar të Canon përdorin një fishek të zi me bazë pigmenti dhe një fishek boje trengjyrëshe me bazë ngjyruesi. Modelet më të avancuara ofrojnë katër ose edhe pesë bojëra të veçanta me bazë ngjyruesi përveç të zezës me pigment, duke përfshirë një Photo Black dhe ndonjëherë Photo Blue ose Grey. Këto u mundësojnë printerëve si Canon PIXMA TS705a dhe Canon PIXMA G650 që të japin një gamë apo spektër më të gjerë ngjyrash për printim fotografik, së bashku me diapazonin më të lartë tonal dhe të kontrastit.

Për liri shprehjeje në printimet fotografike, si për imazhet me ngjyra ashtu edhe bardhezi, teknologjia e bojës me bazë pigmenti LUCIA PRO e përdorur në printerët Canon imagePROGRAF PRO del më në pah. Për shembull modeli Canon imagePROGRAF PRO-300 i formatit A3+ përdor dhjetë bojëra me bazë pigmenti, duke sjellë cilësi të paarritshme në fotoletrat pa shkëlqim dhe materialet e arteve të bukura të specializuara. Ky printer përdor dhe një fishek Chroma Optimiser për të përmirësuar lëmimin dhe cilësinë e përgjithshme në materiale me shkëlqim.

Cilat lloje letre janë më të përshtatshme për printimin e fotove dhe të dokumenteve?

Letra e thjeshtë e cilësisë së mirë është ideale për printim dokumentesh, por për printim fotosh ka më shumë larmi. Canon ofron fotoletra me shkëlqim, lustër dhe pa shkëlqim. Ka një fotoletër dyanëshe pa shkëlqim, që është ideale për krijim albumesh dhe madje edhe një version që vjen me një palosje qendrore dhe zarfe, duke e bërë ideale për krijimin e kartolinave me urime. Fotoletrat me shkëlqim dhe lustër kanë një shtresë mbrojtëse të sipërme që funksionon veçanërisht mirë me bojërat me bazë ngjyruesi. Molekulat relativisht të vogla të ngjyruesit përthithen plotësisht nën shtresën e jashtme dhe mbyllen nga brenda.

Një printer MAXIFY GX6050 MegaTank duke treguar dritaret e shikimit të nivelit të bojës përpara me printimet të fiksuara në një tabelë nga pas.

Seritë PIXMA G dhe MAXIFY GX të printerëve MegaTank nga Canon kanë depozita rimbushëse boje në vend të fishekëve të zakonshëm, duke mundësuar deri në 6,0002 printime mes rimbushjeve. Nivelet e bojës mund të kontrollohen lehtë me sy falë dritareve të shikimit të integruara përpara printerëve.

Një printer Canon PIXMA TS705 në një tryezë druri me imazhe frutash dhe lulesh që printohen.

Ashtu si printerët e tjetër hibridë me bojë të Canon, Canon PIXMA TS705a përdor bojë të zezë pigmenti dhe bojë me bazë ngjyruesi të kaltër, rozë dhe të verdhë dhe Photo Black. Fishekët e bojës së zezë dhe me ngjyra ofrohen në kapacitete standarde, XL dhe XXL3, të përshtatura për volume të ndryshme printimi.

Çfarë do të thotë IPM dhe pse është e rëndësishme?

Shpejtësia e printimit shpesh përmendet në PPM (faqe në minutë), por kjo mund të mos jetë reale, pasi vlera do të ndryshojë në varësi të përmbajtjes së faqes dhe cilësimit të rezolucionit. Canon përdor matjet IPM (imazhe në minutë) në vend të saj. Këto janë më të sakta, pasi bazohen në prodhimin e faqeve standarde të testimit ISO që përfshijnë një sërë tekstesh, tabelash dhe imazhesh, të printuara në rezolucion fiks. IPM jep një tregues shumë më të qartë se sa i shpejtë është printeri në kushte reale.

Çfarë është printimi pa bordurë?

I përdorur shpesh në përmasat e ndryshme të printimit fotografik, opsioni pa bordura mundëson printim deri në skajet e letrës, që të mos ketë bordura të bardha. Shumë printerë shtëpie, si p.sh. Canon PIXMA TS5350a Series, vijnë me printim pa bordurë në përmasa nga 3.5x3.5 inçë deri në A4. Me printerët e fundit imagePROGRAF PRO, duke përfshirë Canon imagePROGRAF PRO-300 dhe Canon imagePROGRAF PRO-1000, opsioni pa bordurë ofrohet për materialet pa shkëlqim dhe të arteve të bukura, përveç se në fotoletrat me lustër.

Kjo veçori gjithnjë e më popullore bën të mundur që të printoni nëpërmjet një lidhjeje Wi-Fi nga kudo rreth shtëpisë ose zyrës suaj - duke përdorur një smartfon të lidhur me Wi-Fi, tabletë, laptop ose kompjuter - pa pasur nevojë ta lidhni fizikisht pajisjen tuaj me printerin. Aplikacionet e Canon, si p.sh. Canon PRINT, Creative Park dhe Easy-PhotoPrint Editor, ju bëjnë të mundur ta kontrolloni printerin dhe të kryeni një gamë të gjerë funksionesh nga një pajisje inteligjente. Wireless Direct është një tjetër funksion popullor që mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë me valë midis printerit dhe pajisjes inteligjente pa nevojën e rrugëzuesit, ndërsa skanimi dhe printimi me bazë reje kompjuterike është gjithnjë e më i disponueshëm për përdorim të vërtetë nga distanca. Funksionet ndryshojnë midis modeleve të printerit.

Një printer Canon PIXMA TS6350 në një syprinë tryeze, duke printuar imazhe për dekorime ditëlindjeje.

Modeli tejet efikas në kosto dhe me 5 bojëra Canon PIXMA TS6350a Series është po aq i përshtatshëm për printimin e dokumenteve sa dhe të fotove, dhe i nxjerr me shpejtësi të shkëlqyera. Tipike për gamën aktuale, vjen me lidhje Wi-Fi, duke e bërë të lehtë prodhimin e printimeve nga laptopi, smartfoni, tableta dhe pajisje të tjera, nga kudo që të jetë në shtëpi. Duke eliminuar nevojën për të lidhur fizikisht një pajisje me printerin përmes një kablloje, skanimi dhe printimi bëhen shumë më praktikë.

Cili është ndryshimi midis ngjyrave njëshe dhe fishekëve FINE?

Shumica e printerëve me bojë të Canon përdorin një teknologji novatore kokash printimi të quajtur FINE (Full-photolithography Inkjet Nozzle Engineering), që është robuste dhe rezistente dhe realizon printime të cilësisë së lartë. Duke e ngrohur bojën në vend thjesht të shtrydhjes për ta nxjerrë, kokat e printimit FINE sigurojnë që boja të shtyhet me një nxjerrje të vetme, çka përmirëson efikasitetin dhe arrin shpejtësi më të larta vendosjeje të pikave, duke sjellë saktësi më të lartë.

Disa printerë Canon PIXMA përdorin fishekë të njësuar boje dhe disa kanë sistemin e fishekëve FINE nga Canon, që përdor vetëm dy fishekë, një për të zezën dhe një trengjyrësh. E mira e madhe e sistemit me fishekë FINE është komoditeti dhe koha më e shkurtër kushtuar mirëmbajtjes. Në fishekët FINE, kokat e printimit janë të integruara në fishekë dhe kësisoj rinovohen çdo herë që zëvendësohet një fishek. Te printerët me fishekë individualë për çdo bojë, fishekët qëndrojnë në një sirtar që ushqen kokat e printimit. Në teori, fishekët individualë mund t'ju kursejnë para me kalimin e kohës, pasi ju duhet të zëvendësoni vetëm fishekët që kanë mbaruar. Nëse printoni shumë imazhe me ngjyrë mbizotëruese në to për një farë kohe, do t'ju mbarojë njëra bojë përpara të tjerave, duke e bërë më efikase që të ndërrohet vetëm një fishek për rast.

Si mund të ndryshoj fishekët e bojës?

Ndërrimi i fishekëve të bojës është shumë i drejtpërdrejtë. Do të merrni një njoftim nga drejtuesi softuerik i printerit në kompjuter ose në aplikacionin Canon PRINT në pajisjen tuaj inteligjente nëse e keni të instaluar, që tregon se njëri nga fishekët po mbaron apo ka mbaruar. Informacioni i bojës shfaqet drejtpërdrejt dhe në printerët Canon që kanë ekran të integruar.

Për të ndryshuar fishekët e bojës, thjesht hapni kapakun e printerit, hiqni fishekun e përdorur dhe futni një tjetër në vend të tij. Shumë fishekë njëbojësh të Canon kanë dhe llamba që pulsojnë në të kuqe kur janë duke mbaruar apo kur kanë mbaruar, që të mund të shikoni se cilët kanë nevojë të ndërrohen.

Sa shpesh do të duhet t'i ndryshoj fishekët e bojës?

Nëse printoni kryesisht dokumente me tekst, fishekët do t'ju zgjasin më shumë sesa nëse printoni rregullisht foto konsumi relativisht të lartë boje në përmasa të mëdha.

Për shumë printerë aktualë të Canon, fishekët XL dhe edhe XXL3 ofrohen së bashku me opsionet e kapacitetit standard, për t'iu përshtatur nevojave të ndryshme. Për volume vërtet të larta printimi, do të përfitonit nga një printer Canon MegaTank, që përdor depozita boje me rimbushje në vend të fishekëve të zakonshëm. Këto zakonisht mbajnë bojë të mjaftueshme për rreth 6,0002 faqe e lart, në krahasim me 150-200 faqet e printerëve me bazë fishekësh.

Cilatdo qofshin nevoja tuaja të printimit, qoftë nëse printoni në shtëpi, në zyrë apo për punëdore, gjeni printerin ideal për ju.


Shkruar nga Matthew Richards

  1. ZINK, Zero Ink dhe logoja ZINK janë marka tregtare të ZINK Holdings, LLC, të regjistruara në SHBA dhe në shtete të tjera.
  2. * Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës së "Canon" duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhduar me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.
  3. Bojërat XXL mund të mos ofrohen në rajonin tuaj.

Produktet e lidhura

  • Printerë për shtëpi

    SELPHY CP1500

    Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht.
  • Kamera-printerë çasti dhe xhepi

    Canon Zoemini S2

    Çoni autoportretet një shkallë më tej me printerin-kamerë në madhësi xhepi, të kompletuar me pasqyrë, unazë drite, shkrehës distance dhe pamje direkte.
  • Printera të fotografive profesionale

    imagePROGRAF PRO-300

    Një printer profesional tryeze "imagePROGRAF" me printime A3+ cilësie fotogalerie, me një cikël të lehtë pune për printime të cilave mund t'u besoni.
  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101

    Letra Fotografike Mat prodhon fotografi, grafikë dhe tekst me cilësi të lartë, me një mbështjellëse mat. Gjithashtu e përshtatshme për përdorimet më kreative, të tilla si kartolina, pankarta dhe artin e letrës.
  • Printer Inkjet

    Plus Glossy II PP-201

    Letra Fotografike Plus me Shkëlqim II e Canon është letra fotografike e përsosur për prodhimin me cilësi të lartë me një mbështjellëse me shkëlqim. Ajo siguron veshjen e përsosur për fotografitë dixhitale dhe për të gjitha riprintimet tuaj.

Artikujt e lidhur

  • PRINTIMI DHE PUNËDORET

    Shpjegimi i llojeve të letrës

    Eksploroni llojet e ndryshme të letrës Canon me këtë udhëzues praktik blerjeje.

  • KËSHILLA PRINTIMI

    Cili është printeri që ju duhet?

    Gjeni printerin më të mirë Canon për nevojat tuaja, nga familjet dhe studentët deri te punonjësit e zyrës në shtëpi.

  • PRINTIMI

    Aplikacioni i duhur i printimit Canon për ju

    Bëhuni krijues dhe organizohuni me programet e printimit të Canon – ka një që i përshtatet çdo projekti.

  • PRINTIMI

    Bojë apo laser: cili është i duhuri për ju?

    Mësoni ndryshimet midis printerëve me bojë dhe laser të Canon dhe se cili u përshtatet më mirë nevojave tuaja.