Lënia e mendimeve të lira në faqet e një ditari mund të jetë një çlirim krijues që ju jep frymëzim, por edhe një mënyrë e mirë për të reflektuar atë që ndjeni. Nëse i kushtoni vetëm rreth 20 minuta në ditë shënimit në ditar mund të keni përmirësim të ndjesisë që mirëqenies, sidomos kur e dini se është diçka që e keni vetëm për sytë tuaj. Dhe më e mira e të mirave? Mund ta bëjë kushdo. Nuk ka rregull,a mjafton letra përpara jush e gatshme për të përcjellë çfarëdo që ndjeni atë ditë – qoftë përmes fjalëve, vizatimeve, kolazheve apo printimeve të fotove tuaja.
Autorja, ilustruese dhe ditarmbajtëse, Kia Marie Hunt, është krijuese e serisë së ditarëve të aktiviteteve për fëmijë “My Awesome Year” (Viti im fantastik). Ajo drejton dhe dyqanin e vet kancelarik në Etsy, si dhe krijon komplete mujore ditarësh për komunitetin e saj në rritje “Journal Club” (Klubi i ditarit).
Për Kia-n, kjo ka qenë një mënyrë e veta për të shprehur krijimtarinë gjatë gjithë jetës së saj. "Dikur thosha se nisa të mbaja shënime krijuese në ditar si një mënyrë për të ruajtur kujtimet gjatë një udhëtimi vjetor në Uruguai dhe Brazil," - thotë ajo. "Por së fundi kam zbuluar plot ditarë të punuar me dorë që nga fëmijëria ime. Me sa duket më ka pëlqyer gjithnjë të mbaj shënime krijuese në ditarë – thjesht m’u desh të rigjeja rrugën e vjetër.”
Shënimet në ditar janë një mënyrë fantastike për ta njohur më mirë vetveten, thotë Kia, e cila ka 15.7k ndjekës në Instagram në llogarinë @kia.creates dhe drejton edhe faqen e Instagram-it @inspiringjournals. "Përveç të qeni një aktivitet purgativ, pasja e një ditari si hapësirë për shprehje të pastër, pa pritshmëri apo kufizime, është diçka që të çliron. Graduaisht fillon e mëson më shumë gjëra për veten sa herë që krijon,” - thotë ajo.