Canon PIXMA TS6350a Series

Një pajisje e sofistikuar 3 në 1, me mundësitë praktike të lidhjes me valë dhe kapacitetin krijues do të thotë se ky punëtor shumëfunksional me 5 bojëra individuale është po aq efikas me dokumentet e punës sa dhe me projektet e të gjithë familjes.

Krijuar për t'jua bërë jetën të lehtë

Dizajni inteligjent i paraprin fleksibilitetit falë shiritit intuitiv të statusit LED, 5 bojërave individuale, mbushjes 2-drejtimëshe të letrës dhe sirtarit nxjerrë vetëzgjerues.

Lidhjet inteligjente

Printoni, fotokopjoni, skanoni dhe hyni në renë kompjuterike përmes lidhjes me valë me aplikacionin "Canon PRINT" ose printoni me "AirPrint (iOS)" dhe "Mopria (Android)".* Skanimi drejt resë kompjuterike dhe drejt emailit ofrohet vetëm për përdoruesit e bojërave origjinale të "Canon".

Dokumente dhe foto cilësore

Fotot e cilësisë së lartë të serisë "PIXMA TS6350a" do të zgjasin e zgjasin falë bojërave "ChromaLife100", ndërsa boja e dedikuar e zezë me pigment realizon dokumente të qarta me tekst të mprehtë.

Opsione krijuese

Çlironi krijimtarinë tuaj me "Easy-PhotoPrint Editor" dhe projektet e punëdores së "Creative Park", së bashku me materialet mat dyanëshe, të stampimit me hekurosje, ringjitëse, katrore dhe magnetike.

E keni ju në dorë

Gëzoni instalim të shpejtë me komanda intuitive përmes një ekrani OLED 1,44 in dhe lidhuni me prekjen e një butoni me "Wireless Connect".

Specifikimet

  • 5 bojëra individuale

    dhe sistem boje ChromaLife100

  • Lidhja pa tela

    Aplikacioni "Canon PRINT", "AirPrint (iOS)" dhe "Mopria (Android)"

  • Statusi me një sy të shpejtë

    Shiriti i statusit LED

  • Sirtar vetënxjerrës

    Sirtar i zgjerueshëm nxjerrës

  • Trajtim i gjithanshëm i materialeve

    Furnizimi i letrës me 2 drejtime

  • Printim fotografish pa bordura

    Foto pa bordura 10×15 cm në 21 sekonda

  • Komandim intuitiv

    Ekran OLED 1,44 in, lidhje me valë, buton QR

  • Funksion i automatizuar

    Vetëprintim 2-anësh dhe vetëpërcaktim i gjerësisë së letrës

Çfarë ka në kuti

  • Nisjani nga printimi, skanimi dhe fotokopjimi me këtë komplet thelbësor:

  • Printer shumëfunksional - seria "PIXMA TS6350a"

  • Kutitë e bojës së konfigurimit

  • Kordoni elektrik

  • Disku CD-ROM i konfigurimit

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

Përfytyroni se çfarë mund të bëni

Tani është koha të bëni më shumë se thjesht printimet. Befasoni veten dhe të tjerët me atë që mund të krijoni me anë të printerit "Canon PIXMA".

Regjistrohuni dhe përfitoni edhe më shumë nga printeri juaj!

Fitoni pikë dhe merrni shpërblime ndërsa printoni me bojërat origjinale të Canon. Merreni bojën pikërisht në derën tuaj atëherë kur ju duhet…

Produktet e Canon nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri

Përdorimi i bojërave dhe letrave të Canon me printerin tuaj Canon siguron rezultate të jashtëzakonshme me cilësi laboratori në çdo rast.

Aplikacioni Canon PRINT

Dërgoni fotografitë tuaja te printeri juaj i shtëpisë në pak sekonda.

Gama e letrës PIXMA

Gjeni letrën e duhur për nevojat tuaja dhe merrni fotografi të printuara me cilësi laboratori.

Përfitoni më shumë nga printeri juaj

Gjeni se si të printoni foto nga pajisja juaj e mençur, krijoni artizanale letre, afishe të personalizuara të thonjve, kalendarë, karta përshëndetëse dhe shumë më tepër.

Aplikacioni "Creative Park"

Nga idetë e punëdoreve të lehta deri te modelet 3D në stil origami – bëjeni argëtimin me letrën pjesë të ditës suaj dhe jepuni një frymë më personale krijimeve tuaja me funksionin e kompozimit.

Produktet e lidhura

  • PIXMA TS8350a (e zezë)

    Çlironi krijimtarinë me një sërë materialesh dhe gëzoni printime fotosh më të pasura e më të ndezura falë teknologjisë "FINE" dhe 6 bojërave individuale.
  • PIXMA TS5350a (e zezë)

    Ekspozoni kredencialet tuaja të dizajnit me administrimin fleksibël të materialeve, aplikacionet interesante krijuese dhe mundësitë praktike të lidhjes me celularët inteligjentë të printerëve të serisë "PIXMA TS5350a"
  • PIXMA TS3350 (Black)

    Shumëfunksionalitet me mundësi optimale lidhjeje, printim pa bordura dhe fishekë opsionalë XL – dhe të gjitha kundrejt një çmimi të përballueshëm.