KËSHILLA PRINTIMI
Optimizoni atmosferën me printime
Fotografitë kapin momente në kohë - pavarësisht nëse janë ngjitëse, fletore kujtimesh apo stampime, ato sjellin në jetë kujtimet tuaja me anë të printimit.
Tani është koha të bëni më shumë se thjesht printimet. Befasoni veten dhe të tjerët me atë që mund të krijoni me anë të printerit "Canon PIXMA".
Lidheni lehtësisht celularin, tabletën apo kompjuterin me printerin "Canon PIXMA" dhe mahnitini shoqërinë e familjen me krijime të bukura, personale e profesionale. Frymëzohuni nga disenjo krijuese, ide printimi, guida, sfida, punime artistike dhe krijoni shumë më shumë me anë të "Canon PIXMA".
Lërini të lira idetë tuaja dhe zbuloni se çfarë mund të krijoni me gamën tonë të printerëve me valë "PIXMA" dhe artikujve origjinalë të "Canon".
Zgjidhni nga një larmi materialesh të "Canon" për t'ju ndihmuar të realizoni punime artistike të punuara me dorë dhe projekte krijimtarie personale.
Sillini në jetë idetë e krijimtarisë suaj personale. Printoni fotot dhe kujtimet tuaja të preferuara drejtpërdrejt nga llogaritë tuaja të rrjeteve sociale. Argëtoni fëmijët me mijëra aktivitete printimi e lojërash. Kjo mundësohet e gjitha kur lidhni celularin, kamerën apo tabletën tuaj me "Canon PIXMA" përmes aplikacioneve të printimit nga "Canon".
Gëzojuni mundësive praktike të lidhjes nga printeri i dorës me aplikacionin "Canon PRINT". Printoni, fotokopjoni e skanoni me lehtësi nga pajisjet tuaja inteligjente. Me shkarkimin falas, aplikacioni "Canon PRINT" është shoqëruesi ideal për printimet.
Merrni dekorime të stilizuara me dorë, kartolina të personalizuara urimi, punëdore letre dhe shumë të tjera – gjithçka falas.
Aplikacioni printimi fotosh, i lehtë në përdorim, për personalizim të thjeshtë e krijues të fotove tuaja nga celulari, tableta dhe retë kompjuterike.
Shkarkoni aplikacionin e ngjitëseve të thonjve për të përfituar sa më shumë nga ngjitëset novatore të thonjve. Filloni me qindra dizajne të integruara ose personalizoni dhe krijoni dizajnin tuaj.
Ka një sërë mënyrash për t'u bërë krijues në shtëpi duke përdorur letrën, aplikacionet dhe një printer nga "Canon". Shikoni faqen tonë në Pinterest për më shumë këshilla dhe teknika!
Zbuloni bazat e printimit, këshilla e teknika të dobishme, ide emocionuese disenjoje dhe intervista me autorë profesionalë e me ndikim që kanë histori interesante për të treguar.
KËSHILLA PRINTIMI
Fotografitë kapin momente në kohë - pavarësisht nëse janë ngjitëse, fletore kujtimesh apo stampime, ato sjellin në jetë kujtimet tuaja me anë të printimit.
KËSHILLA PRINTIMI
Nga pjata në printim… Natasha Alipour-Faridani ndan këshillat e saj të fotografisë se si të printoni librin tuaj të recetave.
PRINTIM KRIJUES
Nisjani nga punëdoret në shtëpi me një printer Canon PIXMA G6040 dhe aplikacioni Creative Park.
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Sillini në jetë planet e festës me dekorime e aksesorë që mund t'i printoni në shtëpi me anë të aplikacionit Creative Park.