Printerë për shtëpi
Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas.
Me komandat e thjeshta dhe shpejtësinë e lartë, ky printer i hollë shumëfunksional përshtatet më së miri në çdo ambient.
Shikoni specifikimet e plotaShijoni përdorimin e thjeshtë me sistemin efikas dhe të personalizueshëm Switch UI1 i cili përshtat funksionet sipas nevojave tuaja: për punë, studime ose për stilin e jetesës
Printoni dokumente në pak kohë2, me shpejtësi të larta printimi prej 15 ipm (mono) dhe 10 ipm (me ngjyra) dhe printoni një fotografi 4x6” pa bordura brenda pak sekondash. Kurseni kohë me printimin automatik nga të dyja anët, furnizimin e letrës me 2 drejtime dhe fotokopjimin me 1 shtytje
Shijoni printimin pa kabllo përmes rrjeteve Wi-Fi ose Wireless Direct të shtëpisë dhe nga pajisjet celulare me aplikacionin Canon PRINT, Mopria dhe Apple AirPrint
Krijoni postera, fletushka, kartolina fantastike e shumë më tepër me softuerë pa pagesë, të tillë si Easy PhotoPrint Editor, Creative Park dhe PosterArtist Web
Ekrani 2,7" me prekje dhe me ngjyra mund të shihet e të aksesohet kurdoherë me lehtësi, falë vendosjes së tij në një panel me anim në pjesën e përparme të printerit, që mund të vendoset në kënd vertikal ose 45º.
Kaseta e vendosur në pjesën e përparme për një akses më të thjeshtë, mund të mbajë deri në 100 fletë letre të thjeshtë A4
Kurseni kohë dhe mund duke mbushur sirtarin e pasmë të furnizuesit automatik të fletëve me lloje të ndryshme materialesh si p.sh, letra fotosh
Përditësohuni vetëm me një shikim rreth statusit të printerit falë dritës LED me shkëlqim të lehtë dhe të koduar me ngjyra
Siguron një përzgjedhjeje të thjeshtë të funksioneve bazuar në përdorim - për punë, studime ose stil jetese. Aksesoni shpejt funksionet që dëshironi të përdorni
Reduktoni ndërprerjet e punës me fishekun e mirëmbajtjes që zëvendësohet nga përdoruesi
Switch UI në printerin PIXMA TS7650i’1 i thjeshton gjërat: menytë e koduara me ngjyra shfaqin vetëm ikonat e nevojshme për një detyrë të caktuar, qoftë ajo për punë, studime apo për krijimtari
Kurseni kohë me veçoritë inteligjente të produktivitetit, përfshirë fotokopjimin me 1 shtytje, printimin automatik nga të dyja anët dhe skanimin në smartfon
Printoni fotografi "të gjalla" dhe me cilësi të lartë në shtëpi falë teknologjisë me koka printimi FINE që ofron gradime të pasura dhe zhurmë të reduktuar
Printoni me valë nga një sërë pajisjesh duke përfshirë smartfonë dhe tabletë me aplikacione dhe shërbime, si Canon PRINT, Apple AirPrint dhe Mopria për Android
15 ipm (mono); 10 ipm (me ngjyra)
Fotografi pa bordura 4×6" në vetëm 19 sekonda
Fishekë FINE që realizojnë printime të cilësisë së lartë
Ekran me prekje 2,7” me ngjyra dhe me anim
Kasetë e përparme dhe furnizues i pasmë letre
Wi-Fi, Wireless Direct, USB
Fotokopjoni dokumentet në pak kohë me shtypjen e një butoni
CANON PIXMA TS7650i
Fishekë FINE
Kordoni elektrik
Manualet dhe dokumentet e tjera
Shprehni anën tuaj artistike me softuerin pa pagesë Creative Park të Canon dhe krijoni dekorime, kartolina urimesh, punëdore dhe shumë më shumë
Me një regjistrim të thjeshtë përfitoni akses në oferta, materiale udhëzuese, mbështetje teknike dhe shumë më shumë për të zbuluar kështu potencialin e plotë të printerit tuaj
PRINTIM KRIJUES
Shtoni një buçitje ngjyrash në shtëpinë tuaj me këto punëdore të bukura ylberi.
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Eksploroni llojet e ndryshme të letrës Canon me këtë udhëzues praktik blerjeje.
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Zbuloni se si mund të bëni dhurata domethënëse duke përdorur Creative Park të Canon dhe printerin tuaj PIXMA.
PRINTIMI
Bëhuni krijues dhe organizohuni me programet e printimit të Canon – ka një që i përshtatet çdo projekti.