Printimi automatik dyanësh dhe vetëmbushësja e dokumenteve me 20 fletë janë vetëm dy nga shumë veçoritë e Canon PIXMA TS9550 Series. © Natasha Alipour
Ndërsa mënyra se si punojmë bëhet gjithnjë e më fleksibël, është gjithnjë e më e rëndësishme që zyra ose studioja juaj të pajiset me mjetet që ju nevojiten për ta bërë punën tuaj në mënyrë efikase. Për ata që punojnë në sektorin krijues, veçanërisht disenjatorët, printeri është një mjet thelbësor. Nga korrigjimi i faqosjes deri në krijimin e kopjeve të printuara për miratimin e klientit dhe kujdesi i përditshëm, një printer me cilësi të lartë mund t'ju kursejë kohë dhe t'ju ndihmojë fitoni më shumë punë. Por për çfarë karakteristikash duhet të kërkoni?
Teksti i mprehtë dhe detajet e dizajnit, gradacionet e lëmuara, besnikëria e ngjyrave dhe qëndrueshmëria e printimit janë kërkesa thelbësore për provat e klientit. Fleksibiliteti është një tjetër atribut themelor i printerit. Si disenjator, mund të keni për detyrë të prodhoni gjithçka, nga kartat e biznesit dhe fletëpalosjet deri te printimet në madhësi posteri, kështu që një printer që mbështet një larmi të gjerë të llojeve dhe madhësive të materialeve ju jep mundësi më krijuese ju rrallon rrugët për te studioja e printimit. Qëndrueshmëria dhe lehtësia e përdorimit janë gjithashtu cilësi themelore, si dhe tiparet e komoditetit si p.sh. lidhja me valë, vetëmbushja e letrës dhe shpejtësia sa më e lartë e printimit.
Për t'ju ndihmuar të vendosni se cili është printeri më i mirë për nevojat tuaja të dizajnit, ne kemi përmbledhur një përzgjedhje printerëve të përshtatshëm Canon PIXMA për t'u marrë parasysh.