Për të krijuar një tabelë idesh mund të përdorni çfarëdo sipërfaqe të lirë, pavarësisht nëse është mur i zbrazët, dërrasë e zezë apo faqet e një fletoreje.
Tabelat e ideve përdoren nga disenjatorët, artistët dhe pothuajse kushdo që i është dashur ndonjëherë të planifikojë një projekt krijues ose të gjejë frymëzim për një ngjarje apo festë. Në thelb, ato janë një kolazh idesh që mund t'ju ndihmojnë të qartësoni vizionin tuaj krijues dhe të vini në jetë planet tuaja.
Cilido qoftë projekti juaj, pavarësisht nëse është ridekorimi i një dhome apo një detyrë disenjimi mode e vitit të fundit, mbledhja e ideve për frymëzim është thelbësore. Mund të frymëzoheni nga një poçe qeramike në ngjyrimin e përsosur të kaltër për tabelën tuaj të ideve për arredim ambientesh të brendshme ose një pëlhurë me motive të forta që mund t'i shpjerë skicat tuaja për veshjet në nivel tjetër.
Këtu do të shohim si të krijojmë një tabelë idesh, disa ide se si ta përdorim dhe mjetet ideale për printimin pamjeve tuaja frymëzuese.