Kompakt Dixhital
Dokumentojini automatikisht rastet e rëndësishme në jetën tuaj. Kjo kamerë inteligjente e kompakte kompozon dhe shkrep me zgjuarsi foto e video duke ju lënë të lirë të shijoni momentin.
Kur dëshironi të shkrepni momentet e çmuara të jetës, por edhe doni të jeni vetë pjesë e tyre, PowerShot PX është ideal - duke mundësuar shkrepjen e shprehjeve pas një aksioni dhe duke i inkuadruar njerëzit me zgjuarsi dhe krijimtari. Ai dokumenton momentet tuaja të çmuara dhe ju rekomandon fotot dhe videot më të mira përmes aplikacionit të smartfonit.
Shikoni specifikimet e plotaTEKNOLOGJIA
Besojini PowerShot PX për shkrepjen e njerëzve dhe të çasteve të jetës suaj, me kompozim automatik të fotove dhe videove falë objektivit të tij me panoramim-anim, ndërsa ju vazhdoni të jeni dhe vetë pjesë e momenteve.
Kur shkrepni foto të familjes gjithnjë ka diçka që mungon – vetë fotografi. Nëse ky jeni ju, a ka vallë ndonjë mënyrë si të përfshiheni në poza?
Gëzoni kohën me familjen tuaj dhe krijoni imazhe pa fund duke përdorur PowerShot PX, të gjitha automatikisht, duke ju lënë mundësinë të gëzoni momentin.
PowerShot PX mund të shkojë kudo falë karikimit me USB-C dhe Wi-Fi të integruar që lidhet me pajisjen tuaj inteligjente. Kërkoni më shumë kontroll? Thjesht kërkojeni me zë – pasi vjen me komanda zanore. Thjesht thoni: “Hello Pixie, take a picture”, dhe u bë, pa përdorur fare duart! Katër komanda zanore mbulojnë funksione si p.sh. shkrepjen e videove dhe gjetjen e personave të tjerë për të regjistruar.****
APLIKACIONI
FUNKSIONI
PowerShot PX punon më së miri edhe si kamerë interneti, duke përdorur Wireless Webcam Utility për Mini PTZ Cam, me lehtësi dhe dobi të mëtejshme.
* Ofrohet vetëm për kompjuterë me Windows 10
Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.
Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.
Objektivi zmadhues me panoramim 340˚ dhe anim 110˚ 19-57mm (ekuivalent) ndjek aksionin dhe kompozon foto e video fantastike
Për përmbajtje cilësie fantastike që do t'i lakmoni për vite me radhë
Lidhet me çfarëdo rrjeti Wi-Fi të shtëpisë dhe pajisje inteligjente
Për karikim pa telashe kudo që të ndodheni
Jepuni përparësi fytyrave të caktuara
Për ato çaste kur ju duhet ta kontrolloni me precizion se çfarë duhet shkrepur – ideale për pozat në grup
Wi-Fi dhe Bluetooth® e bëjnë të lehtë lidhjen me smartfonë e tableta. Aplikacioni ynë tregon të gjitha imazhet dhe videot, edhe madje i kategorizon
Filloni me lehtësi me PowerShot PX. Me gjasë keni tanimë një karikues të pajtueshëm***, ndaj na ndihmoni të bëjmë pjesën tonë për mjedisin.
PowerShot PX
Kabëll ndërfaqeje
Manuali i përdorimit
* Përfshihet në Essentials Kit (nuk ofrohet për të gjitha rajonet): Ushqyes për korrent dhe karikim dhe kartë 16GB Micro SD.
Lexoni një artikull se si PowerShot PX ndihmon në shkrepjen e shumë imazheve dhe të videove duke i mundësuar të gjithë familjes t'i gëzojë çastet së bashku.
Kompakt Dixhital