Nëse keni lexuar udhëzuesin tonë për kamerat e Canon për videoblogim, atëherë jeni në dijeni tanimë se Canon PowerShot V10 është dhurata ideale për ata që duan të krijojnë video të cilësisë së lartë për t'i ndarë në internet.
Kamera është mjaftueshëm kompakte për ta marrë me vete në xhep kudo që shkoni, por vjen me sensor të madh të tipit 1.0 dhe ofron video të mprehtë 4K UHD. Ajo është e pajisur me mikrofona stereo, por ka edhe një hyrje për mikrofonin prej 3,5 mm, duke ju mundësuar të lidhni një mikrofon të jashtëm stereo, si p.sh. modeli i lehtë Canon DM-E100 për audio të qartë si kristali.
Me objektivin e saj ultra të gjerë - i barasvlershëm me 19 mm në një kamerë me kuadër të plotë - ju mund të kapni më shumë imazh brenda kuadrit, ndërsa stabilizimi i përmirësuar i imazhit bën të mundur të regjistroni një filmim të qëndrueshëm edhe kur jeni duke ecur. Ofrohet edhe me një kapacitet të integruar transmetimi të drejtpërdrejtë dhe mund të kontrollohet nga distanca përmes aplikacionit Canon Camera Connect.
Përdorimi i PowerShot V10 është i lehtë falë ekranit intuitiv me prekje prej 5 cm, i cili anohet 180° në drejtim për sipër për videoblogim. Mbajtësja e saj e integruar mund të rregullohet për kënde filmimi të ulëta dhe të larta, dhe është gjithashtu e pajisur me një mbërthyese standarde stativi trekëmbësh. Për kontroll edhe më të lehtë me një dorë keni Canon Tripod Grip HG-100TBR, që vjen me një telekomandë me valë plus një kllapë praktike mikrofoni dhe që vepron dhe si stativ i fortë kur ju duhet stabilitet i mëtejshëm.
Nëse personi për të cilin po e blini kërkon kamerë me objektiv të ndërrueshëm, atëherë Canon EOS RP është një mjet fantastik krijues. Edhe ky ofron videorezolucione deri në 4K dhe vjen me vetëfokusim të shtruar dhe të saktë Dual Pixel CMOS kur shkrepni në video Full HD.
Canon RF 16mm F2.8 STM është një zgjedhje e mirë objektivi për videoblogime me EOS RP. Pamja ultra e gjerë e tij përmbledh plot detaje, ndërsa apertura e madhe prej f/2.8 mundëson krijimin e asaj pamjes tipike kinematografike. Vjen gjithashtu i pajisur me një motor super të qetë fokusimi, që ka më pak gjasa të regjistrohet nga mikrofoni gjatë filmimit.
Me shumë gjasa kamera e përsosur pa pasqyrë për krijues profesionistë përmbajtjesh, Canon EOS R50 është e pajisur me veçori që gjenden në kamera më të avancuara Canon EOS R System. Por ajo është kompakte, e lehtë dhe e praktike në përdorim për ata që janë më të mësuar të filmojnë me një smartfon.
Filmat e xhiruar me EOS R50 duken fantastikë. Xhirimi i saj 4K UHD është i mbimoduluar nga 6K për të ofruar cilësi më të mirë se një video e zakonshme 4K, teksa Dual Pixel CMOS AF është përgjegjës për realizimin e mprehtësisë së çdo detaji. Kamera mund të përdoret gjithashtu si kamerë interneti për videotelefonata dhe transmetime me cilësi sa më të përngjashme me realitetin, me ekranin e saj me prekje me kënd të ndryshueshëm që e bën të lehtë xhirimin nga kënde kreative.