FOTOGRAFI PORTRETI

Si të shkrepni portrete grupi që bien në sy

Katër përfaqësues nderi të Canon ndajnë këshillat e tyre kryesore për shkrepjen e portreteve të ndryshme në grup, nga ato me temë familjare dhe dasmash deri tek ekipet sportive.
Një portret grupi i një nuseje dhe i shoqëruesve të saj duke pozuar krah një torte dasme me nivele.

Rastet e veçanta si p.sh. dasmat, aktivitetet sportive dhe festimet me familjen ofrojnë mundësi të mira për të shkrepur portrete në grup të shokëve dhe njerëzve tuaj të ngushtë të cilat do t'i çmoni për vite të tëra.

Por, realizimi i një poze të arrirë në grup është art më vete – dhe madje me kleçkat e veta. Kur keni të bëni me shumë njerëz, duhet të mendoni shpejt se ku t'i vendosni dhe ta komunikoni qartë se çfarë doni të bëjnë. Kjo do të thotë se duhet t'ua keni marrë dorën bazave të portreteve në grup.

Disa nga këshillat janë vlejnë në përgjithësi. Çfarëdo lloji poze në grup që shkrepni, duhet të siguroheni që të gjithë të kenë shprehje të mirë, që poza të jetë e kompozuar dhe e ekspozuar mirë, dhe që sfondi të mos ketë mbingarkesë apo të tërheqë vëmendjen.

Ndriçimi është gjithashtu gjithnjë i rëndësishëm. Për shembull, nëse shkrepni në një ditë me diell, shikoni për ndonjë hapësirë me hije sipër që subjektet të mos picërrojnë sytë para kamerës.

Përdorimi i një kamere me inkuadrues elektronik, si p.sh. Canon EOS RP ose Canon EOS R6, ju mundëson t'i shikoni pozat e grupit teksa i shkrepni dhe të rregulloni ekspozimin, ndërsa ekrani rrotullues ju mundëson shkrepjen nga këndvështrime të ndryshme për arsye krijuese ose praktike.

Kur shkrepni në ambiente të mbyllura duke shfrytëzuar dritën natyrore, do t'ju ndihmonte vërtet përdorimi i një objektivi të shpejtë, si p.sh. Canon RF 50mm F1.8 STM. Dhe nëse fotografoni një grup të madh në një zonë relativisht të vogël, mund të realizoni një pozë të mirë me një objektiv ultrakëndgjerë Canon RF 16mm F2.8 STM.

Këtu katër përfaqësues nderi të Canon, të gjithë profesionistë me shumë përvojë në fushat e tyre, ofrojnë këshillat e tyre themelore për të nxjerrë poza të arrira në grup në skenarë nga më të ndryshmit.

1. Portretet në grup për familjet

Një imazh bardhezi i një familjeje në plazh. Babai po ngre fëmijën në ajër dhe të tre janë me siluetë përkundër diellit.

"Nëse e vendosni familjen e të ecë apo të vrapojë drejt jush, mund t'i shtonim dinamizëm pozës së grupit dhe fëmijëve zakonisht u pëlqen të vrapojnë vërdallë," - thotë fotografja e familjes, Helen Bartlett. "Ose bëjeni fotografinë si lojë për ta bërë me nota argëtuese!" Shkrepur në Canon EOS-1D X Mark II (tejkaluar tani nga Canon EOS-1D X Mark III) me objektiv Canon EF 24-70mm f/2.8L II USM në 24mm, 1/5000 sek, f/2.8 dhe ISO200. © Helen Bartlett

Një portret bardhezi në grup i një familjeje që pozon në natyrë, prindërit të ulur dhe dy fëmijët të mbështetur mbi supet e tyre.

Kjo pozë tregon prindërit të ulur në kuadrin e poshtëm në vend të fëmijëve, që është një teknikë kompozimi për t'u siguruar që t'i kenë fytyrat në një nivel. Shkrepur në Canon EOS-1D X (tejkaluar tani nga Canon EOS-1D X Mark III) me objektiv Canon EF 50mm f/1.2L USM në 1/100 sek, f/5 dhe ISO1000. © Helen Bartlett

Shkrepja e grupeve është pjesë e punës së përditshme të Helen Bartlett si një prej fotografeve më të mira të familjes në Britani. "Për pozat në grup, kur është e mundur, mirë është t'i sistemoni njerëzit në një kompozim interesant, duke diferencuar gjatësitë dhe vendosjen për të realizuar një imazh të ekuilibruar," - thotë ajo.

"Unë rekomandoj të filloni me një pozë ku të gjithë shikojnë kamerën dhe pastaj të prisni sa të ketë lëvizje. Zakonisht poza pas portretit formal është dhe më e mira, pasi pjesëtarët e familjes kthehen nga njëri-tjetri dhe fillojnë të flasin e të qeshin."

Nëse jeni duke shkrepur në një oborr apo park, Helen-a sugjeron t'i gruponi subjektet rreth objekteve në mjedisin rrethues. Një pemë e rrëzuar p.sh. mund të ishte një rekuizitë tërheqëse ku mund të qëndronin fëmijët e vegjël.

"Nëse shkrepni brenda, mendoni për dritën dhe idealisht vëreni familjen me fytyrë nga dritarja që të bjerë më shumë dritë mbi fytyra," - vijon Helen-a. "Kur punoni në hapësirë të ngushtë dhe fotografoni fëmijë të vegjël, nëse prindërit i mbajnë fëmijët hopa, këta s'kanë si ikin dhe kokat e të gjithëve vijnë në një nivel.

"Nëse e vendosni familjen në divan, fëmijët e vegjël mund të ulen në prehrin e prindërve. Për më të mëdhenjtë mund t'i sistemoni fëmijët në krahët apo shpinën e divanit, për ta kombinuar kompozimin."

Së fundi, nëse doni të përdorni teknologjinë më të fundit për shkrepjen e pozave spontane të familjes në evenimente si p.sh. festat e fëmijëve ose grumbullimet familjare, përgjigjja është Canon PowerShot PX. Është një kamerë inteligjente që përdor teknologji për njohjen e imazheve dhe e cila i kompozon automatikisht fotot, duke ju lënë të lirë të gëzoni në eveniment.

2. Portretet në grup për dasma

Një portret në grup i tri grave me ngjyrat e veshjes tradicionale indiane, me këna dhe byzylykë të shumtë në duar, duke qëndruar përpara një kompozimi floral.

Metoda e fotografit të dasmave, Sanjay Jogia, për të evituar problemin e njohur të pulitjes së syve në imazhet e tij është që t'i kërkojë grupit të mbyllë sytë paraprakisht. "Pastaj u them: 'Tani do të numëroj nga tre në një, dhe aty hapni sytë.' Unë shkrep tre poza me nga gjysmë sekonde nga njëra-tjetra." Shkrepur në Canon EOS-1D X Mark II me objektiv Canon EF 24-70mm f/2.8L II USM në 24mm, 1/1000 sek, f/3.5 dhe ISO320. © Sanjay Jogia

Një grup i madh familjar me veshje formale, duke pozuar në një dhomë me ndriçim të zbehtë me orendi të arta në tavan.

Sanjay nuk përdor apertura të gjera në pozat e grupit për të evituar mbetjen e njerëzve jashtë fokusit. "Zakonisht qëndroj në anën e sigurt dhe nuk shkoj më poshtë se f/8 për grupet, edhe nëse jam jashtë dhe i kam në një vijë, pasi mund të nxjerrësh edhe më shumë detaje të skenës nga pas," - shpjegon ai. Shkrepur në Canon EOS 5DS R me objektiv Canon EF 24-70mm f/2.8L II USM në 44mm, 1/200 sek, f/8 dhe ISO200. © Sanjay Jogia

Sanjay Jogia ka fotografuar dasma që në vitin 2008, duke u specializuar në dasma indiane dhe në destinacione, në pika të ndryshme anembanë botës. Ndonëse shumica e të sapomartuarve marrin një profesionist për shkrepjen e fotove zyrtare, ai ka këshillë për këdo që do të nxjerrë pozat e veta në grup.

"Për të evituar situatat me ndriçim kontrasti të lartë, do të sugjeroja t'i vendosnit grupet në ndonjë zonë me hije në ambient të hapur, si p.sh. ndonjë pemë e madhe apo hija e ndonjë ndërtese ku ka sfond të këndshëm," - thotë Sanjay. "Nuk është e thënë t'i vendosni njerëzit detyrimisht pas muri – ju duhet një veçim mes subjektit dhe sfondit, që fokusi të mbetet te njerëzit."

Sanjay i kompozon grupet në mënyrë që kuadri të mbushet kryesisht me njerëz, me njëfarë hapësira frymëmarrjeje përreth tyre, ndërsa eviton shpërqëndresat në sfond. Nëse nusja dhe dhëndri ndodhen në foto, ai i vendos këta në mes.

"Përgjithësisht pozoj nusen dhe dhëndrin dhe thjesht ndryshoj njerëzit rreth tyre," - thotë ai. "Nëse grupi është në këmbë, përpiqem t'i vendos në një vijë, që të kem numra të njëjtë njerëzish në secilën anë, të gjithë të kthyer nga nusja dhe dhëndri dhe të sjellë sa më pranë për të minimizuar hapësirën që zë grupi."

3. Portretet e ekipeve sportive

Një portret grupi i ekipit të kriketit të Australisë në të verdha dhe të gjelbra.

“Mendoni për dritën,” - thotë kryefotografi sportiv, Marc Aspland. "Ne kemi prirjen t'i nxjerrim shumë shpejt fotot e ekipeve, por nëse thjesht shikon se ku është më i mirë ndriçimi, edhe rezultatet do të jenë shumë më të mira. Unë preferoj gjithnjë ndriçimin e pasmë përkundër dritës së diellit për ndriçim të njëtrajtshëm." © Marc Aspland

Marc Aspland është kryefotografi sportiv i gazetës "The Times". Ndonëse shumë nga punimet e tij fokusohen mbi shkrepjen e aksionit, ai shkrep edhe poza grupi. "Një grup skuadre uniform, i sistemuar dhe preciz është gjithnjë më i preferuar se një foto e rastësishme grupi," - thotë ai.

Nëse fotografoni një skuadër futbolli p.sh. Marc-u këshillon ta ndani ekipin në dy rreshta, me rreshtin e pasmë në këmbë dhe të parmin në gjunjë, me njërën dorë mbi gju ose me krahë të mbledhur. Kapiteni duhet të jetë në mes të rreshtit të pasmë dhe trajneri në anë të grupit. Këshillohet gjithashtu një kënd i ulët i kamerës, thuajse rrafsh me kokat e njerëzve në rreshtin e parmë.

Një objektiv zmadhues këndgjerë deri në mestelefoto, si p.sh. Canon EF-S 18-55mm f/3.5-5.6 IS STM, e përfshin të gjithë skuadrën në pozë duke ju mundësuar të jeni më fleksibël me kompozimin. "Grupi i skuadrës duhet të përkojë thuajse fiks me përmasat e inkuadruesit tuaj të DSLR," - vijon Marc-u. "Nuk keni nevojë për një shpejtësi super të lartë të shkrehësit, por thellësia e qartësisë është e rëndësishme për të siguruar që rreshti i parmë dhe i pasmë të jenë të dy në fokus. Një aperturë prej f/5.6 ose f/8 do t'ju japë definicionin e duhur."

Nëse diçka i tërheq vëmendjen pozës suaj në grup, sigurohuni që ta rimerrni vëmendjen e tyre duke ngritur zërin ose tundur dorën, që të shikojnë drejtpërdrejt nga ju. Marc-u shton, - "Duhet dhe të siguroheni që ndonjëri prej tyre nuk ju bën lojëra me gishta mbi kokën e ndonjë lojtari që ka në krah!"

4. Portretet në grup për modë

Një portret bardhezi grupi i tri grave të reja të ulura në kofanon e një makine përpara që liqeni piktoresk.

Kjo pozë nga fotografja e modës, Julie Pike, paraqet yllin norvegjez të muzikës pop, Aurora (në mes) dhe dy motrat e saj. "Unë kërkova specifikisht nëse mund të takoheshim në shtëpinë e saj të fëmijërisë, pasi ishte një vend ku mund të ndiheshin komode," - thotë ajo. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark III (tejkaluar tani nga Canon EOS 5D Mark IV) me objektiv Canon EF 24-105mm f/4L IS USM (tejkaluar tani nga Canon EF 24-105mm f/4L IS II USM) në 105mm, 1/400 sek, f/9 dhe ISO500. © Julie Pike

Tri gra të reja me veshje verore duke ecur mes një pylli teksa dielli shndrit mes pemëve. Një nga gratë i ka duart në ajër.

Julie thotë se është e rëndësishme t'u kushtoni vëmendjen subjekteve që të mund të realizoni imazhe të forta. "Jini me të ndërgjegjshëm për mënyrën si lëvizin dhe sillen," - thotë ajo. "Provoni të krijoni një lidhje reale me ta dhe jo thjesht të qëndroni pas kamere, pasi kjo e fundit mund të sjellë një shkëputje mes jush dhe njerëzve që fotografoni." Shkrepur në Canon EOS 5D Mark III me objektiv Canon EF 24-105mm f/4L IS USM në 24mm, 1/200 sek, f/7.1 dhe ISO320. © Julie Pike

Julie Pike është një fotografe mode me bazë në Oslo, Norvegji dhe i shkrep imazhet e saj ëndërrake, që duken si të rastësishme për markat dhe revistat e njohura. Nëse doni të fotografoni një grup të vogël në një seancë mode apo stili jetese, ajo këshillon të zgjidhni një vendndodhje si p.sh. oborr apo shtëpi ku gjithkush është në komoditetin e vet. Ajo rekomandon dhe që të përdorni një objektiv zmadhues, që të mos shpenzoni kohë duke ndërruar objektiva.

"Në fillim të seancës, ecni përreth grupit për t'i çliruar disi," - thotë ajo. "Unë gjithnjë filloj duke u folur njerëzve. Më mirë të flas me ta për 15 minuta dhe të shkrep foto për pesë minuta se sa anasjelltas. Mbajeni gjithnjë gati kamerën. Në vijim, kur të gjithë relaksohen, filloni të shkrepni disa poza."

Nëse po fotografoni, fjala vjen, tri modele dhe duhet t'i mbani të treja në qartësi, Julie këshillon të shkrepni në f/8 ose f/11 me shpejtësi shkrehësi prej të paktën 1/250 sek nëse modelet i keni në lëvizje. Kur shkrepni në ndriçim të ulët, kamerat si p.sh. Canon EOS RP ose Canon EOS R6 ju mundësojnë të shkrepni me cilësime të larta ISO pa qenë nevoja për blic. "Kamerat janë shumë të mira tani saqë mund ta rrisni ISO sa më lart dhe ende të vazhdojë të duket fantastike," - thotë ajo.

Për imazhin e modës sipas stilit të Julie-t, ajo u thotë subjekteve të përfytyrojnë sikur po i filmojnë dhe të vazhdojnë të lëvizin e të mos presin për pozën e radhës. "Ato nuk duhet ta shikojnë kamerën gjatë gjithë kohës," - thotë ajo. "Më mirë u kërkoj të më shikojnë mua kur është nevoja. Duhet që ta harrojnë fare kamerën."

Në evenimentin tuaj të radhës me familjen ose shoqërinë, sigurohuni t'i mblidhni të gjithë në një vend për të nxjerrë një portret të pastër dhe të arrirë në grup.

Shkruar nga David Clark

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Një portret i një gruaje që mban një gjerdan të madh të gjelbër dhe një beretë blu në një sfond vjollcë.

    PROJEKTE PËR SHTËPINË

    Krijoni studion tuaj në shtëpi

    Zbuloni se si të bëheni krijues me blicin dhe të shkrepni portrete mahnitëse pa shpenzime.

  • Një portret i një gruaje me gërsheta të gjatë, veshur me një triko të prerë rozë dhe xhinse gri, duke ecur përgjatë një rruge qyteti.

    FOTOGRAFI PORTRETI

    Si të nxirrni tonalitete perfekte të lëkurës në portretet tuaja

    Zotëroni artin e ndërlikuar të nxjerrjes së ngjyrave natyrale të lëkurës me profesionisten e modës, Jade Keshia Gordon.

  • Një portret në profil i një burri gjysmë të zhveshur në një ambient me ndriçim të zbehtë duke parë drejt kamerës.

    FOTOGRAFI PORTRETI

    Këshilla e teknika të fotografisë së portreteve

    Përmirësoni fotografinë tuaj të portreteve me këto këshilla dhe teknika kryesore.

  • FOTOGRAFIA FAMILJARE

    10 këshilla fotografie për festat e fundvitit

    Kapni atmosferën e festave të fundvitit me këto këshilla për portrete familjare natyrale dhe argëtuese.