FOTOGRAFI PORTRETI

Si të nxirrni ngjyrat natyrale të lëkurës në fotot tuaja me portrete

Regjistrimi i ngjyrave natyrale të lëkurës është një nga aspektet më sfiduese të fotografisë së portreteve. Jade Keshia Gordon jep pesë këshilla për sukses.
Canon Camera
Nxjerrja e tonaliteteve natyrale, të sakta të lëkurës është një nga aspektet më sfiduese të fotografisë së portreteve. Ndriçimi i pazakontë dhe ngjyrimet e çuditshme mund t’jua nxjerrin subjektin e portretit me lëkurë të zbehtë që mund të dojë shumë kohë për t’u korrigjuar gjatë retushimit. Por ndërsa jo të gjithë e kemi mundësinë të mbajmë një makijazhist me vete, ka një sërë mënyrash që mund të nxirrni tonalitete të pastra drejtpërdrejt nga kamera EOS duke pakësuar nevojën për retushime.

Këtu, fotografja e modës dhe e bukurisë e vlerësuar me çmime, Jade Keshia Gordon, ofron pesë këshilla të thjeshta për kapjen e ngjyrave perfekte të lëkurës. Ajo shpjegon se si i qaset ndryshe lëkurës së zezë, të bardhë dhe metise dhe si e konfiguron aparatin e saj EOS për rezultate koherente.

Ndiqni këshillën e Jade-s dhe do të kapni tonalitete të përsosura të lëkurës në pak kohë!

1. Shmangni dritën e ashpër, të drejtpërdrejtë

Një grua me gërsheta të gjatë, e veshur me një triko rozë, duke pozuar me duar në të dy anët e kokës.

Shkrepja në dritë natyrore është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndriçuar subjektet tuaja dhe siguron që tonaliteti i lëkurës së tyre të jetë real. Shkrepur në një Canon EOS R6 me një objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/640 sek , f/1.4 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Një grua me gërsheta të gjatë veshur me një bluzë blu me motiv spiral.

Drita e ashpër dhe e drejtpërdrejtë mund të japë hije jotërheqëse - një ditë me re dhe ndriçim të lehtë nga ana bën që hijet të jenë më të buta dhe t’ju bëjnë punë duke ndihmuar në përcaktimin e formës së fytyrës dhe të tipareve. Shkrepur në një Canon EOS R6 with a Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/1000 sek , f/1.2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Drita më e butë është zakonisht më zbukuruese. Shkrepja në natyrë në një ditë të ndritshme por me re do të japë një ndriçim të shpërhapur që u përshtatet të gjitha llojeve të tonaliteteve të lëkurës. Në ditë të kthjellëta me diell, ku drita është e pafiltruar dhe e ashpër, shpesh është më mirë të gjeni një hije të lehtë, në mënyrë që të shmangni hijet dhe pikat e nxehta nëpër fytyra.

"Kur bëhet fjalë për tonalitetin e lëkurës, gjëja e parë që duhet të mendoni është ndriçimi", - konfirmon Jade. "Nëse i bie subjektit ballë për ballë dhe ky ka lëkurë më të çelët, mund të duken si të dala boje. Ndaj ju duhet të jeni të përgatitur për të zvogëluar ekspozimin, ose përndryshe ta ndërroni subjektin në mënyrë që drita t’i vijë nga pas.

"Kur jam duke punuar në një studio, më pëlqen të kem një konfigurim me dy drita, njërën prapa subjektit, duke ndriçuar sfondin dhe pastaj një reflektor bukurie në pjesën e përparme, pak larg qendrës nga modeli në për t’i ndriçuar fytyrën."

2. Ekspozojini saktë tonalitetet e ndryshme të lëkurës

Një portret mode të lartë gruaje të veshur me një fustan blu të zbehtë. Flokët i ka me onde dhe plot me kapëse.

Mos përdorni qasje të përgjithshme për tonalitetet e ndryshme të lëkurës në portrete - zgjidhni ndriçimin, ekspozimin dhe ekuilibrin e së bardhës për tonalitetet e ndryshme. Shkrepur në një Canon EOS 5D Mark IV me një objektiv Canon EF 100mm F2.8L Macro IS USM në 1/125 sek, f/4.5 dhe ISO50. © Jade Keshia Gordon

Një portret i një gruaje të veshur me një pallto të madhe gëzofi, me syze të bardha dielli me thonjtë e saj të gjatë.

Jade thotë se më e rëndësishmja për t’u mbajtur mend është cilësimi i ekspozimit tuaj - sigurohuni që ngjyrat më të çelëta të lëkurës të mos mbiekspozohen. © Jade Keshia Gordon

Jade shkrep rregullisht modele me tonalitete të ndryshme të lëkurës dhe ka një qasje të ndryshme për secilin.

"Është e rëndësishme të shmangni ekspozimin e lëkurës së bardhë kur jeni duke shkrepur një portret," - shpjegon ajo. "Duhet të siguroheni që t’i shihni sipërfaqet dhe qukat apo makijazhin. Nëse shndritjet janë të mbindriçuara, mund të jetë e vështirë ose e pamundur t'i rikthesh."

"Me tonin e zi të lëkurës, ju duhet shumë dritë", - vazhdon Jade. "E zeza thith dritën, kështu që duhet të siguroheni që keni dritë të mjaftueshme për të nxjerrë në pah tiparet. Është një vijë e hollë, pasi nëse shkon më shumë ekspozon lëkurën dhe i zbeh tiparet.

"Unë kam tendencën të shoh që ndriçimi i pasmë funksionon mirë për tonalitetet e përzirera të lëkurës, qoftë në dritën e studios apo të diellit. Ai sjell një dritë të këndshme në anët e fytyrës dhe mund të përdorni një reflektor për të pasqyruar një pjesë të asaj drite përsëri në fytyrë. ”

3. Përdorni Portrait Picture Style

Një portret i një gruaje me gërsheta të gjatë, veshur me një triko rozë dhe xhinse gri në një rrugë qyteti.

Kjo foto është shkrepur duke përdorur Portrait Picture Style, duke i bërë ngjyrat pak më të ngrohta. Shkrepur në një Canon EOS R6 with a Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/640 sek , f/1.4 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Një portret me pamje pak më të ftohtë i një gruaje me gërsheta të gjatë, veshur me një triko rozë dhe xhinse gri në një rrugë qyteti.

Kjo foto është shkrepur duke përdorur Standard Picture Style, kështu që ngjyrat janë pak më të errëta, por më reale. Shkrepur në një Canon EOS R6 with a Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/640 sek , f/1.4 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Zgjedhja e një prej opsioneve të paravendosura të Picture Style në kamera kujdeset për një sërë cilësimesh për ju - çdo Picture Style ofron një kombinim të ndryshëm të mprehtësisë, kontrastit, fortësisë dhe tonalitetit të ngjyrave dhe ato mund të kenë efekte dukshëm të ndryshme në tonalitetin e lëkurës në një portret. Siç dhe mund ta prisni, Stili i Fotografisë së Portretit është optimizuar për shkrepjet që përfshijnë njerëz, me mprehtësinë disi të pakësuar shkëlqimin disi më të rritur për të dhënë një lëkurë me pamje më të butë.

"Këtu, preferoj cilësimin Portrait, pasi i që shkrepa me Standard Picture Style dukej ca si i rëndomtë,” - thotë Jade. "Portreti i përforcon lehtë nëntonet e kuqet në foto. Kështu që më së miri ia doli me pjesën e sipërme rozë të modeles, dhe duke qenë se kjo është e zezë, Përdorcimi në të kuqe ndihmoi për të ngritur tonalitetin e lëkurës së saj pa e bërë atë vetë shumë të kuqe portokalli ".

Nëse shihni se Portrait Picture Style i paracaktuar krijon tonalitete lëkure që janë shumë për të kuqe apo të verdha nën kushtet e ndriçimit, përdorni niveluesin Colour Tone në menynë Picture Style për ta korrigjuar.

4. Caktojeni manualisht ekuilibrin e së bardhës

Një portret i një gruaje me gërsheta të gjatë në një triko rozë.

Kjo foto është nxjerrë duke përdorur cilësimin Daylight white balance, duke dhënë ngjyra reale. Shkrepur në një Canon EOS R6 with a Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/640 sek , f/1.2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Një portret i një gruaje me gërsheta të gjata në një triko të prerë rozë, me një ekuilibër më të ngrohtë të së bardhës.

Kjo foto është shkrepur duke përdorur cilësimin “Shade white balance”, duke i bërë të gjitha ngjyrat më të ngrohta në portret (më portokalli). Shkrepur në një Canon EOS R6 me një objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/640 sek , f/1.4 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Për ngjyra koherente të lëkurës, zgjidhni një preset ekuilibri të së bardhës që përputhet me kushtet e ndriçimit, ose krijoni tuajin duke përdorur opsionin Custom White Balance në menynë kryesore të kamerës. Për sa kohë që ndriçimi nuk ndryshon, do të merrni të njëjtat rezultate nga poza në pozë.

Nëse e lini ekuilibrin e bardhë të caktuar në Auto, kamera rregullon temperaturën e ngjyrës për të hequr ngjyrat. Kjo mund të japë tonalitete lëkure që janë shumë “të ngrohta” (portokalli) ose shumë “të ftohta” (blu). Nëse fotografoni në RAW mund ta ndryshoni ekuilibrin e së bardhës më vonë gjatë retushimit, por caktimi i saj në mënyrë të saktë në kamera ju jep një pamje më të saktë.

"Në këta shembuj mund të shihni efektin që ka përdorimi i një ekuilibri të ndryshëm të së bardhës në tonalitetin e lëkurës së modelit", - shpjegon Jade. "Unë preferoj rezultatet kur përdor opsionin Daylight këtu, pasi nuk i zbeh ngjyrat dhe nuk e bën me tonalitet të tepruar portokalli. Thjesht i ngre ngjyrat pak dhe është më afër asaj që kam parë me sy të lirë në atë rast.”

5. Shkrepni në RAW

Një person që mban një Canon EOS R6 duke konfiguruar kamerën për të shkrepur në RAW.

Shkrepja në RAW bën që kamera t’i ruajë të gjitha detajet tonale dhe të ngjyrave të kapura nga sensori, duke ju dhënë më shumë liri kur e procesoni foton. © Jade Keshia Gordon

Nëse shkrepni në JPEG ose HEIF, atëherë duhet të merrni cilësimet e duhura në kamerë përpara se të shkrepni. Kjo përfshin hapësirën e ngjyrave, që përcakton gamën e ngjyrave që mund të shfaqen në një foto. Këtë mund ta caktoni në menynë kryesore të kamerës suaj.

Jade gjithmonë shkrep në RAW dhe rekomandon ta bëni këtë edhe nëse nuk jeni i ri në fotografinë e portreteve, pasi kjo e bën më të lehtë rregullimin e imët të tonalitetit të lëkurës më vonë. Skedarët RAW mbajnë më shumë informacion mbi fotografinë sesa skedarët JPEG ose HEIF dhe mund t’i rregulloni lirisht parametrat e fotos si ekuilibri i së bardhës, karakteristikat e ngjyrave dhe mprehtësia duke përdorur softuerin e procesimit dhe të retushimit në RAW si Canon Digital Photo Professional pa ndikuar në të dhënat origjinale të figurës.


Shkruar nga Marcus Hawkins

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Një portret i një gruaje që mban një gjerdan të madh të gjelbër dhe një beretë blu në një sfond vjollcë.

    PROJEKTE PËR SHTËPINË

    Krijoni studion tuaj në shtëpi

    Zbuloni se si të bëheni krijues me blicin dhe të shkrepni portrete mahnitëse pa shpenzime.

  • Një grua me bishtaleca të gjatë duke u fotografuar në rrugë nga shoqja e saj, e cila mban një Canon EOS R6.

    FOTOGRAFIA E MODËS

    Si t'i shkrepni miqtë tuaj si fotomodele

    Fotografja e modës dhe e bukurisë me qëndrim në Londër, Jade Keshia Gordon, ofron 6 këshilla të thjeshta për krijimin e fotografive më elegante në rrjetet sociale.

  • Një luleshitës duke buzëqeshur me një veshje të gjelbër të zbehtë i rrethuar nga lule shumëngjyrëshe.

    FOTOGRAFIA E RRUGËS

    Si të shkrepni portrete rruge që bien në sy

    Këshilla më e mirë për portretet e rrugës që tërheqin shikimin, nga fotografi profesionist, Julian Love.

  • A Speedlite on a tripod with a cardboard box mounted in front of it, throwing gentle light on a boy.

    PROJEKTET

    3 fotoaksesorë për t'i bërë vetë

    Krijoni kutinë tuaj të fotografimit, tubin e ndriçimit për dritë të fokusuar dhe një qeskë me fasule për stabilizimin e kamerës.