FOTOGRAFIA E RRUGËS

Si të shkrepni portrete në rrugë: këshilla nga një profesionist

Nga mënyra si t’i aviteni një subjekti të mundshëm deri te ndriçimi dhe kompozimi, mësoni nga fotografi i portreteve dhe i stilit të jetesës, Julian Love, në këtë udhëzues të përgjithshëm për portretet në rrugë.
Një luleshitës duke buzëqeshur me një veshje të gjelbër të zbehtë i rrethuar nga lule shumëngjyrëshe.

Portretet në rrugë ngatërrohen lehtë me fotografinë urbane. Dy stilet kanë shumë të përbashkëta: të dyja merren me fotografimin e të panjohurave në ambiente jashtë studios. Por ndërsa fotografia urbane është e fshehtë, ndonjëherë e nxjerrë dhe pa dijeninë e subjektit, në portretin e rrugës, siç shpjegon fotografi i stilit të jetesë dhe i portreteve, Julian Love: “Personi që po fotografoni e ka të qartë situatën.

"Keni folur me të, mund dhe ta keni vënë të pozojë," - vijon ai. "Është më interaktive – një formë bashkëpunimi, jo thjesht vrojtim." Julian–i së fundmi e ka marrë Canon EOS RP rrugëve të qytetit të tij të lindjes, Bath, Britani, duke shkrepur portrete në rrugë. Këtu ai ndan tetë këshillat e tij për të nxjerrë poza që bien në sy.

Një grua me fustan blu pa mëngë dhe me syze në kokë e përkulur mbi një mur guri.

Emma ka dalë duke pritur për një shoqen e saj jashtë një restoranti. "Nëse dikush ju bie në sy pasi ka diçka që tërheq vëmendjen, zakonisht personi e ka të qartë këtë dhe shpesh përgjigjet mirë ndaj fotografimit," - thotë Julian-i. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 85mm F2 Macro IS STM në 1/640 sek, f/2 dhe ISO100. © Julian Love

Një shitës fruta-perimesh duke buzëqeshur, me një shami dhe përparëse vishnje, duke qëndruar pas veglave të tij.

Ben-i në tezgat e tij në tregun bujqësor të Bath-it. "Mbase ka një dyqan apo tezgë që keni menduar gjithnjë se dukej interesante, apo ndonjë punishte që keni parë rrugës për në punë. Bëni një vizitë, kontaktojini nga rrjetet sociale, për të mësuar nëse kanë dëshirë të fotografohen,” - thotë Julian-i. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/60 sek, f/2.8 dhe ISO160. © Julian Love

1. Identifikoni një subjekt

"Fjala 'rrugë' mund të jetë pak jo e qartë," - thotë Julian-i, pasi subjekti juaj nuk është e thënë që të jetë duke ecur rrugës. "Këta janë zakonisht dhe njerëzit më të pagatshëm që mund të pyesni, pasi janë duke shkuar diku." Përkundrazi, Julian-i këshillon të kërkoni për njerëz që nuk e kanë me ngut, që mund ta kenë për kënaqësi të kalojnë pesë minuta me ju. Veçanërisht ai rekomandon të kërkoni për subjekte të mundshme në vende ku njerëzit zakonisht rrinë duke pritur – stacione autobusi, pika taksish apo stacione treni.

"Edhe shitësit e dyqaneve janë idealë, pasi shpesh ndodhen në ambiente interesante,” - shton ai. "Mos dilni të dielave në mëngjes, kur janë në kulmin e punës ama." Kur zgjidhni një subjekt mendoni se si ta përfshini dhe ambientin e tij ë imazh për të treguar një histori për të. Lulet me ngjyra të çelëta p.sh. krijojnë një sfond ideal për imazhin që ka Julian-i për luleshitësen Marcia Wood (në figurë lart), që ka lëvizur në Bath nga Londra, me të shoqin, kopshtar, rreth katër vite më parë. "Ajo ishte njeri i shoqërueshëm dhe e kishte me dëshirë të fotografohej," - thotë Julian-i.

2. Hapni bisedë

Portretet e rrugës varen nga angazhimi me subjektin tuaj, ndaj gjëja e parë që duhet bërë është të hapni bisedë. "Unë prezantohem si fotograf dhe shpjegoj përse dua t’i nxjerr në foto," - thotë Julian-i. "Mund të jetë se janë veshur në mënyrë interesante, apo se kanë një pamje interesante apo se ndodhen në një ambient interesant. Ose thjesht sepse dhe ndriçimi mund të jetë i këndshëm atypari." Disa njerëz mund të mos e shikojnë veten njësoj siç i shihni ju, ndaj mos keni frikë ta inkurajoni nga pak subjektin e mundshëm duke i shpjeguar se çfarë gjeni interesante tek ai si fotograf.

3. Thjeshtoni kompozimin

Sipas Julian-it, arti i kompozimit qëndron i gjithi te thjeshtimi i asaj që përmban kuadri. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë, thotë ai, "kur je jashtë në botën reale, në ambiente që nuk i kontrollon dot." Në hapësira publike mund të ketë shumë zhurmë vizuale, ngjyra të forta apo variacione nga e shndritshmja tek e errëta. "Synimi është t’i minimizoni këto gjëra për një kompozim pak më grafik, si dhe që të keni një kontrast të mirë mes subjektit dhe sfondit. Mund të kërkoni për ndonjë sfond të thjeshtë; ose mund të bëni që ata të jenë në të çelëta dhe sfondi të jetë i errët dhe anasjelltas; ose mund të jetë kontrasti që bëjnë ngjyrat, mbase kanë veshur të gjelbra dhe sfondi është i kuq. Provoni ta bëni subjektin tuaj të dallohet.”

Një grua me flokë të kuqe me një fund xhins, duke qëndruar përpara pikturave që varen në një mur me panele druri.

Rebecca duke qëndruar në një galeri përpara punimeve artistike të të shoqit. "Provoni t’i poziciononi subjektet në mënyrë që drita t’u bjerë në fytyrë nga njëra anë, duke ofruar kështu kontrast dhe duke u theksuar tiparet," - thotë Julian-i. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/80 sek, f/2.8 dhe ISO100. © Julian Love

Një burrë me flokë të thinjur në një xhaketë të errët të kafenjtë duke qëndruar pas një tezge që shet tasa dhe vazo të vjetra.

Nuk ka pse dilni dhe pa plan fare. Mendoni për vendet apo njerëzit që doni t’u aviteni. "Ka një treg vjeturinash në Bath çdo të diel, ndaj nxora një foto të njërit nga shitësit në tezga. Ishte ora 9:30 e mëngjesit, përpara se të kishte dhe shumë njerëz rrotull, dhe ai ishte duke ndenjur në karrigen e vet." Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 50mm F1.8 STM në 1/640 sek, f/2.8 dhe ISO100. © Julian Love

4. Mos kini frikë ta orientoni subjektin

Siç thotë Julian-i, portreti në rrugë qëndron i gjithi te bashkëveprimi, ndaj mos kini drojë t’i kërkoni subjektit të lëvizë ca nëse është nevoja. "Drita mund të jetë më e këndshme nëse i shkrepni në hije, ose mund të nxirrni fotografi më të mirë nëse u jepni disa këshilla për pozimin," - thotë Julian-i. Ai ka kuptuar se ekrani i pasmë i Canon EOS RP e ka ndihmuar me këtë element të portretit në rrugë. "Angazhohesh ca më shumë me subjektin dhe nuk rri duke u fshehur pas kamerës,” - thotë ai.

I dobishëm ishte dhe funksioni Face Detection dhe Tracking Autofocus i Canon EOS RP. "Është një teknologji fantastike, që prapë, të lejon t’i kushtosh më shumë kohë bashkëveprimit me subjektin dhe zgjedhjes së kompozimit, pa e pasur mendjen gjithë kohës te fokusi. Çdo foto ka dalë e fokusuar më së miri te fytyra e personit, edhe kur janë relativisht të vegjël në kuadër.”

5. Ndërroni objektivat

Për pozën e tij të fundit të portretit në rrugë, Julian-i i ka fotografuar njerëzit si brenda ashtu edhe jashtë, duke përdorur tre objektiva të ndryshëm: Canon RF 35mm F1.8 Macro IS STM, Canon RF 50mm F1.8 STM dhe Canon RF 85mm F2 Macro IS STM. "Për portretet e brendshme, kam përdorur zakonisht 35mm ose 50mm dhe për të jashtme 50mm ose 85mm. Vendimi im bazohej më shumë te fakti sa doja të përfshija nga sfondi. Kur je brenda, je më pranë subjektit pasi ka më pak hapësirë dhe do të paraqesësh më shumë nga ambienti i tij natyral, ndaj të bën punë 35mm. Jashtë sfondi është më i ngarkuar, më pak i kontrolluar, ndaj objektivi i gjatë ndihmon në izolimin e subjektit dhe portreti përqendrohet më shumë te subjekti.”

Canon EOS RP dhe objektivi i zgjedhur nga Julian-i janë të gjithë peshëlehtë, duke i bërë kështu idealë për shkrepjen e portreteve në lëvizje, pa ju rënduar shumë. EOS RP vjen dhe i pajisur me Eye AF tracking, kjo teknologji Dual Pixel CMOS AF e ndihmon t’i mbajë sytë e subjektit tuaj në fokus super të qartë, duke siguruar cilësi me mprehtësi maksimale në portretet tuaja.

6. Shfrytëzojeni sa më mirë dritën

Julian-i përdor vetëm dritën natyrale në portretet e tij në rrugë. "Kur shkrep në ambiente të brendshme, në dyqan p.sh., u kërkoj t’i fikin dritat artificiale. Ambientet zakonisht janë të ndriçuara me shirita ndriçues apo spote që të heqin shumë nga ndriçimi natyror dhe ta vështirësojnë punën me to, ndaj për zgjedhjen e një vendi të mirë duhet dhe të kërkoni për një pikë me dritare të mëdha," - thotë ai.

"Nëse shkrepni në natyrë, synoni të shkrepni herët apo vonë gjatë ditës, kur dielli është ulët në qiell," - thotë ai. "Shpesh kur janë në hapat e parë, fotografët mendojnë se ju duhet rrezatimi i bukur i diellit për të nxjerrë fotot. Por te portretet, puna qëndron krejt ndryshe. Në ditët me re, retë veprojnë si një zbutës i madh drite dhe ndriçimi i shpërhapur është shumë më i këndshëm në këtë rast.”

Një grua me flokë të shkurtër biondë, dhe me syze dhe rroba të errëta, duke qëndruar në një stol jashtë një ndërtese me gurë të çelët.

Arpunuesja, Tina Engell, jashtë punishtes së saj pranë dyqanit. Tina, që është daneze, ka studiuar pranë Goldsmiths të Londrës dhe ka lëvizur në Bath 25 vite më parë. "Dua që sfondi të jetë i lexueshëm, por dua dhe që personi të dalë disi në pah," - thotë Julian-i. "Një aperturë e gjerë krijon sfonde që janë të buta, por jo plotësisht të turbulluara." Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 85mm F2 Macro IS STM në 1/640 sek, f/2 dhe ISO100. © Julian Love

Një grua me flokë të gjatë, kaçurrela, të kafenjtë të errët, qëndron në një arkë dyqani pranë një prese letrash.

Athena Cauley-ka dy presa origjinale Heidelberg në studion e saj, ku krijon kancelari të bukura me printim dore. "Athena është shumë aktive në rrjetet sociale, ndaj mendova se do të ishte e gatshme për një portret," - thotë Julian-i. "E kam fotografuar pranë presës së saj – përpiquni të gjeni sende interesante në ambiente që u tregojnë njerëzve diçka për subjektet tuaja." Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 35mm F1.8 Macro IS STM në 1/80 sek, f/2.2 dhe ISO320. © Julian Love

7. Shkrepni momente të natyrshme

Nuk jeni duke ndjekur poza aksioni apo “momente vendimtare” në portretin e rrugës, por mund t’ju ndihmojnë krijimi i një narrative nëse subjektin e nxirrni të angazhuar me diçka që ka lidhje me të, për shembull printuesin pranë një prese. "Në përgjithësi subjekti dhe sfondi nuk janë në lëvizje dhe nuk është se më duhet të përgjigjem me shpejtësi ndaj shumë ndryshimeve njëherësh, kështu që zakonisht përdor modalitetin Manual (M),” - thotë Julian-i. "Nëse përdorni modalitetin Aperture Priority (Av), çdo herë që riinkuadroni foton ndryshe ekspozimi ndryshon pasi kamera e rillogarit. Shpesh më del ndonjë gjë e shndritshme në sfond ose në plan të parë dhe thjesht dua të ruaj pjesën e shndritshme.”

8. Ruani kontaktet

Julian-i mban rreth pesë printime të vogla nga katalogu i tij për t’ua treguar subjekteve të mundshme, plus një printer çasti që të mund t’ua japë foton në çast. "Kështu dhe duket më shumë si një shkëmbim i mirëfilltë,” - thotë ai. Një printer portativ si Canon Zoemini apo Canon SELPHY Square QX10 do të ishte ideal për këtë qëllim. Shpesh njerëzit kërkojnë për kopje të fotos, mbase për profilin e tyre në rrjetet sociale apo për ta printuar dhe ekspozuar, ndaj Julian-i mban me vete dhe kartëvizita. "Kështu nuk ke dhe pse shkruan adresën e emaili 25 herë në ditë," - pohon ai.

Ndonëse ai gjithnjë kërkon leje për të nxjerrë portrete në rrugë, Julian-i e përdor formularin e modelit nëse shkrep foto për punë profesionale. "Nuk të duhet formulari i modelit për qëllime redaksie nëse thjesht je duke paraqitur një person, pasi nuk është se po lidhen me ndonjë produkt, shërbim apo markë. Unë ua shpjegoj si do të përdoret fotoja dhe thjesht marr miratimin e tyre me gojë," - thotë ai.

Ajo që e bën këtë zhanër sfidues është po e njëjta që e bën dhe emocionues: është i paparashikueshëm. Por, ndonëse ka shumë aspekte që i keni jashtë kontrollit tuaj, me pak mendim, praktikë dhe vetëbesim mund të punoni me krijimtari me elementet që keni në dorë – subjektin, kompozimin, dritën dhe vendndodhjen – për të krijuar portrete të bukura dhe origjinale në rrugë.


Shkruar nga Rachel Segal Hamilton

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Një portret në profil i një burri gjysmë të zhveshur në një ambient me ndriçim të zbehtë duke parë drejt kamerës.

    FOTOGRAFI PORTRETI

    Këshilla e teknika të fotografisë së portreteve

    Përmirësoni fotografinë tuaj të portreteve me këto këshilla dhe teknika kryesore.

  • FOTOGRAFIA E RRUGËS

    Portrete për printime

    Fotografi dhe anëtar i TikTok, Kym Moseley, ndan këshillat e tij për kapjen dhe shpërndarjen e fotove mahnitëse të njerëzve të rastit.

  • Gjurmë shumëngjyrëshe dritash përsillen rreth një modeleje me duart në ijë, përkundër një sfondi të zi.

    FOTOGRAFI PORTRETI

    Shkrepni portrete abstrakte

    Eksperimentoni me ekspozime të ndryshme, pikturë me drita, lojë me hije etj.

  • FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE

    Fotografia e ndërgjegjshme e udhëtimit

    Çfarë duhet të keni parasysh kur fotografoni kultura dhe komunitete që nuk janë tuajat.