FOTOGRAFIA E MODËS

Si t'i shkrepni miqtë tuaj si fotomodele

Fotografja e modës dhe e bukurisë, Jade Keshia Gordon, ofron 6 këshilla të thjeshta për krijimin e fotografive elegante për buletinet e rrjeteve sociale ose faqet e shitblerjeve në internet.
Canon Camera
Ku të filloni nëse doni të shtoni një avantazh mode në buletinin tuaj në Instagram apo të sillni një pamje më cilësore në fotot tuaja në faqet e shitblerjeve të modës? "Stili është thelbësor", thotë fotografja profesioniste e modës, Jade Keshia Gordon. "Çdo gjë, nga rrobat dhe vendndodhja deri te flokët dhe makijazhi duhet të shkojnë dora-dorës. E gjitha ka të bëjë me krijimin e një ndjesie. Shumica e fotove të modeleve të modës që shihni në internet janë krijuar për t'ju nxitur drejt blerjes, kështu që mendoni se si e kanë arritur këtë fotografët duke përdorur dritën, vendndodhjen, ngjyrat dhe pozat".

Fotografja e modës dhe e bukurisë me qëndrim në Londër, Jade, punon si profesioniste për 10 vjet dhe ka fituar emër në përhapjen e koncepteve të goditura bashkëkohore. Ashtu si me shumë profesionistë ajo e mësoi zanatin duke bërë fotosesione me miqtë.

Këtu, ajo ndan gjashtë këshilla të thjeshta që mund të shtojnë një estetikë fotomodeli në portretet tuaja, pavarësisht nëse shkrepni me aparat EOS, Canon PowerShot apo smartfon.

1. Zgjidhni një vendndodhje që plotëson pamjen

Një portret i një gruaje të qeshur me gërsheta të gjata, të veshur me një bluzë blu me motiv spiral.

Vendndodhja mund të jetë po aq e rëndësishme sa tema juaj. Nëse sfondi është i zënë, turbullojeni duke shkrepur në aperturë të ulët në objektiv fiks. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/320 sek, f/2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

"Është e rëndësishme të zgjidhni një vendndodhje që nuk tërheq vëmendjen nga moda që e paraqitur dhe, idealisht, që i shton pamjes së përgjithshme", - thotë Jade. "Nëse veshjet që fotografoni janë të dukshme dhe me shumë ngjyra, unë me siguri do të zgjidhja një sfond të thjeshtë.

"Kryesorja është të siguroheni që shoku/shoqja të ndihet komode brenda hapësirës. Nëse subjekti është disi i ndrojtur, nuk ia vlen t'i çoni në vende me shumë njerëz, ku të gjithë do t'u ngulin sytë. Më mirë shkoni në një hapësirë ​​të qetë të hapur ose parkoni diku.

Nëse keni hapësirë të mjaftueshme mund ta bëni edhe fotosesionin edhe në dhomën e gjumit apo të ndenjjes. Ka shumë gjëra mund të bëni para një muri të thjeshtë të bardhë." - Mësoni më shumë rreth konfigurimeve të thjeshta të fotografive në shtëpi në këtë artikull.

2. Mendoni radhën e fotografimit

Një grua me bishtaleca të gjatë e veshur me një triko rozë.

Zgjidhni veshjet paraprakisht dhe kini parasysh një radhë se kur duhet t'i veshë subjekti. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/640 sek, f/1,4 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Një grua me bishtaleca të gjatë qëndron e kthyer larg kamerës, me kokën të kthyer drejt saj. Ajo ka veshur një bluzë me motiv spiral dhe geta.

Mund të doni ta planifikoni radhën e shkrepjes sipas modeleve të flokëve, duke filluar me ato më të thjeshtat. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/200 sek, f/1,2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Flokët dhe makijazhi janë po aq vendimtare për një fotosesion stili mode, sa dhe vetë rrobat. Jade rekomandon së pari të zgjidhni veshjen, pastaj modelin e flokëve. "Nëse planifikoni të paraqisni disa veshje, mendoni për radhën e fotografimit. Ideja është që t'ia bëni sa më të lehtë subjektit të kalojë nga një model në tjetrin. Vendosni se cili model flokësh shkon me cilën nga veshjet dhe më pas mendoni radhën e fotografimit, duke filluar me modelin më të thjeshtë të flokëve të parin."

3. Shqyrtoni disa ide për pozat e modës

Një grua me bishtaleca të gjatë pozon në një trotuar të veshur me një triko të prerë rozë dhe xhinse gri me bel të lartë.

Subjekti juaj mund të duket pozuar pak vështirë në fillim, kështu që filloni me pozicione natyrore me të cilat ndihet komod. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/640 sek, f/1,4 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Një grua e veshur me një veshje blu me motiv spiral, hedh gërshetat e saj të gjatë nga pas.

Argëtohuni me pozat tuaja. Jade i kërkoi shoqes së saj të lëvizte gërshetat këtu, gjë që shton lëvizjen dhe ndihmon për të krijuar një portret të mrekullueshëm mode. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/320 sek, f/2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Jade rekomandon përgatitjen e një tabele idesh për t'i dhënë shokut/shoqes tuaj një ide për llojin e pamjes drejt së cilës synoni. "Jo ndonjë gjë e madhe", - thotë ajo. "Mbase dhe një tabelë nga Pinterest apo fragmente revistash, duke treguar disa ide pozimi, sugjerime për flokët dhe makijazhin, si dhe dhe vendet e mundshme.

"Nëse personi nuk është mësuar të pozojë si fotomodel, kërkojini të imagjinojnë sikur është duke provuar rroba para një pasqyre. Shpesh është më e lehtë ta marrësh pozicionin vetë për të demonstruar atë që dëshiron. Efikase mund të jetë edhe nëse thjesht i kërkoni subjektit të ecë drejt jush. Kjo e ndihmon personin të relaksohet dhe do të jeni në gjendje njëherësh të nxirrni disa fotografi të çiltra në lëvizje".

4. Përdorni rekuizita për t'i dhënë modelit diçka ku të fokusohet

Një grua me gërsheta të gjata dhe syze, me një triko  jargavani dhe një çantë të vogël blu në trup.

Çanta e trupit i jep modeles një vend për të mbajtur duart. Shkrepur në Canon EOS 5D Mark III (tani i tejkaluar nga Canon EOS 5D Mark IV) me objektiv Canon EF 85mm f/1.8 USM në 1/125 sec, f/1.8 dhe ISO50. © Jade Keshia Gordon

Një grua me një bluzë me motiv spiral nga një gotë kartoni.

Përdorimi i sendeve të përditshme si rekuizita mund të ndihmojë që pozat të duken më të natyrshme. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/400 sek, f/2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

"Gjeni një rekuizitë - mund të jetë çantë, telefon apo edhe filxhan kafeje - për t'u dhënë duarve diçka për të bërë. Pasi modeli të jetë mësuar pak, mund t'i kërkoni të bëjnë të njëjtën gjë sërish, por pa sendin përkatës kësaj here. Ndonjëherë i kërkoj modelit të zërë një vend dhe të bëjë një pozë të thjeshtë të ngathët. Gjithë thelbi është te arritja e një shpërqendrimi, si dhe që t'i jepni modelit diçka ku të fokusohet".

5. Eksperimentoni me objektiva dhe pozicione të ndryshme të shkrepjes

Një grua përkulet e veshur me një bluzë blu me motiv spiral dhe geta e atlete të bardha.

Rregulloni pozicionin e shkrepjes dhe eksperimentoni me kënde të ndryshme për të krijuar portrete dinamike dhe të larmishme. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/320 sek, f/2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Një grua mbështetet në një mur dhe ka veshur një bluzë blu me motiv spiral, si dhe geta.

Përkulja për të shkrepur nga një kënd më i ulët është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta bërë subjektin të duket më i gjatë. Shkrepur në Canon EOS R6 me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM në 1/250 sek, f/2 dhe ISO320. © Jade Keshia Gordon

Jade thotë që në të vërtetë nuk keni nevojë për shumë aksesorë kur filloni me portretet në stil mode, pasi një objektiv standard aparati EOS ju jep shumë mundësi për pamje të ndryshme. "Një objektiv 18-55mm si EF-S 18-55mm f/4-5.6 IS STM është i mirë pasi mund ta inkuadroni pamjen te detajet dhe pastaj ta zvogëloni duke përfshirë të gjithë veshjen, së bashku me këpucët. Nëse dëshironi të kaloni në tjetër nivel, atëherë një objektiv ekonomik si Canon EF 50mm f / 1.8 STM, me aperturën e gjerë maksimale që e bën të lehtë turbullimin e sfondeve, është një përditësim fantastik."

Nëse preferoni modelet pa pasqyrë, objektivi fleksibël Canon RF 35mm F1.8 Macro IS STM për kamerat e EOS R System si p.sh. Canon EOS RP është gjithashtu ideal për punë në rrugë dhe fotografi nga afër. Objektivat Canon RF 50mm F1.8 STM dhe Canon RF 85mm F2 Macro IS STM janë gjithashtu alternativa të shkëlqyera për portrete, ndërsa modeli shumëfunksional Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM është një objektiv zmadhues kompakt dhe i lehtë për përdorim të përditshëm.

Qëndrimi prapa dhe fokusimi te subjekti realizon një portret më të bukur sesa nëse qëndroni afër dhe zmadhoni më gjerë. Zgjedhja juaj e këndit të kamerës gjithashtu ka impaktin e vet. "Përveç nëse subjekti është vetë i gjatë, shumica e njerëzve duan të duken më të gjatë," thotë Jade. "Këtë mund ta bëni duke shkrepur nga një kënd i ulët, që do t'i bëjë këmbët e subjektit të duken më të gjata. Pra, mos kini frikë të uleni poshtë dhe të bëni disa poza të ulëta!"

Pavarësisht objektivit me të cilin punoni, Jade rekomandon të filloni me poza kuadri të plotë përpara se të inkuadroheni në detaje. "Tregojuni disa prej pozave të para, që t'i siguroni se duken bukur. Në vijim mund t'u sugjeroni plane nga afër. Kërkojuni të bëjnë fytyra qesharake ose të luajnë me një shall ose kapelë. Kjo do ta ndihmojë subjektin të çlirohet.

6. Shkrepni video krahas fotove

The back of a Canon EOS R6 showing a portrait of a woman on the touchscreen.
Ndërsa jeni duke bërë fotografi, pse të mos xhironi edhe disa videoportrete mode? Një nga ndryshimet e mëdha midis shkrepjes së videove dhe të fotove është se duhet të mendoni për pikat e montazhit - ku do të fillojë dhe përfundojë fragmenti juaj, ose ku do të hyjë në një fragment tjetër. Filloni regjistrimin para dhe pas këtyre pikave, për ta bërë më të lehtë montazhin e fragmenteve së bashku në programin e videos.

Jade këshillon të xhironi video të secilës veshjeje. "Modeli do të dijë sesi lëviz veshja, gjë që me radhën e vet e ndihmon të dijë si të lëvizë", - thotë ajo. “Kur bëhet fjalë për organizimin e videove të modës, dua që të gjithë të argëtohen. I kërkova modeles sonë të rrotullohej, të ecte drejt meje, të vendoste dorën drejt kamerës dhe të largohej - ajo madje po më jepte disa poza të mira vërtet të goditura. Thjesht tregon argëtimin që po kalonim gjatë fotografimit".


Shkruar nga Marcus Hawkins

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

  • Një portret i një gruaje që mban një gjerdan të madh të gjelbër dhe një beretë blu në një sfond vjollcë.

    PROJEKTE PËR SHTËPINË

    Krijoni studion tuaj në shtëpi

    Zbuloni se si të bëheni krijues me blicin dhe të shkrepni portrete mahnitëse pa shpenzime.

  • Një portret i një gruaje me gërsheta të gjatë, veshur me një triko të prerë rozë dhe xhinse gri, duke ecur përgjatë një rruge qyteti.

    FOTOGRAFI PORTRETI

    Si të nxirrni tonalitete perfekte të lëkurës në portretet tuaja

    Zotëroni artin e ndërlikuar të nxjerrjes së ngjyrave natyrale të lëkurës me profesionisten e modës, Jade Keshia Gordon.

  • Një luleshitës duke buzëqeshur me një veshje të gjelbër të zbehtë i rrethuar nga lule shumëngjyrëshe.

    FOTOGRAFIA E RRUGËS

    Si të shkrepni portrete rruge që bien në sy

    Këshilla më e mirë për portretet e rrugës që tërheqin shikimin, nga fotografi profesionist, Julian Love.

  • FOTOGRAFIA E AMBIENTEVE TË BRENDSHME

    Tri ide për fotografinë e ambienteve të brendshme për të qenë krijues në shtëpi

    Qëndrimi në shtëpi nuk do të thotë që s'mund të jeni krijues. Merrjani dorën kamerës dhe mësoni si të bëni kinoportrete, makrofoto dhe videointervale.