Lista e pajisjeve për fotografinë e modës

Tre fotografë që po bëjnë karrierë në fotografinë e modës na tregojnë për pajisjet që përdorin dhe se çfarë rekomandojnë për cilindo që sapo nis rrugëtimin në këtë fushë.
Fashion photographer Ian Hippolyte holding a Canon EOS R5 camera up to his eye.

Në artikujt e mëparshëm të kësaj serie, folëm për fotografët e modës Nina Zimolong, Ian Hippolyte dheEmmanuel Oyeleke mbi demokratizimin e fotografisë së modës dhe eksploruam se si ata po ndërtojnë karrierat e tyre në këtë industri. Këtu ne hyjmë më në thellësi të kamerave dhe objektivëve të kamerave që i ndihmojnë këta fotografë t'i japin jetë përmbajtjes së tyre, dhe kërkojmë të marrim mendimet e tyre për mënyrën se si ata i angazhojnë subjektet e tyre dhe sigurojnë një sesion të suksesshëm të fotografimit të modës.

Rekomandimet e Ninës

Nina e nisi udhëtimin e saj me një Canon EOS 5D Mark II me një objektiv kamere i njohur si "nifty fifty" (EF 50mm). I barasvlershmi sot mund të ishte EOS R6 Mark II me kuadër të plotë me objektiv RF 50mm F1.8 STM. Me kalimin e kohës, ajo kurseu për një objektiv Canon 70-200mm, i cili u bë zgjedhja e parë për pjesën më të madhe të punës së saj. I barasvlershmi sot është RF 70-200mm F2.8L IS USM, një prej "trinisë" së Canon-it për objektivët zoom f/2.8.

"Rashë vërtetë në dashuri me objektivin 70-200mm. Them se sekreti qëndron te thellësia. Nuk ka të bëjë me atë që e sheh syri, dhe kjo më pëlqen më shumë për këtë."

Aparati që parapëlqen tani është ai pa pasqyrim EOS R5 Mark II me objektiv RF 85mm F1.2L USM. Megjithatë ajo shton se "për dikë që po ia nis sot, do të rekomandoja EOS R8 ose EOS R7. Që të dy janë të lehtë, pa pasqyrim dhe të aksesueshëm dhe ofrojnë performancë të mirë si për fotot edhe për videot. Nëse preferon më shumë krijimin e përmbajtjes ose shkrepjet hibride, EOS R6 Mark II është një opsion i pabesueshëm që i ka të gjitha - i shpejtë, intuitiv, dhe i shkëlqyeshëm kur ka pak dritë."

Për objektiv, Nina rekomandon Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM si një opsion që u përshtatet shumë konteksteve. Është i mprehtë, i shpejtë dhe mbulon një gamë mjaftueshëm të gjerë për portrete, modë, dokumentarë dhe përmbajtje pas skenës." Në rast se punon me buxhet më të vogël, atëherë RF 28-70 F2.8 IS STM është një opsion shumë i mirë. RF 35mm F1.8 MACRO IS STM është një objektiv i shkëlqyer dhe i bukur e kompakt me një turbullirë bokeh dhe detaje të mprehta, shumë i mirë si për fotot edhe për videot e bëra me aparat të mbajtur në dorë.

Fotografja e modës Nina Zimolong duke qëndruar në një qoshe të errët duke parë ekranin e pasëm të një kamere Canon EOS R5 me objektiv RF 85mm F1.2L USM.

Nina përdor Canon EOS R5 Mark II me objektiv Canon RF 85mm F1.2L USM, por për ata që janë fillestarë rekompandon diçka më të lehtë, më të aksesueshme si EOS R8 ose EOS R7 me objektivRF 85mm F2 MACRO IS STM. © Nina Zimolong

Fotografi i modës Ian Hippolyte në një studio duke mbajtur një kamera Canon EOS R5 dhe nën dritën e dy prozhektorëve në studio.

Iani i shkrep fotot duke e mbajtur aparatin në dorë, sepse kjo e mundëson të lëvizë nëpër studio, dhe për të aparati Canon EOS R5 ka përmasat dhe peshën e përsosur. EOS R6 Mark II është gjithashtu një opsion i mirë me kuadër të plotë dhe i lehtë për ta mbajtur në dorë. © Ian Hippolyte

Rekomandimet e Ianit

Aparati i parë fotografik i Ianit ishte një Canon EOS 600D, për të cilin thotë se ishte "vërtetë miqësor për fillestarët" – për të ishte shumë i dobishëm falë ekranit LCD plotësisht artikulues. I barasvlershmi sot do të ishte diçka e ngjashme me Canon EOS R10. Megjithatë, me avancimin në karrierë, kalimi te një nivel më lart në EOS R5 "e ndryshoi tërësisht lojën" dhe Ian thotë kjo falë aftësive të tij për vetëfokusim.

"Mendoj se për dikë në fillesat e veta, opsioni EOS R10 do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Është i vogël, i lehtë dhe mund të japë foto me cilësi të lartë si dhe video 4K. Pra, është i përsosur për hibrid si dhe për krijimin e përmbajtjes."

Për objektivët, Ian sugjeron Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM por "do të konsideroja të shtoja objektivin RF 35mm F1.8 MACRO IS STM si pjesë të pajisjeve, që do të ishte një zgjidhje e mirë për skenarë me pak dritë dhe për të luajtur me thellësinë."

Rekomandimet e Emanuelit

Emanueli thotë se një prej aparateve të para fotografikë që ka përdorur në nivel profesional ishte Canon EOS 60D. "Peshonte pak, ishte i përballueshëm në çmim dhe i besueshëm." Tani përdor EOS R5 Mark II, të cilin e quan "fuqi pa pasqyrim për të fiksuar si foto edhe video në nivelin më të lartë ", së bashku me objektivë RF 50mm F1.2L USM dhe RF 85mm F1.2L USM.

Për ata që sapo po nisin në këtë industri sot, nëse kanë për qëllim të punojnë në nivel profesional si me fotografinë edhe me video, ai rekomandon EOS R6 Mark II si "një aparat ideal për gjithçka – 24 MP foto, performancë shumë e mirë video 4 K, dhe super në kontekst me dritë të ulët. Është shumë i përshtatshëm për evente, portrete, prapa skenës, dhe për krijim përmbajtjeje. Unë e përdor për të gjitha përmbajtjet e mia video."

Për punët hibride, Emanueli rekomandon një objektiv zmadhues të shpejtë, që peshon pak si për shembull RF 28-70 F2.8 IS STM, i cili ofron stabilizim imazhi dhe një hapje maksimale f/2.8 për rezultate të qëndrueshme.

Fotografi i modës Emmanuel Oyeleke duke qëndruar në një sfond të kuqërremtë në studio e duke mbajtur një kamera Canon EOS R5.

Emanueli thotë se EOS R5 Mark II e ka revolucionarizuar punën e tij. "Me autofokusin që ka, rezolucionin 45 MP, stabilizimin e integruar dhe videot fantastike, është e përsosur për kërkesat e sotme të një krijuesi hibrid" Nuk ke nevojë për një aparat të rangut të lartë që të fillosh me fotografinë e modës, gjithsesi: "Canon vazhdimisht i ka bërë të disponueshme aparatet me performancë të lartë për imazherinë me buxhete të ndryshme," tregon ai.

Një grua me korse të bardhë, çizme të gjata deri në gju, dhe një shami koke xixëlluese që mbështetet në një çarçaf të bardhë që derdhet si perde, në një sfond të qiellit në ngjyrë vjollcë në blu, dhe me re të bardha.  Fotografi mode e shkrepur nga Emmanuel Oyeleke me Canon EOS R5 dhe objektiv Canon RF 50mm F1.2L USM.

Emanueli kujton se në fillimet e tij, nuk kishte qasje në buxhetet e studiove të mëdha apo në pajisje të cilësisë premium. Por, "kamerat Canon të nivelit fillestar e të mesëm më dhanë mundësinë dhe instrumentet për të shkrepur foto të nivelit profesional që përmbushnin standarded e industrisë. Besueshmëria e tyre, dizajni intuitiv dhe ngjyrat më mundësuan të fokusohem te rrëfimi i historisë dhe ndriçimi, dy elemente kyçe këto për modën, pa humbur në kufizime teknike. Ishte shumë fuqizuese." Shkrepur në Canon EOS R5 me objektiv Canon RF 50 mm F1.2L USM në 1/200 sek, f/5 dhe ISO 200. © Emmanuel Oyeleke

Hapësira të sigurta dhe foto fantastike

Ndonëse aparati është i rëndësishëm, Nina beson se jo gjithmonë të nevojiten pajisjet më ekstravagante dhe se në të vërtetë është teknika ajo që e veçon punën tënde nga ajo e të tjerëve. "Ka të bëjë me mënyrën se si e realizon foton dhe se si e kornizon atë."

Për Ninën, "lidhja është gjithçka. Unë bëj përpjekje të qëllimta që të krijoj një hapësirë të sigurt dhe të hapur në setin e fotografimit - ku njerëzit të ndihen se po i shikojnë, po i dëgjojnë dhe po i kuptojnë. Unë nuk ngutem për shkrepjet. Unë flas me personat që do të fotografohen, gjej një ritëm, dhe lejoj hapësirë midis sesioneve. Kam konstatuar se imazhet më të mira janë ato që realizohen kur ka besim - kur personat arrijnë të ndihen më të lirshëm e të shkujdesur dhe kur ndihen të fuqizuar për të qenë ata që janë.

"Gjithashtu, besoj në drejtimin me anë të energjisë dhe jo të kontrollit. Unë i drejtoj me butësi, ofroj ide për gjendjen dhe lëvizjen, por lejoj hapësirë që personaliteti i atij apo asaj që fotografohet të shndrisë e të depërtojë thellë. Në qoftë modele, artist, apo dikush që kurrë nuk është fotografuar më parë, magjia ndodh në ato çaste kur ata ndihen thjesht dhe tërësisht vetvetja."

Edhe për Ianin komunikimi është çelësi. "Për të nxjerrë më të mirën e personit që do të fotografoj, gjithmonë përpiqem të komunikoj dhe t'i tregoj vizionin tim me sa më shumë hollësi. Është shumë e rëndësishme që të mbajmë parasysh se edhe ata janë pjesë e procesit bashkëpunues. Prandaj, gjithmonë u tregoj tabela të gjendjes dhe referenca pamore, në mënyrë që të krijojnë një ide se çfarë po kërkoj. Po ashtu një muzikë e mirë në sfond ndihmon!"

Qasja e Emanuelit është shumë e ngjashme. "Kaloj disa çaste të angazhohem dhe të lidhem me personin që do të fotografohet," thotë ai. "Si modele me përvojë apo persona që e kanë për herë të parë, kur i bën të ndihen të sigurt, kur marrin vëmendjen dhe respektin e duhur, ata janë të gatshëm të çlirojnë shprehjen e tyre autentike.

"I udhëzoj me qartësi por ruaj një atmosferë të gëzueshme dhe bashkëpunuese," shton Emanueli. "Muzikë, të qeshura dhe pohimet i ndihmojnë njerëzit të çlirohen dhe të jenë më të hapur."

Nina, Iani dhe Emanueli ilustrojnë se historitë marrin jetë nga vizioni i artistit, i mundësuar nga pajisjet e duhura dhe gjithmonë në bashkëpunim. Kjo na kujton se fotografia nuk ka të bëjë vetëm me shkrepjen e një imazhi, por ka të bëjë edhe me përgatitjen e një rrëfimi që i flet shikuesit edhe për një kohë të gjatë pas shkrepjes së asaj fotografie.

Mabinty Taylor-Kamara & Sarah Kay Bland

Produkte të ngjashme

    EOS R6 Mark II

    Foto apo video, aksion apo portret – ndërthurja e rendimentit me cilësinë e figurës te Canon EOS R6 Mark II jua lë të lirë krijimtarinë

    EOS R8

    Kaloni në fotografinë dhe videon kuadërplotë dhe realizoni ambiciet tuaja krijuese.
  • EOS R7

    Eksploroni natyrën me një kamerë që vjen me shpejtësi dhe cilësi sensacionale figure në një trup portativ APS-C të projektuar për të ardhmen.
  • EOS R10

    Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.
  • RF 24-70mm F2.8L IS USM

    Jepini fotografisë suaj kuadërplotë e pa pasqyra një dorë profesionale me zmadhuesin 24-70 mm që vjen me aperturë të shpejtë dhe 5 nivele stabilizimi figure.
  • RF 85mm F2 MACRO IS STM

    RF 85mm F2 MACRO IS STM ofron fleksibilitet në plane të afërta me kompresion të lehtë telefoto dhe fotostabilizim 5-nivelësh në një trup kompakt e peshëlehtë.
  • RF 35mm F1.8 MACRO IS STM

    Një objektiv me aperturë të shpejtë 35mm f/1.8 për perspektivë këndgjerë, fokusim nga afër dhe Hybrid IS.
  • RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM

    Një objektiv zmadhues standard APS-C për serinë EOS R - që është ideal për situatat e përditshmërisë, si p.sh. familjen, stilin e jetesës, portretet dhe pushimet.

Artikuj të ngjashëm

Kamera dhe objektiva për portrete perfekte

Nga fotot e foshnjave dhe të kafshëve shtëpiake te grupet e familjes, shkrepeni subjektin tuaj me kompletin më të mirë Canon të nivelit fillestar për fotografinë e portreteve.

Gjetja e objektivit ideal për portrete

Ka një sërë objektivash Canon për fotografinë e portreteve, por cili është i duhuri për ju? Gjetja e objektivit të duhur për portrete mund të duket e sikletshme, por ja çfarë duhet të keni parasysh.

Si t'i shkrepni miqtë tuaj si fotomodele

Fotografja e modës dhe e bukurisë me qëndrim në Londër, Jade Keshia Gordon, ofron 6 këshilla të thjeshta për krijimin e fotografive më elegante në rrjetet sociale.

Krijoni studion tuaj në shtëpi

Zbuloni se si të bëheni krijues me blicin dhe të shkrepni portrete mahnitëse pa shpenzime.