Canon EOS RP Autofocus

EOS RP

Fokusohuni në çast në çdo vend

Novatore e përplot funksione të fjalës së fundit të teknologjisë, "Canon EOS RP" ofron AF jashtëzakonisht të shpejtë prej 0,05 sekondash1. Elasticiteti i zonës së zgjeruar të fokusit AF i ndërthurur me aftësinë e regjistrimit në ndriçim të dobët, shpejtësinë dhe gjurmimin e kamerës EOS RP do të thotë se pavarësisht nëse po fotografoni në udhëtime, peizazhe, portrete ose video, Canon EOS RP bën të mundur t'i zgjeroni rrëfimet tuaja dhe të kapni imazhe që e zgjerojnë krijimtarinë tuaj.

Gergo shootin wth Canon EOS RP
Canon EOS RP sample mountain landscape

Vija e kuqe përfaqëson afro 88% (horizontalisht) x afro 100% (vertikalisht) të zonës që mbulohet nga kuadri total i imazhit.

Lentet e mbështetura: lentet RF dhe lentet EF (shumica e lenteve ekzistuese, me disa përjashtime).

Bluja përfaqëson deri në 4779 pozicione AF

Mund të pëlqeni gjithashtu
Canon EOS RP image quality

EOS RP

Një standard i ri në cilësinë e imazheve me kuadër të plotë

Canon EOS RP eos design and handling

EOS RP

Manovrimi i sistemit EOS pa kompromise

Canon EOS RP Wi-Fi and connectivity

EOS RP

Regjistroni me fleksibilitet dhe lidhuni pa ndërprerje

Canon EOS RP capturing a bee

Portrete tërheqëse

Për portrete befasuese, Eye AF është i integruar në kamerën Canon EOS RP. Kjo teknologji e fokusit Dual Pixel CMOS AF ju ndihmon t'i mbani sytë e subjektit tuaj në fokus super të qartë kur jeni në modalitetin e Zbulimit të fytyrës, duke siguruar një cilësi jashtëzakonisht të qartë të imazheve në portretet tuaja. Eye AF funksionon me kamerën Canon EOS RP në modalitetin One Shot AF, Servo AF dhe Movie Servo AF duke siguruar që subjektet statike si dhe ato në lëvizje të regjistrohen me sytë qartësisht në fokus. Fokusi automatik AF me prekje dhe zvarritje e bën të thjeshtë ta ndryshoni me lehtësi pozicionin e fokusit.

Pixels which enable both phase different AF and imaging
Pixels which enable both phase different AF and imaging

Me një thellësi fushe të shkëlqyer

Kur është e rëndësishme të keni një thellësi fushe maksimale në një imazh si p.sh. për imazhet makro, grupimi i fokusimit mund të sigurojë një qartësi maksimale. Me një shtypje të butonit të shkrehësit, Canon EOS RP shkrep pareshtur me distancën fokale të rregulluar automatikisht nga pozicioni fillestar deri te sfondi. Më pas krijohet një imazh i përbërë nëpërmjet softuerit Digital Photo Professional të Canon për të krijuar një imazh që është i gjith në fokus.

Canon EOS RP focus bracketing flower

1 Që nga data 13 shkurt 2019, ndër kamerat dixhitale pa pasqyra me lente të ndërrueshme që përfshijnë një sensor imazhi 35mm të barasvlershëm me kuadrin e plotë me fokusin automatik AF me zbulimin e kontrastit dhe AF me zbulimin e fazës në planin e imazhit. Llogaritur nga rezultatet e shpejtësisë së matur të fokusit automatik AF, bazuar në udhëzimet e CIPA-s (ndryshon në varësi të kushteve të regjistrimit dhe lentes së përdorur). Matur duke përdorur metoda të brendshme. Kushtet e matjes: EV12 (temperatura e ambientit/ISO 100), Modaliteti manual, me RF 24-105mm F4L IS USM (me gjatësi fokale 24mm) me parametrat e mëposhtëm: obturatori i lëshuar me butonin e obturatorit, AF me 1 pikë (AF qendrore), AF me një shkrepje

Mund të jeni të interesuar edhe për