Canon EOS RP Design and Handling

EOS RP

Manovrimi dhe dizajni i sistemit EOS pa kompromise

Canon EOS RP do të duket menjëherë e njohur për përdoruesit e sistemit EOS falë kapjes së kamerës që është e projektuar të jetë e rehatshme për një ditë të tërë regjistrimesh. Një dorezë zgjatuese opsionale e përmirëson edhe më shumë këtë rehati ndërkohë që një trup kompakt me aliazh magnezi me cilësi prodhimi jashtëzakonisht të mirë dhe me peshë vetëm 485 g (me baterinë dhe kartën e memories) do të thotë se kamera mund të paketohet me lehtësi për udhëtimet tuaja. Dhe me karikimin me USB, mund ta karikoni atë kur jeni në lëvizje.

Canon EOS RP and Canon 6D comparison image
Gergo shooting with Canon EOS RP

Shikoni të ardhmen

Kamera Canon EOS RP ka një ekran LCD 7,5cm/3,0 inç me 1 040 000 pika, me prekje dhe me kënd të ndryshueshëm, i cili mund të anohet dhe të rrotullohet për kënde të reja krijuese, si dhe një inkuadrues elektronik 0,39 OLED me 2,36 milionë pika me paraqitjen e personalizueshme të informacioneve që ju ndihmon të kompozoni dhe ta shikoni subjektin tuaj nga çdo kënd. Një fole për kartën UHS-II siguron përputhshmërinë me kartat tuaja ekzistuese SD dhe ofron akses për standardin UHS-II duke lejuar shpejtësi më të larta të shkrimit dhe regjistrimin e videove në 4K, ndërsa butonat me shtypje dhe rrotullim mund të personalizohen për mënyrat tuaja të preferuara të regjistrimit.

Canon EOS RP EVF
Gergo shooting with Canon EOS RP vari angle

Përmirësimi drejt një krijimtarie më të madhe

Kamera Canon EOS RP ju vendos në kontroll të të gjithave me komandat, butonat dhe një sistem menysh në majë të gishtave që ju lejon të përqendroheni në kompozimet tuaja të jashtëzakonshme. Një ndërfaqe mjeshtërore, modalitetet krijuese të skenave, modalitetet e prioritetit elastik (FV) dhe manual do t'ju japin besim dhe do t'ju ndihmojnë të merrni kontrollin mbi krijimtarinë tuaj.

Gergo holding Canon EOS RP

Mund të pëlqeni gjithashtu
Canon EOS RP image quality

EOS RP

Një standard i ri në cilësinë e imazheve me kuadër të plotë

Canon EOS RP Wi-Fi and connectivity

EOS RP

Regjistroni me fleksibilitet dhe lidhuni pa ndërprerje

Mund të jeni të interesuar edhe për