Objektiva për DSLR
Një lente STM me zmadhim standard, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për të filluar me kamerën tuaj EOS.
Një lentë zmadhimi e përballueshme e përshtatur për një sërë subjektesh të ndryshme. Provoni kënaqësinë e fokusmit të ëmbël, thuajse të heshtur kur regjistroni video me anë të teknologjisë të motorit STM dhe Movie Servo AF. Një Stabilizues Imazhi me katër ndalesa ul dridhjet e kamerës.
Shikoni specifikimet e plotaGamë e shkathët zmadhimi - e shkëlqyer për peisazhe, portrete dhe udhëtime
Ndërtim kompakt me peshë të lehtë
Shmangni dridhjet e kamerës me një Stabilizues Imazhi optik me katër ndalesa
Motori STM jep fokusim të ëmbël, thuajse të heshtur kur regjistroni video
Largësi 0.25m e fokusimit nga afër
Kapni një sërë subjektesh të ndryshme, nga peisazhet në portretet dhe aksionet, me një gamë të shkathët zmadhimi 18-55mm. Ndërtimi i lehtë e bën këtë një lentë të shkëlqyer për përdorim të përditshëm.
Një Stabilizues Imazhi optik ul rrezikun e dridhjeve të kamerës duke mundësuar fotografinë me mbajtje në dorë në kushte drite të ulët pa flesh. Përdorni shpejtësi grile deri në katër ndalesa më të gjatë se normala pa turbullim nga lëvizjet e kamerës.
Teknologjia e Motorit STM siguron fokusim thuajse të heshtur për ta lënë të pandërprerë zërin e videos nga zhurma dhe rregullon ëmbël dhe saktë ndërsa regjistroni.
Fokusoni në subjekte të vogla, me distancën më të afërt të fokusimit prej vetëm 0.25m. Një element i parmë jo-rrotullues e bën të hapur përdorimin e filtrave dhe një unazë fokusimi manuale mundëson mbivendosjen manuale të fokusimit në çdo kohë.
Një veshje Super Spectra Coating përdoret për të përmirësuar mprehtësinë ndërsa një hapje me shtatë tehe siguron theksime të ëmbla jashtë foksuit për një pamje dhe ndjesi më naturale.