A woman lifts a Canon EOS 250D to take a photo of her daughter.

FOTOGRAFIA FAMILJARE

Si të realizoni foto ideale të familjes me një klikim me "Canon EOS 250D"

Fotografitë e familjes suaj ngrihen në kohë që të mund t'i shikoni për gjatë gjithë jetës – ndaj dhe është më se normale që të dëshironi që pamjet të jenë aq të qarta e të ndezura sa në çastin që janë shkrepur.

Fëmijë që rriten, kafshë që luajnë apo ekskursione ndanë muzgut – për foto të familjes që i rezistojnë kohës ju duhet një kamerë e vogël në përmasa por e madhe për nga funksionet. Qoftë për filmime në 4K, aftësi në ndriçim të ulët, larmi të gjerë në shpejtësinë e kuadrove, apo vetëfokusim "Dual Pixel CMOS" (AF), teknologjia bashkëkohore e imazherisë ju mundëson shkrepjen e çdo çasti, kudo që të jeni duke krijuar kujtime të bukura me vetëm një klikim.

Këtu, një familje po eksploron funksionet e DSLR më të lehtë të botës me një ekran lëvizës*, duke treguar funksionet e Canon EOS 250D me rezultate mbresëlënëse.

Gjeni perspektiva më emocionuese

Kur vjen puna për shkrepjen e portreteve familjare, thelbi është te kompozimi. Gjetja e këndit të duhur është e rëndësishme për t'i nxjerrë subjektet tuaja në më të mirën e tyre, teksa ekrani me prekje dhe kënd të ndryshueshëm i Canon EOS 250D ju ofron fleksibilitetin e gjetjes së këndeve të pazakonta. Ka nyjëtim tërësor, që do të thotë se mund ta poziciononi në çfarëdo këndi shkrepjeje. Kjo ju lejon të jeni më krijues me kompozimet tuaja dhe p.sh. t'i fotografoni fëmijët nga lartësia e syve të tyre ose ta ktheni nga krahu tjetër për të dalë dhe vetë në foto.

Ekrani me prekje ju lejon të punoni shpejt duke prekur zonën e kuadrit që dëshironi të fokusohet, si dhe duke kryer rregullime të tjera të cilësimeve që të mos humbisni çastet.

Artikujt e lidhur
A girl holds a frisbee in front of her like a picture frame around her face.

FOTOGRAFIA FAMILJARE

Shkrepni portrete më të bukura: sfida argëtuese fotografie në familje

Blogerja, Katja Gaskell, e ndërroi celularin e saj me një "Canon EOS M50" dhe u befasua nga rezultatet – befasohuni dhe ju duke përdorur këto teknika.

A mother picks her son up to hug, both of them wearing sunglasses.

FOTOGRAFIA FAMILJARE

Si të shkrepni portrete krijuese dhe të natyrshme të familjes

Fotografi profesionist, Christian Anderl, ju tregon se si të përdorni kamerën "Canon" për të shkrepur foto të dëlira të gëzimeve familjare.

A man squats to photograph a woman standing on one leg, both silhouetted against a sunset.

KAMERA

EOS M50: zbuloni mundësitë krijuese

Ne shkojmë përtej objektivit për të zbuluar se çfarë konkretisht mund të bëjë kamera kompakte pa pasqyra "Canon EOS M50 4K". Këta pionierë të mrekullueshëm janë ndër të parët që zbulojnë aftësitë e saj - do të vini ju më pas?

Nëse dëshironi të përqendroheni në inkuadrim dhe kompozim, lërjani kamerës të tjerat. Kur e caktoni në modalitetin "Auto", Canon EOS 250D mat nivelin e ndriçimit dhe përcakton cilësimet optimale për foton tuaj. Kamera zgjedh kombinimin optimal të shpejtësisë së diafragmës, aperturës dhe ISO për të nxjerrë një foto me tonalitet ideal.

Zgjidhni stilin tuaj me anë të "Creative Assist (Ndihma krijuese)"

Kur jeni në lëvizje, modaliteti "Auto" mund të jetë një funksion i dobishëm për shkrepjen e çasteve të shpejta. Por nëse ju duhet të merrni më shumë kontroll mbi procesin krijues, menytë e orientuara të "Canon" jua bëjnë të lehtë eksplorimin e opsioneve të shkrepjes së kamerës – gjeni stile e këshilla, si dhe njohuri mbi mënyrën e funksionimit të cilësimeve.

Canon EOS 250D ka një funksion shtesë: Creative Assist (Ndihma krijuese). Kjo ju ndihmon t'i shpini fotot një hap më tej dhe t'u jepni një stil krejt tuajin. Për t'ju ndihmuar të shkrepni foto më të mira, "Creative Assist (Ndihma krijuese)" ka një sërë efektesh, filtrash dhe funksionesh për rregullimin e ngjyrave që mund t'ua zbatoni fotove përpara apo pas shkrepjes. Provoni një filtër bardhezi për t'u dhënë portreteve familjare një pamje klasike të pakushtëzuar nga koha. Ose për të shkrepur emocionet e pushimeve me familjen, provoni një filtër me ngjyra të forta e të ndezura.

Kur shkrepni portrete në natyrë me ndriçim të lartë, fytyrat në hije mund të dalin shumë të errëta. Canon EOS 250D vjen me një blic kërcyes që mund ta përdorni si "mbushës drite". Kjo ju jep dritën e mjaftueshme për të mbushur hijet në fytyrat e subjekteve pa ndikuar në ekspozimin e përgjithshëm.

Nëse dëshironi ta shpini ndriçimin e fotografisë një nivel më tej, Canon EOS 250D vjen me një kapëse aktive ku mund të vendosni njërin prej bliceve "Canon Speedlite" për ndriçim më të dendur dhe më të saktë.

Jini krijues në çdo ambient

Darkat, festat, Viti i Ri… shumë raste familjare ndodhin në ndriçim të ulët! Kur përdorni blicin, shpesh rrezikoni të krijoni skena pa atmosferën reale të çastit dhe përdorimi i këmbalecit apo i ekspozimit të gjatë mund të jetë jopraktik. Përgjigjja për këto raste është të mbështetni mbi aftësitë ISO që ofron teknologjia bashkëkohore për ngjyra dhe qartësi fantastike në të gjithë gamën.

Canon EOS 250D ofron rezultate të jashtëzakonshme në ndriçim të ulët, me një diapazon ISO prek 100-25 600, që mund të zgjerohet deri në ISO 51 200. Dhe kjo nuk vlen vetëm për fotot – Canon EOS 250D ju bën të mundur edhe shkrepjen e videove në ndriçime të vështira, duke ju ofruar filmime deri në ISO 12 800 në rezolucion 1080p (Full HD), apo deri në ISO 6400 në 4K.

Kompozoni, jini krijues dhe shkrepni çdo çast pavarësisht ndriçimit!

Mandej, kur të vijë puna për t'i ndarë fotot me të tjerët, mundësitë e lidhjes së pajisjeve janë thembra e Akilit. Canon EOS 250D ju bën të mundur t'i ndani fotot direkt me celularin sapo t'i shkrepni. Përdorni aplikacionin "Canon Camera Connect" për t'u lidhur me kamerën dhe pastaj transferoni fotot për t'i ndarë kujtimet me shoqërinë dhe familjen.

Dëshironi të mësoni diçka më shumë se si të shkrepni foto të bukura me kamerën tuaj Canon EOS 250D? Do të gjeni informacion, ide dhe frymëzim në aplikacionin "Canon Photo Companion".


Shkruar nga Jeff Meyer


* EOS 250D (e zezë/argjendtë) është modeli më peshëlehtë në botë mes kamerave elektronike njëobjektivëshe me pasqyrim, me sensor përmasash APS-C dhe monitor LCD me nyjëtim tërësor. Përfshin baterinë dhe kartën e memories sipas direktivave të CIPA. Nga 9 prilli 2019 (sipas kërkimeve të "Canon").

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat