PRINTIM KRIJUES

Sfida e punëdores 2: pikniku veror

Në rastin tjetër të serisë sonë me sfidat sezonale të punëdores, mësoni se si një familje e re krijoi lojëra dhe dekor pikniku me një printer Canon PIXMA dhe Creative Park.
Dy gra që mbajnë rekuizita fotokabine punëdore qëndrojnë ulur me një fëmijë të vogël mes tyre në një batanije pikniku të mbuluar me punëdore shumëngjyrëshe të Creative Park.

Si pjesë e sfidës sonë PIXMA Papercraft Challenge, ne caktuam punëdoristë dhe familje që të krijonin punëdore të bukura për evenimente gjatë gjithë vitit.

Kësaj here është radha e ilustrueses Emma Howcutt-Kelly, gruas së saj Clare dhe djalit të tyre të vogël. Misioni i familjes? Të përdorni printer PIXMA dhe shabllone nga Creative Park i Canon për të krijuar lojëra, dekor dhe rekuizita për një piknik veror.

Sfida 2: pikniku veror

Një shportë pikniku plot me punëdore të Creative Park qëndron e hapur mbi një batanije shumëngjyrëshe. Përreth saj ka disa punëdore të tjera, mes të cilave akullore letre, aeroplanë dhe një lojë Bingo.

Një piknik me punëdore krijon një aktivitet argëtues të pushimeve verore. Mund të kaloni një ditë duke bërë pjesët e punëdores dhe ushqimet e shijshme, dhe më pas të nesërmen në park duke shijuar gjithë punën tuaj të palodhur.

Pavarësisht nëse jeni në oborrin tuaj apo në ndonjë park të zonës, pikniku është një mënyrë e shkëlqyer për t'i shfrytëzuar më së miri ditët më të gjata të verës. Dhe me gjithçka, nga menytë e bukura deri te zgjedhjet e flamujve shumëngjyrëshe, plus qindra modele të tjera verore, Creative Park i Canon mund të ndihmojë ta bëni përvojën tuaj vërtet unike.

Krijimi i dekorimeve tuaja verore është gjithashtu një mënyrë ekonomike për ta bërë ditën në natyrë më emocionuese për të vegjlit tuaj, si dhe për të shtuar një element artistik që të lozin. Ndryshe nga plastika, me të cilën prodhohen shumë prej dekorimeve dhe lodrave për fëmijë, mund t'i ricikloni krijimet tuaja prej letre më pas - ose t'i ruani për evenimente të tjera në të ardhmen.

Duke punuar me temën e verës, Emma dhe Clare duhej të mendonin se si do të dukej një piknik për familjen e tyre të re. Emma-s i pëlqen të bëhet krijuese dhe së fundmi ka nisur një biznes të vogël si ilustruese, megjithatë djali i tyre është shumë i ri për disa nga shabllonet më të avancuara të Creative Park, ndaj iu desh të gjenin dizajne që do t'i përshtateshin të gjitha moshave.

"Ne vendosëm të bënim një kuti të vogël kamere për ta argëtuar - dhe ishte vendi më i mirë për të ruajtur disa ëmbëlsira," shpjegon Emma. "Ka projekte të Creative Park për të gjitha nivelet e aftësive dhe rezultatet të bëjnë të mendosh: "Po, e kam bërë vetë!""

Ja se si t'i bëni vetë lojërat dhe dekorin e piknikut tuaj me punëdore.

Punëdoristja, Emma Howcutt-Kelly, buzëqesh ndërsa ngjit një akullore punëdoreje nga Canon Creative Park.

Njihuni me krijuesen

Kush: Emma Howcutt-Kelly

Çfarë: Nënë dhe ilustruese

Marrin pjesë edhe: Clare Howcutt-Kelly dhe djali i tyre

Zgjedhja e shablloneve tuaja me tematikë verore

Shkrepur nga lart, shabllone të Creative Park dhe modele të pjesshme punëdoresh të sistemuara në një tryezë.

Emma dhe Clare vendosën të bënin një përzgjedhje aksesorësh dhe dekorimesh pikniku, si dhe një sërë lojërash dhe lodrash që të luante djali i tyre i vogël.

Dy duar që mbajnë një smartfon duke shfaqur një akullore punëdoreje në programin Creative Park.

Gama e shablloneve në Creative Park mundëson disa modele të përshtatshme për të vegjlit, si dhe opsione më komplekse për të rriturit, çka do të thotë se mund të marrin pjesë të gjithë në familjen apo rrethin tuaj shoqëror.

Clare-ës i pëlqeu larmia e shablloneve në Creative Park dhe e përshkroi si të mirorganizuar dhe të lehtë për të gjetur atë që kërkon. “Kam kaluar disa orë me kënaqësi duke kaluar mes të gjitha projekteve”, thotë ajo.

Pasi shfletuan faqen e internetit të Creative Park, Emma dhe Clare vendosën të nisin sfidën e tyre me shabllonet e kutisë së kamerës, kurorës, akullores dhe avionit prej letre – por ka qindra të tjera për të zgjedhur nëse nuk janë të përshtatshme për rastin tuaj. A janë të vegjlit tuaj të interesuar për dinozaurët apo lodrat e modifikueshme, për shembull? Atëherë pse të mos bëni një piknik emocionues me tematikë?

Creative Park do t'ju shfaqë gjithashtu një tregues se sa kohë mund ta marrë një shabllon për t'u bërë, ndaj mund ta planifikoni seancën e punëdores për t'u siguruar që dhe fëmijët më të vegjël të mos mërziten.

"Ne zgjodhëm artikuj që do ta bënin organizimin e piknikut vërtet të bukur dhe unik," thotë Clare për zgjedhjet e tyre.

Printimi dhe prerja e shablloneve

Një shabllon shumëngjyrësh akulloreje i printuar nga Creative Park i Canon del nga një printer Canon PIXMA.

Emma dhe Clare lidhën një smartfon me printerin e tyre PIXMA dhe i printuan shabllonet direkt nga programi Creative Park. Mund të përdorni dhe versionin në internet të Creative Park. "Na u duk shumë praktik. Nuk të duhen shumë gjëra për t'i sjellë krijimet në jetë, si dhe printohen shpejt", thotë Emma.

Dy duar duke përdorur gërshërë për të prerë një shabllon akulloreje të Creative Park.

Emma-s iu dukën shabllonet e piknikut argëtuese dhe të mirëmendurara si aktivitet. “Duhet të përqendrohesh se mos pret ndonjë gjë gabim, por mendjen e kisha aq të përqendruar sa nuk mendoja për asgjë tjetër”, thotë ajo.

Pasi të keni zgjedhur shabllonet tuaja, mund të printoni drejtpërdrejt nga smartfoni duke përdorur faqen e internetit ose programin Creative Park dhe një printer Canon si p.sh. PIXMA TS5350a Series.

Pasi të printoni shabllonet, është koha të nisni me prejen - mund të përdorni një thikë punëdoreje dhe dërrasë prerëse për dizajne më komplekse ose një palë gërshërë.

Krijimi i dekorimeve tuaja me punëdore

Një fëmijë i vogël ulur në një tryezë mes dy grave përdor ngjitësen për të formuar një shabllon akulloreje me punëdore.

Familja gjeti një ngjitëse me pistoletë të përshtatshme për disa nga pjesët më të vështira, por ne rekomandojnë një ngjitës tub ose pika ngjitëse për fëmijët.

Një grua ulur në një tryezë të vogël blu në një konservator, bashkon me kujdes dy pjesë të akullores së punëdores.

Këshillat kryesore të Clare janë të shënoni siç duhet letrën dhe të punoni me nge. "Nuk ka nxitim dhe do ta shihni se është qetësuese!", shton Emma.

Mos harroni të shënoni vizat me vizore përpara se t'i palosni dhe ngjisni, pasi kjo do t'u japë shablloneve tuaja të përfunduara një formë më të mirë. Emma thotë se kjo ishte pjesa më e ndërlikuar e dekorimeve. "Duhet ta bëni këtë përpara se të formoni artikujt pasi letra e rekomanduar është mjaft e trashë," thotë ajo. "Pasi ta keni bërë, është më e lehtë t'i ngjisni së bashku të gjitha."

Është gjithashtu një ide e mirë t'i bëni punëdoret një ditë përpara se të niseni për piknik, në mënyrë që ngjitësja të ketë kohë të thahet.

Organizimi i piknikut tuaj veror

Një fëmijë i vogël ulur në një kopsht midis dy grave që janë kryesisht jashtë kuadri duke mbajtur një kamerë shumëngjyrëshe punëdoreje para fytyrës.

Emma dhe Clare bënë një sërë lojërash dhe lodrash për djalin e tyre, duke përfshirë një kuti kamere, e cila ishte edhe zbavitëse për lojë, si dhe vend i dobishëm për të ruajtur disa ëmbëlsira.

Një printer Canon PIXMA me katër punëdore me tematikë pikniku përsipër qëndron në një tryezë në një dhomë të vogël.

Familjes i pëlqyen krijimet e punëdores për piknik dhe bënë më shumë se ç'u duheshin, sepse u tërhoqën nga puna. Ju mund t'i përdorni gjithashtu shabllonet për festa ditëlindjesh ose si rekuizita për lojërat e fëmijëve.

Pasi të keni gati të gjithë dekorin tuaj veror, është koha të përgatiteni për piknikun, pavarësisht nëse jeni duke shtruar një batanije në oborrin e shtëpisë apo duke vizituar parkun më të afërt. Mund të bëni edhe një piknik shtëpie nëse moti nuk është i përshtatshëm ose nëse nuk keni oborr – thjesht vendosni batanijen tuaj në dyshemenë e dhomës së ndenjes dhe lini rrezet e diellit brenda duke luajtur këngët tuaja të preferuara të verës.

Emma dhe Clare gjetën një sërë rekuizitash fotokabine me tematikë piknikuCreative Park për t'i shtuar pak argëtim rastit. Mund dhe të gjeni edhe rekuizita fotokabine për festa ditëlindjesh, sporte, Halloween ose Krishtlindje.

Familja bëri gjithashtu një lojë Bingo për të kaluar kohën kur ishte nën rrezet e diellit. Mund dhe të provoni të bëni diçka pak më komplekse, pa shabllon, si p.sh. balonë punëdoreje.

Pasi e përfundoi sfidën, Clare thotë se punëdorja është padyshim diçka që do të dëshironte të bënte përsëri. “Më pëlqen se ka gjëra për të bërë për çdo stinë. Ka shumë gjëra të bukura me tematikë të Krishtlindjeve dhe kur të kemi kohë, do të donim të merreshim me një nga projektet më të ndërlikuara, si p.sh. furrën në miniaturë ose kafshët shumëkëndëshe."

Përveç të qenit një aktivitet argëtues artistik, lodrat dhe aksesorët e punëdores janë më të mira për mjedisin sesa plastika, si dhe janë relativisht të lira për t'u krojuar dhe më të lehta për t'u hedhur kur fëmijët në mënyrë të pashmangshme mërziten me to. Canon Matte Photo Paper mund të riciklohet së bashku me riciklimet tuaja të zakonshme të letrës/kartonit – ndonëse mund të mos jetë ky rasti nëse i dekoroni dizajnet me materiale të tjera ose nëse përdorni ngjitëse (kontrolloni gjithmonë udhëzimet tuaja vendore për riciklimin).

"Plastika ndodhet kudo, - vijon Clare, - veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. Më mirë të përdorësh diçka që është e riciklueshme."

Kujdesuni për sfidën tonë të radhës, e cila ka tematikë feste ditëlindjeje për vjeshtë. Ndërkohë, shikoni se çfarë tjetër mund të bëni me shabllonet e Creative Park dhe mos harroni t'i ndani krijimet duke përdorur etiketën #MadeWithPixma. Mund dhe të gjeni plot frymëzim në faqen tonë në Pinterest. Ju urojmë fat!

Një foto lart-poshtë e një kamere Canon mbi një printer Canon PIXMA, me një fotokolazh në sfond.

KLUBI I CANON

Një komunitet ekskluziv për krijues si ju. Ndiqni pasionin tuaj me përkrahje, frymëzim, përfitime e më tej. Regjistrimi është i lehtë. Blini një produkt. Regjistrohuni. Ejani në Canon Club.
Tamzin Wilks

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm