Ekspertja e punëdores dhe artiste, Emma Jewell, mishëron çdo gjë që shndrit, jo vetëm për nga emri, por dhe për nga natyra. Nga buletini i saj në Instagram, përplot me një larmi ngjyrash dhe punëdore të frymëzuara; deri te Craft and Cocktail Club i saj mujor, Emma ka një pasion për krijimin e gjërave – sidomos nëse bëhet fjalë për paraqitje vezulluese.
"Mendoj se gjithkush e ka një mjeshtëri, thjesht u duhet të gjejnë se cila është,” - thotë Emma, e cila zotëron markën e vet të punëdores, Sassy Crafting, dhe është kthyer në profesioniste të lirë të punëdores pesë vite më parë.
Një adhuruese e vetëdeklaruar e ngjyrave, vezullimit dhe "sistemimit të gjërave sipas radhës së ylberit" Emma pranoi sfidën që të tregonte sa mund të argëtohej me aplikacionin Canon SELPHY Photo Layout. Aplikacioni jo vetëm ju mundëson të krijoni struktura interesante fotosh, por mund të përdoret dhe si mjet krijues artistik dhe skicimi, me mundësi për të shtuar filtra, tekst dhe pulla e grafikë për ta bërë ideal për albume dhe fotoprojekte personale argëtuese. Dhe, kur të jeni të kënaqur me krijimet tuaja, një printer portativ kompakt Canon, si Canon SELPHY CP1300 që përdor Ema, tashmë pasuar nga SELPHY CP1500, ju mundëson që t'i printoni menjëherë montazhet tuaja frymëzuese.
Këtu, Ema tregon përse aplikacioni falas i krijimit të kolazheve Canon SELPHY Photo Layout dhe printeri kompakt i fotografive janë kombinimi ideal për krijim punëdoresh.
Sillini projektet tuaja krijuese në jetë me aplikacionin SELPHY Photo Layout
1. Mbledhja e ideve
Emma ka bloguar që nga viti 2014 dhe ka krijuar përmbajtje për marka si Hobbycraft, Cricut dhe Trimcraft. Asaj i pëlqen të bëjë krijimet e veta unike në vend që të blejë artikuj në dyqane.
"Mua më pëlqen krijimi i albumeve dhe personalizimi i rrobave," - thotë Emma, e cila e përdori aplikacionin SELPHY Photo Layout për të mbledhur ide për projektet e saj të punëdores. "Kam marrë frymëzim – motive dhe ngjyra të ndryshme – për një palë xhinse që kam dashur të personalizoj, disa ide për art shumëngjyrësh muri, një çantë makijazhi me temina, dhe disa bizhuteri me rruaza plastike alla vitet 90 dhe një zinxhir.
"Unë mbledh ide nga kudo, duke përfshirë Pinterest. Doja të bëja vërtet diçka me xhinse dhe motive lulesh, ndaj po merresh me margaritat. Përdora aplikacionin për ta përgatitur si ide dhe për të parë se cilat dizajne shkonin më shumë."
2. Modifikimi i ideve tuaja frymëzuese
Paraqitja Combination e aplikacionit ju mundëson sistemimin e fotove në përmasa të ndryshme dhe Emma e ka përdorur si opsion për të krijuar një fotokolazh me margarita për xhinsin që mendonte të personalizonte.
Aplikacioni SELPHY Photo Layout ka një sërë opsionesh për shtimin e filtrave, pullave, tekstit dhe grafikëve, duke ju mundësuar krijimin e fotokolazhit tuaj zbavitës.
Aplikacioni SELPHY Photo Layout ka disa opsione strukture prej të cilave mund të zgjidhni:
Select & Print: Ky opsion krijon një imazh të vetëm.
N-up: Ky opsion e ndan letrën njëtrajtshëm në dy, katër ose tetë foto për faqe.
Shuffle: Ky opsion i kombinon automatikisht në mënyrë të rastësishme fotot me formate të ndryshme kuadri për të krijuar një kolazh të gatshëm të fotove tuaja.
Combination: Ky opsion bën bashkë foto të madhësive të ndryshme (që mund të priten në vijim veç e veç pas printimit).
Label: Ky opsion ju mundëson të përdorni imazhet tuaja për të krijuar etiketa katrore ose të vogla.
Për më tepër, ekspertët e punëdores mund të bëjnë zgjedhjet e tyre midis gamës së përmirësuar të ngjyrave për tekste dhe grafikë dhe funksioni i mbivendosjes së personalizuar për një efekt unik pike UV, që i bën disa zona të imazhit të duken më të shndritshme se të tjerat, duke lejuar mundësi krijuese interesante.
Emma ka përdorur faqosje të ndryshme për kombinimin e ideve të saj. "Për disa, kam shtuar tekstin dhe disa prej ngjitëseve,” - thotë ajo. "Kam shtuar lulet ngjitëse mbi xhinse për të parë se si do të dukeshin. Aplikacioni më dha gjithashtu opsionin të shtoj një sfond me pika në një prej seksioneve,” - shpjegon Emma. "Kam përdorur tri foto dhe një zonë me pika që do të thotë që mund të shtoj shënime nëse dua.”
3. Printoni dizajnet tuaja
Emës i pëlqejnë ngjyrat dhe vezullimi, dhe dizajnet e saj shumëngjyrëshe janë përkthyer më së miri nga Canon SELPHY CP1300 që ajo përdor, pasuar tashmë nga SELPHY CP1500, që realizon printime në përmasa kartolinash me një përzgjedhje finiturash.
Printimet e Emës përputhen me stilin gjallërues të markës së saj tregtare. "Ngjyrat ishin vërtet të shndritshme dhe nxirrnin në pah të gjitha nuancat që dëshiroja të paraqisja. Madje printova dhe një skemë ngjyrash për njërën prej tyre, dhe me të vura re se sa besnike ishin ndaj ngjyrave të ekranit," - thotë Emma.
“Më ka pëlqyer shpejtësia e printimit e SELPHY CP1300 [pasuar tashmë nga SELPHY CP1500]. Procesi i dërgimit të fotove nga aplikacioni drejtpërdrejt te printeri është praktik, i shpejtë dhe i thjeshtë. Ishte gjithashtu e lehtë të ndërrohen gjërat ose nëse diçka nuk rezulton siç duhet ose nëse ndërroja mendjen – mund thjesht të printojë një version tjetër. Më pëlqen vërtet letra e madhësisë 6x4, sepse mund të nxësh disa foto në një fletë.”
Aplikacioni SELPHY Photo Layout mbështet edhe printerin portativ SELPHY QX20.
4. Gjetja e frymëzimit për projektin tuaj të punëdores
Duke filluar me një foto për frymëzim – si p.sh. kjo palë çizmesh holografike – është një mënyrë e mirë për të nisur me projektin tuaj krijues. "Këpucët me elementin holografik ishin një pikënisje," - shpjegon Emma. "Një shembull i veshjes me të cilën mund të shkojë kjo çantë makijazhi.”
Këshilla kryesore e Emma për të apasionuarit e rinj të punëdores është të përdorni një tematikë argëtuese për të nisur projektin tuaj dhe vijoni më tej prej aty. "Mblidhni sa më shumë frymëzim të mundeni,” - thotë ajo. "Pastaj zgjidhni një imazh për të filluar, qoftë ngjyrë, artikull që doni të personalizoni ose edhe thjesht një foto e një palë këpucëve – përdoreni si pikënisje.”
Idetë e Emma-s zakonisht fillojnë kur është duke i dhënë zgjidhje ndonjë problemi dhe kërkon të krijojë artikullin e saj në vend që t’u drejtohet dyqaneve për ta blerë zgjidhjen. "Mbaj me vete një fletore për gjërat që më vijnë në mendje ndërsa bares," - thotë ajo. "Mendoj për gjërat që mund të dua të vesh vetë ose të përdor në shtëpinë time. Në vend që të blej diçka, mendoj 'Si mund ta bëj vetë gjënë që më duhet?'"
Pavarësisht nëse i eksploroni idetë tuaja të punëdoreve me printerin portativ Canon SELPHY CP1500 ose SELPHY QX20, aplikacioni SELPHY Photo Layout mund t’ju ndihmojë ta shprehni krijimtarinë tuaj me fotokolazhe.
Për më shumë frymëzim punëdoreje, nga fluturat e punëdores deri tabelat e ideve – klikoni këtu.
Shkruar nga Lorna Dockerill
Produkte të ngjashme
-
SELPHY CP1500 [E bardhë]
Krijoni printime me ngjyra të pasura, rezistencë të lartë, në pak sekonda me këtë fotoprinter kompakt që përdoret thjesht. -
SELPHY QX20 [Gri e errët]
Bëhuni krijues për sa u përket momenteve speciale të jetës, me printime të këndshme që mund t'i prodhoni në lëvizje në dy madhësi nga pajisja juaj inteligjente -
Canon Zoemini 2 [E artë e trëndafiltë]
Nxirrni printime çasti nga smartfoni kudo që të jeni dhe në çdo kohë, me printerin e xhepit me bateri Zoemini 2.