PRINTIM KRIJUES

Jashtëtokësore: Punëdore me temë hapësirën

Krijoni yjet me Canon Creative Park, një printer PIXMA, letër, gërshërë dhe pak ngjitës.
Punëdore astronauti vendosur mbi një tavolinë druri, rrethuar nga shabllone të tjera punëdoreje me temë hapësirën nga Canon Creative Park.

Fazat e fëmijëve mund të ndryshojnë sa hap e mbyll sytë dhe kjo është arsyeja përse punëdoret e riciklueshme janë një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar pasione të reja. I disponueshëm si faqe interneti dhe aplikacion, Creative Park është një burim fantastik pa pagesë me mijëra shabllone dhe ide punëdoreje. Ka shumë mundësi zgjedhjeje për fansat e hapësirës, të përshtatshme për krijuesit me punëdore të të gjitha moshave dhe niveleve të aftësive, nga një sistem i thjesht diellor portativ deri te krijimi i një kopjeje të detajuar të Mars Rover Curiosity.

Punëdorja ofron gjithashtu mundësinë e edukimit përmes aktivitetit, duke i nxitur të rinjtë të bëjnë pyetje dhe të përdorin imagjinatën, prandaj do të luani lojëra me temë hapësirën për shumë javë në vijim. Madje, ju mund ta kombinoni seancën tuaj kozmike të punëdores me një ngjarje të ardhshme qiellore si p.sh. një superhënë, eklips ose shi meteorësh.

Majk dhe Xhen Sidauej dhe tre fëmijët e tyre, Kloi, Holli dhe Luka janë vërtet të interesuar për hapësirën dhe mezi po prisnin që të argëtoheshin me përzgjedhjen e dizajneve astronomike. Zbuloni se si vepruan.

Planifikimi i aventurës suaj ndëryjore

Një familje mbledhur rreth një tavoline mbi të cilën qëndron një printer Canon PIXMA dhe një përzgjedhje modelesh me punëdore me temë hapësirën nga shabllonet e Creative Park.

"Kjo nuk ishte vetëm një mënyrë e lezetshme për të kaluar kohë së bashku, por edhe e ndërgjegjshme" thotë me entuziazëm Xheni, fotografuar këtu me Majkun, Kloin, Hollin dhe Lukën. "Mendoj që si hap të radhës do të provoj shabllonet e albumeve, por dua të krijoj edhe shumë dekore sezonale."

Si pjesa më e madhe e opsioneve të punëdores që do të gjeni në Creative Park, përzgjedhjet e hapësirës kozmike nuk kërkojnë asnjë pajisje të veçantë. Thjesht sigurohuni që të kontrolloni udhëzimet për secilin shabllon që zgjidhni, pasi disa prej tyre ndonjëherë kanë nevojë për artikuj si spango, llastik apo lapsa me ngjyra. Ja një listë e pajisjeve të përgjithshme që do t'ju duhen:

Zgjidhni shabllonin tuaj të hapësirës

Dikush që shfleton shabllonet me temë hapësirën në Canon Creative Park në laptop. Pranë laptopit ndodhet një pako me letra fotoje Canon dhe pas saj qëndron një printer Canon PIXMA, ndërsa një astronaut i krijuar me punëdore është vendosur në një raft.

Xheni dhe Majku përdorën si orientim vlerësimet me yje për çdo shabllon në Creative Park për t'i ndihmuar të vendosnin se cilat punëdore i përshtateshin më mirë nivelit të aftësive të fëmijëve të tyre. "Më pëlqen se sa shumë lloje shabllonesh ka," thotë Xheni. "Vajzat kanë zgjedhur të bëjnë disa shtëpi kukullash dhe Lukës i pëlqejnë punëdoret me dinozaur."

Të përzgjidhni dizajnet që doni të eksploroni me guxim tingëllon mjaft e thjeshtë, por mund të jetë më e vështirë seç mendoni kur keni përpara me dhjetëra punëdore të frymëzuara nga hapësira prej të cilave mund të zgjidhni. Dekorimi i hënës së varur me ngjyra të ndritshme do të gëzojë fëmijët e vegjël, ndërsa një komplet i raketave si Saturn V ose Space Shuttle i nxisin fëmijët pak më të rritur që të mësojnë gjatë punëdores. Të diskutosh se çfarë mund t'i pëlqejë fëmijës suaj të ndërtojë është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar me eksplorimin e temës, që nga planetët në sistemin tonë diellor deri te mënyra se si funksionon një anije kozmike. Madje mund të mësoni edhe vetë diçka!

Çdo shabllon punëdoreje shoqërohet me një vlerësim me yje, duke treguar nivelin e vështirësisë dhe sa kohë mund të duhet përafërsisht për ta krijuar. Familja Sidauej ka fëmijë të grupmoshave të ndryshme, kështu që për ta kishte shumë rëndësi që të zgjidhnin me zgjuarsi. "Vlerësimet na ndihmuan vërtet," shpjegon Xheni. "Creative Park është shumë i madh dhe ka kaq shumë zgjedhje, kështu që ato na ndihmuan të vendosnim se çfarë do të ishte më e mira për secilin fëmijë. Kishte vërtet diçka për këdo."

Bëhuni gati të printoni

Një dorë që mban skajin e një shablloni Creative Park teksa del nga një printer Canon PIXMA, i vendosur pranë modeleve të punëdores me temë hapësirën.

"Mbeta i mahnitur se sa i thjeshtë ishte konfigurimi i Canon PIXMA TS7650i; thjesht e vendosni në prizë dhe praktikisht ju thotë se çfarë të bëni," thotë Majku. "Vetë printimi ishte shumë i thjeshtë, qoftë me aplikacionin e smartfonit, qoftë me kompjuterin."

Zgjidhni printimin pasi të keni përzgjedhur dizajnin dhe brenda disa sekondash shablloni juaj do të jetë gati e duke ju pritur. Majku thotë se atij i pëlqen lehtësia e të printuarit direkt nga smartfoni përmes aplikacionit Creative Park. "Ne u përpoqëm të printonim direkt nga aplikacioni dhe nga kompjuteri dhe zbuluam që të dyja metodat ishin vërtet të thjeshta dhe intuitive," shton ai. "Vetëm ndiqni udhëzimet e thjeshta dhe lëreni printerin të bëjë pjesën tjetër të punës."

Shabllonet printohen brenda pak sekondash dhe thahen menjëherë, falë bojës PIXMA të printerit, që zgjat shumë . "Jam shumë e lumtur që shabllonet u printuan kaq shpejt pasi kjo nënkuptonte që çdo fëmijë kishte diçka për të bërë," thotë Xheni. "Përndryshe, do të qëndronim në pritje për një kohë mjaft të gjatë, çka do të thoshte se fëmijët do të mërziteshin dhe ndoshta do të donin të bënin diçka tjetër. Gjithashtu, falë Canon Matte Photo Paper që përdorëm, boja u përshtat mirë në mënyrë që të mos linte njolla."

Përmbledhja e shablloneve tuaja

Një nënë që ndihmon djalin e saj të përdorë një palë gërshërë për të prerë shabllonin me temë hapësirën nga Canon Creative Park.

Çdo pjesëtar i familjes mori pjesë në krijimin e modeleve të punëdores me temë hapësirën, nga prerja dhe shënimi i skajeve te palosja dhe ngjitja.

Dy fëmijë të ulur në një tavolinë, njëri mban një broshurë faktesh rreth diellit dhe tjetri mban një shabllon punëdoreje të përfunduar nga Creative Park.

Dielli është 149 kilometra larg tokës, një nga faktet e shumta në lidhje me hapësirën që fëmijët e familjes Sidauej mësuan teksa krijonin punëdoret e tyre.

Pasi shablloni të printohet, është koha për prerje dhe palosje. Mund të përdorni gërshërët, ose për shabllone më të avancuara mund të përdorni një thikë për punëdore dhe një dërrasë për prerje. Mos harroni që të shënoni vijat e palosura njëherë për t'u siguruar që shabllonet ta ruajnë formën e tyre dhe të ndiqni hap pas hapi listën e udhëzimeve që shoqërojnë pjesën më të madhe të shablloneve. "Studioni motivet dhe vendosni paraprakisht se kush do të merret me çfarë," thotë Majku.

Xheni shton: "Këshilla ime kryesore është përdorimi i një stilolapsi të vjetër të cilit i ka mbaruar boja dhe një vizoreje për të shënuar pjesët. Nuk pret tejpërtej, por gjithsesi ka mjaftueshëm ndikim. Mos harroni ta bëni këtë para ngjitjes."

Ju mund të përdorni vinovil, pistoletë ngjitëse, pika ngjitëse, një alternativë ekologjike ose edhe ngjitës shirit për t'i bashkuar shabllonet tuaja. Ngjitësi mund të përcaktojë dhe nëse krijimet tuaja janë të riciklueshme. Mund t'ju duhet që disa shabllone t'i mbani në vend me kapëse ose kunja gjatë tharjes, për të ruajtur formën e tyre. Xheni rekomandon përdorimin e ngjitësit që thahet shpejt ose edhe ngjitësit shirit dyanësh për të përshpejtuar procesin e ngjitjes.

Për të ndihmuar rritjen e vetëbesimit të fëmijëve tuaj, lërini ata t'i menaxhojnë vetë disa detyra teksa krijoni modele të tjera së bashku si aktivitet familjar. Kjo ishte strategjia që përdorën Majku dhe Xheni dhe vajza e tyre Kloi tha se i pëlqeu shumë. "Ne kemi mësuar për hapësirën në shkollë, por ndërtimi i modelit të strukturës së diellit me nënën time më mësoi gjëra që nuk i dija. Ishte shumë bukur të kaloje kohë së bashku me familjen duke bërë diçka krijuese."

Përveç modelit të diellit dhe broshurës shoqëruese të fakteve, Kloi dhe Xheni punuan për krijimin e një astronauti më të ndërlikuar, ndërsa Majku ndihmoi Hollin dhe Lukën me dioramat e Marsit dhe hënës. "Më të vegjlit i shijuan të gjitha prerjet dhe ngjitjet por mendoj se mbi të gjitha, atyre u pëlqeu të luanin me astronautin në setet e dioramës pasi përfundoi gjithçka ," thotë Majku.

Hidhuni në lojë

Dikush që vendos në raft një diell me punëdore të krijuar nga një shabllon Creative Park.

"U habita, por edhe u lumturova nga kënaqësia që morëm duke bërë këto punëdore edukuese dhe argëtuese së bashku si familje," thotë Xheni. "Fëmijët jo vetëm që luajnë ende me to, por ata flasin ende se sa u kënaqën duke i krijuar."

Një fëmijë që vendos një punëdore astronauti në një dioramë të Creative Park Moon.

Ndërtimi i shablloneve me punëdore nga Creative Park nuk është vetëm një aktivitet familjar argëtues dhe cilësor, por ju mund edhe të luani vazhdimisht me modelet. Holli dhe Luka kanë luajtur me orë të tëra sikur astronauti po eksploron planetë të rinj.

Pasi të ketë përfunduar e gjithë punëdorja dhe ngjitësi të jetë tharë, uluni, admironi punën tuaj dhe lëreni aventurën tuaj hapësinore të fillojë. "U argëtuam shumë duke luajtur me astronautin tonë," thotë me entuziazëm fëmija i mesit Holli. "Ne luajmë sikur ai po shkon në aventura nëpër të gjithë shtëpinë, duke u hedhur nga një planet në tjetrin. Më pëlqen shumë larmia e detajeve dhe se si mund t'i lëvizni krahët dhe këmbët e tij." Luka, më i vogli, shton: "Më pëlqen të luaj sikur po fluturon në ajër."

Përveç lojës me modelet e tyre të reja hapësinore, Xheni thotë se ato do të duken shumë bukur në dhomat e fëmijëve. "Dioramat mund të duken shumë tërheqëse në raftet e tyre të librave. Për më tepër, ata mund të luajnë me to shumë herë." Pa përmendur faktin që ato janë një kujtim emocionues dhe i prekshëm për kohën e kaluar me familjen.

Kështu që, herën tjetër që fëmija juaj të shohë qiellin e pafundmë të natës dhe t'ju pyesë se çfarë ka atje, përdorni Creative Park për të shuar kuriozitetin e tyre për njohuri dhe zgjoni imagjinatën e tyre. Ndoshta do të frymëzoheni të printoni gjërat që shihni përmes teleskopit ose të fotografoni planetët, yjet ose satelitët për të bërë krahasime mes tyre. Hidhini një sy faqes sonë në Pinterest për më shumë ide punëdoreje dhe mos harroni të ndani krijimet e tjera të jashtëzakonshme në media sociale duke përdorur etiketën #MadeWithPixma.

Shkruar nga Natalie Denton

Produkte të ngjashme

  • PIXMA TS7650i

    Printerë për shtëpi

    PIXMA TS7650i

    Printer i shpejtë dhe me cilësi të lartë, i cili përshtatet më së miri me të përditshmen tuaj shtëpiake falë përmasave të tij kompakte dhe përdorimit efikas.
  • Printer Inkjet

    Matte Photo Paper MP-101

    Letra Fotografike Mat prodhon fotografi, grafikë dhe tekst me cilësi të lartë, me një mbështjellëse mat. Gjithashtu e përshtatshme për përdorimet më kreative, të tilla si kartolina, pankarta dhe artin e letrës.
  • Artikuj të ngjashëm