Krijoni dhurata të personalizuara me printim në tekstile me anë të printerit tuaj PIXMA. Qoftë nëse është një çantë argëtuese, përparëse me ndonjë mesazh argëtues për kekëpjekësin e familjes apo ndonjë veshje e këndshme për foshnjën, dhurata juaj do të ketë kuptimin e shtuar se e keni printuar vetë dorazi.
Mendoni se printeri i familjes është vetëm për dokumente dhe foto? Mendoni sërish. Ka një botë të tërë idesh krijuese që presin të vijnë në jetë nga printeri juaj Canon PIXMA – nga librat e bërë vetë me receta dhe dizajnet interesante për pajisjet tuaja, deri te rrobat e personalizuara dhe dekorimet e frikshme të Hallouinit.
Artistja dhe punëdoriste, Aimee Graham, që drejton studio punëdoreje letre dhe origami, mendon se printimi ka mundësi të pakufishme. "Produktet me bazë letre janë diçka me të cilën kam punuar me vite tashmë dhe më ofrojnë një platformë krijuese për të nxjerrë diçka nga asgjëja," - thotë ajo. "Duke qenë se është kaq praktike, mund ta përdorësh në një mënyrë dydimensionale dhe tredimensionale – praktikisht nuk ke kufizime. Për njerëzit që nuk janë detyrimisht aq krijues, mund të jetë e vështirë të krijojnë diçka nga asgjëja. Aspekti i printimit të mundëson pasjen e një platforme nga t'ia fillosh, ndaj nuk është shumë e gjerë."
Aimee beson gjithashtu se printimi dhe punëdorja na ndihmojnë të çlirojmë krijimtarinë që të gjithë kemi në vetvete – duke e bërë një mënyrë fantastike për të sjellë familjet më pranë. "Ne të gjithë kemi një dell krijues në vetvete, pasi gjithkush është krijues kur është fëmijë," - thotë ajo. "Kjo na humbet për shkak të gjithë administrimit të jetës dhe gjërave të të rriturve që na duhet të bëjmë, kështu që të qenit krijues të sjell mbrapsht njëfarë zbavitjeje dhe ekuilibri. Për familjet mendoj se është e rëndësishme, pasi i lidh të gjithë më shumë me njëri-tjetrin. Lidh prindërit me fëmijët, por dhe të rriturit me fëmijën që kanë brenda vetes, çka është domethënëse."
Këtu ne ndajmë zgjedhjet tona kryesore që mund të bëni me printerin tuaj PIXMA për të festuar Ditën Botërore të Printimit më 20 tetor 2021.