VIDEOBLOGIMI

Udhëzues videoblogimi: tetë këshilla për hapat e parë

Nisja e një videoblogu është zbavitëse, motivuese dhe më e lehtë se kurrë – sidomos nëse ndiqni këshillat tona nga ekspertët për të krijuar videoblogime më cilësore dhe më efikase.
Një grua mban një kamerë në stativ, në gjatësi krahu, drejtuar nga vetja, me një tarracë përplot me ndërtesa shumëngjyrëshe në bregun e lumit jashtë fokusi pas saj.

Keni gjetur specialitetin tuaj, një vend të bukur dhe një histori interesante. Mund të mendoni se kjo është receta për një videoblog ideal, por nuk dini se çfarë kompleti të zgjidhni dhe si ta filmoni videon në standard mjaftueshëm të lartë për të kënaqur audiencat me pritshmëri të larta?

Në këtë udhëzues videoblogimi ju tregojmë tetë këshilla që mund të ndihmojnë edhe videobloguesit fillestarë, edhe ata me përvojë se si të përmirësojnë videoblogët e tyre. Mësoni si të krijoni videoblogë cilësorë që do t'i bëjnë shikuesit tuaj të kthehen për më shumë – si të realizoni filmime të stabilizuara (pa lëkundje) dhe të qarta, rëndësinë e inkuadrimit krijues dhe se çfarë ju duhet për të regjistruar zë të qartë e të pastër. Cilado qoftë kamera juaj e videoblogimit, qoftë nëse shkrepni në Canon PowerShot G7 X Mark III, Canon EOS M50 Mark II, Canon EOS R10 apo Canon EOS R6, ja çfarë duhet të keni parasysh kur krijoni videoblogimet tuaja të para.

1. Kur zgjidhni një komplet, balanconi madhësinë e kamerës dhe të sensorit

Një foto e ndarë që tregon një Canon EOS R6 në një gur të madh me lëmyshqe, dhe një Canon EOS R7 duke qëndruar gjithashtu mbi një gur.

Sensorët kuadërplotë të Canon janë 1.6x më të mëdhenj se sensorët APS-C. Kjo do të thotë që një kamerë me APS-C si EOS R7 (djathtas) ju jep një pamje më të ngushtë se një kamerë kuadërplotë si EOS R6 (majtas) e pajisur me të njëjtin objektiv, me "faktor prerjeje" prej 1.6x – ndaj një objektiv kuadërplotë 24mm në një kamerë APS-C rezulton në një fushëpamje 38.4mm.

Një kamerë me sensor më të madh do t'ju japë foto me cilësi më të mirë, por kur jeni duke videobloguar është e rëndësishme ta balanconi madhësinë e sensorit me madhësinë e përgjithshme të kamerës. Për shembull, një kamerë e serisë "PowerShot G" me objektiv të integruar, si p.sh. Canon PowerShot G7 X Mark III është një kamerë super kompakte dhe portative për videoblogim. Por një kamerë pa pasqyra apo një DSLR me objektiva të ndërrueshëm mund t'ju ofrojë një larmi më të madhe opsionesh për objektivat.

Brenda kamerave me objektiva të ndërrueshëm ka një zgjedhje tjetër që do t'ju duhet të bëni: kuadërplotë apo APS-C. Kamerat kuadërplota (si Canon EOS RP dhe EOS R6) vijnë me sensorë të mëdhenj me diapazon të gjerë dinamik dhe rendiment të shkëlqyer në ndriçim të ulët, si dhe me fushëpamje të gjerë, por vetë trupi i kamerës është më i madh dhe më i rëndë. Kamerat me APS-C (ku përfshihen modelet pa pasqyrë Canon EOS R10 dhe EOS R7) përdorin një sensor më të vogël, i cili ofron një fushëpamje më të ngushtë, por i mundëson kamerës të jetë më e vogël dhe më e lehtë në peshë.

2. Objektivat më të mirë për videoblogim

Një grua me veshje verore duke mbajtur një pije të ftohtë, qëndron në bregdet, duke mbajtur një kamerë përpara për të filmuar veten.

Objektivi fleksibël RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM ofron një fushëpamje të gjerë ideale për videoblogime.

Shumë videoblogues preferojnë objektiva këndgjerë pasi këta mund të përdoren në hapësira të ngushta si p.sh. në dhomën e gjumit apo në kuzhinë për të treguar sa më shumë të jetë e mundur nga skena. Një objektiv 24mm është i mirë për këtë qëllim, por një objektiv ultra i gjerë – me gjatësi efektive fokale prej më pak se 24mm – është edhe më i mirë.

Kështu nëse shkrepni me kamerë me APS-C si p.sh. Canon EOS M50 Mark II, nëse e çiftoni me një objektiv zmadhues ultrakëndgjerë si p.sh. Canon EF-M 11-22mm f/4-5.6 IS STM do të keni gjithashtu mundësinë të përfshini më shumë në kuadër.

Për kamerat kuadërplota EOS R System si p.sh. EOS R6 ose EOS RP, RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM është një objektiv kompakt, i qetë, praktik që ofron një fushëpamje të ngjashme ultra të gjerë. Përdoruesit e DSLR mund të zgjedhin Canon EF-S 10-18mm f/4.5-5.6 IS STM, i cili mund të përdoret edhe në kamerat e EOS R System me një larmi adaptorësh EF-EOS R Mount Adapters.

Cilindo objektiv të zgjidhni, kthejeni ekranin e kamerës për jashtë t'ju ndihmuar të vendosni veten në kuadër për ta bërë fare të lehtë filmimin e vetes dhe shkrepjen në kënd të ulët. Shumë kamera, si p.sh. Canon PowerShot G7 X Mark III, mund të lidhen dhe me "Bluetooth" me aplikacionin "Canon Camera Connect" në pajisjen tuaj inteligjente për ta filmuar apo shkrepur veten në distancë.

3. Objektiva fiksë apo zmadhues?

Një kamerë EOS R6, objektiv RF 16mm F2.8 STM dhe mikrofoni qëndrojnë mbi një tryezë druri në natyrë.

Një objektiv i shkëlqyer videoblogimi për kamerat e EOS R System është Canon RF 16mm F2.8 STM, i cili është ultra i gjerë, i shpejtë, superkompakt dhe ekonomik.

Një zgjedhje tjetër me të cilën përballen videobloguesit në lidhje me objektivin është fiks apo zmadhues. Objektivat fiksë kanë një gjatësi fokale fikse, çka i kufizon në një fushëpamje të vetme, si dhe kanë prirjen të kenë apertura më të mëdha. Sa më e madhe apertura (d.m.th. sa më i ulët numri f), aq më shumë dritë hynë në objektiv, çka përmirëson cilësinë e figurës në kushte ndriçimi të ulët. Aperturat e mëdha mundësojnë më lehtë dhe arritjen e një rrezeje të ngushtë qartësie, ndaj nëse dëshironi të filmoni me subjektin në fokus të mprehtë përkundër një sfondi të turbullt, objektivi fiks mund të jetë zgjidhja më e mirë.

Objektivat fikës janë shpesh më të mprehtë se zmadhuesit, dhe fizikisht më të vegjël e peshëlehtë. Nëse rëndom videoblogoni nga pozicione të caktuara dhe dëshironi të keni cilësi figure në maksimumin e mundshëm, objektivi fiks ka më shumë kuptim. Për kamerat kuadërplota të EOS R System, modeli RF 24mm F1.8 MACRO IS STM është një zgjedhje fantastike – është i vogël dhe peshëlehtë, me gjerësi të mjaftueshme për videoblogime në ambient të mbyllur dhe apertura f/1.8 është e shkëlqyer për turbullimin e sfondit dhe shkrepjen në ambiente të errëta.

Objektivat zmadhues kanë prirjen të jenë më të mëdhenj për shkak të pjesëve të mëtejshme lëvizëse që u nevojiten, por fleksibiliteti i tyre mund të jetë i dobishëm kur shkrepni nga distanca të ndryshme dhe në pika të ndryshme. Një objektiv zmadhues me një larmi të gjerë gjatësish fokale si p.sh. RF 24-105mm F4-7.1 IS USM do t'ju mundësojë shkrepje edhe këndgjerë edhe telefoto pa pasur nevojë për ndërrimin e objektivit, ndaj nuk keni pse mbani objektivë të tjerë me vete.

4. Vendosni për rezolucionin dhe shpejtësinë tuaj të kuadrove

Një burrë filmon veten duke medituar pranë buzës së një shkëmbi me një Canon PowerShot G7 X Mark III. Në sfond mund të shihet oqeani.

Por, sado krijuese të jetë përmbajtja juaj, nëse filmimi nuk ka detaje, ia vlen ta përmirësoni edhe më. Shikoni për kamera Full HD ose me 4K video – Full HD është standard i mirë, por 4K ju jep edhe më shumë detaje, duke ju lejuar ta prisni dhe stabilizoni filmimin pa cenuar cilësinë. Filmimi në 4K natyrisht nuk do të thotë se duhet të publikoni detyrimisht në 4K, por kini parasysh se filmimi në 4K do të marrë më shumë kohë për t'u modifikuar dhe ngarkuar.

Më e rëndësishmja është të merrni parasysh se çfarë shpejtësie kuadrosh i përshtatet më mirë subjektit tuaj. Një 60 kuadro në sekondë (fps) e shtruar është optimale për videoblogime aksioni dhe ju ofron një opsion për të nxjerrë efekte me lëvizje të ngadaltë. 30 ose 25 fps është në rregull për gjithçka tjetër. Për filmime edhe më të detajuara në lëvizje të ngadaltë, EOS R7 dhe PowerShot G7 X Mark III ofrojnë shpejtësi të larta kuadrosh deri në 120fps kur shkrepni në Full HD.

5. Mbajeni filmimin të stabilizuar dhe në fokus

Një Canon EOS M50 Mark II me mikrofon përsipër dhe ekran shikimi të palosur për jashtë e me shikimin nga përpara, qëndron mbi një stativ të vogël në një tryezë të bardhë.

Canon EOS M50 Mark II është krijuar me videoblogimin në mendje. Me vetëfokusim me gjurmim të fytyrës dhe të objektit, si dhe 143 pika vetëfokusimi, ia del më së miri t'ju mbajë të qartë, si dhe mund të filmojë video vertikale gati për përdorim në TikTok ose Instagram Reels.

Madhësia kompakte dhe pesha e lehtë e kamerave të Canon për videoblogim, si p.sh. Canon PowerShot G7 X Mark III, Canon EOS M50 Mark II dhe Canon EOS R10 i bëjnë ideale për regjistrimin e lëvizjeve. Një videoblog tërheqës duhet ta shpjerë audiencën në një udhëtim me ju – qoftë përmes rrugëve të ngjeshura të një qyteti, qoftë kur tregon reagimin tuaj ndaj shpaketimit të blerjes suaj më të fundit – dhe lëvizja mund të jetë thelbi i gjithë kësaj. Në vend të filmimeve me lëkundje dhe të pafokusuara, sigurohuni që pozat t'i keni të shtruara në mënyrë që shikuesit të mund të përqendrohen te vendndodhja juaj emocionuese apo rrëfimi interesant.

Për t'i mbajtur pozat të qëndrueshme, mbështeteni kamerën nga poshtë me pëllëmbën e dorës dhe kapeni nga ana. Nëse ju duhet mbështetje e mëtejshme, një aksesor kapës që montohet në trupin e kamerës, duke ju mundësuar diku ku të kapeni, mund të jetë një suplement i dobishëm.

Teknologjia mund të ndihmojë së tepërmi: për filma të mprehtë e pa lëkundje, përdorni një objektiv me fotostabilizim ose një kamerë që vjen me ndonjë formë fotostabilizimi. Fotostabilizimi dinamik me 5 akse i PowerShot G7 X Mark III është krijuar për të kundërvepruar ndaj lëkundjes së kamerës edhe gjatë vrapimit, panoramimit apo shkrepjes në zmadhim të plotë. Disa kamera të EOS R System kanë një fotostabilizim të integruar (IBIS) me ndërrim fokusi, i cili e stabilizon figurën pavarësisht objektivit që montohet, por kur përdorni një objektiv me fotostabilizim optik në një kamerë me IBIS, të dyja sistemet e fotostabilizimit punojnë së bashku për t'i bërë ballë një game më të gjerë dridhjesh se sa do të kishte mundësi të korrigjonte një sistem i vetëm.

Si videobloger, fytyra juaj është ajo që njerëzit shohin, kështu që mbajtja e saj në fokus është thelbësore. Teknologjia Face Detection dhe Eye Detection nga Canon mund t'jua gjurmojë automatikisht fytyrën dhe t'jua mbajë në fokus.

6. Panoramoni me synim të qartë

Një grua në një oborr shkrep veten me një Canon PowerShot G7 X Mark III në një Canon Tripod Grip.

Një aksesor ideal për videobloguesit gjithnjë në lëvizje është Canon Tripod Grip HG-100TBR. Me funksionin edhe si ministativ, edhe dorezë e pajisur me komanda të heqshme regjistrimi në distancë dhe kokë të rregullueshme, ky ndihmon në stabilizim, si dhe ka hapësirë për montimin e një mikrofoni të jashtëm.

Lëvizja e kamerës horizontalisht gjatë shkrepjes ose "panoramimit" do t'i mundësojë audiencës të shikojë përmes syve tuaj - të jetë atje me ju teksa shikoni përgjatë gjirit madhështor ose në horizontin e mbushur me ndërtesa tërheqëse. Panoramizimi i tepruar mund të jetë çorientues, por kur bëhet me korë mund të shtojë interesin dhe të nxisë narrativën.

Përdoreni me kujdes panoramizimin, pa nxituar dhe mbajini horizontet drejt. Disa kamera, si p.sh. PowerShot G7 X Mark III, vijnë të pajisura me një tregues niveli që ju ndihmon ta bëni këtë. IBIS në kamerat e fundit të EOS R System, si EOS R7, mundëson edhe vetënivelimin. Nëse nuk keni stativ, vendoseni kamerën mbi diçka të qëndrueshme - si p.sh. në skajin e një stoli apo tryeze - dhe lëvizeni qëndrueshëm, për anash.

7. Lidhni një mikrofon të jashtëm për cilësi më të mirë zëri

Një Canon EOS R10 me mikrofon DM-E1D përsipër qëndron mbi një stativ në një tryezë në një park nën diellin e fortë.

Mikrofoni stereo Canon DM-E1D është tërësisht digjital, pa tela dhe me korrent drejtpërdrejt nga vetë kamera, dhe mund të vendoset në tri drejtime (si pistoletë, 90° ose 120º). Është një mënyrë efikase për përmirësimin e cilësisë së zërit dhe i pajtueshëm me të gjitha kamerat që kanë mbërthyese shumëfunksionale – duke përfshirë EOS R3, EOS R7 dhe EOS R10.

Shumica e kamerave që shkrepin video do të ofrojnë cilësi të pranueshme zëri, sidomos në modelet e fundit si p.sh. EOS R7 dhe EOS R10, por nëse zëri perfekt është i rëndësishëm për videoblogimin tuaj, kini parasysh të lidhni një mikrofon të jashtëm. Një mikrofon i jashtëm është veçanërisht i dobishëm kur punoni në natyrë, pasi mikrofoni i integruar i kamerës mund të regjistrojë zhurma hutuese në sfond, si p.sh. erën, ndërsa mikrofonat e jashtëm mund t'i ripoziciononi për ta evituar diçka të tillë. Disa kamera kanë një funksion të integruar Wind Filter për reduktimin e zhurmës së erës të regjistruar nga mikrofoni i brendshëm, por kjo redukton edhe baset, ndaj ju jep një zë më pak të natyrshëm se një mikrofon i jashtëm i pozicionuar siç duhet.

Nëse dëshironi të përdorni një mikrofon të jashtëm, shikoni për një kamerë me fole mikrofoni të jashtëm, si p.sh. Canon EOS M50 Mark II, PowerShot G7 X Mark III ose EOS R7.

8. Përdorni Wi-Fi për shpërndarje

Duar rregullojnë ekranin LCD në një Canon PowerShot G7 X Mark III në një stativ, me drejtim përpara në mënyrë që personi të mund të shikojë veten teksa filmon.

Kamerat me ekran të nyjëtuar janë ideale për videoblogime. Thjesht kthejeni ekranin nga vetja për të filmuar veten dhe është e lehtë të ruani inkuadrimin.

Shumë kamera në treg sot, duke përfshirë Canon EOS M50 Mark II dhe Canon EOS R7, ofrojnë Wi-Fi dhe Bluetooth të integruar, duke ju dhënë mundësinë të ngarkoni e rezervoni nëpërmjet lidhjes me valë kudo që të jeni anembanë botës. Me kamerat a pajtueshme të Canon me Wi-Fi aktiv, kur lidheni me internetin, shërbimi image.canon ofron transferim të njësuar të fotove dhe të filmave drejt resë kompjuterike, ku ruhen dhe mund t'u përcillen automatikisht pajisjeve dhe shërbimeve tuaja në internet.

Canon PowerShot G7 X Mark III ka Bluetooth dhe Wi-Fi për lidhje pa ndërprerje me pajisjen tuaj inteligjente – plus, lidhuni përmes Wi-Fi me pajisjen tuaj inteligjente ose rrjetin me akses në internet dhe mund të transmetoni drejtpërdrejt në kanalin tuaj të YouTube1.

Shkruar nga Natalie Denton dhe Sam Kieldsen

  1. Shërbimi i transmetimit të drejtpërdrejtë i këtij produkti mbështet transmetim të drejtpërdrejtë vetëm në YouTube. Për të përdorur shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë, nevojitet regjistrimi i mëparshëm në image.canon.

    Në përputhje me “Kufizimet për transmetimin e drejtpërdrejtë” nga "YouTube", përdoruesit duhet të kenë së paku 1000 abonentë në kanal, për të pasur mundësi transmetimi të drejtpërdrejtë nga pajisjet celulare. Ky kufizim vlen dhe për shërbimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të "YouTube" që ofrohet përmes "Canon PowerShot G7 X Mark III".

    Për informacion të përditësuar në lidhje me kufizimet, vizitoni mbështetjen teknike të "Google".

    Transmetimi i drejtpërdrejtë në "YouTube" mund të ndryshojë, ndalojë apo përfundojë pa njoftim paraprak.

    Vini re paraprakisht se "Canon" nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për shërbimet e ofruara nga palë të treta, duke përfshirë dhe transmetimin e drejtpërdrejtë në "YouTube".

Produktet e lidhura

  • Kompakt Dixhital

    PowerShot V10 (Black)

    Dilni në pah në internet dhe ruani taktin gjatë shkrepjes me kamerën 4K optimale të xhepit për videoblogim nga Canon.
  • Kompakt Dixhital

    PowerShot G7 X Mark III

    Një kamerë e lidhur që shkrep video dhe foto të jashtëzakonshme që ndjekësit tuaj do t'i adhurojnë.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R50

    Krijoni përmbajtjen më tërheqëse me këtë kamerë EOS R pa pasqyrë, nga fotot e mprehta deri te filmat 4K dhe transmetimet e drejtpërdrejta. Të gjitha në një pajisje të dedikuar.
  • Kamerat pa pasqyra

    EOS R10

    Kryeni hapat tuaja të radhës në fotografi dhe video me një kamerë pa pasqyra EOS R System të krijuar rreth një sensori madhësie APS-C.
  • Objektiv fiks këndgjerë

    RF 24mm F1.8 MACRO IS STM

    Një objektiv kompakt, peshëlehtë, fiks, 24mm që është ideal për fotografinë e peizazheve, videoblogime dhe hapësira të brendshme – plus pamje fantastike makro.
  • Objektiv zmadhimi ultrakëndgjerë

    RF 15-30mm F4.5-6.3 IS STM

    Një zmadhues RF 15-30mm kompakt dhe peshëlehtë, ideal për udhëtime që përfshijnë peizazhe urbane, peizazhe natyrore, arkitekturë dhe videoblogim në ecje e sipër.
  • Lentë me kënd të gjërë

    RF 16mm F2.8 STM

    Një objektiv kompakt dhe ekonomik, ultra i gjerë, kuadërplotë, 16mm për serinë EOS R, krijuar për videoblogerë dhe krijues përmbajtjesh.
  • Trekëmbëshi

    Tripod Grip HG-100TBR

    Shkrepni për më gjatë me më shumë stabilitet dhe fleksibilitet krijues falë morsës së këtij stativi unik me telekomandë të heqshme.
  • Aksesorët

    Mikrofoni stereo me drejtim DM-E1D

    Për audio të pastër e të qartë digjitale, zgjidhni mbërthyesen shumëfunksionale me mikrofonin e drejtuar stereo DM-E1D për qëndrueshmërinë plus aksesin e shpejtë te cilësimet përmes një ekrani të pajtueshëm LCD të kamerës.
  • Artikujt e lidhur

  • VIDEOBLOGIMI

    Krijimi i përmbajtjeve me EOS R50

    Kalojini publikimet tuaja në rrjetet sociale në tjetër nivel me Canon EOS R50.

  • VIDEO

    Këshilla për të përmirësuar videot tuaja sociale

    Katër krijues diskutojnë se çfarë e bën përmbajtjen të arrirë dhe si të dallohet në internet.

  • VIDEOBLOGIMI

    Kamerat dhe objektivët më të mirë të Canon për videoblogim

    Canon prodhon një sërë kamerash dhe objektivësh që janë ideale për krijuesit e përmbajtjeve. Ky udhëzues do t'ju ndihmojë të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

  • VIDEOBLOGIMI

    Videoblogim në lëvizje

    Kamera Canon PowerShot V10 është testuar nga katër influencues të njohur.